ndikimi rus Archives - Albeu.com

Zëri Amerikës: Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut
Një studim mbi propagandën dhe lajmet e rreme nga Rusia në Maqedoninë e Veriut nxjerr në pah prirjet për krijimin e një fryme anti-perëndimore tek publiku në këtë vend ballkanik, si dhe pengimin e integrimit euro-atlantik të tij.

Shoqata civile “Most”, e cila e bëri studimin thotë se synimi i tillë nxitë ndarje në Maqedoninë shumë etnike dhe demokratike si dhe në Ballkan.

Sipas studimit, ekzistojnë rrjete “mirë të zhvilluara” në rrjetin social Facebook që përforcojnë dezinformatat dhe manipulimet ruse. Analistët thonë se Maqedonia e Veriut dhe Ballkani “ndodhen lart në axhendën e Kremlinit”.

Një studim i Shoqatës civile “MOST” në Maqedoninë e Veriut vë në dukje se ka aktorë brenda vendit të cilët e mundësojnë dhe përforcojnë ndikimin rus duke përhapur mesazhet e Kremlinit.

Hulumtimi mbi “Luftën kundër lajmeve të rreme” që ka të bëjnë me agresionin rus ndaj Ukrainës, propagandën ruse dhe ndikimin e dezinformatat në Maqedoninë e Veriut përfshin analizat e mbi 4 mijë artikujve në portale dhe 10 mijë statuse në Facebook.

Analistja Rosana Aleksoska e Shoqatës Civile Most tha se “Propaganda, ndikimi dhe dezinformatat ruse në Maqedoninë e Veriut janë me një vëllim të madh, me më tepër mesazhe të kanalizuara, të përsëritura dhe pa objektivitet”.

“Studimi konfirmon se operacionet ruse për ndikim kanë për qëllim nxitjen e ndarjeve në shoqëri, minimin e besimit tek institucionet dhe media dhe që të shkaktojnë shqetësime tek qytetarët”, thekson analistja Aleksoska.

“Studimi zbuloi transmetime dhe prani masive të përfaqësuesve të Kremlinit në hapësirën online në Maqedoninë e Veriut; shfrytëzimin e medias nën kontroll të Federatës Ruse si burime në artikuj mediash; mesazhe proruse nga politikanë të rajonit, të cilët po ashtu janë edhe aleatë rusë si dhe më tepër raste të përhapjes së bashkërenduar të përmbajtjeve në Facebook përmes infrastrukturës proruse”, thuhet në hulumtim.

Zonja Aleksoska nënvizoi se ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut vërehet edhe përmes përurimit të të ashtuquajturës “vëllazëria ortodokse sllave” dhe shfrytëzimit të Kishës, duke imonuar konceptin se “nuk kemi asgjë të përbashkët me botën perëndimore”.

Kjo, sipas analistes është një nga mënyrat e nxitjes së rezistencës ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ky synim, siç theksohet në hulumtim, u nxit edhe nga vizita e klerikëve rusë dhe mesazheve të përbashkëta, që paraqet një shembull të përkryer për operacione informative.

Shoqata Most thekson se duhet pasur kujdes me që fjalët mund të jenë mjete në duart e Kremlinit për përhapjen e dezinformatave.

“Duket se Serbia me presidentin e saj Aleksandar Vuçiç është aleat i vërtetë rus në rajon dhe i përforcon propagandën e dezinformatat ruse, me ç’rast media pro ruse në Serbi shërben si burim i dezinformatave të tilla që merren nga media të kontrolluara nga Rusia”, thotë analistja.

Zonja Aleksoska thekson se është koha e fundit që të gjitha palët në vend: partitë politike, sektori privat, akademia, mjetet e informimit dhe shoqëria civile ta kenë parasysh ndikimin keqdashës rus në Maqedoninë e Veriut dhe të veprojnë në mënyrë të përshtatshme; ndërsa shteti të krijojë një plan për përballjen me këtë dukuri.

Studimi është punuar që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës; të dhënat janë analizuar deri në muajin shkurt të këtij viti. Analistja paralajmëron një fushatë në internet për ngritjen e vetëdijes publike në mbështetje të Ukrainës.

Ndërkaq, analisti Petrit Saraçini i Institutit për Media dhe Analitikë – IMA thotë se dezinformatat ruse në Maqedoninë e Veriut vijnë kryesisht nga Serbia dhe janë të kapshme për publikun e këtushëm për shkak të afërsisë gjuhësore.

“Mirëpo edhe në vetë Republikën e Maqedonisë së Veriut ka struktura edhe politike edhe mediatike të cilat i bashkangjiten kësaj propagande dhe përforcojnë në MV. Janë disa parti politike, disa jashtëparlamentare por kemi edhe një parti parlamentare, siç është Levica (E Majta) që haptazi kanë shprehur qëndrime antiperëndiumore, anti-NATO dhe në favor të federatës Ruse”.

Ai vlerëson se propaganda ruse në Ballkanin Perëndimor ka për qëllim zhvendosjen e vëmendjes së opinionit publik nga agresioni në Ukrainë. Analisti thotë se strukturat radikale dhe pro-ruse në Maqedoninë e Veriut të cilat përhapin dhe mbështesin propagandën ruse, janë po të njëjtat ato që përhapnin dezinformata gjatë pandemisë së Koronavirusit apo që kundërshtojnë projektet për barazinë gjinore në vend.

“Qëllimi i kësaj propagande është që të krijojë një front të ri apo një krizë të re në Ballkanin Perëndimor që do të zhvendoste baraspeshën apo dhe vëmendjen e opinionit publik botëror nga ajo që po ndodh në Ukrainë. Ballkani Perëndimor ka qenë gjithnjë në shënjestër të propagandës ruse dhe kjo nuk është diçka e re, mirëpo me vazhdimin e agresionit rus në Ukrainë, besoj se qëllimi i Federatës Ruse është që të krijojë një front të ri dhe të ndajë fuqinë e frontit properëndimor i cili është i përqendruar në shuarjen e kësaj krize dhe në krijimin e kushteve për paqe në Ukrainë”, thotë z. Saraçini.

Deri tani nuk ka një konfirmim mbi portale konkrete pro-ruse në Maqedoninë e Veriut që janë angazhuar në këtë fushatë kundrejt përfitimit të fondeve nga Federata Ruse.

Qeveria në Shkup është në një vijë me politikat e Brukselit dhe Uashingtonit sa i takon sanksioneve kundër Moskës, ndërsa paraqitjet e portaleve, të cilat përhapin dezinformatat dhe i shërbejnë ndikimit rus në vend duket se i toleron për shkak të legjislacionit që u mundëson atyre shprehjen e lirë./ZëriAmerikës

The post Zëri Amerikës: Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Ali Ahmeti tregon qëllimet e Rusisë në rajon
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” me qytetarë dhe bazën partiake, në fjalën e tij para banorëve të Çellopekut të Tetovës tha se çdo parti politike e mirë-organizuar bën projekt programor se si do të drejtoi dhe përmbush platformat e veta që i bashkëbisedon dhe i harton me ekipe profesionale, që të mos dal e pa përmbushur në platformat që paraqet.

“Ne kemi dalë për frontin e përbashkët për Europë, sepse sot është momenti i duhur dhe vendimtarë, sepse ne kemi filluar skriningun i cili mbaron në nëntor dhe duhet të filloj takimi ndërqeveritar BE-RMV për të vazhduar rrugën e anëtarësimit të plotë të vendit tonë në BE, ndaj tani duhet bërë ky front që mos të lejojmë ndikimin e lindjes. Vetëm me anëtarësimin në BE ndalojmë migrimin nga vendi ynë dhe ndihmojmë që mos të na largohen gjeneratat e reja. Kemi detyrim moral e kombëtar të ndalojmë pakësimin e njerëzve, të sigurojmë ardhmëri dhe të pajtojmë njerëz. Ta lëmë të kaluarën pas krahëve dhe të shohim drejt së ardhmes që gjeneratat e ardhshme mos të merren me imtësia e pengesa, të kujtojmë gjakun e amanetin e atyre që u flijuan për këtë vend, ndaj të bashkohemi për BE”, theksoi Ahmeti, përcjell PRESSonline.mk

Ahmeti mes tjerash foli edhe për problemet e pazgjedhura rajonale të cilat mund të shkaktojnë destabilizim.

“Rajoni ka probleme të pazgjidhura qe duhet të zgjidhen, sepse ndryshe shkaktojmë jo-stabilitet, pra pa mbylljen e problemit të Kosovës nuk mund të themi se kemi Ballkan stabil, pa u mbyll kriza në Mal të Zi apo Bosnje dhe Hercegovinë. Kremlimit i intereson që të nxis e aktivizoi vullkane konflikti në rajonin tonë, prandaj duhet të punojmë për të mirën e vendit tonë, të ndërtojmë frontin pro BE. Shqiptarët me bashkëqytetarët e tyre e dërguan vendin në NATO, ndaj tanimë duhet ta dërgojmë edhe drejt BE-së, por vetëm me politika të mençura dhe unifikuese. Pavarësisht rreziqeve ne do e arrijmë qëllimin sepse ne nuk e kemi humbur kurrë rrugën drejt një destinacioni me qellim të mirë”, nënvizoi Ahmeti./ina

The post Ali Ahmeti tregon qëllimet e Rusisë në rajon appeared first on Albeu.com.

Pendarovski: Ballkani Perëndimor në rrezik nga ndikimet e mundshme ruse
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e përshkroi Ballkanin Perëndimor si një “vend të butë” në arkitekturën e sigurisë në Evropë dhe të brishtë ndaj fushatave të mundshme të ndikimit nga Rusia.

Në fjalimin në Davos, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, Pendarovski tha se “Kremlini përbën rrezik për stabilitetin e rajonit”, por tha se beson që Shtetet e Bashkuara do t’i kushtojnë më shumë vëmendje situatës në rajon.

Sipas tij, përveç Ukrainës, Ballkani Perëndimor është një pikë e ndejshme në arkitekturën e sigurisë evropiane.

“Ekzistojnë dy pika të ndjeshme në rajon – Republika Sërpska dhe veriu në Republikën e Kosovës, ku tentohet të cenohet integriteti i këtyre vendeve, andaj NATO-ja dhe Bashkimi Evropian duhet t’i kushtojnë vëmendje”, tha Pendarovski.

Ai iu referuar entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, që ka shpeshtuar thirrjet për shkëputje nga shteti dhe veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Në pjesën veriore të Kosovës në fund të vitit 2020 tensionet u rritën dhe disa serbë lokalë, për 20 ditë, përmes barrikadave bllokuan rrugët kryesore në këtë pjesë.

Kosova ka fajësuar Rusinë se po e shtynë Serbinë që të nxisë tensione në Kosovë, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini. Madje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në barrikadat në veri ka pasur prani të elementeve ushtarake paramilitare, sikurse të grupit mercenarë rusë, Vagner. Ky grup po ashtu merr pjesë në luftën që Rusia ka nisur kundër Ukrainës në fund të shkurtit të vitit të kaluar.

“Nuk jam i shqetësuar nëse do të kemi unitet dhe solidaritet transatlantik dhe panevropian edhe këtë vit, por pyes veten nëse do të ruhet kur të përfundojë lufta në Ukrainë dhe ky është çelësi që demokracia të mbizotërojë mbi autokracinë”, theksoi Pendarovski.

Lideri maqedonas mori pjesë në debatin me temën “Në mbrojtje të Evropës”, ku kërkoi që të forcohet uniteti, në mënyrë që sipas tij, të fitojë demokracia ndaj autokracisë.

“Nëse demokracitë nuk qëndrojnë së bashku, duke respektuar të njëjtat vlera dhe duke luftuar për to ndonjëherë fjalë për fjalë, atëherë autokracitë do të mbizotërojnë. E pamë vitin e kaluar kur filloi lufta në Ukrainë dhe më parë në Bjellorusi se dilema dhe beteja bazë është midis demokracisë apo autokracisë, pra diktaturës siç është sot në Rusi. Prandaj duhet të kemi unitet dhe solidaritet të plotë edhe pas luftës në Ukrainë. Kemi nevojë për një botë më të mirë”, tha Pendarovski.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos, i titulluar “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”, zhvillohet nga 16 deri më 20 janar dhe ka tubuar liderë nga politika, biznesi dhe shoqëria civile për të debatuar sfidat botërore që nga paqëndrueshmëria gjeopolitike e deri te ndryshimet klimatike./REL/

The post Pendarovski: Ballkani Perëndimor në rrezik nga ndikimet e mundshme ruse appeared first on Albeu.com.

Rrjetet e shërbimeve sekrete dhe ndikimi rus në Bullgari
Edhe 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit fuqia e ish sigurimit të shtetit (DS – Darshawna Sigurnost) në Bullgari është ende e pathyeshme. Punonjësit e tij të dikurshëm kanë pozicione me ndikim në politikë, ekonomi dhe shkencë dhe ndërhyjnë me zell në politikën e këtij vendi anëtar të BE. Edhe pse qeveria i hapi arkivat e sigurimit të shtetit, kur vendi hyri në BE para 15 vjetësh, dhe e bëri të detyrueshëm shqyrtimin e kandidatëve për të gjitha postet e zgjedhura dhe të emëruara.

Ekaterina Bonçeva, anëtare e komisionit KOMDOS përgjegjës për arkivat dhe rishikimet, zgjedhur nga parlamenti që në vitin 2007, thotë për DW: “Kemi krijuar një arkiv me 16 kilometra dosje, të cilat janë në dispozicion për publikun. Kemi dhënë dëshmi, që i gjithë sigurimi i shtetit ka qenë një polici brutale politike. Dhe u kujdesëm që politika në prapaskenë dhe shantazhet me dosjet e fshehta të mernin fund”.

Megjithatë, thotë Bonçeva, pak ka ndryshuar. Ende ish-punonjësit e shërbimit sekret ndikojnë në politikën dhe shoqërinë bullgare – me ndihmën ruse. “Ata kurrë nuk i kanë shërbyer sigurisë kombëtare të Bullgarisë, por vetëm regjimit komunist dhe KGB-së”, thotë Bonçeva. Në fakt në vitin 1972 ministri i atëhershëm i brendshëm Dimitar Stojanov e pati cilësuar me krenari DS-në bullgare si një “degë rajonale të KGB-së”. Prandaj edhe sot rrjetet ende aktive të ish agjentëve përbëjnë për Bullgarinë një problem lojaliteti.

Mosbesimi ndaj shërbimeve sekrete

Kjo u bë e qartë së fundmi me sulmin rus në Ukrainë. Qarqe qeveritare të mirëinformuara në Sofje, që kërkojnë nga DW t`u ruhet anonimiteti, thonë se analizat dhe parashikimet e shërbimeve sekrete në atë kohë kanë qenë shumë të fokusuara tek Rusia. Kështu që u mbivlerësua tërësisht potenciali i ushtrisë ruse. Duke nënvlerësuar vullnetin e Ukrainës për mbrojtje dhe aftësitë e ushtrisë së saj, u bënë vlerësime të pasakta. “Në fillim ata njoftuan se nuk do të kishte luftë, pastaj se gjithçka do të përfundonte brenda dy ditëve dhe se Bullgaria duhej të qëndronte më së miri neutrale”. Në shkurt 2022 deputetë nga fraksionet e atëhershme të koalicionit qeveritar kërkuan hetime, për të sqaruar nëse shërbimet e kishin mashtruar qëllimisht qeverinë.

“Shërbimet e sigurisë duhet të jenë sistemi imunitar i një shteti. Por në shërbimet tona ndihet kudo ndikimi i fshehtë i Rusisë”, thotë Hristo Ivanov, deputet dhe bashkëkryetar i aleancës, Bullgaria Demokratike (DB). Kjo mund të jetë edhe një arsye, përse shërbimet sekrete pengojnë verifikimin ligjor të personelit të tyre nga KOMDOS. Nga ata pak punonjës, të dhënat e të cilëve iu dorëzuan KOMDOS-it, rezultoi se rreth gjysma kishin spiunuar për sigurimin e shtetit komunist, shpesh me trajnime speciale në Moskë.

Spiunë dhe gjeneralë

Si në rastin e Ilija Iliev-it, i cili drejtonte një rrjet spiunazhi rus, që u zbulua vetëm në mars 2021. Ai kishte punuar që në vitet 1980-të për shërbimin e fshehtë të ushtrisë së atëhershme sovjetike, tani ruse GRU, ku kishte bërë edhe trajnim. Video-regjistrimet dhe bisedat e përgjuara tregojnë se për vite me radhë ai, së bashku me punonjës të tjerë të shërbimit sekret, të ministrisë së mbrojtjes dhe të parlamentit, u kishte shitur oficerëve të tij të lartë në ambasadën ruse dokumente top-sekret të NATO-s.

Rasti i Valentin Zankow. Gjenerali i rezervës u arrestua në mars 2022, vetëm disa javë pas sulmit rus në Ukrainë. Akuza: spiunazh për Rusinë. Që nga viti 1982 Zankov kishte punuar në shërbimin e zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm dhe ishte trajnuar po ashtu në Moskë. Kjo nuk e pengoi të bënte karrierë në Bullgarinë postkomuniste. Ai u ngrit deri në shef sektori në ministrinö e Mbrojtjes dhe u bë madje edhe atashe ushtarak në Londër dhe Uashington. Sipas aktakuzës Zankov i kishte dorëzuar sekretarit politik të ambasadës ruse në Sofje dokumente sekrete. “Valjo spiuni”, siç quhej ai nën zë, nuk e fshihte simpatinë e tij për Rusinë. Ai jo vetëm kritikonte hapjen e arkivave komuniste, por paralajmëronte edhe për gjoja përgatitje të sulmeve të NATO-s kundër Rusisë.

Prandaj mosbesimi ndaj ushtrisë dhe shërbimeve të fshehta është i rrënjosur thellë në shoqërinë dhe politikën bullgare. “Arsyet për këtë janë mungesa e reformave dhe fakti që punonjësit e inkriminuar nuk u larguan”, vlerëson Hristo Ivanov. Kështu që kuadrot e vjetër kanë patur mundësinë të përcjellin mendimin dhe mentalitetin e tyre tek brezi tjetër.

Nacionalizmi dhe politika e jashtme

Edhe në politikën e jashtme bullgare kuadrot e vjetër të sigurimit të shtetit janë aktivë prej dekadash dhe ofrojnë një portë për ndikimin rus. Në dhjetor 2021 për shembull ministrja e jashtme e atëhershme Teodora Gençovska donte të merrte në stafin e saj katër ish punonjës të DS-së. Por kjo u pengua nga kryeministri i atëhershëm reformator Kiril Petkov.

Që në vitin 2010 një verifikim i elitave të politikës së jashtme nga Komisioni KOMDOS arriti në një rezultat tronditës: 201 nga 593 zyrtarë të lartë dhe 205 nga 467 ambasadorë kishin punuar më heret për shërbimin sekret komunist.

Se si këto rrjete ndikojnë në politikën e jashtme bullgare dhe promovojnë kështu interesat ruse, e tregon grindja për historinë dhe identitetin me Maqedoninë e Veriut. Këtu nuk janë vetëm rrjetet e vjetra të DS në ministrinë e Jashtme dhe në rrethin e këshilltarëve të presidentit Rumen Radev, që qëndrojnë prapa bllokadës bullgare për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Edhe partitë nacionaliste bullgare, që nxisin vazhdimisht konfliktin, janë “të mbushura me kuadro të vjetër të sigurimit të shtetit dhe me grindjen me Maqedoninë e Veriut u shërbejnë interesave strategjike të Rusisë në Ballkan”, thotë Ekaterina Bonçeva.

Një shembull i tillë është ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, nacionalisti bullgar Krazimir Karakaçanov, i cili në vitet 1980 punonte për KGB-në si agjenti “Ivan”. Pasi partia e tij VMRO u zvenit dhe ra në harresë, vendin e saj e zuri partia Rilindja, që arriti dhjetë përqind në zgjedhjet e përgjithshme të tetorit 2022. Edhe ajo ndjek një politikë agresive nacionaliste, edhe ajo ka ish anëtarë të sigurimit të shtetit në radhët e veta dhe mban qëndrim të hapur pro-rus si në debatin për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për luftën në Ukrainë.

“Duhet ndryshuar mentaliteti”

Nuk është për t’u habitur, që përveç Partisë Socialiste Bullgare (BSP), janë kryesisht forcat nacionaliste ato të kërkojnë pa ndërprerje dhënien fund të verifikimit të punonjësve të vjetër të sigurimit dhe mbylljen e arkivave komuniste. “Unë nuk jam optimist për zbardhjen e së kaluarës”, thotë Hristo Ivanov. “Në krizën aktuale e të vazhdueshme politike është e vështirë të imagjinohen konstelacione qeverisëse, që dëshirojnë me të vërtetë të merren me këtë çështje.”

Propozimet, që duan ta bëjnë verifikimin e lidhjeve me shërbimet e vjetra sekrete komuniste pjesë obliguese të një kontrolli të tërësishëm për lojalitetin dhe sigurinë dhe që duan ta shndërrojnë komisionin KOMDOS në një institut të kujtesës kombëtare, bien prej vitesh në veshë të shurdhër. Megjithatë deputetja Ekaterina Bonçeva këmbëngul në rëndësinë e Komisionit KOMDOS dhe punën e tij edukative: “Kemi ndërtuar një institucion stabil dhe i kemi treguar publikut se kush ka pasur lidhje me DS-në. Këto zbulime duhet të vazhdojnë, nevojitet ndryshimi i mentalitetit të elitës politike!”/dw

The post Rrjetet e shërbimeve sekrete dhe ndikimi rus në Bullgari appeared first on Albeu.com.

“Open Balkan nuk ka prodhuar asgjë”, revoltohet Majko: Serbia përdor statusin e viktimës, nuk duhet t’ja lejojmë vetes
Ish-kryeministri Pandeli Majko, ka folur së fundmi për situatën në Ukrainë dhe ndikimin e luftës në Ballkan.

Ai është shprehur se pas pushtimit të Ukrainës ka ‘ndryshuar fjalori i marrëdhënieve ndërkombëtare’ dhe Shqipëria duhet të fillojë të rishikojë status quo-të në rajon.

Në një intervistë për Euroneës, Majko tha se lufta mund të nxisë që Brukseli të ketë një qasje tjetër për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Serbia sipas Majkos ndodhet në një situatë delikate pasi është kthyer në një vrimë të zezë pasi nuk pranon të bëhet pjesë e NATO-s.

Gjithashtu është vënë në dyshim dhe integrimi i saj në BE, pasi Beogradi rrezikon të kthehet në një koloni të mirëfilltë ruse. “Ajo që shikohet hapur është drama që po kalon Serbia në rajon. Nuk kemi pse bëhemi pjesë e dramës së tyre”, tha Majko.

Ish-kryeministri përmendi prezencën e një baze ushtarake ruse në Serbi. Kjo e bën Ballkanin një nga pikat më të dobëta dhe të rrezikuara nga agresioni rus. “Interesat e Rusisë në Ballkanin Perëndimor do të amplifikohen nëpërmjet faktorëve serbë”, tha ai.

Sipas Majkos, Shqipëria dhe Kosova nuk duhet t’i lejojnë vetes që Serbia ‘të përdorë statusin e viktimës’, ndaj shtoi se nuk duhet ndërmarrë asnjë veprim i njëanshëm. Majko e cilësoi ‘Open Balkan’ thjesht një iniciativë tre palëshe që nuk ka prodhuar asgjë përveç disa takimeve.

The post “Open Balkan nuk ka prodhuar asgjë”, revoltohet Majko: Serbia përdor statusin e viktimës, nuk duhet t’ja lejojmë vetes appeared first on Albeu.com.