nen e viktimes Archives - Albeu.com

Vrasja e Santiago Malkos, lot dhe ulërima në GJKKO, nëna e viktimës shpërthen ndaj të dënuarit: Maskara, më vrave djalin
Seanca në gjykatën e posaçme GJKKO për vrasjen e ish-policit Santiago Malko kundrejt të dyshuarve Ilir Selmani dhe Elvis Gaci ka sjellë debate të forta dhe lot nga familjarët e viktimës. Në këtë seanca ka u përfshirë dhe i dënuari me 25 vite për këtë ngjarje Blendi Teta, i cili ishte i pranishëm në sallë.

Prania e të akuzuarve për vrasjen e të riut, ka sjellë reagime të forta dhe të qara tek familjarët e viktimës.

Mamaja dhe motra e Santiago Malkos kanë shpërthyer në ulërima kundrejt të dënuarit. Bukurije Malko, iu drejtua Blendi Tetës me fjalët “maskara më vrave djalin”. Ka qenë ndërhyrja e gjyqtares Atalanta Zeqiri për të qetësuar palët për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes.

Së fundmi është zbardhur edhe një pjesë nga dëshmia e të dënuarit Blendi Teta, i cili u qëndroi të njëjtave deklarime të mëparshme.

“Nuk dëshiroj që të jap deklarime, u qëndroj atyre thënieve që kam dhënë në 19.7.2021 kur kam folur para gjykatës në procesin tim. Nuk dua që deklarimet të lexohen pa praninë e avokatit tim, sepse nuk duhet të merren për bazë ato deklarime të dhëna në drejtorinë e policisë Tiranë, sepse i kanë bërë siç u deshi qejfi. Po ashtu kam një kërkesë të merret në mbrojte gruaja ime dhe fëmijët e mi sepse janë kërcënuar vazhdimisht dhe po kërcënohen nga zonja dhe banda mbrapa saj” tha ai.

Kjo fjali e thënë nga Blendi Teta ka bërë që motra e Santiago Malkos të shpërthente në lot duke i kërkuar llogari se fëmijët e vëllait të saj të vdekur se ku ishin, ajo u ngrit në këmbë duke bërtit dhe fyer Tetën çka bëri që policia e burgjeve ta nxirrte me forcë nga salla e gjyqit në mënyrë që të vijonte seanca normalisht. Prokuroria kërkoi që të lexohen deklarimet e dhëna në fazën paraprake por kërkesa u kundërshtua nga mbrojta e Ilir Selmanit.

Trupa gjykuese u tërhoq për vendim në dhomë këshillimi dhe vendosi të pranonte Kërkesën e Blendit Tetës për tu larguar nga salla e gjyqit dhe të rrëzonte kërkesën e prokurorit për të lexuar thëniet e Blendi Tetës. Ilir Selamani nuk ishte i pranishëm në seancë ndërkohë që prokuroria kërkon në seancën e radhës që të merren deklarimet e tij në lidhje me këtë ngjarje.

The post Vrasja e Santiago Malkos, lot dhe ulërima në GJKKO, nëna e viktimës shpërthen ndaj të dënuarit: Maskara, më vrave djalin appeared first on Albeu.com.