Ndryshimi i stineve Archives - Albeu.com

Ndryshimi i stinëve e bën më të vështirë zgjimin në mëngjes, ja si të rifitoni energjitë
Ka njerëz që zgjohen me zilen e parë të alarmit e ka të tjerë që rrotullohen pa fund në shtrat duke injoruar edhe zilen e shtatë.

Nëse zgjimi në mëngjes është një mision i vështirë për ju, atëherë fajësoni ndryshimin e stinëve.

Ekspertët mjekësorë shpjegojnë se moti dhe humori ndryshojnë me shpesh se zakonisht.

Nëse ndiheni të lodhur në mëngjes, jeni akoma në kohë për të rifituar energjinë.

Kjo arrihet duke ndryshuar mënyrën e të fjeturit, regjimin ushqimor dhe duke kryer më shumë aktivitet fizik.

Ushqyerja e mirë është tepër e rëndësishme për të pasur një fillim të mbarë në mëngjes jo vetëm gjatë dimrit por edhe tranzicionit të stinëve.

Tek ky artikull do të gjeni disa këshilla të vyera që do e bëjnë zgjimin në mëngjes jo aq të vështirë.

Këto këshilla janë të rëndësishme, sepse vështirësia në të fjetur dhe për t’u zgjuar, ju bën më të lodhur gjatë ditës, nxit dhimbjet e kokës dhe ju shtyn të hani më shumë ëmbëlsira.

Duke nënvizuar rëndësinë e gjumit, ekspertët thonë se nëse flini më pak se gjashtë orë, nëse flini më shumë se 9 orë, nëse bëni gjumë të ndërprerë, sistemi imunitar dobësohet, metabolizmi ngadalësohet dhe gjendja mendore përkeqësohet.

Gjumi i mirë bëhet në errësirë

Melatonina është e nevojshme për një gjumë cilësor.

Prodhimi i saj nxitet nga errësira.

Ekspertët thonë se për të arritur këtë, duhet të fikni të gjitha pajisjet elektronike që lëshojnë një ndriçim të vështirë.

Sasia më e madhe e melatoninës çlirohet në orën 2 të mëngjesit, kur gjumi është më i thellë.

Bëni një banjë të ngrohtë, qetësohuni përpara gjumit dhe përpiquni mos të hani pas orës 20.00.

Mëngjesi i mirë, fillim i mbarë

Një mëngjes i shëndetshëm përbëhet nga vezët, djathi, gjiza, qumështi, gjalpi, avokado dhe arrat.

Dreka dhe darka duhet të përbëhen nga perimet dhe proteinat.

Ju duhet të kufizoni karbohidratet dhe të konsumoni më shumë lakër dhe lulelakër.

Ato përmbajnë vitaminë K dhe kalçium që ju mbrojnë nga radikalet e lira.

Mos lini mënjanë panxharin dhe spinaqin që përmbajnë antioksidantë dhe enzimën Q10.

Konsumoni më shumë arrorë, çokollatë të zezë, presh, shparg, thjerëza jeshile dhe qepë.

Supa e mishit është burim i shkëlqyer kolagjeni.

Frutat e pyllit, karrotat, portokallet, specat dhe barishtet duhen konsumuar me bujari.

Qepët, majdanozi dhe sallata jeshile duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Mos harroni peshkun të paktën dy herë në javë.

Ai e furnizon organizmin me acidet yndyrore Omega-3.

Aktiviteti fizik, gjysma e punës

Shmangni stresin, është këshilla më e përsëritur por më e vyer nga të gjitha.

Optimizmi është thelbësor për një jetë dhe shëndet të mirë.

Aktiviteti fizik është i nevojshëm për të përmirësuar nivelet e energjisë dhe do ju falë shumë gjallëri.

Falë aktivitetit fizik, truri do të furnizohet me më shumë energji.

Rrjedhimisht ju do të keni një kujtesë të fortë.

Mjafton ecja për të larguar stresin dhe ankthin dhe për të pasur një shëndet mendor optimal.

Gjatë aktivitetit fizik, trupi çliron endorfinë, që ju ndihmon të luftoni depresionin.

Për një jetë të shëndetshme kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik në tre ditë të javës.

The post Ndryshimi i stinëve e bën më të vështirë zgjimin në mëngjes, ja si të rifitoni energjitë appeared first on Albeu.com.

Si ta mposhtim lodhjen pranverore
Fundi i dimrit nënkupton jo vetëm zgjimin e natyrës, por edhe “zgjimin” e organizmit të njeriut.

Trupi duhet të rregullojë disa procese fiziologjike dhe të reagojë ndaj ndryshimit të kushteve të mjedisit dhe mënyrës së jetesës.

Me fillimin e pranverës shumica e njerëzve ndihen më të lodhur se në periudhat e tjera të vitit.

Si lind lodhja pranverore

Lodhja e pranverës lind si një reagim i organizmit ndaj luhatjeve të temperaturës dhe presionit, ndaj ndryshimeve në kohëzgjatjen e dritës së diellit.

Adaptimi

Një organizëm i ri dhe i shëndetshëm zakonisht përshtatet me ndryshimet më lehtë sesa organizmi i njerëzve të moshës së mesme dhe të moshuar. E ashtuquajtura lodhje pranverore shfaqet në një masë më të madhe tek njerëzit e ndjeshëm ndaj klimës, njerëzit me presion të ulët të gjakut ose të moshuarit.

Si shfaqet lodhja pranverore

Ndër simptomat më të zakonshme gjejmë ndjenjën e lodhjes së tepërt, përgjumjes, vështirësisë në gjumë, mungesë përqendrimi dhe dhimbje koke.

Sa zgjat lodhja pranverore

Lodhja pranverore është e përkohshme dhe zakonisht largohet ndërsa trupi përshtatet me ndryshimet e jashtme. Zakonisht zgjat 1 deri në 3 javë, nëse vazhdon më shumë mund të jetë sëmundje dhe këshillohet që të konsultoheni me mjekun.

Si ta mposhtim lodhjen pranverore

Ndjekja e një diete të shëndetshme dhe të larmishme të pasur me vitamina dhe minerale ndihmon shumë për të luftuar lodhjen pranverore.

Fruta dhe perime të freskëta

Një konsum më i lartë i frutave dhe perimeve të freskëta rrit mbrojtjen e trupit dhe për këtë arsye mbrojnë kundër lodhjes së pranverës.

Produkte me drithëra të plota

Dieta për të luftuar lodhjen pranverore duhet të përfshijë gjithashtu produkte me drithëra të plota, të tilla si buka e thekrës, orizi kaf ose gërvishtja.

Pi më shumë ujë

Ky hap është thelbësor, dehidratimi mund të shkaktojë lodhje të tepruar dhe dhimbje koke./Albeu.com/

The post Si ta mposhtim lodhjen pranverore appeared first on Albeu.com.

Si ndikon ndryshimi i stinëve në shëndetin tonë
Mjekët specialistë shpjeguan se si ndryshimi i motit, temperaturat e ulëta dhe kushtet e vjeshtës ndikojnë në shëndetin e njerëzve dhe si ta ndihmojnë trupin të përballojë më lehtë ndryshimin e stinës.

Ka dhimbje

Nga ndjenjat e depresionit deri te mungesa e energjisë, e deri te atakët më të shpeshtë në zemër, të gjitha këto janë pasoja që njerëzit rrallë ia atribuojnë ndryshimeve të stinëve dhe më shpesh ndodhin në fillim të vjeshtës. Ekspertët kanë renditur disa mënyra se si vjeshta ndikon në shëndetin ton.

Sytë e thatë: Ajri i ftohtë dhe i thatë shpesh i than sytë dhe ju bën të ndjeni djegie.

Arsyeja është se sytë nuk mund të prodhojnë një sasi të mjaftueshme lotësh, ose ata prodhojnë lot të një cilësie më të dobët, kështu që syri nuk mund të laget, shpjeguan ekspertë nga klinika Piedmont Eye Care në Karolinën e Veriut.

Lëkura bëhet e thatë dhe e plasaritur: Ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremrave hidratues dhe shmangien e banjove ose dusheve të gjata të nxehta, të cilat vetëm e thajnë më tej lëkurën.

Çdo gjë dhemb: A ndjeni më shumë dhimbje gjatë muajve të ftohtë? Ju nuk jeni i vetmi. Ata kanë treguar se ekziston një lidhje midis temperaturave të ulëta dhe dhimbjeve më të forta ose më të shpeshta, veçanërisht në zonën e qafës ose shpinës. Ka shumë teori, por sipas Anisha Dua nga Universiteti i Çikagos, arsyeja është e thjeshtë. Për shkak të rënies së presionit të ajrit, muskujt dhe indet ngjitur shtrihen. Për shkak të hapësirës së kufizuar të trupit, kjo mund të shkaktojë dhimbje.

Rrugët e frymëmarrjes

Jeni duke marrë frymë vështirë: Kur ajri ftohet, është më e vështirë të marrësh frymë. Ajri i ftohtë dhe i thatë mund të irritojë rrugët e frymëmarrjes dhe të shkaktojë shqetësim shtesë për njerëzit që tashmë kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të astmës ose sëmundjes kronike pulmonare, sipas Shoqatës Amerikane të Mushkërive.

The post Si ndikon ndryshimi i stinëve në shëndetin tonë appeared first on Albeu.com.