nesër Archives - Albeu.com

Nesër protesta më e madhe mbarëkombëtare! Organizatorët thirrje shqiptarëve: Nga Konispoli në Vermosh, nga diaspora, të gjithë në Tiranë! Me ne do të jenë dhe…
Organizatorët e protestës që po zhvillohet prej mbi një muaji në kryeqytet u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora që t’i bashkohen tubimit të paralajmëruar për ditën e nesërme, të cilin e cilësojnë si protestën më të madhe mbarëkombëtare.

Në mbyllje të protestës së sotme, ata apeluan për pjesëmarrje masive, duke ftuar qytetarët të vijnë në Tiranë së bashku me familjarët dhe miqtë e tyre.

“Nesër e gjithë Shqipëria në shesh. Të gjithë emigrantët do të jenë në shesh dhe, me ndihmën e Zotit dhe të juristëve, në shesh do të jenë edhe djemtë e arrestuar. Nesër merrni me vete shokët dhe familjarët. E gjithë Shqipëria, nga Konispoli në Vermosh, të jetë nesër këtu. Nesër më shumë se kurrë,” ishte mesazhi i përcjellë gjatë protestës.

Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta e së nesërmes synon të jetë tubimi më i madh që nga nisja e lëvizjes, ndërsa vijojnë të kërkojnë lirimin e personave të arrestuar gjatë protestave dhe dorëheqjen e qeverisë.

The post Nesër protesta më e madhe mbarëkombëtare! Organizatorët thirrje shqiptarëve: Nga Konispoli në Vermosh, nga diaspora, të gjithë në Tiranë! Me ne do të jenë dhe… appeared first on Albeu.com.

FSHF zyrtarizon nesër revolucionin e madh! Zbardhet vendimi i Komitetit Ekzekutiv, shpërbëhet “Final 4”, rikthehet kampionati me 12 skuadra
Federata Shqiptare e Futbollit, është gati të bëjë hapin institucional më të rëndësishëm të dekadës së fundit për sa i përket strukturës së garës elitare.

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, ka siguruar ekskluzivisht dokumentin zyrtar dhe prapaskenat e vendimit që pritet të zyrtarizojë ditën e nesërme Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.

Ky projektligj i ri sportiv, do të sjellë një reformë të ndarë në dy faza përgjatë dy sezoneve pasardhëse, duke ndryshuar tërësisht rrugëtimin e Kategorisë Superiore.

Sipas detajeve ekskluzive, formula e re dyvjeçare do të ndryshojë plotësisht sistemin e pikëve përpara se të kalojë te zgjerimi i madh i kampionatit.

Sezoni i Ri 2026/2027: Shpërbërja e “Final 4” dhe rregulli drastik i pikëve

Ndryshimi i parë dhe më i menjëhershëm do të prekë edicionin e ri 2026/2027. Kampionati do të vazhdojë të luhet me 10 skuadra, por skema e deritanishme e “Final 4” do të shkrihet përfundimisht për t’i lënë vendin një formule të paprecedentë në fazën finale:

Gara e rregullt (3 Faza): Skuadrat do të luajnë fillimisht në 3 faza normale të plota ballë për ballë.

Përgjysmimi i pikëve: Përpara se të nisë faza e katërt dhe e fundit e kampionatit, pikët e grumbulluara deri në atë moment do të përgjysmohen për të 10 skuadrat pjesëmarrëse. Ky rregull do të shkrijë distancat e krijuara gjatë vitit, duke e bërë garën tejet dramatike.

Ndarja e madhe e Fazës së Katërt:

o Grupi për Titull dhe Europë (Top 6): 6 vendet e para të renditjes do të luajnë me njëra-tjetrën për titullin kampion dhe biletat në kupat e Europës, në një total prej 10 ndeshjesh.

o Grupi për Mbijetesë (4-shja e fundit): 4 skuadrat e fundit të tabelës do të përballen mes tyre për qëndrimin në elitë. Ky grup do të zhvillojë gjithsej 9 ndeshje me një sistem specifik: vajtje-ardhje-vajtje.

Edicioni 2027/2028: Zgjerimi i madh zyrtar në 12 skuadra

Ky tranzicion i fortë i vitit të parë do t’i hapë rrugë aplikimit të reformës së plotë për edicionin pasardhës, 2027/2028. Në këtë sezon, numri i ekipeve në Kategorinë Superiore do të rritet zyrtarisht nga 10 në 12 skuadra. Mekanizmi i ngjitjes dhe zbritjes do të funksionojë sipas këtyre rregullave:

Rënia direkte: Skuadra që do të renditet në vendin e 10-të në Kategorinë Superiore do të bjerë direkt nga elita.

Ngjitja direkte e dy ekipeve: Për të plotësuar numrin e ri prej 12 pjesëmarrësish, 2 skuadra do të ngjiten direkt nga Kategoria e Parë për në Superligë.

Formula Play-out e kombinuar: Gara për biletën e mbetur do të jetë mjaft intensive. Skuadrat e renditura në vendet 3, 4, 5 dhe 6 të Kategorisë së Parë do të luajnë fillimisht mes tyre në një mini-turne. Fituesi i këtij grupi do të shkojë në finalen e madhe play-out për t’u përballur me vendin e nëntë të Kategorisë Superiore.

Historiku: Si ka ndryshuar skema e kampionatit shqiptar ndër vite

Për të kuptuar peshën e këtij vendimi që Komiteti Ekzekutiv pritet të zyrtarizojë nesër, është e rëndësishme të shikohet kronologjia e ndryshimeve të formatit të Kategorisë Superiore në vitet e fundit, e cila ka qenë e mbushur me eksperimente të vazhdueshme:

Deri në sezonin 2013–2014 (Kampionati me 12 skuadra): Ky edicion shënoi herën e fundit kur Kategoria Superiore u luajt me formatin e zgjeruar prej 12 skuadrash. Gara zhvillohej me tri faza të plota që shkonin në 33 ndeshje gjithsej.

Nga sezoni 2014–2015 deri në 2022–2023 (Sistemi me 10 skuadra): FSHF vendosi të kalojë radikalisht në një kampionat me 10 skuadra, duke ndjekur modelet europiane të Austrisë dhe Zvicrës. Argumenti kryesor ishte se një numër më i vogël ekipesh do të rriste cilësinë e lojës dhe do të sillte më shumë të ardhura për klubet. Për gati një dekadë, formati funksionoi me 4 faza dhe 36 ndeshje të plota.

Ndryshimi i madh i Sezonit 2023–2024 (Futja e “Final 4”): Përmes një vendimi të marrë më 18 korrik 2023, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ndryshoi sërish formatin. Pa prekur numrin prej 10 ekipesh, u vendos që në përfundim të javës së 36-të, katër vendet e para të përballeshin në një fazë play-off të quajtur “Final 4” për të përcaktuar kampionin dhe biletat europiane. Ky vendim u ristrukturuar madje brenda të njëjtit sezon me gjysmëfinale dhe finale të vërteta (me shtesa dhe penallti), me qëllim promovimin e kampionatit dhe afrimin e spektatorëve.

Situata Aktuale (Sezoni 2024–2025): Edicioni i 86-të zyrtar u mbyll më 12 maj 2025, ku Egnatia fitoi titullin përballë Vllaznisë në finale, ndërsa Bylis dhe Elbasani u ngjitën në elitë. Ndonëse propozimi për kthimin e kampionatit me 12 skuadra hidhej vazhdimisht në tavolinë përpara çdo sezoni të ri, ai mbetej thjesht një diskutim teorik pa asnjë ndryshim konkret.

Me lëvizjen e madhe që pritet të zyrtarizohet nesër, FSHF mbyll përfundimisht epokën e kampionatit me 10 skuadra dhe skemës “Final 4”, duke rikthyer pas shumë vitesh formatin e zgjeruar me 12 skuadra që do të nisë zyrtarisht në vitin 2027.

Nga Endi Tufa

The post FSHF zyrtarizon nesër revolucionin e madh! Zbardhet vendimi i Komitetit Ekzekutiv, shpërbëhet “Final 4”, rikthehet kampionati me 12 skuadra appeared first on Albeu.com.

Nesër rikthehet ora verore, pas mesnate akrepat lëvizin një orë përpara
Nesër kthehet në funksionim ora verore, ku akrepat zhvendosen 60 minuta përpara. E diela e fundit e muajit mars shënon kalimin në orën verore, një moment kur akrepat e orës zhvendosen një orë përpara.

Ndryshimi ndodh në orën 02:00 të mëngjesit të 29 marsit, kur ora kalon menjëherë në 03:00.

Ky ndryshim, sjell edhe zgjatjen e orëve me dritë natyrore gjatë ditës dhe më pak orë në errësirë.

Ky rregull, është në fuqi në të gjithë Evropën që prej vitit 1981, ku është vendosur që akrepat të lëvizin 60 minuta përpara në pranverë dhe të kthehen një orë pas në vjeshtë.

Sipas normave evropiane, këto ndryshime ndodhin në mënyrë të qëndrueshme: të dielën e fundit të marsit për orën verore dhe të dielën e fundit të tetorit për orën dimërore.

Qëllimi i këtij ndryshimi është kursimi i energjisë elektrike dhe shfrytëzimi më i madh i dritës natyrore, duke përshtatur më mirë aktivitetet e përditshme me ritmin e diellit.

The post Nesër rikthehet ora verore, pas mesnate akrepat lëvizin një orë përpara appeared first on Albeu.com.

Reshje të dendura shiu dhe dëborë, rrëshqitje dherash, përmbytje dhe rrezik për daljen e lumenjve nga shtrati/ Ja çfarë pritet të ndodhë me motin nesër, qarqet më të rrezikuara
Në një postim në rrjetet sociale, Instituti i Gjeoshkencave, ka bërë një parashikim në lidhje me motin dhe rrezikun për reshje dhe përmbytje gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme.

Instituti parashikon se sot pasdite (e martë, dt. 06) dhe nesër (e mërkurë, dt. 07), priten reshje intensive kryesisht në Veri dhe Jug të vendit.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte dt.08 Janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës, do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.

MOTI:

Sot pasdite (e marte, dt. 06) dhe nesër (e mërkurë, dt. 07) në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Lezhë priten reshje intensive.

Në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURA:

Nesër (e mërkurë, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9/16 °C

në vendet e ulëta: 9/16 °C

në vendet malore: 3 / 12 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt. 06) dhe nesër (e mërkurë, dt. 07) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

The post Reshje të dendura shiu dhe dëborë, rrëshqitje dherash, përmbytje dhe rrezik për daljen e lumenjve nga shtrati/ Ja çfarë pritet të ndodhë me motin nesër, qarqet më të rrezikuara appeared first on Albeu.com.

Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë duke filluar nga dita e nesërme
Duke filluar nga dita e nesërme (30 dhjetor 2025), do të ndryshojë vendndodhja e disa zyrave të aplikimit për dokumente biometrike në qytetin e Tiranës, konkretisht zyrave IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 & 9.

Zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative përkatëse.

Zyra IdentiTek 5, e cila ndodhet në Rrugën “Robert Shvarc”, në zonën e Komunës së Parisit, do të zhvendoset dhe do të ofrojë shërbimet pranë Njësisë Administrative Nr. 5, në zonën e Bllokut.

Ndërkohë, zyra IdentiTek 8 & 9, që operon në Rrugën e Barrikadave, do të ndahet si më poshtë:

IdentiTek 8 do të funksionojë pranë Njësisë Administrative Nr. 8, në Rrugën e Dibrës;

IdentiTek 9 do të funksionojë pranë Njësisë Administrative Nr. 9, në Bulevardin “Zogu I”.

Qytetarët që kanë kryer aplikime për karta identiteti pranë zyrave IdentiTek 8 & 9 deri më sot, do t’i tërheqin dokumentet e tyre pranë Njësisë Administrative Nr. 8.

Këto ndryshime kanë qëllim rritjen e aksesueshmërisë së shërbimeve të aplikimit për dokumente identifikimi, duke i afruar ato më pranë qytetarëve, në njësitë administrative përkatëse.

The post Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë duke filluar nga dita e nesërme appeared first on Albeu.com.

Nesër i jepet lamtumira e fundit këngëtarit Shpat Kasapi
Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Shpat Kasapi, i cili u nda tragjikisht nga jeta më 26 nëntor 2025, do të varroset nesër në Tetovë.

Lajmi është konfirmuar nga familja e tij, e cila me dhimbje të madhe ka njoftuar orarin e ceremonisë mortore.

Homazhet mbahen nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa varrimi bëhet në ora 14:00, në varrezat e qytetit.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI ishte një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai falte vetëm dashuri e mirësi, dhe kush e njohu, e ndjeu ngrohtësinë e tij. Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne”, shkruhet në njoftimin e famlijes.

Familja ka ftuar të gjithë ata që duan t’i japin lamtumirën e fundit artistit të dashur të marrin pjesë. /Klankosova.tv

The post Nesër i jepet lamtumira e fundit këngëtarit Shpat Kasapi appeared first on Albeu.com.

U pezullua nga detyra, nesër GJKKO merr në pyetje Belinda Ballukun
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka njoftuar se nesër më 22 nëntor 2025, në orën 09:00, do të zhvillohet seanca gjyqësore për Belinda Ballukun dhe dy zyrtarët e tjerë Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Sipas njoftimit të SPAK-ut, ata do të merren në pyetje dhe do të verifikohen masat e sigurisë.

“Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, njoftoi se Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi masën e sigurisë pezullim nga detyra, dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për zv/kryeministren, njëkohësisht dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe arrest shtëpie për dy zyrtarët Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

SPAK bën me dije se Balluku, në cilësinë e ministres ka orientuar zhvillimin e tenderëve në mënyrë të kundërligjshme për tunelin e Llogarasë dhe Lotin e Katërt të Unazës së Madhe, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.

The post U pezullua nga detyra, nesër GJKKO merr në pyetje Belinda Ballukun appeared first on Albeu.com.

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Vlorë
Ka nisur shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 84 të Bashkisë së Vlorës.

Kryetari i kësaj KZAZ-je, Romarjo Meminaj, bëri të ditur se procesi po zhvillohet normalisht dhe pa probleme.

Sipas tij, të gjitha qendrat e votimit janë tashmë gati për të marrë bazën materiale.

Në këtë KZAZ janë gjithsej 68 qendra votimi.

The post Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Sot heshtje zgjedhore/ Pesë Bashki në zgjedhje nesër, qytetarët zgjedhin kryebashkiakët e rinj
Ditën e nesërme, qytetarët e Beratit, Vlorës, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës, do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.

KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore në pesë bashkitë, ku do të votojë 334.539 mijë votues.

Teksa sot është heshtje zgjedhore, edhe gjatë fushatës kandidatët e kanë zhvilluar fushatën pa liderët e partive të mëdha, Kryeministri Edi Rama dhe Kryedemokrati Sali Berisha, nuk janë parë në asnjë takim elektoral.

Bëhet me dije se në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 600.

Në Berat, Ervin Ceca kandidat i Partia Socialsite do të jetë përballë Pavlo Shkarpës. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike.

Ndërsa në Cërrik, Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, të cilin e mbështet edhe Partia Demokratike dhe Eligert Hima, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’.

Ndërkohë në Mat, Altin Bojni, është kandidati i PS që jetë përballë Suzana Pashës, e cila është kandidate e pavarur dhe Eduart Brahilikës i mbështetur nga PD.

Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla, u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë.

Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës.

The post Sot heshtje zgjedhore/ Pesë Bashki në zgjedhje nesër, qytetarët zgjedhin kryebashkiakët e rinj appeared first on Albeu.com.

Kuvendi rikthehet nesër me dy seanca plenare, ja rendi i ditës
Ditën e nesërme do të zhvillohen dy seanca plenare në Kuvend.

Sipas rendit të ditës, mbledhja e parë është kërkuar të mbahet në orën 10:00, ku pjesë e diskutimeve janë projektvendimet për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit, sekretariateve të Byros të Kuvendit dhe përbërjen e Byrosë së Kuvendit.

Ndërsa seanca e dytë parashikohet të mbahet në orën 17:00, ku pritet të diskutohet projektvendimi për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit.

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 10:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 10:00.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025.

Njoftime.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit”.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byros të Kuvendit”.

Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 17:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, nenit 21, nenit 22 dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 17:00.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

The post Kuvendi rikthehet nesër me dy seanca plenare, ja rendi i ditës appeared first on Albeu.com.