nevoje Archives - Albeu.com

Jorida Tabaku: Shqiptarët, nevojë për një qeveri pa propagandë
Me anë të një postimi në “Facebook” deputetja e PD, Jorida Tabaku, shprehet se prej 12 vitesh, qytetarët shqiptarë dëgjojnë të njëjtat premtime për reforma që do të përmirësojnë jetën e tyre, luftë kundër korrupsionit dhe investime të huaja që do të shpëtonin ekonominë, por realiteti, sipas saj është krejt ndryshe.

Gjithashtu, Jorida Tabaku vë në dukje se Indeksi i Biznesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, tregon se bizneset në Shqipëri përballen çdo vit me të njëjtat probleme informalitet, monopole, korrupsion dhe burokraci.

“Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon realisht për qytetarët dhe jo që jeton me propagandë, duke kërkuar ndershmëri, konkurrencë të lirë dhe rregulla të njëjta për të gjithë”, – shkruan mes të tjerash Tabaku.

The post Jorida Tabaku: Shqiptarët, nevojë për një qeveri pa propagandë appeared first on Albeu.com.

Ata kanë nevojë për ne!
Nga Agim Baçi

A po mendojmë ne se si duhet të sillemi me fëmijët teksa fuqinë e komunikimit në familje e shkolla e ka marrë tregu i zbavitjes dhe konsumit? A arrijmë dhe ne vetë si të rritur ta kuptojmë ankthin që i pushton fëmijët sot ky treg i zbavitjes?

Shumë prindër, që janë rritur me një komunitet që dikur ka bashkëvepruar, që ka folur e lozur me njëri-tjetrin në moshën e fëmijëve të tyre, gjendet sot shpesh pa fjalë dhe pa shpjegim përballë fëmijëve që qëndrojnë gjithnjë e më shumë vetëm dhe që kanë thuajse gjatë gjithë kohës kufje në vesh ku mund të jenë duke ndjekur video me personazhe që janë kthyer në model, duke lëkundur në ekstrem autoritetin prindëror për orientimin për nesër.

Por, kushdo që mendon se kjo situatë është thjesht individuale e fëmijës së tyre, apo vetëm e shoqërisë shqiptare, rrezikon të gjykojë gabim e të prishë urat e komunikimit me to. Një situatë e tillë ka nevojë për një debat sa familjar e shkollor aq edhe mbarëkombëtar, ku të mos i hapim udhë lumit të pesimizmit, pasi në një lumë të tillë nuk dërgon asnjë varkë në një breg zgjidhjesh.

Në lumin e pesimizmit dhe moskumunikimit fiton vetëm ankthi i përkohshmërisë, vetëm zemërimi dhe frika. Ndërkohë që ne të gjithë e dimë se ajo që e mban fillin e fortë mes nesh është besimi dhe dashuria, është empatia dhe solidariteti.

Ne si prindër duhet të kuptojmë se premtimi që na është bërë ne si brez dikur për një të ardhme më të mirë, nuk vlen me të njëjtën gjuhë me fëmijët e sotëm, të cilët janë të kërcënuar nga “droga e famës”, nga ethet e pasurimit të shpejtë, që në fund rezultojnë një amfiteatër vuajtjesh dhe padurimi. Nën ndikimin e spektaklit dhe konsumit dhe të kërcënuar gjithnjë e më shumë nga rezultati dhe jo nga qëllimi i asaj që bëjnë, fëmijët do e kenë gjithnjë e më të vështirë të përcaktojnë emocionalisht kufijtë e kënaqësisë për atë që kanë dhe për atë që duan të bëjnë me jetët e tyre. Mungesa e qëllimeve për të nesërmen e ka kthyer tanishmërinë në një diktaturë padurimi.

Thuajse çdo prind është përballur me emocionet që shkaktojnë te fëmijët rrëfime individuale në programe të përditshme televizive e sidomos në video të shpërndara, përfshi këtu deri ne limitet e fundit te intimes. Këto projekte e emisione i kthejnë të rinjtë në një gjah të konsumit të së sotmes, pa pasur fuqi të mendojnë për nesër, pa mundur të ëndërrojnë. Nën këtë presion, shumë fëmijë nuk e kuptojnë dot që, ajo që duhej të ishte vetëm e tyrja, është sot e gjithë publikut, pasi është bërë pjesë e show-t, duke u shpërndarë, pa ditur se kjo i bën më pas ata të pafuqishëm për t’iu kundërvënë makthit që krijon spektakli.

Eshtë përgjegjësia jonë, në shtëpi e shkollë, t’u themi se informacioni nuk është mençuri, por thjesht një mundësi. Duhet t’i themi me qetësi se është reflektimi ndaj asaj që shohim që mund të na japë më shumë dritë në atë që duam të ndjekim, dhe jo eksitimi i gjithanshëm që sugjeron bota e spektaklit. Përndryshe, nëse nuk ua themi hapur, do kemi murin e indiferencës së tyre, ndaj asaj që do u kërkojmë më pas.

Ky mur indiference, zemërimi dhe nervozizimi që shfaqin të rinjtë mund të shembet nëse vendosim ura të vërteta bashkëbisedimi, pa u ankuar për atë që nuk kemi patur ne në kohën tonë dhe pa dramatizuar atë qe ata na kërkojnë ata për shkak se janë bijë të kohës së tyre.

Nëse nuk arrijmë dot të ndërtojmë pyetjet e duhura në familje e shkollë, nuk ka pse, më pas, të bëjmë si të tmerruar nga dhuna që pason shoqërinë tonë, nga cinizmi i të rinjve.

Nëse nuk i drejtojmë sytë nga dashuria, nëse zemrën e tyre e lëmë në dorë vetëm të rezultatit dhe arsyes, atëherë duhet të llogarisim se mund të jetojmë në mbretërinë e indiferencës së tyre jo vetëm për ne, por për gjithçka rrotull tyre.

Ndaj, le të mos ngurojmë që t’u themi fëmijëve se, nëse ke një zemër të ndjeshme, nuk është dobësi, por është forcë për të kuptuar. Le t’u themi me forcë fëmijëve tanë se, të kesh sa më pak rroba në trup, nuk do të thotë se je i hapur ndaj të tjerëve.

…Ata kanë nevojë për ne dhe, duhet të jemi ne të parët që duhet të kuptojmë se, për çdo gabim të tyrin, kemi dhe ne pjesën tonë të fajit!

The post Ata kanë nevojë për ne! appeared first on Albeu.com.

Përse trupi ka nevojë për yndyrë
Yndyra është një grup i madh molekulash me veti të ngjashme. Lloji kryesor i yndyrës në dietën tuaj quhen trigliceride.

Pasi të hani, molekulat e triglicerideve nga ushqimi juaj udhëtojnë përmes gjakut tuaj në organet dhe qelizat tuaja për të bërë punët e tyre të ndryshme. Dhe trupi juaj nuk ka nevojë të përdorë yndyrën menjëherë, kështu që ajo ruhet në qelizat tuaja yndyrore.

Yndyra e mban trupin tuaj të ngrohtë, ju siguron energji, ju ndihmon të përthithni vitamina të rëndësishme dhe është thelbësore për shëndetin e zemrës dhe trurit tuaj. Dhe, siç sugjeron emri, ju keni nevojë për yndyrë për të absorbuar vitaminat “të tretshme në yndyrë”, si A, D, E dhe K.

Trupi juaj mund të prodhojë shumicën, por jo të gjitha yndyrnat që i nevojiten. Acidet yndyrore Omega – 3 dhe omega-6 janë yndyrna thelbësore, që do të thotë se trupi juaj nuk mund t’i prodhojë ato vetë. Prandaj, ju duhet t’i merrni ato nga ushqimi juaj.

Në thelb, omega-3 janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe trurit dhe për funksionimin e duhur të qelizave tuaja. Ato janë gjithashtu të përfshira në koagulimin e gjakut, inflamacionin dhe shërimin e plagëve.

Cilat yndyrna janë më të mira?

Jo të gjitha yndyrnat janë të njëjta. Na kanë mësuar se përfitimet shëndetësore të yndyrës bazohen në faktin nëse ato janë yndyra të ngopura apo të pangopura. Por ushqimet janë shumë më tepër se etiketat, dhe shumë nga gjërat që hamë përmbajnë një përzierje të llojeve të ndryshme të yndyrës. Kjo është arsyeja pse është më e rëndësishme të fokusoheni në burimin e ushqimit kur bëhet fjalë për cilësinë e yndyrës.

Yndyrnat me cilësi të mirë si vaji i ullirit dhe ato që gjenden te arrat, farat dhe avokadot janë zgjedhje të shkëlqyera për t’i përfshirë në dietën tuaj. Yndyrnat që duhen shmangur janë yndyrat trans, të cilat futen në ushqime përmes një procesi të quajtur hidrogjenim, një proces që shton hidrogjenin në yndyrën e lëngshme dhe e kthen atë në një substancë të ngurtë.

The post Përse trupi ka nevojë për yndyrë appeared first on Albeu.com.

Kremlini: Dialogu mes Rusisë dhe SHBA-së është ende i nevojshëm
Dialogu midis Rusisë dhe SHBA-së është ende i nevojshëm, pavarësisht deklaratave të fundit nga presidenti amerikan Joe Biden që “dëmton marrëdhëniet”, tha të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Fyerjet personale nuk mund të mos lënë gjurmët e tyre negative në marrëdhëniet midis krerëve të shteteve”, tha Peskov.

“Megjithatë, dialogu ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është i domosdoshëm në çdo rast, jo vetëm në interes të dy vendeve tona, por edhe në interes të të gjithë botës”, shtoi ai.

“Në një mënyrë apo tjetër, herët a vonë, [Rusia dhe SHBA] do të duhet të flasin për çështje të stabilitetit strategjik, sigurisë dhe çështje të tjera që vetëm ne mund t’i diskutojmë,” tha ai.

Të dielën Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”, por të hënën ai i tha Kaitlan Collins të CNN se ai “po fliste me popullin rus” me linjën, në vend që të shpallte një ndryshim në politikë.

The post Kremlini: Dialogu mes Rusisë dhe SHBA-së është ende i nevojshëm appeared first on Albeu.com.

Nevoja mposht pasionin, si pandemia ka ndryshuar tregun e punës?
BBC

Molly, 30 vjeç punonte në një kompani teknologjike amerikane, për të cilin ajo kishte investuar shumë.

“Ishte pjesë e identitetit tim,” thotë ajo. Por kur filloi pandemia, Molly vendosi se kishte ardhur momenti për të ndryshuar punë. Por pavërësisht kësaj, ajo ndihej sikur kishte tradhtuar kompaninë, sikur po luftonte me vlerat e saj të brendshme.

Në një epokë në të cilën punonjësit janë të kushtëzuar të ndjekin pasionet e tyre, ideja e ndërrimit të punës nga një vend që të përmbush në një punë më të mërzitshme por me kushte më të mira është praktikisht një tabu.

Kjo dilemë mund të jetë me e theksuar për punonjësit e rinj. Sipas studimeve, gati gjysma e punëtorëve të mijëvjeçarit dhe të gjeneratës Z duan të kenë një punë që përputhet me etikën e tyre personale. 15% prej tyre kanë raportuar se kanë marrë vendime në lidhje me karrierën gjatë periudhës së pandemisë, raporton abcnews.al

Është e qartë, megjithatë, se pandemia globale i ka lënë punonjësit me shumë pikëpyetje në çdo aspekt të punës – nga nivelet e pagave te fleksibiliteti deri te kufijtë shumë të rëndësishëm të punës dhe jetës. Shumë njerëz duan të ndryshojnë mënyrën se si punojnë, për të gjetur mënyra më të mira për të përmbushur karrierën profesionale dhe jetën personale.

Pas kaq shumë pasigurie gjatë dy viteve të fundit, disa punonjës janë gjithashtu më të vetëdijshëm se sa të pasigurt mund të jenë nga ana financiare. Për disa, sigurisht është më e dobishme të ndërrosh një punë që është më pak interesante por që paguhesh mirë me një punë që ti e ke pasion por që paguhesh më pak.

Ndoshta të quash këtë lloj tranzicioni “selling out” nuk është më i drejtë. (është një shprehje për cenimin e integritetit, moralit, origjinalitetit ose parimeve të një personi në këmbim të përfitimit personal, siç janë paratë).

Disa nga faktorët e shumtë që nxitën Mollyn për të kërkuar një punë të re, përfshirë dëshirën për më shumë stabilitet në mes të një vale pandemie, ishte dëshira për të mbrojtur mirëqenien e saj mendore dhe sigurisht një pagë më e mirë. Një faktor vendimtar ishte dëshira e saj për të vazhduar punën në distancë; punëdhënësi i saj i mëparshëm po i detyronte praktikisht punonjësit të punonin në zyra.

Megjithatë, pavarësisht arsyeve të vlefshme për t’u larguar, Molly thotë se kolegët e saj e gjykuan kur morën vesh që ajo do të largohej. Çështja është se shumë punonjës, veçanërisht si Molly besonin se puna e endrrave duhej të përputhej me vlerat e tyre.

Kjo është një dilemë që ka ekzistuar prej kohësh, nëse duam një punë ku të gjejmë qëllimin tonë, apo ti gjen qëllimin diku tjetër dhe puna është ajo që e financon?

Puna që ti ke pasion shpeshherë ka edhe të meta. Sipas një studimi të vitii 2019, shumë organiza kanë shfrytëzuar pasionin e punonjësve për ti paguar më pak apo për ti dhënë atyre poste më të ulëta. Gjithashtu mund të jenë edhe toksike, pasi i detyron punonjësit të punojnë më shumë për ti treguar të tjerëve por edhe vetes përkushtimin dhe pasionin që kanë ndaj punës.

Megjithatë, ende shihet si një simbol i nderit nëse zgjidhni një punë që bazohet në pasion, pasi është një shenjë që një punonjës i ka qëndruar besnik vlerave të tij pavarësisht pengesave. Zgjedhja për të filluar një punë më pak interesante por që paguhesh më shumë, nënkupton që ata e kanë shitur shpirtin për të ndjekur një rrugë më të lehtë.

Por pandemia mund të ketë zhgënjyer disa punonjës.

Një punë që ti e bën me dëshirë mund të ketë qenë argëtuese në një mjedis interaktiv zyre, gjë që mund të kishte kompensuar pagën më të ulët. Tani që gjithçka po bëhet online, pse të mos paguhesh më shumë?

Trauma e përsëritur gjatë dy viteve të fundit i ka shtyrë punonjësit të shfrytëzojnë mundësinë për të kërkuar paga më të larta dhe përfitime më fleksibël, pasi e ardhmja është e pasigurt.

Megjithatë, nuk është vetëm pasiguria që i shtyn punonjësit të vlerësojnë mundësitë e tyre. Gjatë pandemisë, shumë prej tyre kanë pasur mundësinë të bëjnë një bilanc të prioriteteve dhe të vendosin se çfarë duan nga puna e tyre, nëse është fleksibiliteti i punës, më shumë para apo aftësia për të vendosur kufij të fortë midis jetës profesionale dhe personale.

Ndërsa çdo punë ka efektet e saj negative, ndërmarrja e këtij hapi për të përshtatur një rol me prioritetet tuaja të veçanta mund të shpërblehet.

“Nuk po shes shpirtin tim – në fakt po mundohem që të kem një jetë më të mirë”, thotë Lechner.

Në rastin e Molly-t, vendosja e rehatisë dhe mirëqënies në plan të parë ka qenë në fakt shumë efektive. Dhe për disa punonjës, paratë dhe stabiliteti janë kryesorë, pasi mund të kenë fëmijë, duan të blejnë një shtëpi apo të kenë një pension më të lartë.

Që pas ndërrimit të punës gjatë pandemisë, Molly nuk ka ndërruar më punë, pasi ambjenti i ri është më pozitiv.

Në fakt jam shumë e kënaqur, tha ajo.

The post Nevoja mposht pasionin, si pandemia ka ndryshuar tregun e punës? appeared first on Albeu.com.

Pse shpesh është më mirë t’i injoroni gjërat rreth jush
Shpesh, injorimi konsiderohet si një nga format e abuzimit emocional. Jo më kot keni dëgjuar të thonë se e kundërta e dashurisë s’është urrejtja, por indiferenca pasi një reagim i tillë i vazhdueshëm ka fuqinë të shkatërrojë edhe marrëdhëniet më të shëndetshme. Nga ana tjetër, ndonjëherë injorimi është sjellja e duhur për shumë arsye, disa prej të cilave i gjeni të renditura më poshtë.

1. Injorimi është i domosdoshëm

Duam s’duam duhet të vendosim mes gjërave që meritojnë të marrin vëmendjen tonë dhe pjesën tjetër, ta injorojmë. Eshtë e thjeshtë të shpërqëndrohesh, por kjo për trurin do të thotë të mos i bësh gjërat që duhen si duhet.

2. Të ndihmon të mendosh më shumë për veten

Ne flasim me veten më shumë seç mendojmë. Mesatarisht monologu i brendshëm është 400 fjalë për minutë dhe nëse kjo bisedë kthehet në auto-kritikë, mund t’ju bëjë të ndiheni shumë keq. Nëse zgjidhni të injoroni mendimet apo çdo fjalë që thuhet përreth jush do të jeni më të sjellshëm me veten dhe rrjedhimisht, më të lumtur.

3. Sa më shumë informacion të kesh, aq më i stresuar do të ndihesh

Bëhuni selektivë dhe procesoni vetëm informacionin që ju duhet. Jemi gjatë gjithë kohës të ekspozuar ndaj shumë të dhënave dhe materialeve që na çojnë drejt niveleve më të larta të stresit, prandaj mësohuni ta lini të shkojë gjithçka që s’është në dorën tuaj.

4. Të ndihmon të përqëndrohesh

Eshtë më e thjeshtë t’i thuash trurit të injorojë sesa të mbajë mend se çfarë duhet të bëjë. Pra në vend që të përpiqeni të përqëndroheni më shumë, mësoni të injoroni.

5. Arrin më shumë gjëra

Duke injoruar gjëra dhe duke u varur gjithnjë e më pak tek të tjerët, kështu përmirësoni edhe karrierën tuaj. Duke bërë gjërat vetë, mësoni të dilni nga zona e rehatisë dhe bëheni më të suksesshëm.

The post Pse shpesh është më mirë t’i injoroni gjërat rreth jush appeared first on Albeu.com.