ndryshime ne qeveri Archives - Albeu.com

Ndryshime në qeverinë Rama, kush janë pesë zëvendësministrat e rinj në kabinet
Pesë zëvendësministra të rinj janë emëruar në kabinetin e qeverisë Rama.

Sokol Duma emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Adela Xhemali u lirua nga detyra dhe u emërua zëvendësministre e Financave.

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani u lirua nga kjo detyrë dhe u emërua zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.

Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Njoftimi i plotë:

1.Vendim për emërim në detyrë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Sokol Duma emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

2.Vendim për emërim në detyrë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

3.Vendim për emërim në detyrë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Olta Manjani, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

4.Vendim për emërim në detyrë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

5.Vendim për emërim në detyrë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./albeu.com

The post Ndryshime në qeverinë Rama, kush janë pesë zëvendësministrat e rinj në kabinet appeared first on Albeu.com.

VOA: Pa dhënë ndonjë shpjegim specifik, Rama bën publike ndryshimet në qeveri
Në Shqipëri kryeministri Edi Rama paraqiti sot disa ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, ku bie në sy, largimi i ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe zëvendësimi i saj me zotin Igli Hasani, ish ambassador i Shqipërisë pranë OSBE-së në Vjenë, dhe aktualisht koordinator i kësaj organizate për Aktivitetet ekonomike dhe mjedisore. Zonja Xhaçka drejtoi diplomacinë që pas zgjedhjeve të viti 2021. Javën e ardhshme ajo do të duhej të ishte në Nju Jork, për të drejtuar një sesion të Këshillit të Sigurimit, kushtuar një platforme të re të përgjigjes me ndihma himanitare, ndaj krizave të ndryshme në botë. Që prej 1 shtatorit Shqipëria ka rimarrë për herë të dytë presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Zonja Xhaçka është në përballje me Gjykatën Kushtetuese, për çështjen e mandatit të saj si deputete, pas një kërkese të opozitës, e cila pretendon për një konflikt interesi, pasi bashkëshorti i zonjës Xhaçka, ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një kompleksi turistik në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Ndryshimet kanë prekur dhe ministrinë e Financave ku Delina Ibrahimaj do të zëvendësohet nga Ervin Mete, aktualisht drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, dhe ish zëvendësministër i Financave në periudhën 2013-2017. Zonja Ibrahimaj, mbetet brenda kabinetit qeveritar, por si Ministre shteti për Sipërmarrjen, duke zëvendësuar zonjën Edona Bilali.

Nga qeveria do të largohet dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila do të zëvendësohet nga Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë. Në vend të kësaj të fundit, është propozuar zonja Albana Koçiu, aktualisht drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike.

Rikthehet në qeveri, ish ministrja e Financave Anila Denaj, e cila zëvendëson zonjën Frida Krifca, në krye të Bujqësisë. Kjo ministri u vu në qendër të vëmendjes në muajin korrik pasi Komisioni Europian njoftoi se kishte vendosur të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Vendimi ishte marrë “bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II”, bëri të ditur Delegacioni i BE-së në Tiranë.

Zoti Rama njoftoi dhe shkrirjen e funksionit të Ministrit të Shtetit për Standartet dhe Shërbimet, që mbulohej nga zonja Milva Ekonomi, dhe zëvendësimin me Ministrin e Shtetit për Pushtetin lokal, post i cili ju besua Arbjan Maznikut, aktualisht një ndër nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

Pa dhënë ndonjë shpjegim specifik, zoti Rama i bëri publike ndryshimet në qeveri, në fund të një fjalimi prej gati 90 minutash, në Asamblenë e Partisë socialiste (PS), dedikuar në një pjesë bumit turistik të këtij sezoni, e nevojës për t’ju përgjigjur me një qasje të re, dhe në pjesën e dytë, forcimit të rolit të organeve të Drejtësisë, me angazhimin për t’i dhënë atyre një mbështetje të pakushtëzuar, pavarësisht goditjeve antikorrupsion, që kanë prekur disa ish anëtarë të kabineteve qeveritare, dhe një numër të ndjeshëm zyrtarësh apo ish zyrtarësh të të gjitha niveleve në pushtetin qëndror dhe atë vendor.

Zoti Rama është në krye të qeverisë që prej vitit 2013. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, Partia socialiste mori një mandat të tretë, si askush më parë. Qeveria e dalë pas atyre zgjedhjeve, pati pak ndryshime nga ajo e mëparshmja. Ndërsa vitin e kaluar, zoti Rama shkarkoi zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, aktualisht në kërkim, pasi Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij disa akuza që nga ajo e Shpërdorimit të detyrës, te pastrimi i parave. Në fillim të korrikut të këtij viti, zoti Rama ndryshoi papritur dhe ministrin e Brendshëm. Në vend të zotit Bledi Çuçi, i cili mori drejtimin e grupit parlamentar socialist, u emërua zoti Taulant Balla./voa

The post VOA: Pa dhënë ndonjë shpjegim specifik, Rama bën publike ndryshimet në qeveri appeared first on Albeu.com.

Ethet e ndryshimeve në kabinetin qeveritar, zbulohet data, kur do të mblidhet Asambleja e PS-së
Është mësuar data se kur Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë.

Mbledhja do të zhvillohet më 4 shtator në orën 16:30 dhe kryeministri Rama pritet të njoftojë ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar.

Në konferencën e pak ditëve më parë Rama la të hapur mundësinë e riformatimit të qeverisë, e megjithatë duhet të presim Asamblenë e PS-së.

“Prisni edhe pak ditë, mbledhja e Asamblesë së PS vjen shpejt” deklaroi Rama më 25 gusht 2023.

Kjo është mbledhja e dytë e Asamblesë kombëtare të PS-së pas asaj të 26 korrikut 2023 ku u shkarkua i gjithë Sekretariati Ekzekutiv i PS-së, i cili do të zëvendësohet me emrat e rinj që do të zgjidhen në kongresin e jashtëzakonshëm në fund të shtatorit.

Në Asamblenë e 26 korrikut, Damian Gjiknuri u shkarkua nga posti i sekretarit të përgjithshëm të PS-së dhe përkohësisht në vend të tij si numri 2 i PS u komandua Blendi Klosi. Bledi Çuçi i cili u shkarkua nga  detyra e ministrit të Brendshëm u caktua kreu i ri i grupit parlamentar të PS-së, në vend të Taulant Ballës. Ky i fundit  u emërua në postin e ministrit të Brendshëm të lënë bosh nga Bledi Çuçi.

Sekretariati i PS i shkarkuar në Asamblenë e 26 korrikut

1.Sekretar i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri

2.Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi

3-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji

4-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj

5-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti

6-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj

7-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj

8-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko

9-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj

/Albeu.com.

The post Ethet e ndryshimeve në kabinetin qeveritar, zbulohet data, kur do të mblidhet Asambleja e PS-së appeared first on Albeu.com.

5 ministrat që Rama u “ha kokën” në shtator: Arsyet për secilin
Edi Rama ndjehet shumë i pushtetshëm tani. Pavarësisht “llafeve” lartë e poshtë nëpër korridoret e politikës se është i trembur nga SPAK-u për afera të ndryshme që po hetohen ku është edhe firma e tij, kryeministri ka treguar një aftësi të jashtëzakonshme për të “shitur shokët” duke dalë vetë i larë.

Të njëjtën gjë po bën edhe tani, ku burime thonë se po përgatit një kabinet krejtësisht të ri që do t’ja prezantojë shqiptarëve në përfundim të pushimeve verore me qëllim një “Rilindje 2”.

Si një skifter që vendos të ndërmarrë sfida të jashtëzakonshme pasi arrin një moshë të caktuar duke shkulur pendët dhe copëtuar sqepin për të jetuar edhe shumë vite të tjera, Rama pritet të lehtësojë veten nga çdo personazh që e ka rrethuar deri më tani që ka apo pritet të ketë të bëjë me SPAK duke hequr dorë nga çdo kosto për t’u fokusuar te investimet e reja, duke synuar edhe një mandat tjetër, kur përballë ka një opozitë të ndarë në tresh, ku njëra ndërton kulla, njëra ka vulën dhe tjetra merr koncensione në portin e Durrësit.

Por cilat pritet të jenë lëvizjet më të forta të Ramës në qeveri?

Delina Ibrahimaj

Koka e parë që “pritet” do të jetë Delina Ibrahimaj, e cila u shkarkuar njëherë në fakt nga Rama, por për arsye ende të paqarta vijoi punën në qeveri, të paktën edhe për disa javë. Ibrahimaj u shkarkua pas një sherri gjatë mbledhjes së kabinetit, por më pas edhe ajo edhe Rama dolën në publik dhe mohuan një lajm të tillë.

Duket se kryeministri nuk është nxituar në shkarkimin e saj duke pritur vjeshtën për t’ja përfshirë emrin në listën e ministrave të tjerë që ikin në kuadër të një riformatimi të qeverisë. Ibrahimaj në fakt nuk qenë ndonjëherë ministre më shumë se sa një investim i grupeve të fuqishme të biznesit në vend.

Olta Xhaçka

Xhaçka është një ndër bashkëudhëtaret e vjetra të Ramës, por “skifterit” tashmë i duhet një sqep dhe pendë të reja, rrjedhimisht duhet të bëjë sakrifica të mëdha, përfshi edhe largimin e njerëzve që i përkasin grupit të ngushtë të njerëzve që u futen në PS nga Mjaft-i.

Kujtojmë po ashtu se Xhaçka është e vetmja ministre investitorë strategjike, të paktën me letra, në kabinetin Rama, ndërsa afera që po e merr më qafë është koncensioni i Portit të Limionit ndaj një kompanie private, e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK dhe po hetohet prej prokurorëve që këto ditë po trembin shumë “të fuqishëm” në Tiranë, shkruan AlbEu.com.

Deri më tani Xhaçka është paraqitur disa herë në SPAK për të dhënë llogari për një vendim që e la vendin pa një bazë detare kur ajo ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Frida Krifca

Pavarësisht se tashmë ajo ka nisur një fushatë agresive në rrjetet sociale me investime të fermerëve të bëra sipas saj me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë duke arritur statistika të larta në Facebook, një kriter thelbësor ky për të ruajtur postin e ministrit, Krifcën nuk e kap tetori në krye të punëve.

Anulimi i fondeve IPARD nga KE dhe zbulimi se nga fondet kanë përfituar trafikantë droge apo personazhe pranë maxhorancës si edhe konfirmimi se fondet janë dhënë përmes procedurave korruptive janë një shkak i mjaftueshëm për ta hequr Krifcën nga Ministria e Bujqësisë. Kujtojmë se KE ka kërkuar paratë e IPARD mbrapsht nga Maqedonia kur u hasën shpërdorime, kurse në Bullgari dje u arrestua një kryebashkiak.

Rama ka treguar deri më tani se ministrat mund të abuzojnë me pushtetin, por mbajnë përgjegjësi pastaj nëse kapen.

Bora Muzhaqi

Nuk është kuptuar ndonjëherë se çfarë bën Bora Muzhaqi në krye të ministrisë dhe çfarë bën në fakt ministria që ajo drejton, por politikania e re do të mbahet mend në publik për gafat e shumta që ka lënë. E kush nuk i mban mend deklaratat se nuk kishte kohë të fliste kur mediat e pyesnin mbi një krim makabër ndaj një fëmijë në Fier apo se do t’u mësonte fëmijëve në klasë të parë kodimin para abetares?

Ramës nuk i duhen më fytyrat e reja dhe investimet e të tjerëve në qeveri, tashmë që rripi po shtrëngohet dhe përgjegjësinë do ta mbajë ai vetë.

Edona Bilali

Bilali ka qenë në qendër të një skandali me shpërndarjen e fondeve për START UP-et duke ia shpërndarë njerëzve pranë saj. Tashmë që situata politike ka ndryshuar në Shkodër, kurse investitori i saj politik pritet të ketë probleme me drejtësinë, Edona Bilali është një emër që nuk i duhet më Ramës në kabinet. /albeu.com

The post 5 ministrat që Rama u “ha kokën” në shtator: Arsyet për secilin appeared first on Albeu.com.

Pas ndryshime në PS, Rama mbledh qeverinë në Tepelenë
Pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama do të mbledh kabinetin e tij qeveritar në Tepelenë më 28-29 Korrik.

Sipas informacioneve, secili prej ministrave përkatës do të bëj një analizë të thellë të punës së realizuar deri më tani.

Të gjithë ministrat kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale, Evis Kushi do të zëvendësohet në këtë mbledhje nga zvn ministrja Albana Tole.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Asamble, kryeministri Rama shkarkoi pasditen e së mërkurës të gjithë sekretariatin e forcës politike që ai drejton, së bashku me sekretarin e Përgjithshëm Damian Gjiknuri.

Përkohësisht, funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm do ta mbajë zoti Blendi Klosi. Në fund të muajit shtator apo fillim të tetorit, socialistët do të mbledhin sërish Asamblenë si dhe do të organizojnë një kongres të jashtëzakonshëm.

Asambleja socialiste votoi të mërkurën, dhe emërimin e ish ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, në detyrën e kryetarit të grupit parlamentar socialist, duke kryer kështu një rokadë të plotë me zotin Taulant Balla, i cili mori drejtimin e ministrisë së Brendshme.

The post Pas ndryshime në PS, Rama mbledh qeverinë në Tepelenë appeared first on Albeu.com.

Ndryshime në qeveri? Rama i prerë me gazetarët: Jo!
Kryeministri Edi Rama ka mohuar lajmin që qarkulloi në media se ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është shkarkuar ditën e sotme.

Në nisje të asamblesë socialiste, teksa kreu i qeverisë po futej është pyetur nga gazetarët; a keni firmosur ndryshime në qeveri?

“JO”! Ishte përgjigja e Edi Ramës që nuk pranoi më tej që të bënte asnjë koment.

Edhe vetë ministrja Ibrahimaj i cilësoi lajmet si thashetheme vere. “Jam në detyrë” tha ajo për mediat.

The post Ndryshime në qeveri? Rama i prerë me gazetarët: Jo! appeared first on Albeu.com.

Shkarkohet ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj?
Po përflitet se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ministren e Financave, Delina Ibrahimaj dhe se ky vendim  është marrë gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë sot.

Por, rezulton se ky lajm nuk është i vërtetë.

Vetë ministrja e ka mohuar duke thënë se është në detyrë. Ndërsa Rama ka mohuar të ketë firmosur ndryshime në qeveri.

Kujtojmë se disa javë më parë Rama shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, pas skandalit të dhunës brutale të fisiti Rraja për guroren në Borizanë. Bledi Çuçi u zëvendësua nga Taulant Balla.

/albeu.com/

The post Shkarkohet ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj? appeared first on Albeu.com.

Rama do të bëjë ndryshime në qeveri, ky është kriteri për “kokat që priten”: Analisti parashikon lëvizjen e Ramës para pushimeve
Analisti Lorenc Vangjeli parashikon ndryshime të rendësishme në qeveri dhe se në Tiranë ‘pritet një verë e nxehtë në arenën politike’ pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, e cila pasi mori rryshfet për të favorizuar një kompani që të përfitonte një tender.

Ai theksoi se kriteri i Ramës është që mos të ketë ministra me më shumë se 6 vite.

“Para se të qetësohet deti mund të ketë dallgë, para pushimeve. Besoj se është e nevojshme një gjë e tillë. Nëse gjithkush do të jepte një te drejtë se kjo është një drejtë ekskluzive, kam përshtypjen se këshilla më e mirë ka të bëjë me rishpikjen e tij në raport me qeverisjen. Kriteri i Ramës është që mos të lërë ministra më shumë se 6 vite.

Informacionet e kryeministrit mund të jenë të tilla që mund të veprojë para se drejtësia të veprojë. Mund të ketë ministra, është një akt distancimi politik. Nëse Rama e bën një gjë të tillë do të ishte i mirëpritur në këtë detyrë. Këtë javë kanë ndodhur dy momente. Lirimi  ish-ministrit të Brendshëm, lirim që bëri bujë për disa arsye. Te Tahiri ka pasur një çështje që u hetua e gjykua keq. Historia e arrestit të sekretares së Përgjithshme përveç diellit të nxehtë të verës, temperaturat e Tiranës politike do të jenë të larta. Nisur nga informacionet nga volumi i dosjeve që janë duke u përpunuar në mënyrë logjike krijohet ideja se do të ketë një stinë të nxehtë. Shqipëria nuk ka qenë kurrë një shtet i së drejtës. Drejtësia e sotme po lufton edhe me traditën. Ajo çfarë është e dukshme është se në Tiranë ka frikë.” – tha Vangjeli në Report TV.

The post Rama do të bëjë ndryshime në qeveri, ky është kriteri për “kokat që priten”: Analisti parashikon lëvizjen e Ramës para pushimeve appeared first on Albeu.com.

Rama bën ndryshime në qeveri, ja kush ikën
Zëvendësministra e Mjedisit dhe e Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra.

Çuçi do të largohet nga detyra gjatë kësaj jave, ndërsa propozimi erdhi nga kryeministri Rama dhe më pas Këshilli i Ministrave vendosi lirimin e saj.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim./albeu.com

The post Rama bën ndryshime në qeveri, ja kush ikën appeared first on Albeu.com.

Prioritet jo më rindërtimi, por negociatat me BE, Rama zëvendëson Zef Mazin me Majlinda Dhukën
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e së hënës ndryshime në kabinetin qeveritar, “tashmë që prioritet për vendin janë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.”

Arben Ahmetaj është shkarkuar dhe në vendin e tij është emëruar Belinda Balluku e cila është edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu, një tjetër i larguar është diplomati Zef Mazi, i cili do të pasohet nga Majlinda Dhuka që do të jetë kryenegociatore dhe Ministre e Shtetit pranë Kryeministrit.

Postimi i Ramës:

Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit. pic.twitter.com/giUZ0HHXEt

— Edi Rama (@ediramaal) July 25, 2022

The post Prioritet jo më rindërtimi, por negociatat me BE, Rama zëvendëson Zef Mazin me Majlinda Dhukën appeared first on Albeu.com.