ndryshuan Archives - Albeu.com

Ligjet u forcuan, por gratë vazhdojnë të mos jenë të sigurta
<html><head></head><body>

Një 25-vjeçare shtatzënë u vra më 24 gusht në Malishevë. Për kryerjen e krimit dyshohet bashkëshorti i saj.

Rasti rikthen në vëmendje pyetjen nëse ndryshimet ligjore dhe masat e ndërmarra vitet e fundit kanë sjellë siguri më të madhe për gratë në Kosovë.

Afro katër vjet më herët, një tjetër grua shtatzënë u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Edhe në atë rast, dyshimet ranë mbi bashkëshortin e viktimës.

Vrasja e një 35-vjeçareje në nëntor të vitit 2022 shkaktoi protesta dhe shtoi trysninë ndaj institucioneve, të cilave iu kërkua të ndryshonin mënyrën e parandalimit dhe trajtimit të dhunës ndaj grave.

Pas kësaj, u miratuan ndryshime ligjore, u vendosën afate më të shkurtra për hetimin dhe gjykimin e rasteve të dhunës në familje, ndërsa 600 mijë euro u ndanë për krijimin e një sistemi elektronik që do të monitoronte personat ndaj të cilëve gjykatat vendosin masa mbrojtëse.

Megjithatë, vrasja e 24 gushtit tregon se mbetet e hapur çështja se sa ndikim kanë pasur realisht këto masa në mbrojtjen e grave.

Të dhënat e Policisë së Kosovës, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se gjatë katër vjetëve të fundit janë vrarë 11 gra. Tri prej këtyre rasteve kanë ndodhur deri më tash këtë vit.

Në pjesën më të madhe të rasteve, të dyshuarit apo autorët kanë qenë bashkëshortët e viktimave, ndërsa pas tyre renditen baballarët dhe djemtë.

Sipas organizatave që mbrojnë të drejtat e grave, sfida nuk lidhet më vetëm me ekzistencën e ligjeve. Problemi qëndron edhe te zbatimi i tyre: monitorimi i rasteve të raportuara, respektimi i urdhrave mbrojtës, shpejtësia e reagimit institucional dhe pasojat kur institucionet dështojnë.

Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se rastet e raportuara të dhunës në familje nuk po mbikëqyren në nivelin e nevojshëm.

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, vlerëson se vrasjet e grave duhet të shpallen urgjencë kombëtare.

Problemet e vazhdueshme pranohen edhe në vlerësimin e fundit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, ku, krahas përparimit, evidentohen mangësi në funksionimin e sistemit.

Raporti i publikuar në vitin 2026 përmend mospërputhje të të dhënave ndërmjet institucioneve, dallime në qasjen në shërbime nga një komunë në tjetrën dhe zbatim me ritme të ndryshme të masave nga drejtësia, shërbimet sociale dhe sistemi shëndetësor.

Sistemi elektronik u bë funksional pas 20 muajsh

Një prej mjeteve që synonte të rriste mbrojtjen e grave ishte monitorimi elektronik.

Në prill të vitit 2023, disa muaj pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, Qeveria e Kosovës ndau 600 mijë euro për projektin “Sistemi i monitorimit elektronik”.

Sipas vendimit zyrtar, fondet do të përdoreshin për financimin e projektit gjatë atij viti.

Megjithatë, sistemi nuk u prezantua publikisht deri më 10 dhjetor të vitit 2024, rreth 20 muaj pasi ishin ndarë paratë.

Gjatë prezantimit, kryeministri Albin Kurti deklaroi se hallkat elektronike do t’u vendoseshin në dorë ose në këmbë personave të dyshuar apo të dënuar për dhunë.

Projekti ishte konceptuar edhe si instrument për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Nëse personi i monitoruar do t’i afrohej viktimës në kundërshtim me urdhrin mbrojtës, sistemi duhej ta sinjalizonte policinë në nivel lokal dhe qendror, duke i dhënë mundësi të ndërhynte.

Të dhënat e deritanishme, megjithatë, flasin për një përdorim të kufizuar të këtij mekanizmi.

Një dokument i Ministrisë së Punëve të Brendshme tregon se deri në prill të vitit 2025 gjykatat kishin nxjerrë vetëm tetë aktvendime për monitorim elektronik, të cilat po zbatoheshin nga Policia e Kosovës.

Nuk ka të dhëna se sa prej këtyre vendimeve kishin të bënin me dhunën në familje.

Gjithashtu, nuk dihet numri i personave që ndodhen aktualisht nën mbikëqyrje elektronike.

Në përgjigjen e saj për Radion Evropa e Lirë, Policia e Kosovës tha se monitorimin elektronik të urdhrave mbrojtës e zbaton që nga dhjetori i vitit 2024 dhe se sistemi funksionon në të gjitha drejtoritë rajonale të policisë.

Personat, të cilëve gjykata ua kufizon lëvizjen, pajisen me byzylykë elektronikë. Sipas policisë, sistemi përfshin edhe gjurmues GPS, të cilët vendosen te palët në procedurë.

Policia deklaroi se disponon numër të mjaftueshëm byzylykësh dhe gjurmuesish GPS për monitorimin në kohë reale të rasteve.

Megjithatë, ajo nuk bëri të ditur sa persona po monitorohen dhe as sa prej rasteve kanë lidhje me dhunën në familje.

Rezniqi thotë se mungesa e këtyre statistikave e bën të vështirë të vlerësohet nëse mekanizmi po e arrin qëllimin për të cilin është krijuar.

Sipas saj, edhe vendosja e një pajisjeje elektronike nuk mjafton nëse një alarm nuk pasohet nga reagimi i menjëhershëm i institucioneve.

“Nuk mjafton vetëm byzylyku – në këto raste është e nevojshme të ketë reagim të menjëhershëm të policisë, në mënyrë që të shmanget çdo lloj rreziku për viktimën”, thotë Rezniqi për Radion Evropa e Lirë.

Afatet u shkurtuan, por mbetet problem zbatimi

Monitorimi elektronik nuk ishte reforma e vetme e ndërmarrë pas rasteve tragjike.

Në nëntor të vitit 2023, Kosova ndryshoi Kodin e Procedurës Penale, duke i cilësuar rastet e dhunës në familje dhe dhunimit si çështje që duhet të trajtohen me përparësi.

Ndryshimet parashikuan që hetimet për këto vepra të mbyllen brenda një viti nga nisja e tyre. Kur çështja është e ndërlikuar, afati mund të zgjatet edhe gjashtë muaj.

Për herë të parë u përcaktuan edhe afate të veçanta për gjykimin: 60 ditë në rastet kur çështja shqyrtohet nga një gjyqtar i vetëm dhe 90 ditë kur ajo trajtohet nga një trup gjykues.

Këto periudha janë më të shkurtra se afatet e përgjithshme të mëparshme, me synimin që rastet e dhunës në familje të mos mbeten gjatë në sistemin e drejtësisë.

Por Rezniqi vlerëson se vetëm shkurtimi i afateve nuk e prek thelbin e problemit.

Ajo thotë se rastet e dhunës në familje zakonisht trajtohen brenda një kohe relativisht optimale, ndërsa vështirësia kryesore lidhet me identifikimin dhe menaxhimin e rrezikut, si dhe me zbatimin e mekanizmave që institucionet i kanë tashmë në dispozicion.

Rezniqi thekson se përgjegjësia duhet të shqyrtohet edhe në mënyrën se si sistemi i drejtësisë i dënon autorët e vrasjeve të grave.

“Kemi parë raste kur autorët e vrasjes së grave janë dënuar me burgim të përjetshëm në shkallë të parë. Disa prej këtyre vendimeve janë konfirmuar edhe në instanca më të larta, ndërsa në raste të tjera vendimet janë kthyer në rigjykim ose janë ndryshuar. Prandaj, është e nevojshme të ketë konsistencë në trajtimin e këtyre rasteve”, thotë Rezniqi.

Demolli vë në dukje një tjetër mangësi: shteti nuk ka një mekanizëm që do të analizonte çdo vrasje të një gruaje për të gjetur nëse sistemi kishte dështuar dhe në cilën hallkë kishte ndodhur kjo.

Ajo e konsideron këtë analizë veçanërisht të rëndësishme kur viktima ka raportuar më parë dhunë ose u është drejtuar institucioneve për mbrojtje.

“Shumica e grave të vrara kanë kërkuar më herët ndihmë nga institucionet, prandaj duhet të ketë llogaridhënie kur një grua që ka kërkuar mbrojtje, përfundon e vrarë. Të përcaktohet ku po dështon sistemi: policia, prokuroria, gjykatat, shëndetësia apo institucionet e tjera”, thotë Demolli.

Vrasjet e grave në përmasa globale

Raporti më i fundit i përbashkët i UN Women dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) thotë se rreth 50 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët intimë ose pjesëtarët e familjes gjatë vitit 2024.

Mesatarisht, kjo përkthehet në 137 gra dhe vajza të vrara çdo ditë.

Këto raste përbënin rreth 60 për qind të të gjitha vrasjeve të qëllimshme të grave dhe vajzave gjatë atij viti.

Raporti thekson se dukuria shfaqet në çdo rajon të botës, ndërsa paralajmëron se shifrat reale mund të jenë më të larta, për shkak të mungesës së statistikave të plota në shumë vende.

Vrasja e rëndë në Kosovë dënohet me së paku dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

I dyshuari për vrasjen në Malishevë po merr trajtim në spital për plagët që, sipas raportimeve, dyshohet se ia ka shkaktuar vetes me armë zjarri.

Ngjarja u kritikua dhe u dënua nga përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë dhe ish-zyrtarë shtetërorë.

“Shoqëria jonë nuk mund të jetë e sigurt përderisa gratë nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre”, tha, ndër të tjera, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Por rëndësia e këtij deklarimi do të vlerësohet edhe nga veprimet që do të ndërmerren pasi reagimet publike të përfundojnë.

</body></html>

The post Ligjet u forcuan, por gratë vazhdojnë të mos jenë të sigurta appeared first on Albeu.com.