ndryshime kushtetuese Archives - Albeu.com

Rama paralajmëron ndryshime Kushtetuese: Ne do të zbresim numrin e deputetëve, Referendum! Do ndryshojmë edhe ligjin…
Në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama, përmendi sërish ndryshimet kushtetuese që ka paralajmëruar më herët, me qëllim uljen e numrit të deputetëve në Kuvend.

Gjithashtu, Rama u ndal edhe te ligji për referendumet, për të cilin tha se janë vonë, ndërsa shtoi se do t’i thërrasin shqiptarët që “të thonë se kush është me kë dhe kush është për çfarë”.

Sipas tij, ligji i ri mund të realizohet brenda këtij sesioni parlamentar.

Një koment bëri edhe për ligjin për funksionimin e Kuvendit.

“Disa reforma të rëndësishme për të cilat duhet të flasim me njerëzit në këtë proces që nisin nga sot deri në fund të prillit dhe më pas deri në fund të qershorit që konsolidohet me përfundimin e të gjithë zgjedhjeve në PS. Kemi folur për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë, 10 legjislatura kanë hyrë e kanë dalë.

Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë ne jemi vonë por prapë kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum dhe ndaj ne do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet sepse ka edhe tema të tjera që duhet t’i vendosim përpara shqiptarëve dhe t’i lëmë të thonë se kush është me kë dhe kush është për çfarë.

Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni të legjislaturës. Së dyti kemi folur për ligjin organik për funksionimin e kuvendit, i domosdoshëm se kuvendi i ka deputetët pa status.

Kuvendi i ka të pamjaftueshme burimet me të cilët funksionon. Nuk ka as shtëpi. Kemi thënë se duhet ta bëjmë Kuvendin me shtëpi. Këto duhen bërë tani”, tha Rama.

The post Rama paralajmëron ndryshime Kushtetuese: Ne do të zbresim numrin e deputetëve, Referendum! Do ndryshojmë edhe ligjin… appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski: VMRO promovon debat jashtëzakonisht irracional për ndryshimet kushtetuese
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski konsideron se aktualisht i gjithë diskutimi për amendamentet kushtetuese po zhvillohet në nivel mjaft racional nga partitë në pushtet dhe koalicioni që është për integrime evropiane dhe në nivel jashtëzakonisht irracional nga lidershipi i VMRO-DPMNE-së. Sipas kryeministrit është i nevojshëm një diskutim i bazuar në fakte.

“E shihni që publiku nuk ka komente për përmbajtjen e amendamenteve dhe për procedurën që po zhvillohet. Besoj se në fund duhet të rezultojë me marrjen e vendimeve të nevojshme dhe hapjen e kapitujve për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE. Do të thotë një vendim strategjik, gjithçka tjetër është ikja nga realiteti, ikja nga përgjegjësia dhe kthimi i shtetit në izolim dhe pasiguri siç e pamë në ato 11 vjet kur u krijua një model inxhinierie kulturore-historike-financiare nga e cila askush nuk përfitoi”

Kovaçevski deklaroi se vendi ngeci në të gjitha fushat dhe nuk lëvizi asnjë milimetër në integrimet euroatlantike. “Sa për krahasim, Kroacia filloi me ne, dhe tashmë e ka futur euron, është pjesë e BE-së dhe zonës Shengen, ndërsa ende po diskutojmë nëse do të marrim një vendim me të cilin do t’i hapim kapitujt”, tha Kovaçevski.

Vendimi kryesor i këtij mandati parlamentar, theksoi Kovaçevski, është votimi për Evropën dhe vazhdimi i rrugës së integrimit evropian të vendit.

Kreu i Qeverisë deklaroi se deputetët vendosin sipas mandatit që kanë marrë, ndërsa beson se vendimi kryesor i këtij mandati parlamentar është votimi për Europën dhe vazhdimi i rrugës së integrimit europian të vendit. “Ne e filluam atë proces, procesi u mirëprit nga të gjithë partnerët tanë strategjikë: nga SHBA dhe nga liderët e BE-së dhe nga anëtarët e BE-së”, theksoi kryeministri Kovaçevski. /SHENJA/

The post Kovaçevski: VMRO promovon debat jashtëzakonisht irracional për ndryshimet kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Ndërprerja e debatit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, Telat Xhaferi: Seancën e radhës e caktoj unë, jo deputetët
Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi thotë se në seancën për votimin e nevojës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese nuk është thirrur në nenin 165 të Rregullores së Kuvendit.

Xhaferi thotë se për këtë seancë është thirrur në nenin 81 të Rregullores, që Xhaferi thotë se i jep të drejtën atij të vendos se kur do të mbyll seancën.

“Në bazë të nenit 81 të Rregullores së Kuvendit të RMV-së, paragrafi 1 i së njëjtës kam ndërprerë punimet e seancës mbas konstatimit të apsolvimit të listës së deputetëve të paraqitur për fjalë për diskutim për pikën përkatëse”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se gjithashtu sipas kësaj rregullore, respektivisht paragrafit 5, ai vendos se kur do të vazhdojë seanca e njëjtë, respektivisht seanca 123.

“Kohën për vazhdimin e seancës së ndërprerë, e cakton kryetari i Kuvendit, jo deputetët në konferenca për shtyp dhe në Facebook, sikur se thirren”, tha Xhaferi duke cituar paragrafin 5 të nenit 81 të Rregullores.

The post Ndërprerja e debatit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, Telat Xhaferi: Seancën e radhës e caktoj unë, jo deputetët appeared first on Albeu.com.

VOA: Shkup, hapet seanca për ndryshimet e Kushtetutës
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut nisi të premten seancën plenare për ndryshimet kushtetuese. Me kërkesë të Bashkimit Evropian, pas një kompromisi me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut duhet të përfshijë pakicën bullgare në Preambulën e Kushtetutës së saj. Por, për këtë nevojiten dy të tretat e votave në parlament dhe pa mbështetjen e VMRO-së opozitare, ndryshimet nuk mund të bëhen. Kjo e fundit është shprehur kundër ndryshimeve, ndërsa akuzon qeverinë se po vepron sipas “diktatit bullgar”

Parlamenti i Maqedonisë u mblodh për të diskutuar mbi ndryshimin e Kushtetutës për të përfshirë në Preambulë pakicën bullgare, një kusht ky nga Bashkimi Evropian që nëse miratohet do të mundësonte vazhdimin e fazës së dytë të bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE.

Por, për këtë nevojiten 2/3 e votave në parlament dhe shumica parlamentare nuk i ka, ndërsa pa votat e VMRO-DPMNE-së së opozitës ky ndryshim nuk mund të realizohet. VMRO-ja thotë se procesi po bëhet sipas diktatit bullgar. Ajo akuzon pushtetin për tradhëti ndaj interesave kombëtare maqedonase.

Ndërkaq, kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili është dhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate thotë se 80 votat e nevojshme nuk i duhen kësaj qeverisjeje për të mbijetuar por i duhen integrimit dhe rrugës evropiane të vendit.

“Ky vendim ka një dimension të lartë shtetëror dhe për këtë duhet arsye, vizion dhe mençuri. Ju sigurojmë se ky vendim është më i miri i mundshëm; nuk rrezikon, por hapë perspektivë dhe shmang izolimin; ofron shansin e fundit dhe pengon vendnumërimin, padrejtësinë, kriminalitetin dhe korrupsionin”, tha zoti Kovaçevski, gjatë prezentimit të tekstit për ndryshimin e Kushtetutës.

Fjalimi i tij u përcoll me duartrokitje nga shumica parlamentare.

“Nëse ndryshimi i Kushtetutës do të ishte një faktor euro-integrues, ne sot do të kryesonim me Bashkimin Evropian, por nuk është kështu”, u shpreh deputetja e VMRO-së Gordana Siljanovska.

Opozita maqedonase ngul këmbë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme si opsion i vetëm i çuarjes përpara të proceseve. Kryetari i saj Hristijan Mickovski është shprehur në një intervistë të fundit televizive se “edhe nëse Maqedonia do ta plotësonte kushtin e Bullgarisë, askush nuk garanton, sipas tij, se vendi do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”.

Por, kjo retorikë e VMRO-së kundërshtohet nga Lidhja Social Demokrate dhe partitë shqiptare në pushtet:

Është interesante se VMRO-ja po përdor logjikën disjunktive në kuptimin që ose këto ndryshime kushtetuese do ta rrezikojnë identitetin nacional maqedonas – ose bllokimi i ndryshimeve kushtetuese do ta ruajë identitetin nacional maqedonas. Unë nuk mendoj kështu”, tha deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.

Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se seanca plenare për ndryshmet kushtetuese do të jetë përcaktuese për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi tha se në bazë të rregullores së punës së parlamentit për propozimin e fillimit të ndryshimit të Kushtetutës mbahet diskutim në tërësi që mund të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune.

Por, njohësit e rrethanave mendojnë se do të ketë zvarritje për muaj të tërë të procesit, megjithëse Bashkimi Evropian pret që pakica bullgare të përfshihet në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut deri në muajin nëntor, në mënyrë që vendi të vazhdojë fazën e dytë të bisedimeve për anëtarësim.

Shumicës parlamentare, e cila besohet se për këtë ndryshim të kushtetutës do të ketë mbështetjen e nëntë ligjvënësve shqiptarë të opozitës apo të pavarur – i duhen edhe tetë vota të deputetëve të VMRO-së që aktualisht duket një gjë e paarritshme.

Nga ana tjetër, disa deputetë shqiptarë kërkojnë që gjatë këtij procesi të hiqet edhe terminologjia e “20 përqindëshit” që i referohet gjuhës shqipe dhe shqiptarëve në Kushtetutë e që shikohet si përçmuese nga shqiptarët, por shumica parlamentare është shprehur qysh më herët se çështje parësore tani është futja e pakicës bullgare në Preambulë.

Kryetari i Parlamentit e ndërpreu seancën në orët e pasdites, pa bërë me dije se kur do ta thërrasë vazhdimin e saj. Në vazhdim të seancës pritet të votohet hapja e Kushtetutës; më pas të ketë debat dhe në fund të votohen ndryshimet. Të gjitha këto kërkojnë dy të tretat e votave në parlamentin prej 120 vendesh./voa

The post VOA: Shkup, hapet seanca për ndryshimet e Kushtetutës appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut dhe sfidat rreth ndryshimeve kushtetuese
Në Maqedoninë e Veriut, analistët mendojnë se ndryshimet kushtetuese nuk do të realizohen deri në vjeshtë, ashtu siç kërkon Bashkimi Evropian. Për realizimin e këtyre ndryshimeve nevojitet një konsensus politik, përkatësiësht 2 të 3-ta e votave në parlament. Por, partia më e madhe e opozitës, VMRO-DPMNE është shprehur kundër ndryshimeve në Kushtetutë. Ndërkaq, procesi në parlament mund të zvarritet për muaj të tërë, thonë analistët. Seanca e parlamentit është caktuar për këtë të premte.

Ndërkohë që seanca e parlamentit për ndryshimet kushtetuese po afrohet, opozita maqedonase, pa votat e së cilës nuk mund të miratohen ndryshimet – vazhdon të kundërshtojë mbështetjen e rishikimit të kushtetutës në preambulën e së cilës do të përfshihej pakica bullgare dhe katër pakica të tjera.

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mersim Maksuti thotë se seanca plenare e Parlamentit duhet të mbledhë dy të tretat e ligjvënësve për t’i dhënë dritën jeshile fillimit të debatit për ndryshimet kushtetuese.

Ai shpejgon për Zërin e Amerikës procedura të tjera lidhur me nismën për ndryshimet kushtetese që po bëhen për të përfshirë pakicën bullgare si kusht për vazhdimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian për t’u anëtarësuar.

“Është paraparë sipas procedurës që 10 ditë të zgjasë debati dhe të votohet me 2/3-tat dhe tashmë zyrtarisht të fillojë procedura për ndryshimin e Kushtetuës. Brenda dhjetë ditëve, në qoftë se nuk arrihet koncenzusi, çfarë do të ndodhë me votimin? A do të shtyhet më tej? Këtë situatë rregullorja e punës së kuvendit nuk e parasheh. Me vetë faktin se nuk e parasheh, bindja ime është se votimi mund të zgjasë edhe pas 10 ditëshit, për arsye se procedura zyrtare sipas kushtetutës dhe rregullores së punës fillon që nga momenti kur 2/3-tat e parlamentit ka votuar për fillimin e procedurës. Dhe prej këtij momenti fillojnë afatet kushtetuese dhe juridike për zgjatjen e procedurës së ndryshimit të kushtetutës”, thekson ai.

Analisti Mersel Bilalli nuk sheh sinjale të qarta lidhur me hapat e ardhshëm të VMRO-DPMNE-së në parlament, ndërsa ai problemin e shikon tek funksionimi i brendshëm i partisë.

Zoti Bilalli vlerëson se tek VMRO-ja ka rryma me pikëpamje pro-lindore e pro-ruse por dhe një rrymë pro-perëndimore dhe se trysnitë eventuale nga jashtë dhe realiteti i brendshëm i vendit mund ta detyrojnë partinë të votojë ndryshimet e domosdoshme kushtetuese.

“Kjo parti, në mënyrë objektive, pra në vazhdimësi i ka bllokuar proceset euro-integruese. Në qoftë se kthehemi prapa në vitin 2008 kur ishte Samiti i Bukureshtit për anëtarësim në NATO duhej vetëm një shtesë emrit Republika e Maqedonisë – Shkupi, që të mund vendi të inkuadrohej në NATO dhe me siguri brenda 4-5 viteve edhe në Bashkimin Europian”, thotë analisti.

Zoti Maksuti thekson se qëndrimet e luhatshme të VMRO-së vështirë do të mundësojnë konsensusin politik sa i takon realizimit të ndryshimeve kushtetuese, kur dihet se kjo parti vetëm para një muaji e ca u pajtua të mbështeste këto ndryshime me kusht largimin nga qeveria të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Analistët thonë se qëllimi i vetëm i VMRO-së janë zgjedhjet e parakohshme apo se vendi do të përballej me pasoja serioze në rast të mosarritjes së kushtit të vendosur nga BE-ja:

“Për mua, do të ishte racionale para Vitit të ri të kishim ndryshime kushtetuese, përndryshe besoj që mund të ketë turbulenca serioze në spektrin politik të Maqedonisë”, shprehet z. Bilalli.

“Kam bindjen se VMRO-ja ka si qëllim kryesor që vendin ta çojë në zgjedhje të parakohshme, duke ditur se në terren, tek votuesit ajo gëzon mbështetje më të madhe, me gjasë se do ta marrë edhe pushtetin”, thekson Z. Maksuti.

Ndërkohë, drejtuesi opozitar Hristijan Mickovski akuzon qeverinë se këto ndryshime i bën sipas diktatit bullgar.

“Ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar dhe mënyra se si propozimi dorëzohet në parlament nuk janë të pranueshme ndërsa teksti i përgatitur nga qeveria është tërësisht i pakuptimtë”, thotë kryetari i VMRO-së.

Ndërkaq, Kryeministri dhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski shpreson se deputetët do të kenë vizion, virtyte dhe guxim për të marrë vendim që do të thoshte integrim evropian për Maqedoninë e Veriut dhe mirëqenie për qytetarët e vendit.

Shumica parlamentare, llogaritë në mbështetjen e partive opozitare shqiptare, ndërsa lë të kuptohet se i duhen edhe shtatë apo tetë ligjvënës të VMRO-së për të arritur dy të tretat e votave, nga 120 sa ka parlamenti.

The post Maqedonia e Veriut dhe sfidat rreth ndryshimeve kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski kërkon konsensus, VMRO kundërshton
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, porositi që është i nevojshëm konsensus social kombëtarë që përfundimisht, të arrihet qëllimi strategjik, që vendi ynë të bëhet pjesë e BE-së. Në intervistë për MIA-n, kryeministri pret që meqë jemi në prag të mbajtjes së seancës në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, të ketë debat të sinqertë, cilësorë dhe të frytshëm, në të cilin siç shton ai, do të qartësohen të gjitha argumentet që të arrihet deri në vendimin jopartiak, por të atij që do të tregoj seriozitet dhe përgjegjësi.

“Të gjithë ne në vend duhet ta kemi të qartë – nuk do të ketë marrëveshje më të mirë, nuk do të ketë marrëveshje të re, nuk do të ketë korrnizë tjetër negociuese dhe kjo është e vetmja e vërtetë të cilën nuk po e them, nuk po e thotë Qeveria e as LSDM-ja, ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian. Është e qartë se, nëse e humbim këtë shans historik, këtë mbështetje të fuqishme të Unionit, të SHBA-ve, të partnerëve tanë strategjik, vetëm do të humbim 10 ose 15 vite të tjera”, tha ai.

Sipas Kovaçevskit, opozita duhet të ndërtoj qëndrim nëse është për integrim në BE, ose është për izolim.

Kurse nga opozita maqedonas u përgjigjën se konsensus nën diktatin bullgar, nuk është i mundur. Konsensus përsërisin ata, mund të ketë vetëm për zgjedhje të parakohshme.

“Përse është refuzuar propozimi i VMRO-DPMNE-së për Konsensus social kombëtarë para se të pranohet korrniza negociuese me BE-në, me të cilin Bullgaria do të ketë mundësi dhe do ta shfrytëzoj atë mundësi për ta bllokuar Maqedoninë sa herë kur nuk do të jenë të plotësuara diktatet irredentise, antimaqedonase”, thuhet në reagim.

Kovaçevski, thonë nga VMRO-DPMNE, për vetëm edhe një ditë në pushtet dhe mbajtjen e koalicionit me BDI-në, e ka sjellur Maqedoninë në pozitë të nënshtruar dhe e ka kërcënuar integrimin evropian të vendit.

The post Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski kërkon konsensus, VMRO kundërshton appeared first on Albeu.com.

Xhaferi: Ka mundësi që votimi i ndryshimeve kushtetuese të shtyhet deri të sigurohet shumica
Kryetari i Parlamrntit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi deklaroi se janë ndërmarë të gjitha masat për të filluar seanca plenare me 18 gusht në të cilën do të diskutohet për çështjen e ndryshimeve kushtetuese.

Ai njofoti se pas shtyrjes së debatit, ka mundësi që votimi i ndryshimeve kushtetuese të shtyhet deri në momentin kur të sigurohet shumica e kërkuar prej dy të tretash.

Xhaferi tha se është një situatë e paparashikueshme, por Rregullorja e lejon këtë, pavarësisht se seanca është caktuar për 18 gusht, e cila siç ka theksuar Xhaferi zgjat 10 ditë pune.

“Sa i përket seancës plenare të 18 gushtit gjithsesi se janë ndërmarë të gjitha masat për të filluar seanca dhe do të fillojë me 18 gusht. Sipas rregullave debati duhet të zgjasë jo më shumë se 10 ditë pune që ka të bëjë me të drejtën e fjalës të deputetëve gjegjësisht për debat. Parlamenti vendos nëse në seance janë prezent shumica e nevojshme për vendimmarrje konkrete dhe për atë aspekt nuk mund të prejudikohet mënyra se do të ndodh votimi në fund të debatit apo do të jetë i prolonguar akti i votimit, janë çështje që varen nga faktet gjegjësisht nga situata konkrete në rrjedh të seancës”, shpjegoi Xhaferi. /SHENJA/

The post Xhaferi: Ka mundësi që votimi i ndryshimeve kushtetuese të shtyhet deri të sigurohet shumica appeared first on Albeu.com.

LSDM: Me ndryshimet kushtetuese, hapet rruga për anëtarësim në BE dhe rritjen e ndihmës financiare
Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se me ndryshimet kushtetuese do të hapet rruga për anëtarësimin e endit në BE.

Nga LSDM thonë se BE është donatori më i madh në Ballkanin Perëndimor, sidomos në RMV.

“Për shkak të partneritetit funksional me BE-në që kemi, Komisioni Evropian miratoi edhe 100 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut, pasi më parë kemi marrë 160 milionë euro për zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë, si dhe një grant. 80 milionë euro për përballimin e krizës energjetike”.

“Kjo mbështetje do të vazhdojë, me shumë më tepër burime, përmes programeve dhe fondeve të reja, kur të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian. Prandaj është e rëndësishme që të gjithë deputetët të mbështesin ndryshimet kushtetuese, pas së cilës do të hapen kapitujt e parë dhe do të përshpejtohet seriozisht procesi i negociatave, për të realizuar qëllimin strategjik – anëtarësimin në BE deri në vitin 2023”, thonë nga LSDM./ina

The post LSDM: Me ndryshimet kushtetuese, hapet rruga për anëtarësim në BE dhe rritjen e ndihmës financiare appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut kalojnë filtrin e parë
Komisioni votoi dy konkluzione: qasja drejt ndryshimit të Kushtetutës dhe përgatitja e draft-amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Në debatin e parë për ndryshimet kushtetuese në Parlament, kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se nëse nuk votohen ato, do të ndërpritet procesi i integrimit të vendit në BE. Sipas tij me futjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk cenohet identiteti kombëtar dhe shtetëror i maqedonasve.

“Nuk duhet ta humbim këtë shans për Evropën. Ndodhi një herë kur u ndamë nga Kroacia. E nëse do të ndodhë edhe këtë vit, do ta vendosni ju në Parlament. Përfaqësuesit evropianë paralajmërojnë se ekziston rreziku i ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, nëse ndryshimet kushtetuese nuk miratohen para fundit të vitit. Kjo do të thotë se ato nuk janë të diktuara, por janë pjesë e kornizës së negociatave me BE-në”, tha Kovaçevski.

Osmani: Nevojitet një front evropian

E ardhmja e vendit nuk është vetëm përgjegjësi e qeverisë, por e kujtdo që është dakord që vendi të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Vendi është në pikë kritike dhe nëse dëshiron të shohë progres duhet të marrë përgjegjësi, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Është e nevojshme të krijohet një front evropian që do të marrë rolin udhëheqës në atë rrugë dhe do të jetë më shumë se udhëheqje e politikës ditore. Tani është koha kur duhet të mbajmë përgjegjësi për këtë vend, sepse në fund të fundit politika është mbi të gjitha shërbim, është një lloj përgjegjësie ndaj njerëzve që ju kanë dhënë besimin. Tani është koha e Frontit për Europën”, tha Osmani.

Aziri: Duhet të synojmë rrugën tonë në BE

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, në seancën e Komisionit për Çështje Kushtetuese tha se anëtarësimi në BE është pista dhe rruga jonë. Çdo refuzim apo mospërkrahje në këtë rrugë do të dëmtojë të gjithë qytetarët. “Fatkeqësisht, sot ne demonstrojmë mungësë kapaciteti për të marrë përgjegjësi. Çështjet që janë më të vështira zgjidhen gjithmonë me kompromise dhe ne jemi gati për këtë, por fatkeqësisht ata që sot improvizojnë luftime false për identitetin e tyre nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë për ne”, tha Elmi Aziri.

Apasiev: Nuk do të ketë kurrë ndryshime kushtetuese

Deputeti dhe kryetari i Partisë “E Majta” Dimitar Apasiev tha se nuk do të ketë kurrë ndryshime kushtetuese “sepse mendojmë se një debat i tillë është i pavlerë.

Kryeministri ka bërë llogarinë pa hanxhiun, ai ka hyrë në këtë proces pa siguruar dy të tretat e shumicës.” Sipas tij qeveria e Shkupit nuk ka siguruar asnjë garanci shtetërore se Bullgaria dhe vendet e tjera nuk mund të vendosin veto të reja në rrugën drejt BE-së.

Micevski: Opozita nuk bindet për ndryshimet e Kushtetutës

Koordinatori i deputetëve të opozitës maqedonase nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, tha se ndryshimet kushtetuese bëhen nën diktimin e Bullgarisë dhe se nuk opozita do t’i mbështesë ato asnjëherë. “Ndryshimet kushtetuese nën diktim, presion dhe imponim janë të pamundura dhe ne nuk do t’i mbështesim kurrë, sepse është shkelje e drejtpërdrejtë e sovranitetit të një vendi. Sovraniteti vjen nga populli, ndërsa një shumicë dërrmuese e njerëzve mbi 80 për qind i thonë ‘jo’ kësaj lloj dhune nga qeveria.” – deklaroi Micevski./dw

The post Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut kalojnë filtrin e parë appeared first on Albeu.com.

Qeveria e RMV përcaktoi propozimin për ndryshime në Kushtetutë, pret konsensus ndërpartiak në Kuvend
Qeveria e Mqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi tekstin e Propozimit për aderim në ndryshime me udhëzime për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendosi që dokumenti të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

“Propozimi për aderim në ndryshimin e Kushtetutës është përgatitur nga grupi punues i përbërë nga ekspertë, profesorë eminentë nga disa universitete të vendit, si dhe përfaqësues të partive politike, me mbështetjen unanime të përmbajtjes së tekstit, pas së cilës pika u fut në rendin e ditës të seancës së sotme të qeverisë me propozim të Ministrisë së Drejtësisë. Propozimi është përgatitur në bazë të Konkluzioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar në seancën e mbajtur më 16 korrik 2022, ndërsa i lidhur me Konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe me qëndrimin e përbashkët dhe deklaratën hyrëse të BE-së në Takimin politik të Konferencës ndërqeveritare për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut, në përputhje me përcaktimin e saj strategjik për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, është e vendosur të zbatojë zotimet e marra në kuadër të Kornizës së Negociatorëve dhe negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian që filluan me mbajtjen e të Konferencës së parë Ndërqeveritare, të mbajtur më 19 korrik 2022”, theksohet në kumtesën.

Ndërhyrjet në Kushtetutë, thekson shërbimi për shtyp i Qeverisë, i referohen shtimit të pjesëve të kombeve në Preambulë dhe nenet 49 dhe 78 të Kushtetutës, kur numërohen pjesët e kombeve në vendin tonë.

Siç theksohet në kumtesë, ndryshimet kushtetuese të propozuara forcojnë karakterin multietnik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Vendi ynë është shembull i suksesshëm i demokracisë funksionale, multietnike në rajon dhe në Evropë dhe shembull i respektimit të të drejtave civile dhe të njeriut, prandaj në vendin me të drejtë shihet si në Evropl në miniaturë. I kemi treguar rajonit, Evropës dhe botës se bashkëjetesa e komuniteteve të ndryshme në këtë vend, me shekuj përgjatë historisë dhe sot, dhe respektimi i ndërsjellë i traditave dhe kulturave të ndryshme është pasuri dhe avantazh. Republika e Maqedonisë së Veriut i praktikon vlerat evropiane dhe meriton që pas anëtarësimit në NATO, të jetë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian”, thekson shërbimi për shtyp i qeverisë.

Qeveria vlerëson se qytetarët dhe shteti kanë një “shans të papërsëritshëm për të konfirmuar rrugën evropiane, për të përshpejtuar integrimin evropian dhe për të arritur këtë synim evropian deri në vitin 2030”.

Vendimi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndryshimin e Kushtetutës, thekson Qeveria, do të mundësojë mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare me BE-në deri në dhjetor 2023, hapjen e kapitujve në negociata, intensifikimin e reformave dhe anëtarësimin e shpejtë në BE-së.

The post Qeveria e RMV përcaktoi propozimin për ndryshime në Kushtetutë, pret konsensus ndërpartiak në Kuvend appeared first on Albeu.com.