ned price Archives - Albeu.com

Ned Price largohet nga posti i zëdhënësit, merr detyrë tjetër në DASH
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price do të largohet këtë muaj nga ky post pas më shumë se dy vjetësh dhe do të marrë një pozicion të ri pranë Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, tha vetë zoti Blinken të martën.

Zoti Price e bëri betimin më 20 janar 2021, ditën kur Joe Biden u inaugurua si president. Ai e ka mbajtur këtë post në një periudhë kyçe për politikën e jashtme, gjatë agresionit rus ndaj Ukrainës dhe tërheqjes kaotike të diplomatëve dhe personelit tjetër nga Afganistani.

Në një deklaratë, zoti Blinken tha se zoti Price mbajti më shumë se 200 konferenca me gazetarë, duke vepruar si fytyra dhe zëri i politikës së jashtme të SHBA.

“Ai ka ndihmuar qeverinë amerikane të mbrojë dhe nxisë lirinë e shtypit në mbarë globin dhe ka dhënë shembullin e transparencës dhe sinqeritetit për të cilat ne bëjmë thirrje në vendet e tjera. Ndikimi i tij di të ndjehet në Departamentin e Shtetit për shumë kohë pasi ai të lërë detyrën” tha zoti Blinken.

Shaun Tandon, president i Shoqatës së Korrespondentëve të Departamentit të Shtetit, vlerësoi zotin Price për rikthimin e konferencave të përditshme të shtypit dhe përballjen e tij me pyetjet e vështira të gazetarëve, si në rastin e tërheqjes nga Afganistani.

“Falë Nedit, konferenca e përditshme e shtypit duket tani rutinë dhe kështu duhet të jetë. Ajo ofron një mundësi për shtypin nga e gjithë bota që të shtrojë pyetje për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, shpesh në mënyrë kritike,”, tha zoti Tandon në një deklaratë. “Është një tregues i shëndetit të demokracisë amerikane.”/VOA/

The post Ned Price largohet nga posti i zëdhënësit, merr detyrë tjetër në DASH appeared first on Albeu.com.

DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë, Price: Të mos cënohet paqja
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zbutur tensionet.

Price tha se të dyja palët do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë dekada të paqes së fituar me vështirësi në një rajon tashmë të brishtë.

“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell dhe përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë. Si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiq do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë paqen e fituar me dekada të vështira në një rajon tashmë të brishtë”, ka deklaruar Price.

Në një postim në rrjetet sociale në orët e para të së martës, Kurti tha se kishte pranuar kërkesën e SHBA-së për shtyrjen e gjobave me 48 orë.

SHBA, sipas tij, i bashkohet BE-së për t’i bërë thirrje Kosovës që të pezullojë menjëherë çdo masë të planifikuar që do të përshkallëzonte tensionet, përfshirë vendosjen e gjobave të automjeteve.

“Të dyja palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokues, të përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

The post DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë, Price: Të mos cënohet paqja appeared first on Albeu.com.

SHBA kërkon shtyrje të plotë të afatit për targat
Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova një shtyrje të plotë të afatit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, e jo “shtyrje të pjesshme”.

Kështu tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një konference për gazetarë më 31 tetor.

Ai tha se këtë kërkesë ua kanë bërë të qartë autoriteteve në Kosovë, edhe publikisht, edhe privatisht.

“Ne kemi qenë të qartë, publikisht dhe privatisht, se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në kërkon një shtyrje të plotë në zbatimin e këtyre çështjeve. Ne nuk kërkojmë një shtyrje të pjesshme, nuk kërkojmë zbatim në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës për një shtyrje të plotë në zbatimin [e vendimit të targave]. Sërish, këto diskutime po vazhdojnë, diskutimet me palët në rajon, diskutimet me Bashkimin Evropian”, tha Price.

Ai përsëriti qëndrimin se SHBA-ja mendon se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, sipas Marrëveshjes së Brukselit, por ritheksoi se SHBA-ja është “e zhgënjyer” dhe e “shqetësuar që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e partnerëve të saj më të ngushtë sa i përket zbatimit [të vendimit për targat]”.

Qeveria e Kosovës më 28 tetor njoftoi se vendimi për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia – që Prishtina i konsideron ilegale – në targa RKS (Republika e Kosovës) do të zbatohet në tri faza, duke filluar nga 1 nëntori.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kosova të shtyjë afatin për targat edhe për 10 muaj. Edhe BE-ja ka shprehur “zhgënjim” me vendimin e 28 tetorit të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai përsëriti qëndrimin se SHBA-ja mendon se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, sipas Marrëveshjes së Brukselit, por ritheksoi se SHBA-ja është “e zhgënjyer” dhe e “shqetësuar që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e partnerëve të saj më të ngushtë sa i përket zbatimit [të vendimit për targat]”.

Qeveria e Kosovës më 28 tetor njoftoi se vendimi për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia – që Prishtina i konsideron ilegale – në targa RKS (Republika e Kosovës) do të zbatohet në tri faza, duke filluar nga 1 nëntori.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kosova të shtyjë afatin për targat edhe për 10 muaj. Edhe BE-ja ka shprehur “zhgënjim” me vendimin e 28 tetorit të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Faza e tretë përfshin përdorimin e targave provuese dhe pas 21 prillit të vitit 2023, Qeveria ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë makina që qarkullojnë me targat e lëshuara nga Serbia.

Fillimisht, vendimi i ekzekutivit kosovar thoshte se 31 tetori ishte afati i fundit për riregjistrim të veturave me targa serbe në targa RKS – Republika e Kosovës.

Besohet se në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, qarkullojmë afër 10.000 targa të lëshuara nga Serbia, me akronime për qytetet e Kosovës sikurse PZ, PR, KM e të ngjashme.

Vendimi për targa, fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por ishte shtyrë për një muaj, pasi serbët lokalë e kundërshtuan atë dhe ngritën barrikada në veri të Kosovës./REL

The post SHBA kërkon shtyrje të plotë të afatit për targat appeared first on Albeu.com.

Zëdhënësi i DASH: Kurtit i kërkuam privatisht edhe publikisht shtyrje të afatit për targa
Albin Kurtit i kërkuam privatisht edhe publikisht shtyrje të afatit për targa, jo implementim në fazanë një konferencë për media të mbajtur para pak minutash ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Republikës së Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve më të ngushtë ndërkombëtar për çështjen e zgjatjes së afatit për implementimin e vendimit për targat.

Price ka thënë se SHBA bashkë me partnerët tjerë e kanë bërë të qartë se kërkojnë një shtyrje të plotë.

“E kemi bërë të qartë që Kosova duhet ta shtyjë periudhën e implementimit. Jemi të dëshpëruar dhe të shqetësuar që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e partnerëve më të ngushtë ndërkombëtarë për implementimin”, ka thënë Ned Price, raporton Gazeta Express.

Ai tutje teksa është pyetur për vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për ta ndarë në disa faza implementimin e një vendimi të tillë, ka thënë se SHBA-ja ka qenë e qartë edhe publikisht por edhe privatisht dhe se kanë kërkuar shtyrje të plotë.

“Ne kemi qenë të qartë edhe publikisht edhe privatisht që SHBA bashkë me aleatët tjerë kërkojnë shtyrje të plotë të implementimit. Ne s’kërkojmë implementim të pjesëshëm apo implementim në faza. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova një shtyrje të plotë të implementimit”, ka thënë Ned Price duke shtuar se diskutimet po vazhdojnë ende./Express/

The post Zëdhënësi i DASH: Kurtit i kërkuam privatisht edhe publikisht shtyrje të afatit për targa appeared first on Albeu.com.

Sulmi kibernetik, DASH: Jemi krah për krah Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA ka reaguar pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani pak ditë më parë.

Ned Price, në reagim, shprehet se DASH dënon me forcë këtë sulm, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut, ndërsa shton se do të qëndrojnë në krah të Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen.

“Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates sonë në NATO, Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës”, shprehet Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA.

The post Sulmi kibernetik, DASH: Jemi krah për krah Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen appeared first on Albeu.com.

SHBA i kërkon Kinës të mos kufizojë lirinë e gazetarëve në Lojërat Olimpike Dimërore
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës që të mos kufizojë aksesin në dhe qarkullimin e gazetarëve gjatë Olimpiadës Dimërore të vitit të ardhshëm në Pekin.

“Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të Republikës Popullore të Kinës që të mos kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe aksesin e gazetarëve dhe të sigurojnë që ata të mbeten të sigurt dhe të aftë për të publikuar lirisht,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në një konferencë për shtyp.

Kjo kërkesë ka ardhur pasi, klubi i Korrespondentëve të Huaj të Kinës në fillim të javës kishte shprehur shqetësimin për mungesën e transparencës nga organizatorët e Lojërave./albeu.com

The post SHBA i kërkon Kinës të mos kufizojë lirinë e gazetarëve në Lojërat Olimpike Dimërore appeared first on Albeu.com.