ndikimi Archives - Albeu.com

Mos kini më dyshime! Ja si aktiviteti fizik ndikon te rrudhat
Aktiviteti fizik, ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e lëkurës dhe mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe rritur furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese për qelizat e lëkurës.

Ushtrimi i rregullt stimulon prodhimin e kolagjenit, një proteinë që mban lëkurën të fortë dhe elastike, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave.

Po ashtu, aktiviteti fizik ndihmon në uljen e stresit, duke parandaluar rritjen e niveleve të kortizolit, një hormon që mund të dëmtojë kolagjenin dhe elastinën e lëkurës, duke kontribuar në plakjen e parakohshme.

Ushtrimet aerobike, si vrapimi dhe noti, rrisin qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar në shpërndarjen e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në të gjithë trupin, përfshirë lëkurën, dhe kështu mund të rrisin ndjeshëm pamjen e lëkurës.

Aktiviteti fizik, gjithashtu ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, duke parandaluar glikacionin, një proces që dëmton fibrat e kolagjenit dhe përshpejton plakjen.

Ndërsa ushtrimet janë të dobishme për shëndetin e lëkurës, është gjithashtu e rëndësishme të kujdeseni për lëkurën pas aktivitetit, duke aplikuar produkte hidratues dhe mbrojtës nga dielli për të parandaluar dëmet nga ekspozimi i tepërt ndaj kushteve të jashtme.

Për më tepër, aktiviteti fizik ndihmon në kontrollin e peshës trupore dhe reduktimin e inflamacionit, faktorë që gjithashtu mund të ndikojnë në shëndetin e lëkurës dhe formimin e rrudhave.

The post Mos kini më dyshime! Ja si aktiviteti fizik ndikon te rrudhat appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi: Ja ndikimi që do të ketë në Shqipëri fitorja e Donald Trump
Drejtuesi politik i Parisë Dedmokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, komenton fitoren e Trump dhe ndikimin e mundshëm që ai mund të ketë në Shqipëri.

Këlliçi lexoi një deklaratë të Trump, duke theksuar se ai do të luftojë Sorosin që në Shqipëri ka një ndikim shumë të madh.

“Fitorja e Trump patjetër që do të ketë ndikim edhe në rajon, por edhe në Shqipëri. Fitorja ishte surprizuese dhe tërësisht e pastër. Ka një lloj entuziazmi te mbështetësit e Partisë Demokratike, por ky është një realitet i pamohueshëm me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Vet Donald Trump para 3 ditësh, në një mesazh drejtuar kombit amerikan, tha: Ne do të pastrojmë të gjithë aktorët e korruptuar në aparatin tonë të sigurisë kombëtare dhe të shërbimeve sekrete dhe ka plot.

Departamentet dhe agjencitë që janë përdorur si armë do të ndryshohen plotësisht në mënyrë që burrokratët e pafytyrë të mos jenë më kurrë në gjendje të shenjëstrojnë e persekutojnë konservatorët, të krishterët ose armiqtë politikë të së majtës, gjë që ata po e bëjnë tani në një nivel që askush nuk mund ta besojë që është e mundur. Këtë agjendë e mbështet shoqëria e hapur e Sorosit. Tashmë është fakt që Sorosi është donatori numër një i reformës në drejtësi, i trajnimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe kontributi në drejtësinë e re”, tha Këlliçi per A2CNN.

The post Belind Këlliçi: Ja ndikimi që do të ketë në Shqipëri fitorja e Donald Trump appeared first on Albeu.com.

Muzika dhe fuqia e saj: Si ndikon në shëndetin tonë mendor dhe emocional
Muzika ka fuqinë për të na ndikuar më thellë se ç’mund të mendojmë. Ajo mund të na ngrejë shpirtin, të na qetësojë pas një dite të lodhshme, ose të na ndihmojë të përballojmë momentet e vështira. Studiuesit kanë zbuluar se dëgjimi i muzikës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë mendor dhe emocional.

Në momentet kur ndjehemi të stresuar, disa minuta muzikë mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kortizolit, hormonit të stresit. Po ashtu, meloditë e preferuara mund të nxisin prodhimin e dopaminës, substancë që lidhet me ndjenjat e lumturisë dhe kënaqësisë.

Një studim i fundit tregon se dëgjimi i muzikës klasike apo të qetë mund të përmirësojë përqendrimin dhe performancën në punë, ndërsa ritmet energjike të muzikës pop mund të rrisin motivimin për aktivitete fizike dhe ushtrime.

Por nuk është vetëm muzika që ndikon në shpirtin tonë. Për ata që krijojnë muzikë, studiot e muzikës janë shpesh një formë e shkëlqyer terapieje. Krijimi i tingujve dhe kompozimi i melodive mund të ndihmojnë në shprehjen e emocioneve dhe menaxhimin e stresit.

Në përfundim, muzika është më shumë sesa thjesht një formë argëtimi. Ajo është një mjet i fuqishëm për përmirësimin e shëndetit mendor dhe emocional. Pra, herën tjetër kur të keni nevojë për një pushim, thjesht ndizni muzikën dhe lejoni që tingujt t’ju sjellin paqe dhe energji të re.

The post Muzika dhe fuqia e saj: Si ndikon në shëndetin tonë mendor dhe emocional appeared first on Albeu.com.

Gërvalla paralajmëron rreziqet e shtrirjes së ndikimit rus në Ballkan
Kosova mbështet përpjekjet për të ndaluar liderët jo-demokratikë për të mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre dhe destabilizuar rajonet e ndryshme të botës.

Kështu ka deklaruar shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla në takimin ministror për situatën urgjente në Venezuelë, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku mori pjesë me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministres së Punëve të Jashtme të Argjentinës Diana Mondino.

Në fjalën e saj, ministrja Gërvalla vuri në pah edhe angazhimin e Venezuelës në Ballkan përmes miqve dhe satelitëve të Rusisë në rajon, me partneritete dhe lidhje të reja ekonomike, për të cilat tha se kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe kujdes të veçantë.

Ministrja Gërvalla ndodhet për vizitë në Nju Jork në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

The post Gërvalla paralajmëron rreziqet e shtrirjes së ndikimit rus në Ballkan appeared first on Albeu.com.

“Bebi mund të lind para kohe”, mjekja tregon si ndikon Covid-19 gjatë shtatzënisë
Pandemia Covid-19 ka ndikuar në shumë aspekte të jetës, por parësor mbetet ai shëndetësor.

Doktoresha, Kristina Kosta ka folur sot për infektimin me Koronavirus të grave shtatzënë. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi se Covid-19 ndikon në këtë periudhë të rëndësishme sit e nëna dhe te foshnja në barkun e saj.

Sipas Kostës, nëse gjendja e nënës rëndohet për shkak të Koronavirusit, atëherë ka mundësi që bebi të lind para kohe.

“Covid-19 duam, s’duam është në jetën tonë prej dy vitesh. Gratë shtatzëna kanë të njëjtin rrisk për t’u infektuar nga Covid-19, ashtu edhe si gratë jo shtatzëna. Por është vënë re që tek gratë shtatzëna që infektohen se 2/3 e kalojnë fare pa simptoma. Ajo pjesë që do japi simptoma, zakonisht e kalon me simptoma të lehta me një temperaturë si grip sezonal dhe për fat të mirë një përqindje shumë e vogël mund të shfaqi simptoma të rënduara, të cilat sidomos kur prekin gratë e tre mujorit të tretë që ka rrezikshmërinë më të lartë, mund të çojnë deri në hospitalizimin në reaminacion në njësinë e terapisë intensive. Kjo është përsa i përket nënës dhe që e rëndon gjendjen e saj. Gjithashtu, për bebet e sapolindura çon në premturitet. Mund të duhet bebi të lind parakohe për shkak të gjendjes së nënës. Ky është impakti i Covid te gratë shtatzëna”, u shpreh ndër të tjera doktoresha.

The post “Bebi mund të lind para kohe”, mjekja tregon si ndikon Covid-19 gjatë shtatzënisë appeared first on Albeu.com.

E hidhni të gjithë, por nuk e dini mrekullinë që bën kjo pije për mëlçinë
Si ta pastroni mëlçinë në mënyrë natyrale? Është e thjeshtë, ndiqni këto hapa. Së pari, është zvogëlimi i toksinave në trup. Ato shpesh futen përmes ajrit dhe zakonisht mund të jenë përmes tymit, benzinës, bojës, manikyrit, parfumit, deodorantëve dhe gjërave të ngjashme.

Së dyti, është reduktimi i marrjes së toksinave që vijnë nga ushqimi dhe pijet, të cilat mund të jenë: konservues, ngjyra artificiale, pesticide, alkool dhe ushqime dhe pije të ngjashme. Hapi i tretë është ndryshimi i disa zakoneve të të ngrënit.

Rekomandohet që të reduktoni marrjen e sheqerit, karbohidrateve dhe yndyrave, sepse ato janë shkaktarët më të zakonshëm të yndyrës në mëlçi. Mos konsumoni alkool ose sasi të tepërt të produkteve të mishit.

Hapi i katërt është detoksifikimi i mëlçisë duke shtuar ushqime të reja dhe këto mund të jenë frutat dhe perimet si një zgjedhje e shkëlqyer për pastrim. Hapi i pestë është konsumimi i hirrës, vajit të ullirit dhe pirja e çajit.

Pastrimi i mëlçisë me hirrë

Hirra, si mbetje nga prodhimi i produkteve të qumështit, ka rezultuar të jetë shumë i dobishëm për pastrimin e mëlçisë. Hirra refuzohet nga shumë njerëz dhe konsiderohet një nënprodukt i panevojshëm, megjithatë, ajo përmban proteina, vitamina, aminoacide dhe minerale shumë të rëndësishme që rinovojnë qelizat e mëlçisë.

Ju mund të pini hirrë çdo ditë, por kini kujdes të mos e teproni, kujdesuni për marrjen e përditshme. Si fillim, filloni me një filxhan dhe më vonë mund ta rrisni këtë në ½ l hirrë.

The post E hidhni të gjithë, por nuk e dini mrekullinë që bën kjo pije për mëlçinë appeared first on Albeu.com.

Si do të ndikojë Hëna e Plotë e 23 korrikut dhe si të “përfitoni” prej saj
Me siguri nuk e keni humbur qiellin e 23 korrikut, ku Hëna e Plotë u shfaq për të ndryshuar rutinën tuaj, nëse do ta “shfrytëzoni” si duhet.

Hëna e Plotë, e para e verës së 2021-it, e njohur ndryshe si (Buck Moon) do të na ndihmojë të dalim jashtë kornizave dhe ndërveprojmë më shumë me njerëzit përreth.

Zakonisht, Hënat e Plota në astrologji përfaqësojnë kulmimin e diçkaje- prandaj shpesh gjatë kësaj periudhe ndiheni shumë emocionalë dhe mendoni gjërat në mënyrën më dramatike të mundshme. Kësaj herë, kjo Hënë e Plotë është perfekte për t’ju ndihmuar të rriteni dhe të lini të shkojnë gjërat që duhet të shkojnë.

E mira është që gjatë këtyre ditëve të krijoni një listë me rregulla të reja të rutinës që duhet të ndiqni në vazhdon. Duke qenë se Hëna e Plotë ndodhi një ditë pas fillimit të sezonit të Luani, do të ndiheni me më shumë vetëbesim se zakonisht. Eshtë fiks koha që t’i vlerësoni cilësitë tuaja më të mira dhe t’i nxirrni në pah për t’u rritur profesionalisht dhe jo vetëm.

Këtë lloj energjie shpirtërore që vjen si pasojë e këtij fenomeni mund ta përdorni duke organizuar bashkë me miqtë tuaj punë vullnetare në ndihmë të të tjerëve, si për t’i kujtuar vetes që në triumfet dhe sfidat tona nuk jemi të vetëm.

The post Si do të ndikojë Hëna e Plotë e 23 korrikut dhe si të “përfitoni” prej saj appeared first on Albeu.com.

Rritja e punës nga shtëpia në kohë pandemie, ndikimi i madh që do ketë te menaxherët kalimi në një botë hibride
Kalimi në një botë hibride të punës do të ketë ndikim të madh te menaxherët.

Një klishe e njohur e vitit 2020 ishte se Covid-19 do të përshpejtonte trendet para-ekzistuese. Megjithatë, ky është një përshkrim i dobët i shkëputjes masive që po ndodh nga puna në zyrë, në atë në shtëpi, shkruan The Economist. Para pandemisë, amerikanët kalonin 5% të kohës së tyre të punës në shtëpi.

Deri në pranverën e vitit 2020, kjo shifër shkoi në 60%. Ky ndryshim ka shkuar më mirë sesa pritej. Njerëzit janë duke punuar me orë më të gjata, por ata raportojnë nivele më të larta lumturie dhe produktiviteti. Ndërkohë që karantinat hiqen, puna nga shtëpia ka të ngjarë të vazhdojë.

Një numër i madh kërkimesh po përpiqen të deshifrojnë se si mund të jenë modelet e punës pas pandemisë. Në një studim, tre ekonomistë, José Maria Barrero, Nick Bloom dhe Steven Davis, kanë studiuar disa mijëra amerikanë dhe kanë dalë në përfundimin se pas pandemisë, një punonjës i zakonshëm do të donte të punonte nga shtëpia pothuajse gjysmën e kohës.

Punëdhënësit nuk e preferojnë aq shumë këtë metodë pune, megjithatë, ata presin që punonjësit e tyre në të ardhmen të kalojnë një të pestën e kohës së punës duke punuar nga shtëpia (një ditë në javë) dhe ky është një ndryshim i madh në krahasim me normën e mëparshme. Ai gjithashtu paraqet një mundësi të madhe për punonjësit që punojnë në zyra.

Në vendet që e kanë mbajtur nën kontroll Covid-19, puna nga shtëpia ka mbetur si alternativë, por jo aq sa kishin shpresuar disa njerëz. Të dhënat për Zelandën e Re tregojnë se, në tre muajt deri në dhjetor 2020, 27% e njerëzve në punë kanë punuar në shtëpi për njëfarë kohe gjatë javës. Nuk mund të bëhen krahasime të drejtpërdrejta me periudhën para-pandemike, por pa dyshim që kjo shifër përbën një rritje të madhe. Të dhënat gjurmuese nga Google tregojnë se pjesëmarrja e punonjësve në zyra në Korenë e Jugut është në një nivel pak më të ulët se sa ishte para Covid-19.

Kalimi në një botë hibride të punës do të thotë se disa parashikime të tepruara që u bënë në fillim të pandemisë, nuk do të bëhen realitet. Kompanitë që funksionojnë “vetëm në distancë” do të mbeten një pakicë e vogël. Firmat do të vazhdojnë të “mbledhin në bord” stafin e ri sipas modës së vjetër. Qytetet nuk do të zbrazen. Firmat nuk do të shkëmbejnë stafin me kohë të plotë për profesionistë të pavarur, gjë që mund të ishte joshëse nëse fuqia punëtore do të punonte plotësisht në distancë.

Ndërthurja

Megjithatë, ndërthurja e punës në shtëpi dhe zyrë do të ketë pasoja të mëdha. Ajo do t’i detyrojë menaxherët të jenë më aktivë, duke u përpjekur të rrisin kënaqësinë e punonjësve me punën në zyrë. Kjo, nga ana tjetër, do të çojë në ndryshime në ligjin e punësimit për të ofruar mbrojtje më të mirë për punonjësit që kalojnë më pak kohë në zyrë. Dhe do të thellojë ndarjet politike dhe kulturore midis punonjësve me pagë të lartë dhe të tjerëve me paga më të ulëta.

Marrim si shembull korporatat. Pretendimet se bizneset janë të përkushtuara për transparencë, integritet dhe komunikim, janë bërë tashmë banalitet. Studimet nuk gjejnë ndonjë korrelacion midis vlerave thelbësore të supozuara të kompanive dhe vlerësimit të punonjësve se si kompanitë i pasqyrojnë këto vlera. Por ndryshimi po afron. Në një raport për MIT Sloan Management Review, Don Sull nga Universiteti MIT dhe Charles Sull nga CultureX, analizuan vlerësimet e punonjësve për kulturën dhe vlerat e punëdhënësve të tyre. Kur shpërtheu pandemia, niveli i pëlqimit u rrit jashtëzakonisht, veçanërisht në pretendimet për transparencë dhe komunikim.

Studime të tjera kanë gjetur rezultate të ngjashme. Një sondazh nga Gallup që mbulon pjesën e hershme të pandemisë, ka zbuluar se pjesa e punonjësve amerikanë “të përkushtuar” në punë, arriti nivelin më të lartë që në vitin 2000. Një tjetër sondazh nga Quantum Workplace, një firmë softuerësh, ka marrë në pyetje me mijëra njerëz dhe ka zbuluar se pjesa e punonjësve “shumë të përkushtuar” u rrit gjatë pandemisë. “Covid-19 mund të jetë gjëja më e mirë që ka ndodhur ndonjëherë për përkushtimin e punonjësve në punë”, argumenton analisti Josh Bersin.

Një arsye është se paqartësia e kufirit midis punës dhe shtëpisë e bën më të vështirë që firmat ta trajtojnë stafin e zyrës si makineri. “Para pandemisë, – thotë Monica Kang, themeluese e InnovatorsBox, -shpesh harronim se njerëzit para së gjithash janë qenie njerëzore”. Gjatë karantinës, pamjet e fëmijëve që ndërpresin takimet me Zoom ose rrobat e sapolara të njerëzve në sfond do të kenë zbutur edhe menaxherët më të ashpër, duke i nxitur ata që t’i kushtojnë më shumë vëmendje stafit të tyre.

Puna në distancë gjithashtu i ka detyruar njerëzit të komunikojnë më mirë. Menaxherët nuk mund të shpresojnë më që vartësit të marrin informacion sikur të punonin në një zyrë. Tashmë ata duhet të përpiqen që të përhapin mesazhin, argumenton Tomas Chamorro-Premuzic në Universitetin e Kolumbias. Kjo mund të bëhet sipas mënyrës së vjetër: duke komunikuar me telefon. Por kjo po bëhet një metodë gjithnjë e më e ngathët. Pandemia i ka inkurajuar menaxherët që të varen më tepër te teknologjia që i lejon punonjësit të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë në mënyrë efektive, edhe kur janë jashtë zyrës. Kërkimet nga zoti Bloom, zoti Davis dhe Yulia Zhestkova kanë zbuluar një rritje të madhe në regjistrimet e patentave të reja për teknologjitë e punës nga shtëpia.

Ideja që menaxherët mund të përdorin mjete për të biseduar dhe për të monitoruar punonjësit në shtëpitë e tyre mund të tingëllojë shqetësuese, por zakonisht është e ligjshme. Megjithatë, rritja e punës hibride ka efekte të tjera ligjore. Ashtu si rritja e ekonomisë gig e bën më të vështirë të dallohet se kush është i punësuar dhe kush është i vetëpunësuar, edhe rritja e punës nga shtëpia errëson kufijtë se ku fillojnë dhe ku mbarojnë përgjegjësitë e punonjësve dhe ato të punëdhënësve. Ligji i punësimit, në fund të fundit, bazohet kryesisht në hamendësimin se puna kryhet në një zyrë ose një fabrikë.

Është e vështirë të vlerësohet ndikimi ligjor i kalimit në punën hibride. Analiza e regjistrimeve ligjore amerikane në gjykatat shtetërore dhe federale ka zbuluar se numri i çështjeve që përmendin “punën nga shtëpia” është rritur dy herë në krahasim me nivelet e para pandemisë. Avokatët në shtetin e Nju Jorkut paralajmërojnë se punëdhënësit kanë bërë një punë të dobët në ruajtjen e të dhënave për punonjësit që punojnë nga shtëpia, kështu që “një punonjës do të ketë vështirësi të mbrojë pretendimin se meriton pagë shtesë sepse ka punuar më shumë se 40 orë në javë”. Disa shtete amerikane verilindore janë në një betejë ligjore për çështjen se cila qeveri duhet të përfitojë taksën mbi të ardhurat e një punonjësi, i cili punon nga shtëpia në një shtet, por zyra e të cilit ndodhet në një shtet tjetër.

Disa vende të tjera po kuptojnë gjithashtu të metat e ligjeve ekzistuese. Vitin e kaluar, disa biznese ruse shfrytëzuan një boshllëk në ligj që i lejonte ato të ulnin pagën për njerëzit që nuk punonin më në zyrë. Dhe megjithëse viti i kaluar ka treguar përfitimet e shumta të punës nga shtëpia, si për produktivitetin ashtu edhe për ekuilibrin punë-jetë, në shumë vende, punonjësit nuk kanë të drejtë ta kërkojnë atë.

Për këtë arsye, në shumë vende po përditësohen ligjet. “Në muajt e fundit, kemi vënë re një rritje të ligjeve të reja që rregullojnë punën në distancë – një prirje që pritet të vazhdojë”, thotë DLA Piper, kompani ligjore. Rusia ka eliminuar hendekun e pagave për punonjësit në distancë. Gjermania ka eksploruar idenë për t’u dhënë punonjësve të drejtën për të punuar në distancë për një numër të caktuar ditësh në vit.

Irlanda ka të ngjarë të ndjekë shembullin e Britanisë, në krijimin e një të drejte ligjore për të kërkuar punë nga shtëpia (megjithëse punëdhënësit nuk do të jenë të detyruar të bien dakord). Franca ka shfuqizuar përkohësisht një ligj që nuk lejonte që punonjësit të hanin në tryezat e punës në zyrë. Ky ligj ishte krijuar për të mos lejuar që punonjësit të mbingarkoheshin me punë, por dukej çuditërisht anakronik kur sfera personale dhe profesionale u bënë një e vetme.

Pasoja tjetër lidhet me kulturën dhe politikën. Para pandemisë, po rritej ndarja midis më pak të arsimuarve dhe personave të arsimuar, jo vetëm në sasinë e fitimeve, por edhe në domethënien e punës për ta. Në vitet e fundit, orari i punës i personave më pak të arsimuar ka rënë, mbase ngaqë rritja e pagave e ka bërë më të lehtë arritjen e një standardi të kënaqshëm jetese. Por, për më të arsimuarit, orari i punës është rritur. Kërkimet tregojnë se kjo ka ndodhur ngaqë këta persona po e shijojnë gjithnjë e më tepër punën e tyre. Kryerja e mirë e punës është një pjesë e madhe e identitetit dhe ndjenjës së vetëvlerësimit.

Edhe para pandemisë, këto dy kategori punonjësish po ndaheshin jo vetëm ekonomikisht, por edhe nga ana kulturore. Tani po zhduket edhe një nga gjërat e pakta që i lidhte më parë – përvoja e përbashkët e ngritjes çdo ditë në mëngjes dhe udhëtimi i gjatë e i lodhshëm në punë.

Zakonisht, punët e mira cilësohen ato që mund të kryhen nga shtëpia. Personat më të arsimuar gjithashtu kanë më shumë gjasa që të lejohen të vazhdojnë të punojnë për një pjesë të javës jashtë zyrës. Pra, njerëzit me punë të mira dhe paga të larta, ka të ngjarë të kenë fleksibilitetin për të marrë fëmijët nga shkolla, ose për të kryer punë të tjera. Ndërveprimet e tyre me personat me punë më “të këqija” (si të ashtuquajturit punëtorët thelbësorë, të cilët lëvizin në hapësira publike dhe mbajnë ekonominë në këmbë), mund të bëhen shumë të rralla, thjesht hapja e derës për dorëzimin e një dërgese. Nuk është e lehtë të parashikohen pasojat politike të kësaj dukurie të re, por ato duket se nuk ka gjasa të jenë të izoluara./Monitor

The post Rritja e punës nga shtëpia në kohë pandemie, ndikimi i madh që do ketë te menaxherët kalimi në një botë hibride appeared first on Albeu.com.

Ndryshimi i orës: Pse ndodh çdo pranverë dhe si do të ndikojë tek ne
Mëngjesin e 28 marsit akrepat e orës shkuan 60 minuta para. Qëllimi i këtij ndryshimi është shtyrja e perëndimit të diellit më vonë gjatë ditës dhe lindjes së diellit më vonë në mëngjes. Kjo shtyrje, me siguri, do t’ju shkaktojë pak probleme me gjumin javët e para. Gjithsesi, ndonëse netët do të jenë më të shkurtra dhe do të flini më pak, përjetimi i ditëve të gjata do t’ju ndryshojë humorin.

Edhe pse ora ndryshon çdo vit, disa pyetje mbeten përjetësisht të pazgjidhura. Le t’i marrim me radhë.

Pse e ndryshojmë orën çdo vit dhe pse tani?

Koncepti nisi nga Shtetet e Bashkuara për të kursyer energji gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u bë standard botëror gjatë viteve ’60. Ideja është që orët me diell të shtyhen më tej në darkë. Pra, nëse dielli perëndon në 20:00 dhe jo në 19:00, ne do të shpenzojmë më pak kohë me dritat ndezur në shtëpi, duke kursyer elektricitet.

Gjithashtu, njerëzit nuk do të flenë gjatë orëve me diell në mëngjes, pasi edhe ato shtyhen një orë më tej. Kjo do të thotë që orët me diell do të jenë produktive dhe do të përdoren efektivisht.

A kursen vërtet energji?

Në fakt, studimet zbuluan se impakti është minimal, për të mos thënë inekzistent.

Çfarë do të ndodhte nëse do të hiqnim dorë krejtësisht nga ndryshimi i orës?

Kartografi Andy Woodruff vizualizoi çfarë do të ndodhte në skenarë të ndryshëm. Boshti përfaqëson ditë me lindje dhe perëndim dielli në një orar të arsyeshëm. Me këtë, ai do të thotë lindje dielli në 7:00 ose më herët dhe perëndim në 17:00 ose më vonë.

Me ndryshimin e orës dy herë në vit, harta Sh.B.A. duket kështu. Në të majtë llogariten ditët ku dielli lind në 7:00 ose më herët. Sa më e verdhë, aq më shumë ditë të tilla. Në të djathë, llogariten ditët ku dielli perëndon në 17:00 ose më vonë. Sa më e verdhë harta, aq më shumë ditë të tilla.

Ora është gjithmonë 60 minuta para

Sqarim: Sasia e orëve me diell nuk ndryshon, pasi kjo varet nga animi i tokës rreth boshtit të vet. Ndryshimi i orës bën që njerëzit të përjetojnë më shumë nga këto orë duke akomoduar lindjen dhe perëndimin e diellit me oraret e botës moderne.

Studiues të ndryshëm argumentojnë se është më mirë që orët të jenë gjithmonë një orë përpara sepse njerëzit e shpenzojnë kohën e lirë pas pune dhe jo para, fëmijët ushtrohen më shumë pasditeve dhe krimi pakësohet kur ka dritë.

A është i rrezikshëm ndryshimi i orës?

Pak. Kur orët shkojnë para 60 minuta, shumë prej nesh humbasin një orë gjumë. Orët tona biologjike janë pak të konfuzuara. Njerëzit janë qenie të brishta dhe ndryshimi më i vogël ka ndikim.

Në rastin e ndryshimit të orës, shumë prej nesh e përjetojnë keq mendërisht dhe nuk ndihen në sinkron me botën.

Studime të mëparshme kanë vënë re rritje të numrit të aksidenteve automobilistike mëngjesin pas ndërrimit të orës si dhe lëndime në vendin e punës. Të tjerëve iu ndikon në ndryshimin e sensit të humorit dhe gjendjes shpirtërore; probleme me gjumin, që sjellin lehtësisht mërzitje, lodhje, inatosje apo në disa raste edhe depresion; vështirësi në përqendrim apo dhimbje koke.

Këto simptoma, ndonëse ndihen nga disa njerëz, zhduken shpejt. Mjaft sa të mësohemi me ciklin e orës së re dhe me orën e humbur të gjumit.

The post Ndryshimi i orës: Pse ndodh çdo pranverë dhe si do të ndikojë tek ne appeared first on Albeu.com.