ndryshimet ne qeveri Archives - Albeu.com

Sot i ndryshoi, Rama thërret nesër në takim drejtuesit politikë të qarqeve
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së zhvilluar ditën e sotme në Durrës, bëri ndryshime në drejtuesit politikë të qarqeve.

Pas këtyre ndryshimeve, Rama ka thirrur për nesër në një takim drejtuesit që u emëruan.

Burime për mediat bëjnë me dije se mbledhja e kryesocialistit me 12 drejtuesit politikë do të zhvillohet në orën 10:00, në selinë e Partisë Socialiste.

Emrat e drejtuesve qarqeve:

Qarku Tiranë – Emërohet Taulant Balla

Qarku Durrës – Emërohet Blendi Klosi

Qarku Lezhë – Emërohet Ermal Nufi

Qarku Shkodër – Emërohet Enea Karakaçi

Qarku Dibër – Emërohet Ulsi Manja

Qarku Kukës – Emërohet Erjon Malaj

Qarku Elbasan – Arbjan Mazniku (Nuk ndryshon)

Qarku Berat – Ervin Demo (Nuk ndryshon)

Qarku Vlorë – Bledi Çuçi (Nuk Ndryshon)

Qarku Fier – Belinda Balluku (Nuk Ndryshon)

Qarku Gjirokastër – Mirela Kumbaro (Nuk Ndryshon)

Qarku Korçë – Niko Peleshi (Nuk Ndryshon)

The post Sot i ndryshoi, Rama thërret nesër në takim drejtuesit politikë të qarqeve appeared first on Albeu.com.

Armand Shkullaku: Largimin e Spiropalit e vuri kusht Balluku
Ndryshimet e bëra në qeverinë “Rama” po diskutohet këtë të enjte në emisionin “Opinion”.

Gjatë analizës së këtyre ndryshimeve, analisti Armand Shkullaku është shprehur se tashmë kreu i qeverisë Edi Rama ka krijuar një qeveri nga “halli”.

Po ashtu, Shkullaku tha se shkarkimi i Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme, ka qenë porosi e Belinda Ballukut, për shkak të rivalitetin që kanë pasur me njëra-tjetrën.

Armand Shkullaku: Kjo është një qeveri nga halli, këta janë bishtat e Belindës. Kjo tregon që, Mamica u dogj. Lavdet për liderin nuk të bëjnë punë, të bën punë pushteti që ke me grupet kriminale, me paratë që qarkullon dhe me votat që mbledh. Mamica iku dhe në të gjitha duhet ta pranojmë që ka ikur sepse e ka vënë kusht Bela.

Blendi Fevziu: Si e ka vënë Bela, që të ikë Spiropali?!

Armand Shkullaku: Patjetër! Të gjithë e dimë që, ka pasur një rivalitet mes Belindës dhe Elisa Spiropalit, sepse ajo është e bindur që ka folur kundër Belës etj.

Blendi Fevziu: Unë e di që ka qenë mes Belindës dhe Erion Veliajt, paska pasur shumë rivalitete.

Armand Shkullaku: Njëri ka qenë shef kabineti i Belindës, tjetri ka qenë i caktuar po i caktuar nga Belinda. Iu them bishta, sepse për mua në mandatin e katërt të një force politike, që është forcë tradicionale në Shqipëri, të mos kesh një përfaqësues politik, pra dikush tjetër mbledh votat dhe dikush tjetër ha kumbullat, pra këtu hiq Belindën, Elisa dhe Toni Gogu, pjesa tjetër për mua nuk përfaqësojnë PS.

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama nga ora 11:00 zhvilloi një mbledhje të përbashkët të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit në Pallatin e Brigadave.

Pas mbledhjes që zgjati për disa orë, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar. Albana Koçiu është emëruar zv.kryeministre në vend të Belinda Ballukut. Vendin e saj si ministër i Punëve të Brendshme e ka marrë Besfort Lamallari, i cili deri sot mbante postin e ministrit të Drejtësisë. Postin e lënë bosh nga Lamallari e merr Toni Gogu.

Ky i fundit zëvendësohet në detyrën e mëparshme nga Eriona Ismaili, e cila është caktuar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë është larguar nga kabineti qeveritar Elisa Spiropali e cila mbante postin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ajo zëvendësohet nga Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në BE.

Nga kabineti përveç Ballukut dhe Spiropalit është larguar edhe Pirro Vengu. Postin si ministër i Mbrojtjes e ka marrë Ermal Nufi, e cili ka qenë zv.sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri. Sakaq, postin tjetër të Ballukut, si ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë e merr Enea Karakaçi, i cili ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në OSHEE.

The post Armand Shkullaku: Largimin e Spiropalit e vuri kusht Balluku appeared first on Albeu.com.

“Spiropali, kurban i Ballukut!”/ Lala komenton ndryshimet në qeveri: Ja kush janë ministrat e rinj
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ndryshimet në qeveri, ku më të bujshme duken largimet e Belinda Ballukut dhe Elisa Spiropalit.

Lala bëri një profil të shkurtër të ministrave të rinj të kabinetit.

“Së pari mendoj se zoti Rama ishte i detyruar ti bënte këto lëvizje, për shkak se e kishte lakun në fyt, rasti Balluku, AKSHI dhe hetimi i disa deputeve. Kështuqë nga këto rrethana, zoti Rama ishte i detyruar për ndryshime në qeveri.

Rama i është nënshtruar Ballukut, Spiropali ishte kurban i saj. Spiropali ndodhej në Kosovë, e ka shkarkaur pa e pritur të kthehet. Kanë patur rivalitet të fortë me njëra tjetrën, për shkak të një pushteti që kanë dashur të mbajën brenda PS.

Balluku është larguar por ka lënë të besuarit pas. Enea Karakaçi ka qenë administrator i OSHEE.  E lidh me një kontroll që SPAK ka kryer në zyrën e tij, në kaudër të një hetimi për tenderat. Në rrethet e ngushta pranë OSHEE, ai konsideroeht ndër njerëzit më të besuar të Belinda Ballukut.

Ermal Nufi, një personazh që nuk thotë shumë por vijon të jetë ndër të besuarit e Ballukut. pak ditë më parë ishte në Prokurorinë e Tiranës, për një hetim për korporatën e investimeve.

Albana Koçiu kishte dështim në krye të ministrisë së brendshme, nuk la asnjë rekord. Merr post honorifik, si zv.kryeministre.

Rikthehet në shtëpinë e vet, Besfort Lamallari. Mendoj se në të gjithë ndryshimet barra më e madhe i bie atij, pasi do të gjendet para një policie të lidhur me krimin dhe të korruptuar. Duhet të menaxhojë të gjithë situatën e segmenteve problematike të policisë.

Sa i përket ndryshimeve, për zotin Ferid Hoxha, e njoh si diplomat karriere. Di që vëllai i zotit Hoxha është një prej personave të dyshuar që lidhet me skandalin e AKSHI.

Për zotin Toni Gogu, mund të them se njihet si pjesë e klanit Veliaj, ndoshta zoti Rama po zbut edhe këtë me Veliajn…

Për zonjën tjetër, Erjona Ismaili, pashë në një podcast, mënyra si ishte qasur ishte qesharake.”, tha ndër të tjera Lala.

The post “Spiropali, kurban i Ballukut!”/ Lala komenton ndryshimet në qeveri: Ja kush janë ministrat e rinj appeared first on Albeu.com.

“Cenuan sigurinë kombëtare”/ Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Disa emra ishin kthyer në shqetësim nga partnerët ndërkombëtarë
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas ndyshimeve që kryeministri Rama bëri në kabinetin e tij qeveritar. Gjatë një interviste televizive, Bardhi u shpreh se urdhëruesi i vërtetë i korrupsionit është Edi Rama. Ai tha se disa prej emrave ishin kthyer në shqetësim real për partnerët ndërkombëtarë dhe për sigurinë ndërkombëtare.

Ai tha se në këto 13 vite janë ndërruar 50 apo 60 ministra. Sipas tij, problemi nuk janë emrat e ministrave, por vetë Edi Rama. Bardhi u shpreh se sistemi udhëhiqet nga korrupsioni i organizuar dhe krimi. Në fund ai tha se nëse vjen në qeverisje përmes korrupsionit zgjedhor, askush nuk pret një qeverisje në dobi të shqiptarëve.

“Së pari nuk ka patur 3 kërkesa të dorëheqjes për Ballukun, por Rama duhet të bëjë të njëjtën gjë me të sepse ai ka urdhëruar korrupsionin e Ballukut. Nuk ka patur asnjë dorëheqje të Ballukut, ka pasur presion prej saj dhe marrje peng prej saj të kryeministrit, sepse urdhëruesi i vërtetë i korrupsionit është Edi Rama vetë. Ua kam thënë Pirro Vengut dhe Elisa Spiropalit dhe nuk kaluan disa ditë dhe u provua që u shkarkuan.

Një pjesë e paralajmërova unë. Kisha informacioni. Janë kthyer në shqetësim real për partnerët ndërkombëtarë për sigurinë ndërkombëtare. Sot u zyrtarizua qeverisja Balluku Agasi, janë emrat të sponsorizuar, vetë pushteti i Ramës është simboli i këtyre dy individëve.

Shqiptarët janë dëshmitarë që këto 13 vite janë ndërruar 50 apo 60 ministra. Ka vetëm 5 muaj kjo qeveri e re. Në numër është ndërruar gjysma e kabinetit. Nuk kemi parë që korrupsioni është zvogëluar por është zmadhuar. Problemi nuk janë emrat e ministrave, por vetë Edi Rama. Sistem apo regjim që udhëhiqet nga korrupsioni i organizuar dhe krimi.

Nëse vjen në qeverisje përmes korrupsionit zgjedhor askush nuk pret një qeverisje në dobi të shqiptarëve. Kam bërë dhe do bëj betejë me çdo zyrtarët të lartë të korruptuar. Kam vijuar betejën me Ramën me Ballukun, edhe emrat e rinj, janë pjesë e kallëzimeve në SPAK ndaj Belinda Balluku, janë bashkëpunëtorët e saj të afërt,” tha Bardhi.

The post “Cenuan sigurinë kombëtare”/ Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Disa emra ishin kthyer në shqetësim nga partnerët ndërkombëtarë appeared first on Albeu.com.

Kuvendi në pritje të dekretit të Presidentit për legjislaturën e re, socialistët në ankth në pritje të Ramës për ndryshimet në qeveri! Ja kur pritet seanca e parë
Kuvendi është në pritje të dekretit të Presidentit Bajram Begaj për të thirrur mbledhjen e parë të lëgjislaturës XI ndërsa socialistët janë në ankth, në pritje të Edi Ramës për të shpallur qeverinë e re dhe Kryetarin e Kuvendit në asamble. Sipas traditës, kryesocialisti bën lëvizjet e tij në ditët e fundit të gushtit.

Sipas Kushtetutës, Presidenti e thërret Kuvendin jo më vonë se 10 ditë nga përfundimi i mandatit të lëgjislaturës aktuale. Me shumë gjasë, seanca e parë do të jetë më 10 Shtator.

Sali Berisha do të ketë në dorë seancën konstituuese të Kuvendit të Ri. Kjo i takon pasi është deputeti më i vjetër në moshë dhe duhet të drejtojë seancën e parë të Parlamentit deri në momentin e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Nëse ndodh që Sali Berisha të refuzojë këtë rol të përkohshëm, kjo e drejtë i takon Tritan Shehut dhe më pas Vasil Llajos.

Cilat do të jenë ndryshimet në qeverinë “Rama 4”, kush do bëjë çfarë, pritet të mësohen në Asamblenë e Partisë Socialiste në ditët e fundit të gushtit.

The post Kuvendi në pritje të dekretit të Presidentit për legjislaturën e re, socialistët në ankth në pritje të Ramës për ndryshimet në qeveri! Ja kur pritet seanca e parë appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet në qeveri, Bardhi kërkon debat në Kuvend: Përbërja e këshillit të ministrave nuk mund të jetë produkt privat i Ramës
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka kërkuar që ndryshimet në përbërjen e Këshillit të Ministrave të bëhen përmes një debati parlamentar.

Në kërkesën zyrtare të drejtuar Kuvendit, Bardhi shkruan se; “Përbërja e Këshillit të Ministrave nuk është një produkt privat i Kryeministrit, që gëzon vetëm të drejtën kushtetuese të propozimit të saj, por caktimi është një ndërveprim institucional mes tre institucioneve Kryeministër-President i Republikës-Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë rast, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të ketë rol formal, vetëm në certifikimin e vullnetit personal të Kryeministrit, por duhet të diskutojë dhe vlerësojë në meritë propozimet dhe dekretet e ardhura”.

Gjithashtu, Grupi Parlamentar i PD, kërkon që debati të zhvillohet në një kohë prej 6 orësh.

“Duke qenë se jemi përpara ndryshimit të përbërjes së Këshillit të Ministrave, që nënkupton një përbërje të re të tij, në përputhje me nenet 12, 46, 48 dhe 110 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë që shqyrtimi i Dekreteve të Presidentit që ndryshojnë përbërjen e Këshillit të Ministrave t’i nënshtrohen debatit parlamentar, prej 6 orësh, të ndarë në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare”, – shkruhet në kërkesën zyrtare të Grupit Parlamentar të PD.

The post Ndryshimet në qeveri, Bardhi kërkon debat në Kuvend: Përbërja e këshillit të ministrave nuk mund të jetë produkt privat i Ramës appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet në Qeveri/ Sot priten dekretimet nga Begaj, pasdite seanca në Kuvend
Një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, ku disa ministra u zëvendësuan, ditën e sotme pritet dekreti nga presidenti Bajram Begaj.

Pak pas mbylljes dje të Kongresit Zgjedhor të PS-së ku u zgjodh dhe Asambleja e re e kësaj partie, kryeministri Edi Rama, u paraqit në Presidencë për t’i paraqitur propozimet personalisht kreut të shtetit Bajram Begaj.

Sakaq, këto ndryshime në kabinetin qeveritar pritet që të miratohen sot me dekret, ndërsa pasdite është parashikuar që të mblidhet Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme.

Seanca në fjalë thuhet se do të mbahet në orën 18:00.

Pak para seancës në fjalë, kryeministri Edi Rama, do të mbledhë sot Kryesinë e PS-së, ku kryefjalë e diskutimit padyshim janë këto ndryshime të njoftuara dje në Kongres.

Në seancën plenare, pritet të votohen nga deputetët emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama.

Kujtojmë se sesioni parlamentar u mbyll të premten, ndërsa në mënyrë krejt të papritur Lindita Nikolla dha dorëheqjen nga posti i kryeparlamentares.

Ajo deklaroi se vendimi ishte për arsye personale, ndërsa në vend të saj Rama, propozoi Elisa Spiropalin.

Propozimet për ndryshimet në Qeveri

Ervin Hoxha, emërohet ministër i Brendshëm (Largohet Taulant Balla)

Petrit Malaj, emërohet ministër i Financave (Largohet Ervin Mete)

Pirro Vengu, emërohet ministër i Mbrojtjes (Largohet Niko Peleshi)

Taulant Balla, emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin (Largohet Elisa Spiropali, e cila zëvendëson Lindita Nikollën si kryetare e Parlamentit).

The post Ndryshimet në Qeveri/ Sot priten dekretimet nga Begaj, pasdite seanca në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Njishi dhe të gjithë të tjerët janë zero me bisht pas tij
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme para mbështetësve të tij në lidhje me ndryshimet e lajmëruara nga kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme.

Berisha u shpreh se në Partinë Socialiste nuk ekziston asnjë forum tjetër “përveç njishit”, ndërsa shtoi se “të gjithë të tjerët janë zero me bisht pas tij.”

Ai vijoi duke e cilësuar kongresin e socialistëve si “aktin politik të metamorfozës së rilindjes”.

Fjala e plotë e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje më të përzemërta, mirënjohjen të pakufishme ndaj jush, qëndrestarëve dhe qendrestareve të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Të dashur miq!

Sot para shqiptarëve doli me të gjithë lakuriqësinë e tij të shëmtuar, kongresi i partisë me katër emra, i cili në dallim nga çdo kongres tjetër në 83 vite, sanksionoi se ajo parti, në atë parti nuk ekziston asnjë forum tjetër, asnjë anëtar forumesh të tjera, ekziston njishi, njishi dhe të gjithë të tjerët janë zero me bisht pas tij.

Në këtë kontekst, mund ta vlerësojmë kongresin si aktin politik të metamorfozës së rilindjes, metamorfozës së plotë të rilindjes.

Miqtë e mi!

Parë në çdo aspekt, ky kongres ka fytyra njërën më të shëmtuar se tjetrën. Ai në fakt u mbyll edhe si kongresi i spiropalizimit të rilindjes.

Figura më fantazmagorike në 32 vite të politikës shqiptare, Zilie Pali, apo Zilie Gjoka u zgjodh kryetare e kuvendit të Shqipërisë.

Por dua të jemi të sinqertë dhe gjërat duhet ti shohim jo me pasion të madh politik se i kemi kundërshtarë, por fjalët që tha ai për deputetët e tij, ishin një kopje e zbutur e fjalëve të mia për ata deputetë.

Hajdutë, interesaxhi, antipopullor, dhe çdo epitet tjetër.

Sot kreu i narkosit gjeti të lavdërojë vetëm Vullnet Sinën se i ka dhënë dorëheqjen me probleme madhore me fshatarët e Gjormit dhe Labërisë, seç bën atje me gurore, ujëra etj. Kurse të tjerët i quajti minj portalesh, intrigantë, gjuhë nepërkash që ju mbetet jashtë.

I quajti dhe çfarë nuk i quajti or miq, dhe e dini se pse, se ata jo se nuk kanë mëkate, se janë mëkatarë të mëdhenj, por mëkati i tyre më i madh për Edi Ramën është se, ata nuk e mbrojtën Ramën dhe Olsin kur opozita i bëri radiografinë në parlament.

The post Ndryshimet në qeveri, Berisha: Njishi dhe të gjithë të tjerët janë zero me bisht pas tij appeared first on Albeu.com.

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend të hënën, votohen ndryshimet në qeveri
Të hënën, më 29 korrik, parlamenti do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme në orën 18:00.

Mësohet se në këtë seancë do të votohet kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, si do të kalojnë dekretet e Presidentit Begaj për ndryshimet në Qeveri.

Në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur këtë të diel, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në kupolën drejtuese të mazhorancës në Kuvend, me Elisa Spiropalin që zëvendëson Lindita Nikollën.

Lëvizjet prekën edhe Qeverinë, ku më e bujshme është ajo e Taulant Ballës që nga ministër i Brendshëm spostohet si ministër Shteti për Parlamentin. Tre emra të rinj pa profil politik, marrin drejtimin e Financave, Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme.

Ndërkohë Ora News ka zbardhur edhe mesazhin e Bardhit për grupin parlamentar: “Kolegë, presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.

Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me e-mail.”

Nryshimet:

Kryetar Kuvendi

Ikën Lindita Nikolla

Vjen Elisa Spiropali

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ikën Elisa Spiropali

Vjen Taulant Balla

Ministria e Brendshme

Ikën Taulant Balla

Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)

Ministria e Mbrojtjes

Ikën Niko Peleshi

Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)

Ministria e Financave

Ikën Ervin Mete

Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)

Nënkryetar Kuvendi

Ikën Ermonela Felaj

Vjen Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS

Ikën Bledi Çuçi

Vjen Niko Peleshi

The post Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend të hënën, votohen ndryshimet në qeveri appeared first on Albeu.com.

Votimi i ndryshimeve në qeveri, Bardhi: Problemi nuk është kabineti, por Rama
Pas votimit në Kuvend të dekretit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave, Gazment Bardhi u shpreh se ndryshimet në qeveri janë bërë pa dhënë asnjë arsye dhe sqarim.

Më tej, në prononcimin për mediat, Bardhi deklaroi se “ministrja Arsimit shkarkohet në ditën e parë të shkollës”, ndërsa shtoi se “kryeministri është i papaftë për të mbrojtur ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar”.

“Ministrja Arsimit shkarkohet në ditën e parë të shkollës dhe emërohet dikush tjetër. Nuk kemi sqarim publik përse shkarkohet ministrja e Jashtme kur përpara kemi Samitin e Berlinit, presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Kryeministri është i papaftë për të mbrojtur ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar.

Sa i përket emërimeve nuk ka rëndësi si quhen ministrat e rinj apo të vjetër, njëlloj do të vazhdojnë të mbrojnë korrupsionin e Edi Ramës. Problemi nuk janë anëtarët e kabinetit, por Rama”, tha kreu i Grupit të PD.

The post Votimi i ndryshimeve në qeveri, Bardhi: Problemi nuk është kabineti, por Rama appeared first on Albeu.com.