në prill Archives - Albeu.com

Aksidentet rrugore u rritën me 78% në prill, shkak kryesor sjellja e shoferëve
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në prill, numri i aksidenteve ishte 123, me rritje mbi 78% në raport me prill 2023,

Referuar publikimit si 4-mujor, në total, numri i aksidenteve ishte 500 nga 332 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në muajin prill 2024 numërohen 123 aksidente rrugore, nga të cilët 164 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Gjatë 4-mujorit të parë 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 10,8 për 100 aksidente, nga 17,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Pas një periudhe me ulje aksidentesh, e vënë re kryesisht gjatë vitit të shkuar, duket se tendenca këtë vit është në drejtim të kundërt, ku muaj pas muaji aksidentet rrugore kanë shënuar rritje.

Shkak kryesor për aksidentet sipas të dhënave vlerësohet se është sjellja e shoferëve në timon, ndërkohë që grupmosha më problematike vlerësohet se është ajo mes 25-34-vjeç.

“Aksidentet rrugore, në 84,6% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmosha 25-34-vjeç, duke zënë 29,3% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin prill 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e hënë me 23,5%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur në ditën e shtunë, me 9,8 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 21,1% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej”, thuhet në njoftimin e INSTAT./Monitor

The post Aksidentet rrugore u rritën me 78% në prill, shkak kryesor sjellja e shoferëve appeared first on Albeu.com.