nëna e Bleona Çelajt Archives - Albeu.com

Tragjedia me 3 viktima në Shkodër, hetimet vazhdojnë/ Nëna e Bleona Çelajt: Vajza dhunohej nga bashkëshorti
Nëna e Bleona Çelajt, 24-vjeçares që humbi jetën në flakë së bashku me dy fëmijët, i ka thënë Policisë Vendore të Shkodrës se prej disa kohësh vajza e saj përjetonte dhunë nga bashkëshorti.

Deklarata është dhënë një ditë më parë, ndonëse nëna ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike pas tragjedisë.

Disa muaj më parë, familjarët kishin tentuar ta merrnin Bleonën së bashku me dy fëmijët. Edhe pse në fillim 24-vjeçarja e kishte kërkuar këtë, më pas kishte ndryshuar mendje dhe kishte vendosur të vazhdonte të jetonte me bashkëshortin.

Bleona Çelaj, nuk kishte telefon celular dhe mbante pak kontakte me familjen, pasi ata jetonin në Gjermani.

Marrëdhëniet mes dy familjeve ishin të ftohta dhe komunikimi mes tyre nuk ishte normal. Tensioni u vu re edhe dje, në ditën kur ndodhi ngjarja tragjike, ndërsa sot familjet janë bërë bashkë për ceremoninë e varrimit.

Bashkëshorti, nga ana tjetër, ka mohuar që çifti të ketë pasur konflikte. Pas ngjarjes së rëndë, gjendja e tij psikologjike paraqitet tejet e rënduar.

Megjithëse janë ngritur pretendime për dhunë, grupi hetimor, bazuar në këqyrjen e vendit të ngjarjes, provat e administruara dhe ekspertizën mjeko-ligjore, është plotësisht i bindur se zjarri që u mori jetën nënës dhe dy fëmijëve ishte aksidental.

Në banesën e përfshirë nga flakët, ku humbën jetën tre persona, mbërritën edhe ekspertë zjarresh nga Tirana.

Hetuesit vlerësojnë se dhuna e pretenduar nga familja e Bleonës nuk ka ndikuar në tragjedi, pasi dyshohet se një rrjedhje e mundshme nga bombola e gazit ka shkaktuar shpërthimin.

Në shtëpi ndodhej gjithashtu një shishe me benzinë, e cila ka ndikuar ndjeshëm në përhapjen e zjarrit dhe në shpërthim.

Policia ka sekuestruar provat materiale, mes tyre një pjesë të bombolës, që konsiderohet prova kryesore, si dhe sende të tjera të gjetura jashtë. Materialet janë dërguar në Tiranë për ekspertizë të mëtejshme.

Në momentin e tragjedisë, nëna dhe dy fëmijët ishin vetëm në banesën e braktisur në Domen të Postribës, pasi bashkëshorti kishte shkuar në një market.

Çifti ishte kthyer nga Gjermania prej disa ditësh. Bashkëshorti është shtetas gjerman, ndërsa Bleona ishte në proces dokumentacioni.

Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet. Deri tani është përjashtuar mundësia që nëna të jetë vetëvrarë apo t’i ketë mbytur fëmijët për shkak të dhunës së pretenduar ose të ndonjë ndikimi tjetër, ndërsa ngjarja e rëndë është klasifikuar si aksidentale.

The post Tragjedia me 3 viktima në Shkodër, hetimet vazhdojnë/ Nëna e Bleona Çelajt: Vajza dhunohej nga bashkëshorti appeared first on Albeu.com.