nenat Archives - Albeu.com

Berisha takim me nënat dhe gratë shqiptare: Do jenë të parat që do e ndëshkojnë Ramën, për atë që ai u ka bërë atyre ndër vite
Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se gratë dhe nënat shqiptare, do të jenë ata që do t’i japin një ndëshkim të merituar Kryeministrit Edi Rama, për politikat e tij që kanë dëmtuar jetën e tyre gjatë viteve.

Sipas Berishës, Rama ka përdorur një fushatë elektorale të përqendruar te gratë dhe vajzat, duke besuar se mund të mashtrojë këtë kategori me premtime të gënjeshtra.

Ai e akuzoi Kryeministrin Edi Rama, për përdorimin e grupeve të caktuara, duke i detyruar ato të bëhen pjesë e takimeve të organizuara nën presion dhe pa dëshirën e tyre.

Gjithashtu, Berisha theksoi se nënat dhe gratë shqiptare, janë ata që e përjetojnë më rëndë varfërinë dhe pasigurinë e krijuar nga politikat e qeverisë.

Sipas tij, politikat e qeverisë kanë çuar në largimin masiv të burrave dhe fëmijëve në emigracion dhe detyrimin e nënave, të punojnë më shumë për të mbajtur familjet e tyre.

Ai theksoi se kjo është një fushatë e ndyrë dhe e pandershme, që vetëm dëmton më shumë gratë dhe vajzat shqiptare, të cilat do të jenë të parat që do të ndëshkojnë Ramën për dëmin që ka shkaktuar.

Berisha kritikoi edhe fushatën e Ramës, e cila sipas tij është një përpjekje për të shfrytëzuar traumën dhe lëndimet që ky i fundit ka shkaktuar në jetën e gruas dhe nënës shqiptare, në përpjekje për të fituar votat e tyre.

Ai përfundoi duke thënë se gratë dhe vajzat shqiptare,  do të jenë ato që do të japin një përgjigje të merituar për këtë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Së pari takimet e mia hajde kontrolloni, janë takime të elektrizuara. Çfarë është elektrizimi? Njerëz të lirë, aty mblidhen njerëz të lirë.

Së dyti, takimet e Edi Ramës janë takime me detyrim. Janë takimet e Edi Ramës janë takime me detyrim. Është faktuar me dokumente që ai merr me regjistër qendër pune, me detyrim.

Për të mbushur me regjistër me qendra pune, do të thotë shtet elektoral. Do të thotë, shkatërrimi i kodit elektoral, dhunimi i kodit elektoral.

Për të marrë studentet, vajzat e shkollave, me detyrim. Mbyll shkolla, mbyll universitet, këto pastaj janë të gjitha kundraproduktive.

Por një gjë do të them.

Edi Rama ka zgjedhur një fushatë specifike, me gra dhe vajza, me besimin e madh se, duke ju adresuar vetëm atyre, me elementë të përroit Frojdjan do mundet në një mënyrë ose në një tjetër, ti mashtrojë për votën.

Dhe këtu tregon cektësinë e tij.

Së pari, nuk ka grua, nuk ka nënë dhe motër, që i vjen mirë t’ia shash, burrin, vëllain, bashkëshortin dhe babain. Cili do qoftë ai. Ata janë krenaria e njëri-tjetrit, si burri dhe gruaja, fëmijët.

Edi Rama ka zgjedhur këtë duke harruar se kohërat kur gruaja ka qenë nënë fëmije dhe objekt seksi, kanë marrë fund dhjetëra e dhjetëra vite më parë.

Sot gratë janë shtyllë e shtëpisë, janë aksionere në çdo arritje të familjes dhe asgjë s’mund ti joshë dhe mashtrojë ato, për të krijuar diferencën sado të vogël të eprisë, apo nëneprisë në raport me burrat e tyre.

Mënyra se si u adresohet, unë them se, është një gjë që ai përpiqet në një mënyrë apo në një tjetër të kapërcejë traumat, plagët, lëndimet që i ka krijuar ai, nënës, vajzës, gruas shqiptare duke i detyruar bashkëshortin të largohet në emigracion për kafshatën e fëmijëve.

Duke i detyruar fëmijët të largohen sepse nuk mjafton sofra për ti ushqyer.

Duke detyruar nënën të përpiqet me dy ose tre punë, ku të gjejë për të ushqyer fëmijët e vet, duke rrënuar shkollën e fëmijëve të saj.

Pra në qoftë se ka, sot shqiptar që do i hakmerren më shumë Edi Ramës, janë gratë dhe vajzat shqiptare për atë që ai u ka shkaktuar atyre me politikat e tij.

Përpiqet ai tani me disa elementë, thashë dhe njëherë të nxjerra nga përroi Frojdan se do të mund të nxjerrë, absolutisht jo.

Kam bindje të fortë, në fibrën morale të nënave dhe motrave shqiptare, që ato do jenë të parat që do i japin reston dhe shifni në miting si ulin kokën.

Ulin kokën në takim me të, se është një sfaçiato. Paraqitet aty si një njeri i paskrupullt, që ka për borxh të thotë gjëra që nuk i thotë kush, nuk i thotë njeri ato. Dhe mendon se në atë mënyrë, duke banalizuar fushatën, ato çfarë i merr nënat dhe gratë. Harron që e kanë flintin më të lartë se të tjerët.

The post Berisha takim me nënat dhe gratë shqiptare: Do jenë të parat që do e ndëshkojnë Ramën, për atë që ai u ka bërë atyre ndër vite appeared first on Albeu.com.

Kiara ka një mesazh të rëndësishëm për të gjitha nënat
Moderatorja e njohur Kiara Tito e cila pak muaj më parë u bë nënë e një vajze, ka dashur të ndajë me nënat e tjera në faqen e saj në Instagram një mesazh tejet të veçantë.

“Ju jeni heroinat e përditshme që jepni gjithçka pa kushte. Mos e harroni, forca juaj është e pafundme dhe dashuria juaj është superfuqia më e madhe!”, shkruan Kiara.

Më poshtë gjeni bashkangjitur mesazhin e plotë:

The post Kiara ka një mesazh të rëndësishëm për të gjitha nënat appeared first on Albeu.com.

Trendi në TikTok! Pse nënat po lënë karta dhuratash dhe para në kutitë e pelenave?
Nënat në TikTok po marrin pjesë në sfidën #shedeservedthepurse frymëzuar nga video virale e Denaesha Gonzalez. Gratë po blejnë karta dhuratash dhe po vendosin para në sende për fëmijë në dyqanet Target dhe Walmart.

Nënat në të gjithë Shtetet e Bashkuara po blejnë në mënyrë anonime karta dhuratash ose po lënë para në sende për fëmijë në dyqanet Target dhe Walmart – të gjitha sepse Denaesha Gonzalez pa një çantë në sektorin e fëmijëve.

Denaesha ishte me djalin e saj 2-vjeçar në Target kur vuri re një çantë dore që shitet për 20 dollarë amerikanë, e vendosur gabimisht në raftin e korridorit të foshnjës. Për 28-vjeçaren, kjo nënkuptonte diçka më të thellë: një nënë me një fëmijë të vogël sakrifikoi diçka që donte, për të blerë diçka për fëmijën e saj.

“E kam gjetur veten disa herë duke uruar që të mund të merrja diçka, por nuk mundesha. Kam kaluar nëpër sezone mungesash ku ne mund të përballonim vetëm gjërat thelbësore,” tha Denaesha për Washington Post.

Ajo postoi një video 17 sekondash me tekstin, “Ajo e meritonte çantën” nën tingullin e një gruaje që nxjerr frymë, me shpresën se do të rezononte te nënat. Video e saj që atëherë është bërë virale me më shumë se 20 milionë shikime. Gjithashtu ka frymëzuar njerëzit që të fshehin para në kuti pelenash dhe kontejnerë formule për të lejuar një mama që po përpiqet, të blejë diçka për veten e saj.

“Unë nuk i kam bërë flokët prej vitesh. Thonjtë e mi nuk janë bërë në vite. Rrobat e mia vijnë nga Walmart. Nuk mund të përballojmë kujdesin ndaj fëmijëve”, ka shkruar një nënë nën videon e Denaeshës. “Por foshnjat e mia kanë atë që kanë nevojë. Një ditë, do ta kem çantën, jo sot.”

@denaeshagonzalez

To the Mother who chose themselves last, you deserve the world tonight and always.🤎 #motherhood #motherhoodunplugged #parenting #parentsoftiktok

♬ original sound – 𝙅𝙖𝙘𝙤𝙗🇵🇱

The post Trendi në TikTok! Pse nënat po lënë karta dhuratash dhe para në kutitë e pelenave? appeared first on Albeu.com.

‘Familja është e shenjtë!’ Myslimanët dhe shoqëria civile protestë në Elbasan: Ndaloni projektligjin për nënat surrogate!
Prindër, fëmijë e gjyshe protestuan në Elbasan kundër projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues, i cili njeh surrogacinë, ndërprerjen e shtatzënisë në moshën 16-vjeçare pa dijeninë e prindit dhe sterilizimin e të rinjve.

Protesta u iniciua nga shoqëria civile, me prezence të komunitetit fetar mysliman, të cilët edhe me herët kanë bërë kërkesa për ndërprerjen e konsultimit publik për këtë projektligj.

“Kjo lëvizje është shkatërrim i familjes. Shoqëria jonë ka aq plagë sa duhet të rregullojmë ato jo te hape plagë të reja”, tha një grua, protestuese.

“Jemi kundra projektligjit që duan të paraqesin në parlament. Aq më tepër për atë akt të turpshëm ku dy vajza kurorëzuan martesën e tyre në institucionin e bashkisë. Kemi dalë për të mbrojtur familjen. Merren iniciativa të tilla që vënë në rrezik familjen, tha Dorian Balliu, Imam.

“Kanë ndodhur tre ngjarje, që janë me të njëjtën logjikë, ndryshimin e strukturës së familjes. Po parashikohet një lloj dhënie mitrës së nënave me qira. Surrogacia do të marre në qafë ato gra dhe vajza që kanë probleme familjare. Projektligji ju mundëson dhe të huajve që të bëjnë këtë proces. Do të kemi marrëdhënie tregtie. Pra fëmija do të jetë një mall”, tha Gentian Sejrani, jurist.

Projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues, hartuar nga Ministria e Shëndetësisë është duke u diskutuar në konsultim publik dhe ende nuk ka mbërritur në Kuvend.

The post ‘Familja është e shenjtë!’ Myslimanët dhe shoqëria civile protestë në Elbasan: Ndaloni projektligjin për nënat surrogate! appeared first on Albeu.com.

Teoria e 9 minutave ndihmon nënat të mos pendohen për asgjë në jetën e tyre
Sipas teorisë “9 minuta”, fëmija ka nevojë tre herë gjatë ditës për vëmendjen e prindit për t’u ndjerë i lumtur dhe i sigurt. E para, kur sapo zgjohet, e dyta kur kthehet nga shkolla dhe e treta para se të flejë natën. Secila zgjat 3 minuta, prej nga vjen termi “teoria e 9 minutave”.

Pra sipas saj, prindi nuk ka nevojë të kalojë shumë kohë me fëmijën e tij, por kohë cilësore, në të cilën ai është realisht i pranishëm në çdo gjë që ndodh. Pas gjumit, pas shkollës dhe para gjumit, një fëmijë ka nevojë për siguri dhe komunikim me prindin e tij. Nëse ai është pranë tij dhe krijon ndjenja pozitive për të, atëherë fëmija do të jetë në gjendje të zhvillohet më lehtë emocionalisht, shkruan Marie Claire.

Kjo teori u zbulua së fundmi nga TikToker Sara Martinez, e cila është nënë e një fëmije të vogël dhe përpiqet të jetë vazhdimisht me të.

Martinez në një video shpjegon sesi teoria e mësipërme e ndihmoi të hiqte qafe ndjenjat e pakëndshme të pamjaftueshmërisë që kishte për veten si nënë. Sipas Dr. Tovah P. Klein, e specializuar në zhvillimin e fëmijëve, teoria 9-minutëshe është një mënyrë për të kujtuar kohën cilësore me fëmijët tanë çdo ditë.

“Marrëdhëniet nuk ndërtohen në bazë të asaj se sa kohë kaloni me dikë, por bazuar në atë se sa i pranishëm jeni,”tha ai për Today.Com, duke vënë në dukje se kjo teori mund të përshtatet me orarin ditor të çdo familjeje.

Kur takoheni, duhet të jeni një dëgjues i mirë. Ndoshta tre minutat e komunikimit janë vetëm dëgjimi dhe tundja e kokës. Ajo që e bën një fëmijë të ndihet i sigurt është të dijë se ju do të jeni aty kur ai të ketë nevojë për ju. Është padyshim një qasje interesante ndaj prindërimit që ia vlen të provohet.

The post Teoria e 9 minutave ndihmon nënat të mos pendohen për asgjë në jetën e tyre appeared first on Albeu.com.

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për fjalimin që ka mbajtur të hënën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku raportohej për gjendjen në Kosovë.

Ndërsa, presidentja Osmani fliste për vuajtjet e shqiptarëve, por edhe njerëzve në Bosnje dhe Hercegovinë, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës ishin ulur pas saj – për të cilat ajo kërkoi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ishte i pranishëm në seance, tu kërkonte falje.

Siç shkruan portali boshnjak “Slobodna Bosna”, në Nju Jork, presidentja Osmani ftoi zyrtarët e OKB-së që ta vizitojnë Kosovën dhe të shohin vetë progresin e vendit, duke shtuar se do të preferonte të fliste vetëm për të ardhmen e saj – që  nuk është plotësisht e mundur sepse, siç tha ajo, edhe e ardhmja edhe e tashmja janë formësuar nga mungesa e drejtësisë (për krimet serbe gjatë luftës).

“I jemi mirënjohës Presidentes Osmani. Fjalimi i saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit ndaj shqiptarëve, u dëgjua nga e gjithë bota. Fjalimi i tillë do të mbahet mend nga brezat. Ju faleminderit!”, porositën nënat e Srebrenicës, përmes një postimi në platformën “X”.

Në Kombet e Bashkuara, në fillim të majit pritet miratimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

Vuçiq nuk pushon së lobuari kundër këtij akti, ndaj tq hqnqn gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork kërkoi nga të gjithë anëtarët e OKB-së që të mos e lejojnë këtë, duke thënë se në Misionin e Serbisë në OKB është formuar një staf special “i ngarkuar për monitorimin e kësaj tentative”.

Zahvalne smo predjsednici Osmani, njen govor o žrtvama genocida u Srebrenici, žrtvama genocida nad Albancima čuo je čitav svijet. Ovakav govor pamtiće generacije. Hvala Vam! https://t.co/7ecmEWlkuG

— Majke Srebrenice (@MSrebrenice) April 23, 2024

The post Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza appeared first on Albeu.com.

Nënat në Gaza nuk janë në gjendje të ushqejnë foshnjat e tyre
Khitam, nëna e pesë fëmijëve nga Gaza, ka përshkruar luftën e saj për t’u kujdesur për fëmijët e saj, teksa ajo strehohet në një shkollë në Deir Al Balah.

“Nuk ka ujë dhe ushqim për të ngrënë”, tha ajo.

“Situata jonë është shumë e vështirë. Nuk ka ujë për të pirë. Nuk ka ujë të pastër, etjen mezi e shuajmë”.

Khitam tha se katër fëmijët e saj të tjerë “kanë dashur të hanë që nga mëngjesi, por nuk ka bukë”.

Ajo lindi gjatë luftës dhe përshkroi se ishte larguar nga shtëpia e saj, për shkak të bombardimeve izraelite vetëm dy ditë pas lindjes.

ActionAid, thotë se dhjetëra mijëra gra shtatzëna janë të uritura, ndërsa nënat janë aq të keq-ushqyera sa nuk janë në gjendje të ushqejnë me gji foshnjat e tyre të porsalindura.

The post Nënat në Gaza nuk janë në gjendje të ushqejnë foshnjat e tyre appeared first on Albeu.com.

E rëndë, nënat dalin në lokal për të pirë alkool, 5 fëmijë digjen në banesë
Pesë fëmijë të vegjël nga Afrika të cilët ndodheshin vetëm në shtëpi kanë vdekur, kur një zjarr përfshiu shtëpinë e tyre.

Fëmijët, të moshës nga një deri në tetë, ishin vëllezër e motra dhe kushërinj. Sipas autoriteteve nëntat e tyre kishin dalë për të pirë pranë kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Pretoria, të shtunën në mbrëmje.

Rreth orës 4:26 të mëngjesit të së dielës, shërbimet e urgjencës u thirrën për të shuar zjarrin në një vendbanim informal të Itirelengut, në jugperëndim të qytetit.

Katër kasolle u ndezën nga flakët, duke marrë jetën e Lethokuhle dhe Siyanda Masango, një dhe katër vjeç, së bashku me kushërinjtë e tyre Senzo Mahlatsi Machika, dy vjeç, Themba Thulane, gjashtë vjeç dhe Dimakatso tetë vjeç.

“Trupat e fëmijëve ishin afër njëri-tjetrit dhe duket se ata vdiqën duke mbajtur njëri-tjetrin“, tha fqinji Gilbert Mahlelebe.

Nënat Lindiwe Machika, 39 vjeç dhe Zanele Machika, 36 vjeç u arrestuan dhe secila u akuzuan për pesë akuza për neglizhencë të fëmijëve dhe pesë akuza për vrasje me faj.

Babai i tre prej fëmijëve, Johannes Masongëane, u zgjua nga një telefonatë nga vendasit, duke i thënë atij se fëmijët e tij kishin vdekur. Ai i shokuar nuk mund të mblidhte mendjen dhe nuk e besonte se fëmijët e tij ishin bërë hi.

Prindi i shkatërruar tha për gazetën lokale SowetanLIVE: Isha me fëmijët e mi të shtunën dhe partnerja ime më tha se po i merrte fëmijët tanë për të vizituar tezen e tyre. Nuk e dija se do të flinin atje dhe mësova për këtë vetëm vonë në mbrëmje. Rreth orës 3 të mëngjesit mora një telefonatë se fëmijët e mi ishin djegur. Kur arrita në vendngjarje, kuptova se fëmijët e mi ishin djegur dhe nuk dalloheshin. Nëna e tyre dhe motra e saj nuk ishin aty. Më kanë shkatërruar jetën. Kam humbur gjithçka.

Të dyja nënat, të cilat janë ende në paraburgim nga policia, dhanë adresën e zotit Masongwane si vendin ku do të qëndronin nëse Gjykata e Magjistraturës së Atteridgeville, do t’i jepte lirimin me kusht.

Por Masongwane refuzoi t’i ndihmonte ata, duke thënë: Unë nuk i dua ata pranë meje, ato nuk mund të jetojnë të lira. Nuk do t’i fal kurrë, ata duhet të kalben në burg.

Gjyshja nga babai i fëmijëve Johanna tha: Jam e mërzitur sepse fëmijët patën një jetë të mirë me mua dhe tani ata janë larguar. Nënat e tyre duhet të qëndrojnë atje dhe të vdesin në burg sepse ne humbëm fëmijët, për shkak të alkoolit, ata meritojnë të vdesin në burg.

Mahlelebe tregoi se si atij dhe disa të tjerëve iu desh të përdornin kova me ujë për të vënë nën kontroll flakët vetë, sepse rrugët në zonën e mbushur me njerëz ishin shumë të ngushta për t’u futur në një zjarrfikës.

Itirelengu është klasifikuar prej kohësh si një vend i rrezikshëm për të jetuar për popullsinë e tij prej rreth 30,000 njerëzish që jetojnë kryesisht në varfëri. Me akses jashtëzakonisht të kufizuar në infrastrukturën zyrtare, banorët kanë vendosur lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, të cilat paraqesin kërcënim të madh nga zjarri.

Përfaqësuesi i qeverisë lokale për vendbanimet njerëzore, Lebogang Maile, vizitoi Itirelengun të hënën dhe tha se të gjithë banorët e tij duhej të zhvendoseshin sepse është ‘i pabanueshëm’.

“Nuk mund të jap afate kohore se kur do të zhvendosen këta njerëz, por qyteti duhet të bëjë diçka për këtë vend, njerëzit nuk supozohet të qëndrojnë këtu,” tha ai.

Itireleng është vetëm një nga mijëra vendbanimet informale në Afrikën e Jugut, të cilat të gjitha janë të ndjeshme ndaj zjarreve për shkak të mbipopullimit dhe ndërtimeve të dobëta.

Vetëm në vitin 2019 janë raportuar 5,544 zjarre marramendëse të vendbanimeve informale, viti më i fundit për të cilin janë të disponueshme këto të dhëna nga Universiteti Stellenbosch. Qeveria dhe drejtuesit vendorë kanë qenë prej kohësh nën presion për të adresuar këtë çështje, por kjo është një çështje e ndërlikuar.

Maile tha për kanalin televiziv eNCA se ishte një “sfidë e madhe dhe e madhe për qeverinë që të parandalonte rritjen e vazhdueshme të vendbanimeve joformale”.

“Ne duam t’i nxisim komunitetet tona që të bashkëpunojnë dhe të punojnë me ne për të parandaluar rritjen e kërpudhave të vendbanimeve joformale,” tha ai.

The post E rëndë, nënat dalin në lokal për të pirë alkool, 5 fëmijë digjen në banesë appeared first on Albeu.com.

RAPORTI/ Vajzat 13-vjeçare janë nënat më të reja në Maqedoninë e Veriut
Nënat më të reja në vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut janë vetëm 13 vjeç dhe janë nga rajoni i Manastirit. Aktuale.mk shkruan se gjinekologët theksuan se së fundmi vajzat kanë një cikël menstrual në moshë më të re se më parë dhe se po hyjnë më shpejt në marrëdhënie seksuale.

“Vitet e fundit menstruacionet e para tek vajzat e reja janë në moshën 9-vjeçare, ndaj disa fillojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale në moshën 10-vjeçare. Fatkeqësisht kemi edhe raste të tilla që bëhen nëna në moshën 13-vjeçare. Vajza të tilla fillimisht duhet të marrin pëlqimin nga prindërit ose kujdestari i tyre përpara se të fillojmë të gjitha ndërhyrjet rreth lindjes”, tha dr. Elizabeta Çipurovska.

Seksioni gjinekologjiko-obstetrik në Manastir u mbajt pas 30 vitesh. Në të u diskutua shëndeti i grave dhe zbulimi i hershëm i ndryshimeve malinje në organet riprodhuese, si dhe aborti mjekësor. Gjinekologët thanë se mundohen të parandalojnë sa më shumë sëmundje të tilla, por ka pacientë që nuk paraqiten në kontrolle. Pandemia nuk ka kontribuar në rritjen e numrit të grave që vuajnë nga kanceri i mitrës.

“Për sa i përket incidencës, ne jemi diku së bashku me fqinjët tanë dhe është midis 16 dhe 24 raste për 100,000 gra me kancer të qafës së mitrës. Fatkeqësisht, kemi gra që nuk vijnë edhe pse mund të vijnë. Kemi raste të shumë të rinjve që nuk kanë shkuar për kontroll dhe vuajnë nga kanceri i qafës së mitrës”, tha prof. dr. Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës mjekësore të Maqedonisë dhe Shoqatës për Patologji të qafës së mitrës dhe kolposkopi.

Gratë zakonisht nuk shkojnë për kontroll për shkak të frikës, mungesës së kulturës shëndetësore, e disa edhe për shkak të zakoneve dhe traditave të vendeve ku jetojnë. Gjinekologët theksuan se në Itali dhe vende të tjera të zhvilluara vajzave u mësohet që në moshë të vogël se duhet të bëjnë kontrolle të rregullta.

The post RAPORTI/ Vajzat 13-vjeçare janë nënat më të reja në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Vajzat e këtyre shenjave konsiderohen si nënat më të mira
Sipas astrologjisë, gratë e lindura në shenjat e mëposhtme të zodiakut janë nënat më të mira:

Gaforrja

Të lindurit e kësaj shenje njihen për natyrën e tyre të ndjeshme dhe këtë e tregojnë në marrëdhëniet me fëmijët. Nënat e lindura në shenjën e Gaforres i duan dhe kujdesen shumë për fëmijët e tyre. Ato janë jashtëzakonisht mbrojtëse dhe gjithmonë përpiqen të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i mbajtur fëmijët e tyre të sigurt.

Virgjëresha

Këto nëna janë perfeksioniste dhe gjithmonë përpiqen të planifikojnë dhe organizojnë gjithçka sipas një rendi të caktuar. Ato njihen për faktin se mund të kryejnë në mënyrë perfekte disa detyra në të njëjtën kohë, ndaj do t’i zgjidhin detyrimet pa asnjë vështirësi në mënyrë që gjithçka të jetë e përsosur. Nënat e lindura në shenjën e Virgjëreshës do t’u mësojnë fëmijëve të tyre disiplinë dhe integritet.

Peshqit

Peshqit janë me natyrë më të qetë, më të ndjeshëm dhe mjaft të dhembshur. Nënat e lindura në shenjën e Peshqve janë plot dashuri dhe përpiqen të krijojnë një marrëdhënie mirëkuptimi me fëmijët e tyre, shkruan Pinkvilla. Peshqit gjithmonë i mbështesin fëmijët e tyre dhe do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për ta bërë fëmijën e tyre të përmbushë ëndrrat e veta.

The post Vajzat e këtyre shenjave konsiderohen si nënat më të mira appeared first on Albeu.com.