nenshkrimi i marreveshjes Archives - Albeu.com

Qeveria e Kosovës zbardh detajet nga takimi në Bruksel, Kurti – liderëve të BE: Vetëm nënshkrimi nënkupton zbatim të marrëveshjes
Qeveria e Kosovës përmes një komunikate zyrtare ka treguar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023.

Kurti, sot, gjatë gjithë ditës ka zhvilluar takime me funksionarë të lartë evropian, duke iu thënë liderëve se veç nënshkrimi nënkupton zbatim të marrëveshjes.

”Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa”, thuhet në njoftim

Siç tregon Qeveria e Kosovës, këtë e ka refuzuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duke dhënë një arsyetim.

”Presidenti i Serbisë, Vucic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”, thuhet në njoftim.

Përmes komunikatës, Qeveria e Kosovës ka treguar për zhvillimet e sotme në Bruksel.

”Në takimin e sotëm, me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak, Kryeministri Kurti i falënderoi të gjithë ata për rolin, angazhimin dhe kontributin për paqe dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”.

”Kryeministri Kurti theksoi që, pas sulmit të agresionit të 24 shtatorit, në Zveçan, prioritet për të është siguria në Kosovë, në veçanti siguria e kufirit me Serbinë, meqë nga ana tjetër erdhën paramilitarët të cilët kryen sulm terrorist e kriminal duke vrarë e plagosur policë të Kosovës. Që kjo të mos përsëritet kurrë më, nevojiten sanksione dhe ndëshkim për Serbinë”, thuhet në hetim.

Më tej, Qeveria e citon kryeministrin për deklaratat në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit.

”Hetimet për grupin paramilitar e terrorist të sponzorizuar nga Serbia, duhet të përcaktojnë saktë se kush krejt çka bëri dhe si e ekzekutoi këtë akt agresioni, ndërkohë që nuk ka më dilema as te faktorët ndërkombëtarë mbi fajtorin”.

”Kryeministri Kurti potencoi që Kosova është kampion në sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, gjë që është konstatuar edhe nga organizata prestigjioze ndërkombëtare Ëorld Justice Project. Grupi paramilitar terrorist i Milan Radoicic dhe përgjegjësit e tjerë duhet të ekstradohen në Kosovë, ku do të kishte një gjykim të drejtë dhe fer, aq më tepër kur dihet se sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe proceset gjyqësore monitorohen nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX”.

”Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike. Përkundër kësaj oferte gjeneroze të Kryeministrit Kurti, Presidenti i Serbisë, Vucic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”.

”Për progresin demokratik dhe ekonomik të saj, Kryeministri Kurti tha që Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për BE, pra edhe bashkimin e pesë shteteve të mbetura të Bashkimit Evropian me shumicën prej 22 sosh, në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq siguria e kufijve për Kosovën, bashkë me sigurinë kolektive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ngriten cilësisht nëpërmjet Marrëveshjes për Partneritet për Paqe me NATO-n drejt anëtarësimit të Kosovës në aleancën veri-atlantike.

Në fund të takimit, Kryeministri Kurti tha: Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin”, thuhet në njoftim.

The post Qeveria e Kosovës zbardh detajet nga takimi në Bruksel, Kurti – liderëve të BE: Vetëm nënshkrimi nënkupton zbatim të marrëveshjes appeared first on Albeu.com.

Nënshkruhet në Izrael marrëveshja 2-vjeçare mes Shqipërisë dhe OBSH-së
Shqipëria dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë për Rajonin Europian kanë nënshkruar marrëveshjen 2-vjeçare.

Marrëveshja ka qenë me fokus mbështetjen për rritjen e aksesit drejt mbulimit shëndetësor universal, forcimin e kujdesit parësor, përgjigjen ndaj emergjencave shëndetësore dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqënies.

Gjithashtu mësohet se marrëveshja është nënshkruar në Tel Aviv nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Dr. Hans Kluge, Drejtor i OBSH për Europën, në vigjilje të Sesionit të 72-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, që mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

“Kemi nënshkruar marrëveshjen 2-vjeçare mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën. Një marrëveshje shumë e rëndësishme sepse vendos në zbatim të mëtejshëm të gjithë komponentët që ne i kemi përshkruar në Planin tonë të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë ‘20-‘30. Shumë të rëndësishëm për të specifikuar komponentin dhe objektivin tonë madhor të mbulimit shëndetësor universal, nëpërmjet rritjes së aksesit dhe cilësisë së shërbimeve, duke filluar nga kujdesi parësor, duke i dhënë një fokus integrimit të shërbimeve sociale me shërbimet shëndetësore. Një model që Shqipëria po e aplikon falë edhe një strategjie por edhe një filozofie të re për të vajtur në zemër të komuniteteve dhe për t’u përgjigjur me shërbim shëndetësor dhe shërbim social të integruar”, tha Manastirliu.

Një tjetër pikë që është diskutuar mes ministres Manastirliu dhe Dr. Kluge ishte forcimi i burimeve njerëzore.

“Forcimi i burimeve njerëzore është një komponent shumë i rëndësishëm dhe për këtë patjetër të gjithë së bashku, nën lidershipin e Dr. Hans Kluge do të bëjmë të mundur që të kemi dhe të rijetësojmë një plan, përsa i përket forcimit të burimeve njerëzore, për të siguruar një kujdes shëndetësor sa më cilësor dhe efektiv për qytetarët tanë”, tha Manastirliu.

Në fjalën e tij Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge, vlerësoi Shqipërinë e vuri theksin tek forcimi i kujdesit shëndetësor parësor.

“Marrëveshja e re 2 vjeçare përmban prioritete të qarta që kanë si qëllim rritjen e potencialit të kujdesit shëndetësor parësor.

Ju shquheni edhe në rajon për udhëheqjen dhe drejtimin në bashkërendimin e shërbimit shëndetësor dhe atij social, përmes kujdesit parësor. Do të kisha dashur të nxirrja mësime nga ajo përvojë, ku siç doli qartë në pah gjatë pandemisë Covid, në shumë vende pavarësisht nivelit të të ardhurave, lidhja mes shërbimit social dhe atij shëndetësor ishte e cunguar. Mbi gjithçka, rëndësi të veçantë mbart lidershipi, të cilin ju e përvetësoni më së miri”, tha Kluge.

Marrëveshja 2-vjeçare e bashkëpunimit është një kornizë praktike për bashkëpunim, me qëllim arritjen e objektivave të Programit të Trembëdhjetë të Përgjithshëm të Punës 2009-2013 të OBSH-së, ProgramiN Evropian i Punës 2021-2025: Veprim i Bashkuar për Shëndet më të Mirë në Europë dhe politikat kombëtare shëndetësore të Shqipërisë

Për më tepër, për të mbështetur përpjekjet, OBSH në konsultim me shtetet anëtare kanë miratuar Udhërrëfyesin për Shëndetin dhe Mirëqenien në Vendet e Ballkanit Perëndimor si një katalizator inovativ për të promovuar veprime transformuese dhe për të vendosur shëndetin në thelbin e agjendave politike të vendeve./Abcnews.al/

The post Nënshkruhet në Izrael marrëveshja 2-vjeçare mes Shqipërisë dhe OBSH-së appeared first on Albeu.com.