nen kosto Archives - Albeu.com

Pas qepës dhe grurit, fermerët e Korçës po shesin nën kosto edhe pataten
Pas qepës dhe grurit, fermerëve të Korçës rrezikohet t’u mbetet stok edhe prodhimi i ri i patates. Shkak është çmimi i shitjes nën koston e prodhimit nga mungesa e tregut.

Aktualisht, patatja në tregun e shumicës po kërkohet të blihet te fermeri me çmim 20-30, deri në 33 lekë për kg apo rreth 20 lekë më lirë se vjet.

Krahasuar me vitin e kaluar, çmimi i shitjes është 40% më pak.

Mikel Plasa, një nga kultivuesit më të mëdhenj të patates në zonën e Korçës, tha për “Monitor” se këtë vit ka mbjellë 20 ha tokë me patate, në sasi të njëjtë me vjet.

Ai pret të vjelë deri në mbylljen e sezonit më 15 shtator rreth 9 mijë tonë papate, për të cilat nuk ka treg shitjeje.

“Kemi filluar të vjelat e para të patates, prodhimi është i mirë, pavarësisht klimës së thatë, por problem mbetet mungesa e tregut të shitjes.

Patatja po kërkohet me çmim shitje nga 25 lekë për kg nga tregtarët vendas, maksimumi deri 33 lekë për kg. Çmimi i kërkuar është nën koston e prodhimit, është sikur ta japësh falas. Nëse e shes me këtë çmim prodhimin, automatikisht jam me humbje prej 80 mijë eurosh. Që të dalësh me fitim duhet ta shesësh pataten të paktën me çmim 50 lekë për kg”, pohon ai.

Fermeri nga zona e Korçës, Mikel Plasa, nënvizon se rënia e çmimit është ndikuar nga “loja” që bëjnë tregtarët e shumicës me çmimin për mallrat që blejnë direkt nga fermerët, pasi në tregun e pakicës çmimi i shitjes së patates ka arritur deri 90 lekë për kg.

“Nga ana tjetër importi i patates, veçanërisht nga Kosova ka ndikuar te rritja e ofertës në treg. Patatja e importit që vjen nga Kosova po tregtohet në vend me çmim 20 cent euro për kg, për shkak të subvencioneve të larta që iu jepen fermerëve”, shton ai.

E vetmja zgjidhje mbetet magazinimi i prodhimit deri në rritje të çmimit, por edhe në këtë rast fermerët pohojnë se humbjet nga kalbja e patates janë të konsiderueshme.

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar në vend u prodhuan rreth 274,1 mijë tonë patate. Krahasuar me 2022, prodhimi u rrit 4,3%.

Disa javë më parë, fermerët e kësaj zone u përballën edhe me mungesën e tregut për prodhimin e qepës dhe grurit. Kjo detyroi disa fermerë në zonën e Korçës të dalin në protestë.

Të nxitur nga rritja e kërkesës në tregun e brendshëm, për shkak edhe të fluksit të lartë të turistëve vitin e kaluar, fermerët në zonën e Korçës shtuan të mbjellat për qepë të thatë dhe patate rreth 30% më shumë se vjet. Por çmimi i kërkuar me shumicë arriti 25 lekë për kg, apo 50% më pak se vjet.

Sipas të dhënave të INSTAT në rang vendi, në vitin 2023 u prodhuan 117,1 mijë tonë qepë të thatë. Në raport me 2022 prodhimi u rrit rreth 8%.

Ndërsa shitja e grurit ka hyrë në vitin e dytë të krizës. Sivjet çmimi i kërkuar i shitjes varion nga 21 deri 23 lekë për kg nga 28 lekë për kg që u kërkua vitin e kaluar nga 21 deri 33% më pak se vjet. Edhe për grurin sipas fermerëve çmimi i kërkuar është komplet nën kosto./Monitor

The post Pas qepës dhe grurit, fermerët e Korçës po shesin nën kosto edhe pataten appeared first on Albeu.com.

Qepët e Korçës po shiten nën kosto, mbetet stok edhe gruri
Të nxitur nga rritja e kërkesës në tregun e brendshëm, për shkak edhe të fluksit të lartë të turistëve vitin e kaluar, fermerët në zonën e Korçës shtuan të mbjellat për qepë të thatë dhe patate rreth 30% më shumë se vjet.

Aktualisht për qepën, çmimi i kërkuar me shumicë është deri 50% më pak se vjet.

Në tregun e brendshëm, nga tregtarët e shumicës, sipas fermerëve qepët po kërkohen me çmim 25 lekë për kg nga 50 lekë që u shit vjet në këtë periudhë.

“Çmimi i kërkuar është i paleverdishëm, pasi nuk arrijmë të nxjerrim shpenzimet e mbjelljes. Ndërsa vihet re që krahasuar me vjet kërkesa është më e ulët, nga rënia e turizmit dhe largimet e popullatës në emigracion”, pohon Mikel Plasa, kultivues i qepëve dhe patateve në zonën e Korçës.

Vasfi Sherifi, agronom në zonën e Korçës, njohës i mirë i bujqësisë, pohoi se çmimet e shitjes së qepës në disa raste arrijnë deri në 35 lekë për kg.

Sipas tij, edhe me çmim më të ulët, fermerët nuk po arrijnë të shesin sasi të lartë të prodhimit të tyre, për shkak të rënies së fluksit të turistëve krahasuar me vjet.

Nevion Telha thotë se prodhimi i qepës është i lartë, përfshirë edhe prodhimin e zonës së Lushnjës.

Telha pohon se këtë vit ka edhe shtim të importeve të qepës në vend. Ndërsa kërkesa është më e ulët se vjet e ndikuar nga largimet në emigracion dhe turizmi.

Ai thotë se nëse magazinohet, çmimi i qepës në periudhën e dimrit rritet ndjeshëm, por magazinimi nuk është i leverdishëm për fermerët, pasi me tepër magazinojnë pataten.

Sipas të dhënave të INSTAT në rang vendi për vitin 2023 u prodhuan 117,1 mijë ton qepë të thatë. Në raport me 2022 prodhimi u rrit rreth 8%.

Nisur nga ecuria pozitive e kërkesës së vitit të kaluar shumë fermerë prej fillimit të muajit mars në fshatrat, si: Pojan, Pirg, Zvirinë, Moglicë, Mollas etj.

Sipas agronomit Nevion Telha, fermerët shtuan të mbjellat me bimët prashitëse rreth 30% krahasuar me vjet.

Telha pohoi më herët se shtimi i të mbjellave u ndikua nga rritja e kërkesës sipas tij kryesisht në tregun vendas, por edhe për eksport.

Ai tha se në muajin mars, çmimi i qepës së thatë ishte 80 lekë për kg, i leverdishëm për fermerin.

Fermerët presin të njëjtën ecuri edhe me daljen e prodhimit të patates. Vjet në vend u prodhuan sipas të dhënave të INSTAT rreth 274,1 mijë ton patate. Krahasuar me 2022 prodhimi u rrit 4,3%.

Ndërsa shitja e grurit ka hyrë në vitin e dytë të krizës. Sivjet çmimi i kërkuar i shitjes varion nga 21 deri 23 lekë për kg nga 28 lekë për kg që u kërkua vitin e kaluar nga 21 deri në 33% më pak se vjet.

Fermerët ngrenë shqetësimin se edhe grurin e sivjetshëm e kanë stok. “Kam 3 mijë kv grurë të pashitur. Çmimi i kërkuar është komplet nën kosto prodhimi. Nuk parashikoj të mbjell më grurë ”.

Agronomi Nevion Telha, tha se rritja e stokut të grurit është ndikuar nga mungesa e kërkesës së fabrikave të blojës, pasi nga importi çmimi arrin 23 lek për kg. Në këtë situatë sipas tij gruri i destinuar për prodhim buke, do të shitet si ushqim për kafshët.

Për shkak të ndërprerjes së furnizimit të zinxhirit ushqimor nga lufta Rusi-Ukrainë dhe për të nxitur pavarësinë ushqimore të vendit për prodhimin e grurit, më korrik të 2022 për herë të parë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) miratoi masën e posaçme për subvencione direkte në vlerën e 30,000 lekëve në mbështetje të fermerëve që prodhojnë mbi 1 ha grurë.

Nga fermerët subvencionet u përfituan më maj të 2023. Financimi shtoi rreth 40% të mbjellat, por fermerët e shitën grurin nën kosto, pasi çmimi u përgjysmua krahasuar me 2022.

Për këtë vit kultura e grurit nuk u përfshi në skemën kombëtare për dhënien e subvencioneve direkte. Ndërsa do të vijojë të mbështetet nga dhënia e naftës pa akcizë. Sivjet nafta do të përfitohet nga fermerët në formën e pagesave.

Për grupin e dytë të të mbjellave, si: grurë, tërshërë, thekër, elb, foragjere njëvjeçare, industriale – patate, duhan, panxhar, pambuk vlera që do të përfitohet është 12,784 lekë/ha.

Sipas të dhënave të INSTAT, sasia e grurit të prodhuar për vitin 2023 ishte në nivele të njëjta me 2022. /MONITOR

The post Qepët e Korçës po shiten nën kosto, mbetet stok edhe gruri appeared first on Albeu.com.

Me kosto të ulët, Apple do të lançojë si asnjëherë iPhone e ri në Mars
Apple mund të lançojë produkte të reja që më 8 mars, sipas një raporti nga Bloomberg.

Raporti thotë se Apple po përgatitet të prezantojë një iPhone dhe iPad të ri 5G me kosto të ulët dhe potencialisht një Mac të ri.

Lançimi do të ishte i pari i Apple që nga tetori 2021, kur prezantoi laptopët e rinj MacBook Pro.

Apple aktualisht ofron një iPhone me kosto të ulët të quajtur iPhone SE, i cili u prezantua në pranverën e vitit 2020 dhe shitet me pakicë për 399 dollarë.

Modeli i përditësuar mund të ketë të njëjtin dizajn, por një procesor më të shpejtë dhe mbështetje 5G, sipas raportit.

iPad i ri pritet të jetë një version i përditësuar i iPad Air, sipas raportit. Kjo pajisje u përditësua për herë të fundit në tetor 2020 dhe aktualisht shitet me pakicë për 599 dollarë.

The post Me kosto të ulët, Apple do të lançojë si asnjëherë iPhone e ri në Mars appeared first on Albeu.com.