nenproduktet e qumeshtit Archives - Albeu.com

Autoriteti i Konkurrencës vendos në monitorim tregun e nënprodukteve të qumështit
Pas lajmit të publikuar në fillim të kësaj jave nga “Monitor”, për një rritje të re të çmimeve të nënprodukteve të qumështit, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë monitorimin e këtij tregu, për të evidentuar nëse ekzistojnë shenja të marrëveshjeve të ndaluara, sjelljeve të bashkërenduara apo shkeljeve të tjera të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

“Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione të bëra publike në media mbi njoftimin e ndërmarrjeve të përpunimit të qumështit, të cilat kanë lajmëruar pikat e shitjes me pakicë se, duke nisur nga data 15.02.2023, furnizimet e reja të bulmetit do të kenë çmime deri në 37% më të larta, vendosi ngritjen e Grupit të Punës për monitorimin e këtij tregu.

Duke ndarë të njëjtin shqetësim për rritjen e çmimit të produkteve të bulmetit nga ndërmarrjet në fjalë, Autoriteti po monitoron në terren me qëllim evidentimin nëse ky njoftim do të zbatohet në tregun e shitjes me pakicë dhe, mbi të gjitha, nëse kjo sjellje është abuzive e si rrjedhim në shkelje të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”,” thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Ky institucion sjell në vëmendje se ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çmimet e blerjes ose të shitjes, kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit apo vendosin kushte tregtimi.

Shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.

Sipas burimeve të “Monitor”, kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit kanë informuar pikat e shitjes me pakicë se, duke nisur që nga 15 shkurti, furnizimet e reja me gjalpë dhe djathë do të kenë çmime deri në 37% më të larta. Ndërkohë, burimet nga kompanitë e përpunimit të qumështit pohuan se kjo rritje është aplikuar për shkak të shtrenjtimit të çmimit të qumështit nga fermerët gati me 50%.

Qumështi dhe produktet e bulmetit ka qenë ndër produktet që janë shtrenjtuar më shumë gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e Instat tregojnë se inflacioni vjetor i nëngrupit “qumësht, djath, vezë” në dhjetor 2022 arriti nivelin rekord prej 25.4%.

Rritja e paralajmëruar për në mesin e muajit shkurt nuk është rasti i parë që përpunuesit e qumështit aplikojnë rritje të paralajmëruara të çmimeve. Për shembull, edhe në fund të muajit korrik 2022 ata njoftuan tregtarët me pakicë se çmimet e shitjes së qumështit duke filluar nga data 1 gusht do të rriteshin.

Sipas përpunuesve, rritja e çmimit ka ardhur nga ulja ofertës dhe rritja e ndjeshme e çmimit të qumështit, por edhe rritja e kostove të tjera, që nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, ndryshimi i shkallës së TVSH-së, etj.

Megjithëse këto rritje të paralajmëruara janë raportuar në vazhdimësi nga “Monitor” dhe janë riprodhuar nga mediat e tjera, këtë vit Autoriteti i Konkurrencës duket më i vëmendshëm në ndjekjen e informacionit mediatik dhe ka vendosur monitorimin e tregut të qumështit dhe nënprodukteve të tij./monitor

The post Autoriteti i Konkurrencës vendos në monitorim tregun e nënprodukteve të qumështit appeared first on Albeu.com.

Ulet fuqia blerëse, nënproduktete qumshtit pësuan rritje me rreth 40%
Qumështi dhe nënproduktet e tij gjatë këtij vitit kanë pësuar rritje me rreth 40%, duke sjell ulje të fuqisë blerëse të konsumatorëve. Familjet konsumojnë më pak djathë për shkak të çmimeve të larta. Një kilogram djathë dele kushton 1200 Lekë nga 700 apo 800 Lekë/kg që ishte më parë. Një kilogram djathë lope nga 400 -500 Lekë/kg tashmë është 800-900 Lekë.

Rënia e fuqisë blerëse sipas përfaqësuesve të industrisë përpunuese të qumështit nuk ka bërë të ndihet mungesa e djathit në treg, e cila ishte paralajmëruar gjatë verës për shkak të reduktimit të lëndës së parë.

“Prej dy muajsh kemi rënie të fuqisë blerëse në produkte të caktuara 15%, por ka produkte që ka rënë 20 apo 25%. Rënia më e madhe e fuqisë blerëse është në të gjitha produktet, si në produktet e kosit dhe qumështit, veçanërisht në produktet e djathit”, ka thënë Donjaldo Hoxha nga shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit.

Dy muajit e fundit kemi një rënie të fuqisë blerëse 15-25%…. Shqetësim për është rritja e çmimit të qumështit të freskët.

“Problematikat kryesore janë, çmimi shumë i lartë i qumështit të freskët që vjen nga fermerët, madje është çmimi më i lartë në rajon. Nëse do bëjmë një krahasim ne kemi një çmim prej 30-35% më të lartë sesa çmimi i qumështit që kemi në rajon, konkretisht në Serbi apo Maqedoni apo në Kosovë. Arsyeja pse ne kemi çmim më të lartë të qumështit, vjen për shkak të kostove të larta që kanë blektorët dhe fermerët shqiptarë”, ka thënë Hoxha.

Problematikë në këtë sektorë mbetet dhe informaliteti I cili ndikon dhe të vështirësitë që hAsin fermerët dhe kompanitë që përpunimit të qumështit.

“Në sektor vetëm 11-15%, e sektorit është formal, ndërsa e gjithë pjesa tjetër është informal. Rrezikohet siguria ushqimore dhe gjithashtu rrezikohet stabiliteti financiar i gjithë blektorëve dhe sektorit të përpunimit”, ka thënë Hoxha.

Gjatë vitit 2021 vendi ynë regjistrojë  ulje të ndjeshme të bagëtive me rreth 90 mijë krerë në krahasim me vitin 2020,  ndërkohë që rënia më e madhe ishte e deleve me rreth 58 mijë krerë më pak, kjo gjë rrezikon falimentimin e kompanive vendase por edhe fermerët./klan news

ÇMIMET E PRODUKTEVE TE BULMETIT

Ishte                 Bëhet

Qumësht      110 lekë/l        170 lekë/litri

Djath dele     800 lekë/kg      1200 lekë/kg

Djath lope     500 lekë/kg        900 lekë/kg

NUMRI I KRERËVE TË BLEKTORISË (mijë krerë)

VITI               2020                 2021

Lopë                289,                    278

Dele               1.174                 1.116

Dhi                   619                    599

The post Ulet fuqia blerëse, nënproduktete qumshtit pësuan rritje me rreth 40% appeared first on Albeu.com.