në rritje birra nga rënia e prodhimit vendas Archives - Albeu.com

Bie ndjeshëm konsumi i kafesë e karburanteve, në rritje birra nga rënia e prodhimit vendas
Tendenca e importeve të mallrave të konsumit në muajt e parë të vitit po tregon se si çmimet e larta ashtu dhe emigracioni i shtuar i popullsisë, sidomos i të rinjve po e ndikojnë ndjeshëm konsumin e mallrave në vend.

Më pak karburante

Të dhënat e Ministrisë së Financave për mallrat e akcizës për dy muajt e parë të vitit bëjnë të ditur se importet e karburanteve kanë vijuar tendencën ulëse, ndonëse çmimet e naftës kanë zbritur pothuajse në nivelet e para sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, që shkaktoi një stuhi në tregje vitin e kaluar.

Për periudhën janar-shkurt u importuan 82 mijë ton karburante, me një rënie prej 6.5% me bazë vjetore.

Vitin e kaluar, importet e karburanteve u tkurrën me 9%, të ndikuara nga çmimet e larta, që arritën deri në 240-260 lekë/litër në pjesën e parë të 2022-t, dhe diferencën e lartë me rajonin, që bëri që shumë automjete, që vijnë për turizëm gjatë verës, të furnizoheshin në vendet fqinjë.

Aktualisht nafta po tregtohet me 184 lekë, në nivele të njëjta me shkurtin e një viti më parë.

Konsumi i kafesë tkurret ndjeshëm

Uljen më të lartë po e shënojnë importet e kafesë, një tregues i frenimit të konsumit në bare e ristorante.

Ndikim ka si rritja e vazhdueshme e çmimeve, ashtu dhe reduktimi i popullsisë, sidomos të rinjve, që ishin konsumatorë të rregullt në lokale.

Operatorët e tregut e kanë konfirmuar shpesh këtë tendencë.

Sipas Ministrisë së Financave, për dy mujorin, importet e kafesë ishin rreth 1 mijë ton, me një tkurrje prej 28.5% me bazë vjetore.

Birra me rritje të ndjeshme, po zëvendëson prodhimin vendas

Ndryshe nga karburantet dhe kafeja, importet e birrës janë me rritje të ndjeshme, por më shumë se përmirësim të konsumit, kjo tendencë ka ardhur nga zëvendësimi i birrës vendase me atë të importit. Prodhuesit vendas kanë pohuar se kosto e prodhimit të birrës janë rritur nga shtrenjtimi i lëndëve të para dhe rritja e akcizës, çka ka favorizuar importin.

Për dy mujorin, importet e birrës arritën në mbi 5 milionë litra, me zgjerim prej 56% me bazë vjetore, niveli më i lartë i 10 viteve të fundit.

Edhe cigaret në rritje

Në rritje janë dhe importet e cigares, që u zgjeruan me 26% për dy mujorin, në 544 ton. Megjithatë, zgjerimi i lartë lidhet me muajin janar, ndërsa në shkurt blerjet e duhanit nga importuesit ishte pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë.

Në janar, sipas importuesve nuk është se kishte ndonjë ndryshim në konsum, ndërsa doganat pohuan se rritja erdhi si rrjedhojë e luftimit të evazionit.

Të ardhurat nga TVSH ishin në rënie në shkurt

Rënia e konsumit në vend ka prekur edhe të ardhurat që mblidhen nga tatimi mbi vlerën e shtuar, që është një taksë direkte mbi konsumin dhe paguhet në çdo blerje nga konsumatorët.

Në muajin shkurt arkëtimet nga TVSH-ja arritën ne 13.5 miliardë lekë, me rënie prej 6.7% me bazë vjetore. Sipas të dhënave të detajuara, tkurrja ka ardhur si nga tatimet ashtu dhe nga doganat./Monitor

The post Bie ndjeshëm konsumi i kafesë e karburanteve, në rritje birra nga rënia e prodhimit vendas appeared first on Albeu.com.