Negociatat me BE, raportuesja për Shqipërinë: Të caktohet datë për Konferencën Ndërqeveritare

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos ka thënë se BE duhet ta mbajë fjalën sa i takon negociatave me Shipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se ka ardhur koha të vendoset një datë për Konferencën Ndërqeveritare.

“Po e diskutoj këtë paketë pa e ditur dokumentit. Unë kam një opinion të qartë për atë që është prezantuar. Sa i përket negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duhet të kalojmë në hapa të mëtejshëm. Ne kemi bërë kërkesat tona, ata kanë punuar, por nuk po jepet rezultati.

Gjithmonë është thënë që në muajt në vijim do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare, por kjo nuk është mbajtur dhe në fakt dua të dëgjoj një datë sepse është me rëndësi që të ketë rezultat”, u shpreh Santos./albeu.com


Shtuar 19.10.2021 16:22