negociatat shqiperi Archives - Albeu.com

Për herë të parë asnjë “JO” Shqipërisë! Soreca: Nesër BE vendos për negociatat
Dita e nesërme është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi nëse mbahet mbledhja e Këshillit të Bashkimit Europian për negociatat.

Luigi Soreca në intervistën e tij për Euronews Albania, shprehet se ndarja e rrugëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së nuk duket të jetë një opsion, të paktën i afërt.

“Të dyja vendet i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli marsin e vitit të shkuar. Ka një qëllim të qartë të vendeve anëtare; të çojnë bashkërisht përpara të dyja vendet, sepse dimensioni rajonal i zgjerimit është shumë i rëndësishëm.

Disa vende anëtare po diskutojnë ende për Maqedoninë e Veriut. Mund t’iu duhet pak më shumë kohë. Besoj se qëllimi është që për momentin vendet të mbahen bashkë.

Por zgjerimi është i bazuar dhe në merita. Është e rëndësishme të mos zhgënjehen ata që kanë punuar, që BE të vendosë t’u japë atë që meritojnë”, u shpreh ambasadori Soreca për Euroneës Albania.

Arritja, sipas ambasadorit, është e madhe për aq kohë sa për herë të parë të gjitha vendet, përfshirë dhe ato skeptike kanë njoftuar mbështetjen për tryezën e negocimit.

“Theksoj se nesër është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse të gjitha vendet anëtarë e kanë shprehur qartë mbështetjen për Shqipërinë. Kjo është hera e para që ndodh. Holanda, Spanja, Danimarka, Franca, Gjermania, të gjitha vendet thonë se Shqipëria ka përmbushur atë që i është kërkuar”, tha ambasadori Soreca.

Teksa përgëzoi Shqipërinë për kryerjen e ‘detyrave të shtëpisë’, z. Soreca tha se e rëndësishme është që të mos humbet kohë, ndërsa nënvijëzoi se samiti i tetorit nën Presidencën sllovene është shumë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Është e rëndësishme të përgëzojmë sistemin shqiptar si një i plotë për kryerjen e detyrave të shtëpisë. Për tryezën e parë të negocimit puna duhet të vazhdojë, për të dytën, të tretën dhe kështu me radhë.

Në fund, nëse nesër nuk ka ndarje, është e rëndësishme mos të humbim kohë.

Të sigurohemi se këtë vit është viti i Ballkanit Perëndimor. Nën Presidencën sllovene do të ketë në fillim të tetorit një samit shumë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të shkohet në këtë samit me lajme të mira”, tha z. Soreca.

The post Për herë të parë asnjë “JO” Shqipërisë! Soreca: Nesër BE vendos për negociatat appeared first on Albeu.com.