nen hetim Archives - Albeu.com

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën
Biznesmeni Pandeli Carapuli, zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. Sipërmarrësi paraqit sot në SPAK i shoqëruar nga avokati Ulian Barjami.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Pandeli Carapuli është biznesmeni i lidhur me ish-zv/kryeministren Belinda Balluku.

Kjo e fundit ka përfituar një vile luksoze nga Pandeli Carapuli që sipas SPAK duket se është dhënë në këmbim të një tenderi të përfituar nga Balluku në kohën kur kjo e fundit drejtonte AlbControll.

Vila dyshohet se është përfituar nga Belinda Balluku nga kompania “Eurocol”, pasi kësaj të fundit i është dhënë një tender nga Albcontrol, kur ky institucion drejtohej nga ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kujtojmë që një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka bërë të ditur se i ka komunikuar akuzat për pastrim parash, ish-lojtarit të Kombëtares, Igli Tare.

Ky i fundit sipas SPAK fshehu ne emrin e tij vilën luksoze të Belinda Ballukut në zonën e plazhit të Dhërmiut. Pronari i vilave në kompleksin White Rock në Dhërmi, është Pandeli Carapuli.

“Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.

Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385/1 prot., datë 27.3.2015, të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 7, datë 7.3.2014, “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë”.

Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin Igli Tare dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen Joana Bushi.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit Igli Tare dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit Pandeli Carapuli.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, Igli Tare dhe Joana Bushi, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024″, thekson SPAK.

NJOFTIMI I PLOTE I SPAK

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Belinda Balluku, e cila aktualisht është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”*, në bashkëpunim dhe pas kryerjes së veprimeve të mëtejshme hetimore dyshohet gjithashtu për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Në vijim të hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të shtetases Belinda Balluku, që ndodhet në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë.

Sipas rezultateve të deritanishme të hetimit, ekzistojnë dyshime se pasuria e sekuestruar lidhet me përfitimin e parregullt, të kërkuar dhe marrë nga shtetasja Belinda Balluku, në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik, përmes një procedure prokurimi publik të zhvilluar nga Albcontrol sh.a. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e veprimeve juridike të dyshuara si fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë.

Pasuria e vendosur nën “sekuestro preventive” përbëhet nga një “Vilë individuale dy katëshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m2. Vila F6, brenda kësaj parcele, ka një sipërfaqe prej 103m2 (kati përdhe 54 m2 dhe kati i parë mbi përdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verandën 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës. [Referuar kontratës së porosisë me nr.1059 rep, nr.650 kol, datë 05.12.2018]

Nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ndjekja e hetimeve me metoda speciale, grumbullimi i provave dixhitale dhe provave të tjera të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, rezultojnë të dhëna për fakte penale të reja në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, shkronja “b” e Kodit Penal, në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287, paragrafi 2, të Kodit Penal.

Nga aktet e administruara kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundërligjshme të shtetases Belinda Balluku në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit 88,651,633 (tetëdhjetë e tetë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre) lekë, si dhe “Shtesë kontrate për ‘Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve’”, me vlerë 14,161,814 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë pa TVSH.

Në lidhje me procedurën e sipërcituar, rezulton se shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së autoritetit kontraktor “Albcontrol” sh.a, me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të “Albcontrol” sh.a, në bashkëpunim me shtetasin Evis Berberi, me detyrën e Shefit të Sektorit të Prokurimeve, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit S.P., E.N. dhe A.M., kanë kryer veprime të kundërligjshme në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” (i ndryshuar).

Këto veprime lidhen me fazën e përgatitjes së projektit dhe zhvillimit të procedurës, në përcaktimin e kritereve dhe miratimin e dokumenteve të tenderit, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të procedurës së prokurimit, operatorin ekonomik “Eurocol” sh.p.k.

Favorizimi i shoqërisë fituese ka vazhduar edhe në momentin e lidhjes së kontratës, duke i ofruar parapagim të menjëhershëm në vlerën 50% të kontratës, si dhe gjatë zbatimit të kontratës dhe shtesës së saj.

Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.

Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385/1 prot., datë 27.3.2015, të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 7, datë 7.3.2014, “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë”.

Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin Igli Tare dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen Joana Bushi.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit Igli Tare dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit Pandeli Carapuli.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, Igli Tare dhe Joana Bushi, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si edhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse penale.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shënim * Shtetasja Belinda Balluku akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 e 25 të Kodit Penal, në procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë);

Shtetasja Belinda Balluku është e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 e 25 të Kodit Penal, në shtatë raste të procedurave të prokurimit të ndërtimit të Unazës së Jashtme të Tiranës;

The post Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën appeared first on Albeu.com.

Vjosa Osmani nën lupën e Antikorrupsionit? Kupina: Presidentja mirëpret çfarëdo verifikimi, jo fushata njollosjesh
Pas raportimeve se Agjencia Kundër Korrupsionit, ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga Presidenca kanë bërë të ditur se nuk kanë informacione të tilla.

Megjithatë, siç tha Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit, e mirëpresin çfarëdo verifikimi.

“Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhi”, tha Kupina per rtv21.

Pas raportimeve se Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga Presidenca për rtv21.tv kanë bërë të ditur se nuk kanë informacione të tilla./Gazeta Express

The post Vjosa Osmani nën lupën e Antikorrupsionit? Kupina: Presidentja mirëpret çfarëdo verifikimi, jo fushata njollosjesh appeared first on Albeu.com.

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK
Këtë të enjte, ish- drejtori i Përgjithshëm Burgjeve Agim Ismaili, u paraqit në ambientet e SPAK. Prokuroria e Posaçme, ka marrë zyrtarisht nën hetim ish-drejtorin e Burgjeve Agim Ismailin për tentativën e hakerimit të SPAK.

SPAK mori informacion në datën 12 mars 2025, se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.

Sipas tyre, falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbeti i pacënuar.

The post Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK appeared first on Albeu.com.

Balluku nën hetim nga SPAK, Berisha: Dënoj ndërhyrjen e Ramës, ka kërcënuar prokurorin e dosjes, ai nuk e pranon, por është i regjistruar
Këtë të enjte, në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi sipas tij kërcënimin që Edi Rama i ka bërë prokurorit të dosjes së Belinda Ballukut, e cila është nën hetim nga SPAK për disa dosje penale.

Berisha u shpreh me garanci “se prokurori është kërcënuar”.

Gjithashtu, ai deklaroi se Rama nuk e pranon këtë, por theksoi se “është i regjistruar”.

Berisha: Dënoj ndërhyrjen brutale të Edi Ramës pranë prokurorit që ka dosjen e Lubi Ballukut, telefonatën kërcënuese që i ka bërë atij dhe cdo kërcënimi tjetër që i është bërë një prokurori që i gjetur para dëshmitarëve dhe fakteve të pakundërshtueshme ka marrë vendimin e duhur.

Pyetje: Keni prova është është kërcënuar prokurori?

Berisha: Ju them me garanci që është kërcënuar, Rama nuk e pranon dot, por është i regjistruar.

Altin Dumani është pak a shumë ai që i ka thënë, po e perifrazoj “mendo për kokën tëndë”, por kërcënimi i Ramës është më i rëndë.

The post Balluku nën hetim nga SPAK, Berisha: Dënoj ndërhyrjen e Ramës, ka kërcënuar prokurorin e dosjes, ai nuk e pranon, por është i regjistruar appeared first on Albeu.com.

Ministrja e Infrastrukturës nën hetim nga SPAK/ S’të mjaftoi as kolltuku, kënga për Belinda Ballukun bëhet virale në rrjetet sociale (VIDEO)
Numri dy i qeverisë, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë nën hetim nga SPAK.

Ajo është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar nga avokati, ku me shumë mundësi do t’i komunikohen akuzat nga prokurorët.

Për këtë lajm që duhet që ka ngjallur mjaft reagime ne rrjetet sociale, nuk kanë munguar dhe këngët të dedikuara për këtë ngjarje të bujshme.

Në YouTube kanali TV Albania, ka publikuar këngën për Belinda Ballukun, e cila është bërë virale në rrjetet e ndryshme sociale.

“O Belinda s’të mjaftoi as kolltuku, me gjakun e fëmijëve tanë shpejt të ndryshoi look-u.

Ngrihu o popull se ka nevojë Shqipëria, u braktis sot, na iku rinia”, thuhet mes vargjeve dedikuar ministres Balluku.

Nje ditë më parë kryeministri Edi Rama, është shprehur për thirrjen e Ballukut në SPAK, teksa ka thënë se ai nuk komenton “ne kemi punën tonë, drejtësia punen e vet”./ Panorama

The post Ministrja e Infrastrukturës nën hetim nga SPAK/ S’të mjaftoi as kolltuku, kënga për Belinda Ballukun bëhet virale në rrjetet sociale (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi reagon pasi SPAK mori nën hetim Belinda Ballukun: Motra që pret t’i bashkohet vëllait, Veliaj po tërheq këmbën zvarrë
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar pasi SPAK mori nën hetim zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Këlliçi shkruan se Balluku do të ketë fatin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej 10 shkurtit.

“Ky zhvillim vërteton atë që Partia Demokratike ka thënë që në krye të herës: Rilindja është një organizatë e strukturuar kriminale, me kryetar Edi Ramën dhe me qëllimin final zhvatjen e xhepave të shqiptarëve”, shkruan Këlliçi.

Postimi:

“Motra që pret t’i bashkohet vëllait!

Veliaj duket se ka tërhequr këmbën zvarrë, pasi “kolegët” e tij duket se kanë marrë nën hetim edhe “motrën” e tij, Belinda Ballukun.

Ky zhvillim vërteton atë që Partia Demokratike ka thënë që në krye të herës:

Rilindja është një organizatë e strukturuar kriminale, me kryetar Edi Ramën dhe me qëllimin final zhvatjen e xhepave të shqiptarëve”.

The post Belind Këlliçi reagon pasi SPAK mori nën hetim Belinda Ballukun: Motra që pret t’i bashkohet vëllait, Veliaj po tërheq këmbën zvarrë appeared first on Albeu.com.

Emri i Belinda Ballukut u regjistrua si person nen hetim nga SPAK, reagon Prokuroria e Posaçme
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, reagoi në lidhje me lajmin se emri i Belinda Ballukut është regjistruar si person nën hetim. Për News24, SPAK tha se “Prokuroria e Posaçme nuk ka asgjë për të ndarë me median”.

Prokuroria e Posaçme, regjistron emrin e zëvendës Kryeministres Belinda Balluku, si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera.

Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi.

Burime të besuara bëjnë me dije se fletëthirrja i është dorëzuar zonjës Balluku, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në fletëthirrje zonjës Balluku i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale. Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë.

SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 mln euro.

Nuk dihet nëse zonja Balluku do t’i përgjigjet fletëthirrjes së SPAK dhe në këtë pozitë të re përballë drejtësisë do të vijojë apo jo të qëndrojë në postet qeveritare apo do zgjedhë të largohet me dorëheqje e ta zhvillojë betejën e saj pa mburojën e Partisë Socialiste.

Belinda Balluku e ushtron detyrën e Zv.Kryeministres që prej korrikut 2022. Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Balluku ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate./Panorama

The post Emri i Belinda Ballukut u regjistrua si person nen hetim nga SPAK, reagon Prokuroria e Posaçme appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun
Prokuroria e Posaçme, regjistron emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si person nën hetim për akuzën e shkeljes se barazisë në tendera.

Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Priençi.

Burime të besuara bëjnë me dije se fletëthirrja i është dorëzuar zonjës Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në fletëthirrje, Ballukut i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme, duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, ç`ka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale.

Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës, pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë.

SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje, lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 mln euro.

Nuk dihet nëse zonja Balluku do t’i përgjigjet fletëthirrjes së SPAK dhe në këtë pozitë të re përballë drejtësisë, do të vijojë apo jo të qëndrojë në postet qeveritare apo do zgjedhë të largohet me dorëheqje e ta zhvillojë betejën e saj pa mburojën e Partisë Socialiste.

Belinda Balluku, e ushtron detyrën e zv/kryeministres që prej korrikut 2022.

Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Balluku ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate./BalkanWeb

The post Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun appeared first on Albeu.com.

Tërhoqi para nga llogaria bankare e një të burgosuri, nën hetim ish-kreu i Dhomës së Avokatisë
Policia ka referuar materiale në Prokurori për ish-kreun e Dhomës së Avokatisë, Arben Lena, pasi akuzohet se ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një të burgosuri në Shënkoll.

Sipas uniformave blu, avokati 56-vjeçar, i cili është nën ‘arrest me burg’, ka përdorur prokuroren që ia ka marrë 70-vjeçari.

Tërheqja e parave nga llogaria bankare e të burgosurit, raportohet se ka ndodhur gjatë periudhës 2020-2022, ndërsa aviokati ka shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari (aktualisht në IEVP Shënkoll), duke përdorur prokurorën që ia ka marrë duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij”, njoftimi i policisë.

Dënimi me burg për Arben Lenën

GJKKO ka dënuar me një vendim të datës 27 Korrik 2024, ish-kreun e Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena dhe 5 persona të tjerë, ndërsa njëri u shpall i pafajshëm.

Ata akuzohen se kanë tentuar të korruptonin gjyqtarët e Apelit për të liruar një të burgosur.

Konkretisht, janë shpallur fajtorë Arben Lena, Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Dajana Kodra (Ninga), Blerand Kozici dhe Artiana Kozici. Ndërsa Dritan Tabaku u shpall i pafajshëm.

Arben Lena, u dënua me dy vite burgim per vepren penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” si dhe iu hoq e drejta per te ushtruar profesionin per nje periudhe 3 vjecare.

Nikolla Hafësllari dhe Nikolla Jesku, u dënuan me nga nje vit burgim, Dajan Koda u dënua me dy vite e 8 muaj shërbim prove, si dhe heqja e të drejtës për të ushtruar profesionin per nje muaj.

Blerand Kozici u dënua me 1 vit e katër muaj burgim. Me shërbim prove për 1 vit e 4 muaj u denua edhe Artiana Kozici.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 10.05.2024, Nr. 79 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Arben Lena, Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Dajana Kodra (Ninga), Blerand Kozici, Dritan Tabaku, Artiana Kozici.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, mbështetur në nenet 39, 59, 245/1 parag. 2 dhe 4 dhe 300 të K.Penal, nenet 190, 403 – 406, 393 dhe 485 të K.Pr.Penale, me vendimin

Nr. 41, datë 27.06.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Lena, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Arben Lena me 2 (dy) vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arben Lena do të fillojë nga dita që ndaj tijështë zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 27.01.2024 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin për të pandehurin Arben Lena për një periudhë kohore prej 3 (tre) vjetësh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolla Hafësllari, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Nikolla Hafësllari me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Nikolla Hafësllari do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 26.12.2023 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolla Jesku, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Nikolla Jesku me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Nikolla Jesku do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 25.12.2023 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtore të të pandehurës Dajana Kodra (Ninga), për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Dajana Kodra (Ninga) me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Dajana Kodra Ninga ne provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite dhe 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehures Dajana Kodra (Ninga) me vendimin nr. 201 dt. 16.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin për të pandehurën Dajana Kodra (Ninga) për një periudhë kohore prej 1 (një) muaji.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dritan Tabaku, për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i K.Penal, kjo pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “a” të K.Pr.Penale, fakti nuk ekziston.

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “a” dhe nenit 389 të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehurit Dritan Tabaku me vendimin nr. 137 dt. 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerand Kozici, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Blerand Kozici me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Blerand Kozici do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 25.12.2023 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtore të të pandehurës Artiana Kozici, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Artiana Kozici me 8 (tetë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurën Artiana Kozici ne provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit dhe 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehures Artiana Kozici me vendimin nr. 137 dt. 25.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal, gjykata në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale disponon që ato ti kthehen të pandehurve që i takojnë

Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit të cilat në bazë të nenit 485/1 të K.Pr.Penale janë parapaguar nga shteti, si dhe shpenzimet gjyqësore t’iu ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare, në bazë të neneve 393/1 dhe 406/4 të K.Pr.Penale.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Tiranë, më datë 27.06.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

The post Tërhoqi para nga llogaria bankare e një të burgosuri, nën hetim ish-kreu i Dhomës së Avokatisë appeared first on Albeu.com.

Nën hetim për dosjen Veliaj, Rama: Klotilda Bushka e mësoi nga TV se ishte person i dyshuar
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka komentuar marrjen në hetim të deputetes Klotida Bushka, në dosjen e arrestimit të Erion Veliajt.

Edi Rama: Ky është një takim jashtë radhe i Grupit me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, gjë që e kemi pranuar për faktin se të gjithë jemi të befasuar që kryetarja e Komisionit figuron në atë aktakuzë për kryetarin e Bashkisë dhe bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, që kryetarja e Komisionit të Ligjeve e ka marrë vesh për përfshirjen e saj në këtë aktakuzë si person i dyshuar nga televizori, as nuk është thirrur, as nuk është pyetur dhe as nuk është dëgjuar.

The post Nën hetim për dosjen Veliaj, Rama: Klotilda Bushka e mësoi nga TV se ishte person i dyshuar appeared first on Albeu.com.