ndryshon Archives - Albeu.com

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimet e karburanteve
Bordi i Transparencës, ka ndryshuar përsëri çmimet e karburanteve vetëm 24 orë pasi bëri lëvizjet e fundit. Nafta do të shitet në treg me 4 lekë më pak për litër dhe benzina me 2 lekë më pak nga një ditë më parë.

Konkretisht nafta do shitet me 176 lekë për litër nga 180 që ishte dhe benzina me 166 lekë për litër, nga 168 lekë që ishte.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër”, njofton Bordi.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

“Bordi i Transparencës në datë 17Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër.

-Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 13 00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

-Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

-Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

– Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Gazoili për peshkim – çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat Kombëtare”, ne nenin Neni 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pika 6 parashikohet: …“Përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit. Gjithashtu referuar nenit 10, pika 3 germa “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizes i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në VKM. Referuar metodologjise së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 81 lekë”.

The post Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimet e karburanteve appeared first on Albeu.com.

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
Këtë të shtunë, Bordi i Transparencës, ka publikuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e zhvilluar gjatë ditës së sotme, çmimi i shitjes së naftës është përcaktuar jo më shumë se 183 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 170 lekë për litër.

Sipas vendimit, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 14:00 të datës 13 qershor 2026 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimmarrjen e radhës.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në mbledhjen e datës 13 qershor 2026 ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend, të cilat hyjnë në fuqi në orën 14:00 të së njëjtës ditë dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimmarrjen e radhës.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil të standardit SSH EN 590 është përcaktuar jo më shumë se 183 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 171 lekë për litër.

Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është caktuar jo më shumë se 170 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 158 lekë për litër.

Bordi thekson se këto çmime do të jenë të detyrueshme për të gjithë operatorët e tregtimit të karburanteve në vend, duke kërkuar zbatimin e plotë të vendimit nga subjektet e shumicës dhe pakicës.

Në njoftim paralajmërohet gjithashtu se në rast shkeljesh të konstatuara, do të merren masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit të operatorëve që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar të monitorojnë tregun me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme.

Vendimi vjen në kuadër të mekanizmave të rregullimit të tregut të karburanteve dhe transparencës së çmimeve në vend.

The post Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina appeared first on Albeu.com.

Rregulla të reja për “Green Card”/ SHBA ndryshon aplikimet për llotarinë amerikane, kërkohet kthimi në…
Administrata Trump ka vendosur të ndryshojë rregulloren, duke kërkuar tani që individët të cilët pretendojnë rezidencë të përhershme në SHBA, duhet të aplikojnë nga vendet e tyre të origjinës.

Rregulli ekzistues, i cili u lejonte aplikantëve të ndryshonin statusin e tyre dhe të aplikonin për “green card” teksa banonin në SHBA, tani do të lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Kjo mund të çojë në pritje të gjata ose në shkëputje të përhershme nga SHBA për aplikantët që detyrohen të kthehen në vendet e tyre për të aplikuar.

Një politikë e tillë duket se shënjestron individët me viza studentore ose turistike të cilët përpiqen të zgjasin qëndrimin e tyre përmes martesës, punësimit ose ndryshimeve të tjera të statusit. Vitin e kaluar, administrata Trump rriti tarifën e aplikimit për vizën H-1B për profesionistët e kualifikuar në 100,000 dollarë duke e rritur ndjeshëm pengesën për hyrje në SHBA.

Shërbimi i Emigracionit në SHBA njoftoi se shtetasit e huaj që duan të aplikojnë për green card, duhet ta bëjnë këtë përmes ambasadave dhe konsullatave amerikane në vendet e tyre të origjinës. Aplikimet nga brenda SHBA-së do të lejohen vetëm në rrethana të veçanta.

Zëdhënësi i tij, Jack Caller, u shpreh se :“Mbajtësit e vizave jo-emigruese, si studentët, punëtorët e përkohshëm dhe udhëtarët, vizitojnë SHBA-në për qëllime specifike afatshkurtra dhe sistemi ynë është projektuar në mënyrë të tillë që pas vizitës, ata të largohen.

Vizitat e tyre nuk duhet të bëhen hapi i parë drejt rezidencës së përhershme,” theksoi ai. Në SHBA lëshohen më shumë se 1 milion green card çdo vit dhe mbi gjysma aplikohen nga individë që tashmë jetojnë në vend përmes ndryshimit të statusit, sipas një sondazhi.

The post Rregulla të reja për “Green Card”/ SHBA ndryshon aplikimet për llotarinë amerikane, kërkohet kthimi në… appeared first on Albeu.com.

Asambleja e PS/ Kryeministri Rama ndryshon drejtuesit politikë, ja lëvizjet e reja në qarqe
Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama, ka bërë ndryshime në drejtuesit politikë nëpër qarqe. Eduard Shalsi, largohet nga Kuksi dhe do të shkojë në një njësi në Tiranë.

Damian Gjiknuri, po ashtu do të drejtojë një njësi në kryeqytet.

Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, shkojnë te njësia nr 5.

Gjithashtu edhe Elisa Spiropali, e cila u shkarkua si ministre e Jashtme, i është dhënë një tjetër detyrë.

Ajo do të drejtojë një njësi në Tiranë.

The post Asambleja e PS/ Kryeministri Rama ndryshon drejtuesit politikë, ja lëvizjet e reja në qarqe appeared first on Albeu.com.

Ndryshon sërish buxheti, 5.9 mld lekë për bonusin e fundvitit
Qeveria ka miratuar Akti Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2025. Sipas Ministrisë së Financave, pas analizës së performancës 8-mujore të treguesve buxhetorë dhe fiskalë, u vendos që të bëhet një rishikim i buxhetit për të reflektuar zhvillimet e reja dhe për të harmonizuar parametrat financiarë me ecurinë aktuale të ekonomisë.

Në total, 21.8 miliardë lekë janë akomoduar për shpenzime korente dhe kapitale, përmes rishpërndarjes së kursimeve dhe hapësirave të tjera fiskale.

Nga këto, 7.97 miliardë lekë i dedikohen rritjes së investimeve me financim të brendshëm, me fokus në infrastrukturë, dixhitalizim dhe projektet publike me prioritet.

Po ashtu, buxheti parashikon një fond shtesë prej 5.9 miliardë lekësh për bonusin e fundvitit për pensionistët, duke e çuar në 9.7 miliardë lekë fondin total të dedikuar për këtë politikë sociale në vitin 2025.

Nga ana tjetër, të ardhurat e përgjithshme pritet të rriten me 12.1 miliardë lekë, falë tejkalimit të të ardhurave tatimore, doganore dhe të kontributeve shoqërore.

Një ndër elementët kryesorë të këtij akti është ulja e deficitit buxhetor në 61.6 miliardë lekë ose 2.4% të PBB, nga 2.6% e parashikuar në buxhetin fillestar.

Ministria thekson se kjo ulje lidhet me menaxhimin më të mirë të borxhit publik dhe kushtet më të favorshme të financimit.

The post Ndryshon sërish buxheti, 5.9 mld lekë për bonusin e fundvitit appeared first on Albeu.com.

Zbardhet vendimi/ Ndryshon skema e llogaritjes së pensionit, të moshuarit që dalin pas 1 janarit 2025 përfitojnë më shumë
Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të reja, që do të caktohen nga 1 janari 2025 e në vazhdim.

Ky zhvillim, vjen pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 404, datë 16.7.2025, i cili synon të mbrojë vlerën reale të kontributeve të qytetarëve në kushte inflacioni dhe ndryshimesh ekonomike.

Në pikën 1 të vendimit theksohet: “Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023, me indeksin 9.3%, të llogaritur sipas kritereve, të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Kjo rritje e indeksit, ka për qëllim të përmirësojë llogaritjen e pensionit fillestar mujor, duke rritur shumën për të gjithë ata që përfitojnë të drejtën e pensionit nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Vendimi ndikon mbi “bazën e vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2023”, – siç citohet në pikën 2 të tij.

Për të ruajtur një trajtim të drejtë, vendimi përcakton gjithashtu kufijtë maksimalë të bazës së rivlerësuar, duke theksuar në pikën 4 se: “Pas aplikimit të indeksit të vitit 2023, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1.1.2025, nuk mund të jetë më e lartë se: a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për pagat e periudhës, nga viti 1994 deri më 31.12.2001; b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr. 7703, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim”.

Po ashtu, vendimi i ri vjen i shoqëruar me një shtojcë zyrtare, ku përfshihen indekset akumulative të pagave për periudhën 1994–2023, sipas pagave referuese për profesione të ndryshme dhe kontributeve mujore, bazuar në vendimin e mëparshëm nr. 561, datë 12.8.2005.

Këto të dhëna do të jenë bazë për përllogaritje më të sakta dhe të personalizuara për çdo qytetar. Sipas pikës 5 të vendimit, “Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve dhe aplikohen vetëm për pensionet me datë fillimi nga data 1.1.2025 e në vazhdim dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore”.

Ky indeksim nuk prek pensionet aktuale, por vetëm ato që do të caktohen nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Sipas autoriteteve, kjo masë synon të ruajë ekuilibrin e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe të garantojë shpërblim të drejtë për kontributet e qytetarëve, duke përmirësuar trajtimin financiar të brezave që hyjnë në pension. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa efektet e tij do të nisin nga 1 janari 2025.

The post Zbardhet vendimi/ Ndryshon skema e llogaritjes së pensionit, të moshuarit që dalin pas 1 janarit 2025 përfitojnë më shumë appeared first on Albeu.com.

Ndryshon ligji për energjinë elektrike
Rishikohet projektligji për energjinë elektrike. Ministria e energjisë dhe infrastrukturës, ka hedhur për konsultim draftin me të cilin synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të BE-së, shtimin e burimeve të rinovueshme, inovacionin teknologjik dhe ruajtjen e çmimeve të përballueshme për klientët në nevojë.

Kriteret për të përfituar nga statusi i klientit në nevojë, janë zgjeruar për të përfshirë tre elementë të rinj: numrin e familjeve në varfëri energjetike; moshën e klientit; dhe çdo kriter tjetër të miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Në projektligj parashikohet ndër të tjera që klientët në nevojë të përfitojnë furnizim me energji me çmime të rregulluara, bazuar në parime si transparenca, proporcionaliteti dhe verifikueshmëria.

Kjo bën të mundur mbrojtjen e tyre sociale dhe ekonomike nga luhatjet e tregut.

Fokus do të jetë edhe shtimi i burimeve të energjisë së rinovueshme. Ministria e Energjisë dhe infrastrukturës, parashikon që pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë elektrike parashikohet që të jetë të paktën 50 %.

Projektligji i ri për sektorin e energjisë elektrike synon të fuqizojë konsumatorët, duke i përfshirë ata si klientë në prodhimin dhe depozitimin e energjisë.

Konsumatorët fundorë që kualifikohen si të tillë, do të kenë të drejtë të vetëprodhojnë deri në 500 kË pa barriera administrative apo tarifore.

Në draft një tjetër risi është edhe promovimi i pjesëmarrësve të rinj në treg, si komunitetet e energjisë dhe operatorët e depozitimit, si dhe zbatimi i sistemeve të matjes inteligjente.

The post Ndryshon ligji për energjinë elektrike appeared first on Albeu.com.

Garë e fortë mes “të preferuarve” të PS në Tiranë, ndryshon sërish renditja, kush mbetet jashtë?
Gara vijon të jetë ende e fortë në listat e hapura të kandidatëve në radhët e socialistëve në qarkun e Tiranës. Teksa kanë mbetur shumë pak kuti për të numëruar dhe rreth 5000 zarfe nga diaspora, renditja vijon të ndryshojë në një përballje deri në votën e fundit.

Lista e hapur në qarkun e Tiranës që futi 7 deputetë, përveç 12 të sigurtëve kryesohet nga Blendi Gonxhe me mbi 21 mijë vota, i ndjekur nga Erion Braçe me mbi 20 mijë dhe Ervin Hoxha dhe Fatmir Xhafaj.

Tre vendet e fundit për parlamentin e ri, janë ato që kanë dhe përballjen më të fortë, kështu, Ornaldo Rakipi, ka lënë pas Xhemal Qefalinë për një grusht votash deri në këto momente, teksa ky i fundit ka më shumë se Anila Denaj dhe Blerina Gjylameti, të cilat nëse rezultati do të jetë i tillë do të jenë në parlament për shkak të kuotës gjinore.

Në garë është dhe Olta Xhaçka, e cila mund t’i rrëmbejë vendin Gjylametit, nëse e tejkalon me preferencat e votës së kryeqytetasve.

The post Garë e fortë mes “të preferuarve” të PS në Tiranë, ndryshon sërish renditja, kush mbetet jashtë? appeared first on Albeu.com.

Eurovision 2025: Ndryshon mënyra se si shpallen vendet që kualifikohen
Eurovision 2025, do të sjellë ndryshime në njoftimin e vendeve që kualifikohen nga gjysmëfinalet, duke rritur elementin e pezullimit.

Sipas asaj që u zbulua në një dokumentar të SRF, skenari duket se parashikon prezantimin e tre vendeve në të njëjtën kohë, ku vetëm njëri prej tyre shpallet në fund si kalues ​​- një qasje që të kujton shfaqjet e talenteve, siç është X Factor.

Ndryshimi pritet të testohet në provën gjenerale të gjysmëfinales së parë më 12 maj.

Informacioni vjen nga dokumentari i SRF-së “Der Weg zum ESC 2025” (“Rruga drejt Eurovision 2025”), i cili dyshohet se zbulon formatin e ri për shpalljen e kualifikuesve gjysmëfinale.

Siç është raportuar nga ESC Discord, skenari i paraqitur në dokumentar flet për paraqitjen e vendeve në grupe me nga tre, nga të cilat vetëm njëri kualifikohet, duke rritur kështu tensionin.

Mundësia e ndryshimeve në metodën e njoftimit, ishte njoftuar tashmë nga producentët ekzekutivë të Eurovision 2025, Reto Peric dhe Moritz Stadler, të cilët, duke folur në The Euro Trip Podcast, deklaruan se qëllimi është t’i shtohet “më shumë emocion dhe pezullim” përvojës gjysmëfinale.

Eksperimente të ngjashme u kryen edhe në vitin 2023, në konkursin e Liverpulit, gjatë provave, kur të gjithë pjesëmarrësit dolën në skenë së bashku për njoftimin, në stilin X Factor.

The post Eurovision 2025: Ndryshon mënyra se si shpallen vendet që kualifikohen appeared first on Albeu.com.

Vrau babain në bashkëpunim me vëllezërit, ndryshon akuza për Hygerta Metën
Është ndryshuar akuza ndaj Hygerta Meta, e cila akuzohet se në bashkëpunim me vëllain e saj, Hysenin, ka vrarë dhe asgjësuar kufomën e babait të saj, Pëllumb Meta, duke e groposur në kasolle.

Teksa ditën e sotme do të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të tre fëmijëve: Hygerta Meta, Hysen dhe Amarildo Meta, u mësua se organi akuzës bën me dije se për 19-vjeçaren ka ndryshuar akuza nga: fshehja dhe asgjësimi i kufomës, në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, duke rënduar kështu pozitën proceduriale të shtetases Hygerta Meta, duke e dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllain e saj Hysen Meta “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Kujtojmë që Hygerta Meta ka ndryshuar disa herë version, ku disa herë e ka marrë përsipër vrasjen dhe disa herë, duke e përjashtuar veten nga përfshirja në ekzekutimin e babait të saj, por vetëm në fshehjen e asgjësimin e kufomës.

The post Vrau babain në bashkëpunim me vëllezërit, ndryshon akuza për Hygerta Metën appeared first on Albeu.com.