ndryshimet ne kodin penal Archives - Albeu.com

Hartimi i Kodit të ri Penal, zbulohen anëtarët e grupit të punës
Instituti Shqiptar i Shkencave i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë në muajin gusht të 2023 përmes një shkrese zyrtare, ku kërkoi vënien në dispozicion të dokumentacionit rreth grupit të punës për hartimin e Kodit të ri Penal. Sakaq, Ministria e Drejtësisë i ka vënë në dispozicion të dhënat e kërkuar dhe një kopje të urdhërit të grupit të punës për hartimin e Kodit të ri Penal.

Hartimi i Kodit të ri Penal është një iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë (MD) për të sjellë harmoni dhe modernizim në legjislacionin penal kombëtar në fuqi, duke patur parasysh ndryshimet e shpeshta të kryera gjatë viteve në përmbajtjen e tij.

Grupi i Punës kryesohet nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës

1. Z. Arben Rakipi, dhe ka në përbërje:

2. Z. Bledar Mustafaraj. përgjegjës i Sektorit të së Drejtës Penale, Drejtoria e së Drejtës Penale dhe Civile dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit (Magjistrat i Komanduar);

3. Z. Sokol Binaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

4. Z. Gentian Jahjolli, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësr Shkodër;

5. Znj. Dorina Hoxha, dekane e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës;

6. Z. Skënder Kaçupi, pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Grupi i punës në përmbushjen e detyrave të tij, mbështetet nga grupi i ekspertëve të oponencës së draftit të Kodit Penal, i cili ka në përbërje:

1. Znj. Tereza Merkaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit;

2. Znj. Nurieta Tafa, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës;

3. Z. Erjon Bani, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit kundër Krimmit të Organizuar dhe Korrupsionit;

4. Z. Ylli Pjetërnikaj, prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë;

5. Z. Kujtim Luli, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Sekretariati teknik është i përbërë nga:

1. Kristina Puci, Koordinatore në Sektorin e së Drejtës Penale, Drejtoria e së Drejtës Penale dhe Civile në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit;

2. Klobeta Zylyfi, Kandidate për magjistrate;

3. Ketjona Kaçupi, Kandidate për magjistrate;

The post Hartimi i Kodit të ri Penal, zbulohen anëtarët e grupit të punës appeared first on Albeu.com.

Pas kritikave, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut
Ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut, të cilat mundësojnë uljen e dënimit me burgim për zyrtarët shtetërorë, kanë hyrë në fuqi më 14 shtator, megjithëse u kritikuan dukshëm nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Në bazë të këtyre ndryshimeve – të cilat u miratuan nga Kuvendi maqedonas më 6 shtator – personat që keqpërdorin pozitën dhe autoritetin zyrtar gjatë prokurimit publik, apo dëmtojnë fondet buxhetore, do të dënohen deri me pesë vjet burgim.

Me ligjin e deritanishëm, dënimet për vepra të tilla penale fillonin nga pesë e mund të shkonin deri në më shumë se 10 vjet burgim.

Shefi i zyrës së delegacionit evropian në Shkup, David Geer, më 14 shtator e kritikoi mënyrën sesi Maqedonia e Veriut i bëri këto ndryshime në kodin penal.

“Komisioni Evropian shpreh brengosje se disa nga ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal bartin rrezikun e reduktimit të pandëshkueshmërisë. Komisioni Evropian, gjithashtu, thekson rëndësinë e sundimit të ligjit, sa i përket gjykimit të rasteve penale që duhet të adresohen dhe procedohen në mënyrë adekuate”, tha Geer.

Bashkimi Evropian vlerëson se Maqedonia e Veriut “duhet të jetë e përkushtuar, efikase dhe bindëse në promovimin e sundimit të ligjit përmes luftimit të veprimeve kriminale”.

Lidhur me ndryshimet e bëra, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup tha se një ekip i saj ligjor po i shqyrton përmbajtjet e Kodit, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka rikujtuar autoritetet se “korrupsioni ka potencial të minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut”.

Ulje më drastike të dënimit me burgim parashihen në Nenin 394, që ka të bëjë me veprën penale “bashkim kriminal”.

Në vend të maksimumit prej 10 vjetëve burgim, që parashikohej më parë për personat që krijojnë grup kriminal, tani me ndryshimet që janë bërë, dënimi maksimal mund të arrijë deri në tri vjet burgim.

Ndryshimet janë kundërshtuar edhe nga opozita shqiptare, e cila vlerëson se “pushteti po përgatitet për mbrojtjen e zyrtarëve të saj pas kalimit në opozitë”.

“Ndryshimet në Kodin Penal, realisht janë një amnisti e fshehur për funksionarët e lartë të cilët duart i kanë në krim dhe korrupsion. Këto ndryshime prekin zyrtarë aktual të qeverisë të cilët po përgatiten për në opozitë andaj edhe po bëjnë gjithçka që krimin dhe korrupsionin e bërë gjatë qeverisjes së tyre ti mbulojnë me aspektet ligjore. Sistemin gjyqësor nuk i duhet amnisti për zyrtarët e zhytur në krim dhe korrupsion, por i duhet luftë e organizuar institucionale kundër krimit dhe korrupsionit që të mund këtë sistem dhe shoqëri ta vendosim në rrugën e drejtë të integrimeve evropiane”, ka deklaruar deputeti Fadil Zendeli në emër të Frontit Opozitar Shqiptar.

Por, pavarësisht reagimeve, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha më 13 shtator se “ndryshimet janë bërë në përputhje me legjislacionet e vlefshme në Bashkimin Evropian.”

“Nëse i shihni nivelet e dënimeve dhe nëse i krahasoni me Slloveninë, atëherë do të shihni se janë në të njëjtin nivel. Ne më parë kishim një ligj në të cilin dënimet ishin të kohës së komunizmit”, tha Kovaçevski.

The post Pas kritikave, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut appeared first on Albeu.com.

KE kritikon Maqedoninë e Veriut për ndryshimet në Kodin Penal
Komisioni Evropian ka kritikuar Maqedoninë e Veriut për ndryshimet e bëra në Kodin Penal, përmes së cilave ulen dënimet me burg për bartësit e funksioneve në rastet gjyqësore për shpërdorim të detyrës.

“Bashkimi Evropian vëren me shqetësim se disa nga ndryshimet në Kodin Penal të miratuara me procedurë të përshpejtuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me të cilat reduktohen dënimet maksimale ligjore, shkaktojnë implikime në zbatimin e parimit të vjetërsimit dhe prekin një numër të madh të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë”, ka deklaruar për agjencinë MIA, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

Ndryshimet në disa nene të Kodit Penal u miratuan më 6 shtator dhe parashikojnë përgjysmimin e dënimeve me burg dhe heqjen e plotë të dënimeve në rastet e keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar gjatë prokurimit publik, apo veprave që dëmtojnë fondet buxhetore.

Në versionin paraprak të Kodit Penal, dënimet për vepra të tilla penale fillonin nga pesë dhe mund të shkonin deri në dhjetë e më shumë vjet burgim.

Tani dënimet me këto vepra nuk do të jenë më të larta se pesë vjet.

Ulje më drastike të dënimit me burgim parashihen në Nenin 394, që ka të bëjë me veprën penale “bashkim kriminal”.

Në vend të maksimumit prej dhjetë vjetëve burgim, që parashikohej më parë për atë që krijon një grup kriminal, tani me ndryshimet që janë bërë, dënimi maksimal mund të arrijë deri në tre vjet burgim.

“Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në promovimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e mosndëshkimit dhe për këtë arsye, sanksionet për aktivitetet korruptive duhet të jenë efektive, të përshtatshme dhe bindëse”, deklaroi Pisonero.

Sipas saj, BE-ja sipas shpreh keqardhje për mungesën e konsultimeve gjithëpërfshirëse me faktorët vendorë dhe Komisionin Evropian përpara miratimit të tyre, si dhe për përdorimin e procedurës së flamurit të BE-së, e cila duhet të jetë e qëndrueshme dhe e lidhur qartë me ligjet që synojnë kryesisht harmonizimin e të drejtave kombëtare nga legjislacionin e Unionit.

Zëdhënësja Pisonero deklaroi se “Komisioni Evropian do të vazhdojë të monitorojë me shumë kujdes zhvillimin e shtetit ligjor në vend, përfshirë edhe në kontekstin e negociatave të anëtarësimit”.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni të Veriut, Angela Ageler, të martën njoftoi se një ekip ligjor nga Ambasada do të shqyrtojë ndryshimet e miratuara në Kodin Penal.

“Korrupsioni ka potencial të minojë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në një përgjigje të Departamenti amerikan të Shtetit dhënë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase në pyetjen nëse ndryshimet e reja në Kodin Penal do të ndërlikojnë përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit në vend.

“Ne inkurajojmë Maqedoninë e Veriut që të përmbushë premtimet e saj për të luftuar korrupsionin. Udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut duhet të tregojnë rezultate të forta, të prekshme, kundër korrupsionit duke forcuar pavarësinë institucionale dhe duke parandaluar ndërhyrjet politike, veçanërisht në gjyqësor, e cila është thelbësore për përmbushjen e qëllimeve të anëtarësimit në BE dhe ndërtimin e besimit të qytetarëve në qeveri”, theksoi Departamenti amerikan i Shtetit./ rel

The post KE kritikon Maqedoninë e Veriut për ndryshimet në Kodin Penal appeared first on Albeu.com.

Gruevski: Ndryshimet në Kodin Penal kanë rol të vogël në përndjekjen time
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ka reaguar në lidhje me komentet e fundit pas ndryshimeve të Kodit Penal.

Gruevski në një postim në Facebook, ka shkruar se ndryshimet e fundit të Kodit Penal nuk kanë rol të madh në “persekutimin e tij”.

“Për ndryshime të tilla në Ligj flitet në publik për një kohë të gjatë, rreth katër-pesë vjet dhe me sa shoh nga mediat, ka shumë palë të interesuara nga krahina të ndryshme politike që të njëjtat të miratohet. Në rastin tim të persekutimit, ata kanë një rol të vogël. Partitë, drejtpërdrejt ose përmes boteve të tyre të internetit dhe bashkëngjitjeve të tyre në media në Maqedoni, në mungesë të punëve, vizionit, ofertës, projekteve dhe zgjidhjeve konkrete për problemet e popullit në Maqedoni, luftojnë rregullisht dhe çdo dy ose tre muaj dalin me spine për t’i drejtuar tek unë në drejtim të disa marrëveshjeve të mia joparimore me dikë a diçka, konspiracione e të ngjashme”, ka shkruar Gruevski. Ai ka deklaruar se prej disa vitesh ka pasur nevojë për t’i mohuar në mënyrë periodike, ashtu siç bëj dhe tani me këtë rast në të cilin përsëri e mohoj të njëjtën gjë.

Ai gjithashtu thotë se “së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij është përndjekur për punë që nuk i ka bërë”.

The post Gruevski: Ndryshimet në Kodin Penal kanë rol të vogël në përndjekjen time appeared first on Albeu.com.