ndihmon Archives - Albeu.com

Forcon imunitetin në 5 ditë, ja si të përgatisni në shtëpi pijen që ju ndihmon për gripin
Ndërsa afrohet stina e ftohtë, mënyrat natyrale për të forcuar imunitetin bëhen thelbësore. Kjo pije kombinon përbërës të pasur me vitamina, antioksidantë dhe veti natyrale antibakteriale.

Sipas hulumtimeve nga ekspertët e të ushqyerit, konsumi i rregullt i këtyre ushqimeve përmirëson rezistencën e trupit dhe rrit energjinë dhe vitalitetin.

Njerëzit që e përdorin atë çdo ditë vënë re një rrezik të reduktuar të sëmundjeve dhe një ndjenjë force dhe përqendrimi më të madh.

Pse këto përbërës forcojnë imunitetin

Limoni është një burim natyror i vitaminës C, e cila mbështet funksionin e qelizave të bardha të gjakut. Mjalti ka veti antibakteriale dhe qetëson fytin, ndërsa xhenxhefili dhe shafrani i Indisë janë anti-inflamatorë dhe stimulojnë qarkullimin e gjakut.

Ekspertët konfirmojnë se kombinimi i këtyre përbërësve krijon një stimulues të fuqishëm natyror të sistemit imunitar. Përvoja tregon se njerëzit që e pinë këtë pije çdo ditë ndihen më pak të lodhur dhe janë më rezistentë ndaj viruseve sezonale.

Kjo recetë natyrale e ndihmon trupin të luftojë viruset dhe infeksionet më shpejt. Tashmë pas disa ditësh përdorimi të rregullt, madje edhe pesë ditë, vihet re energji më e mirë, vitalitet më i qëndrueshëm dhe më pak ndjeshmëri ndaj të ftohtit.

Nutricionistët vërejnë se kjo është provuar të jetë efektive, si një masë parandaluese kundër sëmundjeve sezonale, pa përdorimin e preparateve sintetike.

Një recetë e thjeshtë për përgatitjen në shtëpi

Merrni lëngun e një limoni, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 cm xhenxhefil të freskët dhe një majë shafrani Indie. Përzieni në ujë të ngrohtë dhe pijeni një herë në ditë, mundësisht në mëngjes me stomak bosh.

Ky është një ritual praktik, i shpejtë dhe efektiv që bën ndryshime të dukshme në rezistencën e trupit.

The post Forcon imunitetin në 5 ditë, ja si të përgatisni në shtëpi pijen që ju ndihmon për gripin appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Nëna ndihmoi vajzën 19-vjeçare në lindjen e parakohshme, më pas foshnjen e hedhin në tualet
Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Podujevë, ku nënë e bijë janë arrestuar, pasi akuzohet se janë përfshirë në vrasjen e një foshnjeje të porsalindur.

Një 19-vjeçare, nëna e foshnjes është njëra nga të arrestuarat, e cila dyshohet se ka kryer ab*rt të kundërligjshëm dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas mediave në Kosovë, vajza 19-vjeçare teksa ishte 7 muajshe shtatzënë, në bashkëpunim me nënën e saj, pasi e ka lindur foshnjën në banjon e shtëpisë, dyshohen se e kanë hedhur në tualet.

Për rastin e rëndë kanë reaguar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

“Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, – njoftoi Policia.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nëna që i merr jetën foshnjën së vet gjatë lindjes apo menjëherë pas lindjes, derisa te ajo vazhdon çrregullimi i shkaktuar nga lindja, dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vite.

The post Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Nëna ndihmoi vajzën 19-vjeçare në lindjen e parakohshme, më pas foshnjen e hedhin në tualet appeared first on Albeu.com.

Vjosa Osmani: Serbia po ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se po e ndihmon Rusinë, në mënyrë që, sipas saj, të shpërqendrohet vëmendja nga lufta që Moska nisi më 2022 kundër Ukrainës, dhe të hapë “një front të ri kundër Perëndimit”.

Gjatë pjesëmarrjes në Samitin për Demokraci të Kopenhagës, Osmani tha se demokracia në botë është në sprovë, pasi sipas saj, autokratët po sulmojnë vazhdimisht vlerat demokratike.

Ajo tha se Kosova e sheh të ardhmen e saj në familjen euroatlantike dhe nuk do të ndalet së punuari në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Por, sipas Osmanit, Serbia fqinje po përpiqet të ndihmojë presidentin rus, Vladimir Putin, që të shtyjë përpara agjendat e tij në Ballkanin Perëndimor.

“Siç e dini, Kosova kufizohet me Serbinë, vend që jo vetëm së voni, por sidomos së voni është dëshmuar të jetë dorë e zgjatur, shumë besnike e Rusisë, që përpiqet të luajë me ato lojërat e presidentit rus, Vladimir Putinit në Ballkan Perëndimor duke hapur një front të ri ndaj Perëndimit”, tha Osmani.

“Sepse ky efekti shpërndarës me të cilin Rusia do të arrinte shpërqendrimin e vëmendjes nga Ukraina, kjo do të ishte shumë e nevojshme për ta. Pra, puna që mbajmë bashkë me aleatët tanë, sepse siç e dini kemi një prani të NATO-s në Kosovë, për të siguruar që Kosova të mbetet e sigurt e stabile, është një gjë që bëjmë çdo ditë, çdo orë”, shtoi presidentja e Kosovës.

Serbia ka raporte miqësore me Rusinë dhe është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, që u ka rezistuar thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që të vendosë sanksione kundër Moskës, për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

Megjithatë, Serbia ka mbështetur disa rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Gjatë samitit në Kopenhagë, Osmani tha se Kosova ka rritur bashkëpunimin me aleatët e saj për të zmbrapsur çdo qëllim “destabilizues në kufirin verior”, duke iu referuar kufirit me Serbinë.

Në këtë kontest ajo përmendi sulmin e organizuar vitin e kaluar, nga një grupi të armatosur serbësh në Banjkës të Zveçanit.

“Vitin e kaluar patëm një sulm të tillë, ishte një sulm paramilitar që shkoi deri në akt të agresionit nga Serbia, por që arritëm ta kthenim mbrapshtë përkundër madhësisë së sulmit, sepse bashkëpunuam me aleatët tanë”, tha Osmani, duke mos përjashtuar mundësinë që një sulm i ngjashëm të përsëritet në të ardhmen.

Gjatë sulmit në Banjskë, u vra një rreshter i Policisë së Kosovës dhe në shkëmbimet pasuese të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmit, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Pas sulmit, autoritetet në Kosovë kishin thënë se po hetonin përfshirjen e mundshme të Rusisë me sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Zyrtarët e lartë në Kosovë vazhdimisht, kanë thënë se Serbia mbështet agjenda destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, disa herë ka përmendur Kosovën, kur ka justifikuar nisjen e pushtimit të Ukrainës fqinje.

Por, një krahasim të tillë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si injorancë.

The post Vjosa Osmani: Serbia po ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit appeared first on Albeu.com.

Do befasoheni pasi ta provoni, dobitë nga hudhra nëse e vendosim atë nën jastëk çdo natë
Era e hudhrës ka një efekt qetësues, prandaj rekomandohet veçanërisht për ata që kanë probleme me pagjumësinë.

Aroma e saj përmirëson cilësinë e gjumit, nuk do të zgjoheni gjatë natës dhe gjumi do të jetë konstant.

Gjithçka që duhet të bëni është të pastroni një ose dy thelpinj hudhër dhe t’i vendosni ato nën një jastëk. Edhe pse është paksa e pakëndshme, aroma e hudhrës nën jastëk nuk do t’ju shqetësojë.

Do të ndjeni një aromë të zbehtë, e cila mjafton për t’ju qetësuar. Përveçse është ideale për pagjumësinë, aroma mund të pastrojë rrugët e bllokuara të frymëmarrjes, sepse alicina nga hudhra prish sekrecionet.

Në këtë mënyrë do të merrni frymë më lehtë dhe për rrjedhojë do të flini më mirë.

The post Do befasoheni pasi ta provoni, dobitë nga hudhra nëse e vendosim atë nën jastëk çdo natë appeared first on Albeu.com.

Efekti pozitiv i kafes, studimi i ri zbulon sekretin që nuk e keni ditur
Nëse jeni një konsumues i rregullt, atëherë e dini që një filxhan kafe zakonisht pasohet nga një udhëtim në tualet jo shumë kohë më pas.

Ndërsa pija e përditshme është gjithmonë një temë debati kur bëhet fjalë për shëndetin tonë, studimi i ri thotë se ky efekt anësor qesharak do të thotë se kafeja është në të vërtetë e mirë për tretjen – dhe më shumë!

Për shumë persona, kafeja është një pjesë jetike e rutinës së mëngjesit – dhe mund të jetë gjithashtu gjëja që na mban në një orar të rregullt të tretjes. Sipas një rishikimi të ri shkencor të botuar në Nutrients, kafeja ndihmon në tretje dhe ka një efekt pozitiv në disa nga proceset e saj. Dhe një lajm i mirë: hulumtimi zbuloi se pirja e tre deri në pesë filxhanë kafe në ditë nuk kishte efekte të dëmshme në organet tona të tretjes!

Studiuesit shikuan 194 botime për të gjetur ngjashmëri në lidhje me përfitimet e pirjes së kafesë. Një konstante ishte fakti se kafeja dukej se ndihmonte në sekrecionet gastrike, biliare dhe pankreatike. Të gjitha këto janë jetike për tretjen e ushqimit dhe kafeja dukej se stimulonte prodhimin e tyre. Në veçanti, kafeja ndihmoi në stimulimin e sasisë së gastrinës (një hormon tretës) dhe acidit klorhidrik (që gjendet në lëngun e stomakut) – dy faktorë kyç për të ndihmuar në tretjen e ushqimit në stomak.

Rishikimi zbuloi se kafeja lidhet me lëvizshmërinë e zorrës së trashë, duke e bërë atë po aq efektive sa drithërat për t’ju ndihmuar të shkoni në tualet. Kjo gjë mund të çojë në një rrezik të reduktuar të kapsllëkut kronik, sipas studiuesve.

The post Efekti pozitiv i kafes, studimi i ri zbulon sekretin që nuk e keni ditur appeared first on Albeu.com.