negociatat me maqedonine Archives - Albeu.com

Bujar Osmani: Nëse ka vullnet politik, në janar zgjidhet mosmarrëveshja me Sofjen
Maqedonia e Veriut pret që në janar të vitit 2022 të ketë marrëveshje me Bullgarinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe heqjen e vetos për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në rast se do të ketë vullnet politik nga Qeveria e re bullgare, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Osmani i bëri këto deklarata teksa komentoi pritjet e zyrtarëve bullgarë për bisedime në gjashtë muajt e ardhshëm për çështjet që lidhen me ekonominë, infrastrukturën, arsimin, shëndetësisë, e sfera tjera, përskaj atyre për historinë. Osmani tha se në rast se ka vullnet politik, marrëveshja mund të arrihet qysh në janar, për të ruajtur jo vetëm besueshmërinë e BE-së, por edhe dinamikën e zhvillimit rajonal.

“Duke pasur parasysh rrjedhën e bisedimeve, afat prej gjashtë muajve është shumë i gjatë për të kapërcyer dallimet dhe shumë i gjatë për fillimin e negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë Veriut, sepse besueshmëria e bllokut evropian nuk mund të zgjasë edhe gjashtë muaj, por dinamika rajonale vështirë se mund të mbahet me gjashtë muaj shtesë të paparashikueshëm. Nëse ka vullnet politik, janari mund të jetë mundësia e radhës për t’i kapërcyer dallimet”, deklaroi Osmani pas takimit me ministrinë e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Shkupi dhe Sofja në kërkim të një shansi të ri për marrëveshje

Szijjarto tha nga Shkupi se “Hungaria e vlerëson si të pandershëm qëndrimin e Bashkimit Evropian për të mos caktuar datën për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

“Vendimi është konfuz dhe frustrues andaj edhe i bëjmë thirrje BE-së që menjëherë t’i nisë bisedimet e anëtarësimit me dy vendet”, tha Szijjarto.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se Shkupi nuk pret që korniza negociuese të miratohet pa datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

“Qëndrimi ynë është i qartë se nuk do të pranojmë më asnjë hap që do të thotë pasiguri për vazhdimin e procesit të integrimit evropian”, deklaroi Osmani.

Ndërkohë, presidenti bullgar, Rumen Radev tha të hënën se do të vazhdoj të punojë për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe mirëqenien e të gjithë bullgarëve, ndërsa paralajmëroi se në janar do të ketë mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Ky organ duhet të ketë qëndrim lidhur me negociatat me Maqedoninë e Veriut. Është shumë me rëndësi ta dimë se mbrojtja e të drejtave të bullgarëve maqedonas, krijimi i kushteve për përfshirjen e tyre të plotë në jetën shoqërore, politike, kulturore dhe ekonomike të vendit, janë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, sikur që është edhe ndalimi i gjuhës së urrejtjes”, tha Radev.

Sipas tij, “të gjitha këto janë parakushte për një lidhje më të madhe midis vendeve tona – si në aspektin kulturor, infrastrukturor ashtu edhe ekonomik”. Maqedonia e Veriut, në samitin e BE-së në nëntor të vitit 2020, nuk e mori datën për shkak të vetos bullgare. Sofja kërkonte nga Maqedonia e Veriut që të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj, por kishte edhe kërkesa tjera lidhur me pakicën bullgare. Por, Qeveria e re bullgare, që drejtohet nga Kiril Petkov, ka dalë me qasje të re, duke insistuar në formimin e grupeve të punës, të cilat do të bisedonin edhe për çështje tjera, përskaj atyre të historisë. /REL/

The post Bujar Osmani: Nëse ka vullnet politik, në janar zgjidhet mosmarrëveshja me Sofjen appeared first on Albeu.com.

Bullgari, fituesi i zgjedhjeve qasje të re ndaj Maqedonisë
Lëvizja “Ne vazhdojmë ndryshimin” janë fituesit e zgjedhjeve të së dieles në Bullgari. Ata paralajmërojnë qasje të re ndaj Maqedonisë së Veriut. Një nga dy liderët e këtij kualicioni, Kirill Petkov, i cili pretendon të jetë kryeminsitri i ri bullgar, paralajmëron politikë më miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Sipas tij duhet të formohen grupe pune mes dy vendeve, në të cilat duhet të përfshihen jo vetëm historian por edhe njerëz nga litura, arsimi dhe biznesi.

“Është koha e fundit të kuptojmë se nuk është normale të fluturojmë nga Vjena për të arritur në Shkup. Nuk është normale të mos kemi linjë hekurudhore, ndërsa afaristët bullgar të shesin në AUstrali e jo në Maqedoni. Duhet të fillojmë të flasim për të gjitha gjerat nga të cilat mund të kemi përfitime si fqinjë të mirë. Duhet ti themelojmë ato grupe të punës, me qëllime të qarta dhe të takohen një herë në muaj. Ne duhe të mbrojmë interesat tona nacionale dhe ata interesat e tyre, me qëllim që të dyja palët të kemi përfitim nga ajo.”, tha Kirill Petkov, lëvizja “Ne vazhdojmë ndryshimin”.

Në bazë të rezultateve asnjëra nga partite nuk do të mund ta formojë e vetme qeverinë, prandaj janë të nevojshme kualicione. Lëvizjes “Ne vazhdojmë ndryshimin”, Bullgarisë Demokratike dhe Ka popull të tillë, do të ju duhet edhe partner i katërt për të formuar qeverinë. Ndërsa presidentin e ri bullgarët do ta zgjedhin në rrethin e dytë më 21 nëntor. Favorit është presidenti aktual Rumen Radev, ndërsa për kundërkanidat e ka Anastas Gerxhikov. Radev mbetet në qëndrimin se Maqedonia e Veriut duhet të bëj më shum për të drejtat e bullgarëve./ Alsat

The post Bullgari, fituesi i zgjedhjeve qasje të re ndaj Maqedonisë appeared first on Albeu.com.