ndihme ushtarake Archives - Albeu.com

SHBA miraton paketën e ndihmës ushtarake prej 60 mln dollarësh për Ukrainën, moment i rëndësishëm për Kievin
Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar në favor të dhënies së paketës së ndihmës ushtarake për Ukrainën, prej 60.8 miliardë dollarësh.

Rezultati përfundimtar ishte 311-112. Ky shënon një moment kyç për Ukrainën, e cila ka nevojë dëshpërimisht për ndihmën ushtarake ndërsa lufton kundër pushtimit të Rusisë.

Senati pritet të miratojë masën në ditët në vijim, përpara se të nënshkruhet në ligj nga Presidenti Biden.

Zyrtarët u kanë thënë mediave amerikane se disa nga municionet mund të arrijnë në Ukrainë brenda një jave./albeu.com

The post SHBA miraton paketën e ndihmës ushtarake prej 60 mln dollarësh për Ukrainën, moment i rëndësishëm për Kievin appeared first on Albeu.com.

Franca kërkon ndihmë ushtarake e policore nga jashtë për sigurinë gjatë Olimpiadës
Franca ka thënë të premten se u ka kërkuar 46 vendeve nëse mund ta ndihmojnë me dërgimin e më shumë se 2.000 oficerëve policorë për ruajtjen e sigurisë gjatë Lojërave Olimpike të kësaj vere në Paris.

Organizatorët janë duke i përfunduar planet e sigurisë për Olimpiadën e parë në kryeqytetin francez pas një shekulli, në një kohë shqetësimesh për sulme të mundshme.

Ministria e Brendshme e Francës tha të premten se kërkesa për ndihmë të sigurisë nga jashtë u bë në janar. Ajo i ka kërkuar gati 2.185 oficerë për të ndihmuar rreth sigurisë gjatë Lojërave dhe për ta “përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha ajo.

“Kjo është një qasje klasike e vendeve nikoqire për organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare”, tha Ministria.

Ajo nënvizoi se Franca i kishte dërguar 200 xhandarë në Katar për Kupën e Botës në futboll më 2022, si dhe i kishte mirëpritur 160 oficerë nga forcat evropiane të sigurisë për Kupën e Botës në ragbi, të cilat i organizoi Franca vitin e kaluar.

Ndaras, Ministria e Mbrojtjes e Francës u ka kërkuar vendeve të huaja një “numër të vogël” ushtaresh, të cilët mund të ndihmjnë me detyra “shumë specifike” gjatë Lojërave, tha koloneli Pierre Gaudilliere, i cili është zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se vendi i tij do të dërgojë ushtarë në Olimpiadën e Parisit.

Siguria është sfida më e madhe për autoritetet franceze gjatë Olimpiadës së Parisit, i cili është një qytet që është goditur vazhdimisht nga sulme vdekjeprurëse nga ekstremistët islamikë dhe i cili i pret hic më pak se 15 milionë vizitorë nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Qeveria e Francës e ka ngritur vigjilencën e sigurisë në shkallën më të lartë, pas sulmit vdekjeprurës në një sall koncertesh në Rusi, për të cilin e mori përgjegjësinë Shteti Islamik.

Më shumë se 140 njerëz u vranë nga disa burra të cilët shtinë me armë zjarri ndaj pjesëmarrësve në koncert dhe pastaj ia vunë zjarrin ndërtesës më 22 mars.

The post Franca kërkon ndihmë ushtarake e policore nga jashtë për sigurinë gjatë Olimpiadës appeared first on Albeu.com.

Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë, Putini shpreson tek zbehja e ndihmës perëndimore për Kievin
Në fillim të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, disa analistë parashikuan rënien e Kievit në duart e forcave ruse brenda tre ditësh. Por kjo nuk ndodhi.

Ndërsa lufta hyn në vitin e tretë, Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet që dështimin fillestar të ushtrisë ruse ta shndërrojë në një avantazh, duke shpresuar tek zbehja e ndihmës së Perëndimit për Ukrainën, ndërsa Moska vazhdon trysninë ushtarake në vijat e frontit. Kjo qasje afatgjate e zotit Putin po ndikon negativisht edhe brenda Rusisë, sepse konflikti po dëmton rëndë Rusinë, duke shteruar burimet e saj ekonomike, ushtarake dhe duke nxitur tensionet sociale.

Megjithatë, vdekja e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny shërben si një kujtesë rrëqethëse e goditjes së pamëshirshme të Kremlinit ndaj kundërshtarëve të tij politikë.Presidenti Putin ka sinjalizuar vazhdimisht se ka dëshirë për të negociuar përfundimin e luftës, por ka paralajmëruar se Rusia nuk do të heqë dorë nga territoret e pushtuara. Në fillim të këtij muaji, ai përdori një intervistë me ish-gazetarin e kanalit Fox News, Tucker Carlson, për t’i nxitur Shtetet e Bashkuara të bindin Ukrainën të hyjë në bisedime paqeje, duke theksuar se “herët a vonë, ne do të arrijmë një marrëveshje”.

Disa zhvillime të fundit kanë shtuar optimizmin e Kremlinit.Një projektligj mbi ndihmat për Ukrainën vazhdon të jetë i bllokuar në Kongresin amerikan, ndërsa aleatët e NATO-s janë përpjekur të plotësojnë mungesat e ndihmës amerikane pas fillimit të kundërofensivës së Ukrainës verën e kaluar. Vendimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të shkarkuar shefin e tij të ushtrisë, gjeneralin Valerii Zaluzhnyi, zhgënjeu shumë njerëz në vend dhe shkaktoi shqetësim në mesin e aleatëve perëndimorë.

Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili në mënyrë të përsëritur ka thënë se do të negociojë një marrëveshje të shpejtë për t’i dhënë fund luftës nëse ai zgjidhej për një mandat tjetër, së fundmi tronditi NATO-n duke thënë se ai mund të lejonte Rusinë të zgjeronte agresionin e saj në Evropë, nëse vendet anëtare të aleancës nuk do t’i rrisnin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

Tatiana Stanovaya nga Qendra Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë tha se një rikthim i mundshëm i zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë do t’i shërbente qëllimeve të Putinit.

“Ai e sheh zotin Trump si një udhëheqës që ka të ngjarë të shkaktojë shkatërrim dhe beson se pasojat e një presidence të dytë të zotit Trump do të dobësonin Perëndimin dhe mbështetjen që i nevojitet Ukrainës”, thotë analistja Stanovaya.

Ndërsa Kremlini pret të shohë shenja të mëtejshme të dobësimit të mbështetjes perëndimore për Ukrainën, forcat ruse pushtuan qytetin Avdiivka gjatë fundjavës pas një beteje të ashpër në të cilën forcat ukrainase raportuan një mungesë gjithnjë e më të madhe të municionit. Pushtimi i këtij qyteti ka hapur terrenin për një ofensivë të mundshme ruse më thellë në territorin e kontrolluar nga Ukraina.

“Ndërsa aktualisht nuk janë angazhuar në një ofensivë në shkallë të gjerë, njësitë ruse janë urdhëruar të kryejnë sulme taktike më të vogla që të paktën të shkaktojnë humbje të vazhdueshme për Ukrainën dhe të krijojnë kushtet për forcat ruse që të kapin dhe të mbajnë pozicione”, thonë ekspertët Jack Watling dhe Nick Reynolds nga Instituti “Royal United Services”. “Në këtë mënyrë, rusët po mbajnë një presion të vazhdueshëm mbi forcat ukrainase në një numër pikash.”

Rusia gjithashtu ka bërë përpjekje të dëmtojë industrinë ukrainase të mbrojtjes me një seri të vazhdueshme sulmesh. Ajo ka përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi, raketa balistike dhe dronët iranianë “Shahed” për të dëmtuar dhe mposhtur mbrojtjen ajrore ukrainase, e cila po përballet me një mungesë në rritje municionesh.

“Sa i përket kapacitetit të industrisë ruse për të mbështetur operacionet e vazhdueshme ushtarake, Rusia ka mobilizuar industrinë e saj të mbrojtjes, duke rritur dhe zgjeruar linjat e prodhimit në objektet ekzistuese. Ajo gjithashtu ka rihapur disa fabrika që kishin ndërprerë prodhimin e armëve”, thonë ekspertët Watling dhe Reynolds. “Kjo ka çuar në rritje të konsiderueshme të prodhimit të armëve dhe municionit.”

Ata gjithashtu theksuan se industritë ruse të armëve vazhdojnë të varen nga furnizimet e perëndimit, duke argumentuar se zbatimi më i rreptë i sanksioneve mund të dëmtojë aftësinë e Rusisë për të prodhuar më shumë armë dhe municion.

Disa analistë të Moskës, megjithatë, e pranojnë se ushtria ruse po përballet me sfida të shumta.

Gjenerali në pension Yuri Baluyevsky, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, pranoi se mbrojtja ajrore ukrainase i ka ndaluar efektivisht avionët luftarakë rusë që të veprojnë në hapësirën ajrore ukrainase dhe shpesh e bën të rrezikshëm funksionimin e tyre madje edhe në territorin e kontrolluar nga Rusia. Gjeneral Baluyevsky tha në një artikull të fundit se artileria e furnizuar nga perëndimi është superiore ndaj sistemeve ruse.

Zyrtarët dhe analistët perëndimorë vënë në dukje se ndonëse asnjëra palë nuk ka bërë përparim në vijën e frontit prej 1500 kilometrash, forcat ukrainase kanë kryer sulme të guximshme me raketa dhe dronë thellë pas vijës së frontit, duke rritur kostot për Kremlinin dhe duke sfiduar pretendimet e Putinit se jeta në Rusi është kryesisht e pandikuar nga lufta.

Ukraina ka ndërmarrë sulme të guximshme ndaj terminaleve dhe rafinerive të naftës thellë brenda Rusisë, si dhe ndaj mjeteve të detare dhe ajrore në rajonin e Detit të Zi, duke i dhënë goditje të rënda aftësive ushtarake të Moskës.

Forcat ukrainase fundosën dy anije sulmuese amfibe ruse dhe një luftanije dhe kanë sulmuar bazat ajrore në Krime, duke shkatërruar objektet e radarëve dhe avionë në Detin Azov dhe dëmtuan rëndë një qendër komanduese të forcave ajrore ruse dhe disa objekte të rëndësishme të shërbimeve ruse të zbulimit.

Zyrtarët perëndimorë vlerësuan efikasitetin e sulmeve ukrainase, duke vënë në dukje se Kievi ka përdorur me zgjuarsi burimet e tij të kufizuara për të shkatërruar rreth 20 për qind të Flotës ruse në Detin e Zi, duke i dhënë fund efektivisht mbizotërimit detar të Moskës atje.

Ministria britanike e Mbrojtjes, në një raport të fundit mbi gjendjen e luftës, tha se sukseset e Ukrainës detyruan marinën ruse të kufizojë ndjeshëm operacionet në perëndim të Detit të Zi, duke lejuar Kievin të zgjerojë eksportet e tij bujqësore pavarësisht tërheqjes së Moskës nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB, që garantonte sigurinë e eksporteve ukrainase të grurit.

Presidenti Putin, i cili pritet të fitojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar në zgjedhjet presidenciale të 15-17 marsit, po përpiqet të konsolidojë mbështetjen publike duke e cilësuar konfliktin si një luftë kundër Perëndimit ekspansionist, që ka armatosur Ukrainën në një përpjekje për të dobësuar Rusinë.Ndonëse ai pretendon se publiku mbështet në masë të madhe atë që Kremlini e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë, çarje të reja janë shfaqur në sistemin politik të vendit.

Mijëra rusë ndenjën në radhë të gjata në temperatura të ulëta në shumë qytete për të nënshkruar peticionin në mbështetje të kandidaturës së Boris Nadezhdinit, një politikan liberal që premtim kryesor të fushatës së tij kishte përfundimin e luftës në Ukrainë. Ndërsa zoti Nadezhdin u ndalua përfundimisht nga pjesëmarrja në zgjedhje nga zyrtarët zgjedhorë, të cilët shumë firma i shpallën të pavlefshme, shfaqja masive e mbështetjes për opozitën turpëroi Kremlinin.

Në një shenjë tjetër të shfaqjes së ndjenjave kundër luftës, gratë e disa ushtarëve të rekrutuar gjatë një mobilizimi të pjesshëm jopopullor në vjeshtën e vitit 2022 kërkuan lirimin e tyre nga shërbimi i detyruar ushtarak.

Por Putini ka vazhduar të vendosë kontrollin total në vend. Policia arrestoi qindra njerëz thjesht për vendosjen e luleve për nder të Alexei Navalnit, vdekja e të cilit i dha një goditje të rëndë opozitës tashmë të dëmtuar.

Verën e kaluar, Presidenti Putin u përball ndoshta me sfidën më serioze në qeverisjen e tij gati çerekshekullore, kur shefi i forcave mercenare Yevgeny Prigozhin urdhëroi kompaninë e tij ushtarake private të marshonte drejt Moskës për të rrëzuar udhëheqësit e lartë ushtarakë të vendit.

Rebelimi i shkurtër përfundoi me një marrëveshje që parashikonte vendosjen e mercenarëve në Bjellorusi, aleate e Rusisë. Zoti Prigozhin vdiq në një aksident të dyshimtë avioni dy muaj më vonë, që u konsiderua gjerësisht si hakmarrje e Kremlinit.

Vdekja e tij forcoi autoritetin e Putinit dhe çimentoi besnikërinë mes elitës, por incidenti tregoi brishtësinë e pushtetit të Kremlinit.

Pavarësisht sfidave, potenciali i madh ekonomik dhe ushtarak i Rusisë i jep Putinit aftësinë për një luftë të zgjatur.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se konflikti ka zgjatur më shumë se sa pritej për shkak të ndërhyrjes perëndimore. “Operacioni special ushtarak mund të zgjasë pak më shumë, por kjo nuk mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave”, tha ai.

Mark Galeotti, drejtues i organizatës “Mayak Intelligence” thotë se “nuk ka një rezistencë të qartë ndaj Putinit” për shkak të “një shteti policor të vendosur fort dhe të përhapur atje për ta mbrojtur atë”.

“Pra, ne nuk duhet të presim që në një të ardhme të afërt trysnia të shkaktojë rrëzimin e tij nga pushteti”, tha analisti Galeotti. “Por nga ana tjetër, ne gjithashtu duhet ta pranojmë se kapaciteti i tij për t’iu përgjigjur krizave të papritura është zvogëluar në mënyrë të ndjeshme.”/VOA

The post Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë, Putini shpreson tek zbehja e ndihmës perëndimore për Kievin appeared first on Albeu.com.

Sllovakia pezullon dërgimin e ndihmës ushtarake në Kiev
Kryeministri i ri i Sllovakisë, Robert Fico, ka njoftuar pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke kufizuar ndihmën e Bratislavës për Kievin në “ndihma humanitare dhe civile”.

“Ne e konsiderojmë ndihmën për Ukrainën si ndihmë ekskluzivisht humanitare dhe civile, ne nuk do të furnizojmë më armë Ukrainën,” tha Robert Fico.

Partia e majtë, populiste Smer e Robert Fico  fitoi zgjedhjet në shtator me premtimet për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake për Ukrainën, për të goditur imigracionin dhe për t’i dhënë Sllovakisë një politikë të jashtme “të pavarur”.

Robert Fico drejton një koalicion qeveritar me tre parti që përfshin gjithashtu HLAS (Partia Social Demokratike) dhe SNS (Partia Kombëtare Sllovake) pro-ruse e ekstremit të djathtë./Albeu.com

The post Sllovakia pezullon dërgimin e ndihmës ushtarake në Kiev appeared first on Albeu.com.

Analiza e VOA: Çfarë ndihme ushtarake po i ofron SHBA Izraelit?
Disa orë pas fillimit të sulmit të tmerrshëm të Hamasit, Shtetet e Bashkuara filluan të dërgojnë anije luftarake dhe avionë në rajon për t’i ofruar Izraelit gjithçka që i nevojitej për t’u përgjigjur.

Një grup i dytë avionësh luftarakë amerikanë niset të premten nga baza Norfolk në shtetin e Virxhinias. Një numër i madh avionësh janë nisur drejt bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Po kështu forca të operacioneve speciale po ndihmojnë aktualisht ushtrinë izraelite me planifikimin e operacioneve, si dhe me informacione zbulimi. Ngarkesa e parë me municioneve shtesë tashmë ka mbërritur e një sasi tjetër pritet të mbërrijë së shpejti.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin mbërrin në Izrael të premten për t’u takuar me udhëheqësit izraelitë si dhe për të diskutuar se çfarë tjetër mund të ofrojë Uashingtoni.

Për momentin, rritja e pranisë ushtarake reflekton shqetësimin e Shteteve të Bashkuara se luftimet e përgjakshme mes Hamasit dhe Izraelit, mund të përshkallëzohen në një konflikt rajonal, më të rrezikshëm. Pra misioni parësor për anijet dhe avionë luftarakë është të krijojnë një prani force që do të pengonte Hezbollahun, Iranin apo grupe të tjera, të përfitojnë nga situata. Por trupat amerikane janë të afta për më shumë se kaq.

Çfarë armësh dhe kapacitetesh ofron ushtria amerikane?

Armë dhe forca për operacione speciale

Shtetet e Bashkuara i kanë siguruar Izraelit një komandë të vogël për operacione speciale dhe municione shumë të nevojshme. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi se kjo trupë speciale po ndihmonte Izraelin për të siguruar informacione zbulimi dhe planifikim të operacioneve. Po kështu ata po ofrojnë këshilla për Forcat izraelite të Mbrojtjes lidhur me përpjekjet për rikuperimin e pengjeve. Megjithatë, këto forca nuk janë ngarkuar të kryejnë operacione për shpëtimin e pengjeve, gjë që do t’i përfshinte ata drejpërdrejt në luftime në terren. Kjo është diçka që administrata Biden nuk e ka miratuar dhe sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë John Kirby, as izraelitët nuk e duan.

Shtetet e Bashkuara po mundësojnë që kompanitë e mbrojtjes amerikane të përshpejtojnë porositë në armë të bëra më parë nga ana e Izraelit. Në krye të tyre janë municionet për sistemin izraelit të mbrojtjes ajrore ‘Iron Dome’.

“Ne po dërgojmë ndihmë ushtarake shtesë, përfshirë municione dhe raketa interceptuese për sistemin “Iron Dome”, tha Presidenti Joe Biden të martën. “Po sigurohemi që Izraelit të mos i mbarojnë municionet kritike për të mbrojtur qytetet dhe popullin e tij“.

Raketat e sistemit ‘Iron Dome’ godasin raketat që i afrohen qyteteve të Izraelit. Sipas kompanisë amerikane të prodhimit të armëve ‘Raytheon’, Izraeli ka 10 sisteme të tilla në vend. Duke filluar nga sulmi i shtatë tetorit, Hamasi ka gjuajtur më shumë se pesë mijë raketa drejt Izraelit, shumica e të cilave, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, janë interceptuar nga sistemet.

‘Raytheon’ prodhon pjesën më të madhe të komponentëve të raketave për sistemet ‘Iron Dome’ në Shtetet e Bashkuara, dhe ushtria ka dy sisteme në stokun e saj.

Municionet për sistemet ‘Iron Dome’ që Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Izraelit, ka të ngjarë të jenë më shumë sesa sasia që ka porositur Izraeli dhe do të jenë pjesë e paketave të vazhdueshme të ndihmës ushtarake. Ato do të përfshijnë gjithashtu bomba me diametër të vogël dhe të ashtuquajturat bomba “inteligjente” ajër-tokë, të cilat jo thjesht hidhen, por mund të orientohen drejt një objektivi për t’u goditur.

Anije dhe aeroplanë të marinës

Një nga shembujt më të dukshëm të përgjigjes amerikane ishte njoftimi të dielën nga Pentagoni për nisjen e aeroplanmbajtëses ‘Gerald R. Ford’ drejt Izraelit. Ajo sapo kishte përfunduar një stërvitje me marinën italiane, kur anija me ekuipazhin e saj prej rreth 5000 personash, u urdhërua të lundronte me shpejtësi drejt pjesës lindore të Mesdheut.

Transportuesi ofron një mori opsionesh. Ai shërben si një qendër kryesore e operacioneve komanduese dhe kontrolluese dhe mund të ofrojë informacione zbulimi. Prej tij mund të lëshohen aeroplanët e vëzhgimit ‘E2-Hawkeye’, që njihen për radarën e tyre në formë disku me diametër 7 metra. Avionët sigurojnë informacione të hershme paralajmëruese për lëshimin e raketave, monitorojnë dhe menaxhojnë hapësirën ajrore, jo vetëm duke zbuluar avionët e armikut, por edhe për të orientuar lëvizjet e mjeteve amerikane.

Aeroplanmbajtësja ‘Gerald R. Ford’ mbart avionë luftarakë F-18 që shërbejnë për goditjen e objektiva. Transportuesi ushtarak ka gjithashtu aftësi të mëdha për kryerjen e punëve humanitare. Në bordin e tij ndodhet dhe një spital me një njësi të kujdesit intensiv dhe shërbim urgjence, në përbërje të së cilit janë dhe rreth 40 infermierë, mjekë e kirurgë. Në bordin e tij ndodhen helikopterë që mund të përdoren për të transportuar furnizime të nevojshme apo edhe të plagosur, për të marrë ndihmë mjeksore.

Të premten, aeroplanmbajtësja ‘USS Dwight D. Eisenhower” do të lërë portin në bazën ‘Norfolk’ të shtetit amerikan të Virxhinias dhe do të lundrojë drejt Mesdheut, duke dyfishuar potencialin e reagimit të marinës izraelite.

Kjo aeroplanmbajtëse ishte planifikuar që më parë të vendosej në Mesdhe si pjesë e një rrotacioni të rregullt ndërsa ‘Gerald R. Ford’ ndodhej pranë fundit të misionit të saj. Por administrata Biden mund të vendosë t’i mbajë të dyja aeroplanmbajtëset atje, tha të mërkurën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore

Pentagoni ka urdhëruar gjithashtu avionë luftarakë shtesë për të forcuar skuadriljet e avionëve A-10, F-15 dhe F-16 në bazat në të gjithë Lindjen e Mesme. Nëse do të jetë e nevojshme do të nisën edhe avionë të tjerë.

Sekretari i Forcave Ajrore Frank Kendall tha të martën gjatë një aktiviteti të organizuar nga Këshilli i Atlantik, se ushtria kishte urdhëruar edhe njësitë që po mbaronin misionin, të vazhdonin të qëndronin aty.

Forcat Ajrore amerikane kanë tashmë fuqi të konsiderueshme ajrore në rajon për të kryer operacione me dhe pa pilot, veçanërisht në Siri, ku javën e kaluar një avion F-16 i Forcave Ajrore u urdhërua të rrëzonte një dron turk, që përbënte kërcënim për forcat tokësore amerikane.

Zoti Kendall tha gjithashtu se avionët transportues C-17 të Forcave Ajrore kishin marrë personelin ushtarak amerikan që ndodhej në Izrael për një stërvitje ushtarake që nuk kishte filluar ende kur Hamasi nisi sulmet.

As Forcat Ajrore dhe as Komanda Qendrore amerikane nuk kanë bërë komente rreth asaj se çfarë misione shtesë ajrore mund të viheshin në dispozicion, si përgjigje ndaj konfliktit./voa

The post Analiza e VOA: Çfarë ndihme ushtarake po i ofron SHBA Izraelit? appeared first on Albeu.com.

SHBA, pako të re ndihme prej 1.2 miliardë dollarësh për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një pako të re ndihmash ushtarake për Ukrainën me vlerë 1.2 miliardë dollar, për të forcuar më tej mbrojtjen e saj ajrore, ndërsa Rusia vazhdon të godasë Ukrainën me dronë dhe raketa, thanë zyrtarët amerikanë të hënën.

Pakoja e re e ndihmës pritet të njoftohet të martën dhe paratë do të sigurohen nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës. Ndryshe nga pajisjet, armët dhe municionet amerikane që dërgohen më shpesh në Ukrainë nga rezervat e Pentagonit, në mënyrë që ato të mund të dërgohen shpejt, këto para do të shpenzohen gjatë muajve apo edhe viteve të ardhshme për të përmbushur nevojat e ardhshme ushtarake të Ukrainës.

Fondet e reja do të financojnë sistemet e mbrojtjes ajrore HAWK, municione për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dronët për mbrojtjen ajrore. Sipas zyrtarëve, këto fonde do të përdoren edhe për blerjen e artilerisë, raketave, pajisjeve për imazhet satelitore, mirëmbajtjen e pajisjeve dhe pjesë këmbimi për një sërë sistemesh të mbrojtjes. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse pakoja e ndihmës ende nuk është njoftuar zyrtarisht.

Përfshirë këtë pako, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës rreth 37 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Kievit në shkurt të vitit 2022.

Vendimi për ndihmën e re ushtarake vjen ndërsa Ukraina po përgatitet të nisë një ofensivë pranverore kundër forcave ruse dhe vazhdon të ketë vështirësi në fushën e mbrojtjes ajrore.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 35 dronë të prodhuar nga Irani mbi Kiev në sulmin e fundit të natës nga Rusia, thanë zyrtarët të hënën. Mbetjet nga një dron goditën një ndërtesë apartamentesh në lagjen perëndimore të Svyatoshynskyit në Kiev, ndërsa mbetjet e tjera goditën një makinë të parkuar aty pranë, duke i vënë flakën asaj, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, në një postim në platformën Telegram.

Rusia bombardoi 127 objektiva në pjesët veriore, jugore dhe lindore të Ukrainës, duke vrarë tre civilë, tha ministria e mbrojtjes e Ukrainës.

Duke u përballur me sanksione ekonomike dhe kufizime në zinxhirët e saj të furnizimit për shkak të pushtimit të Ukrainës, Rusia shpesh ka përdorur dronë “Shahed” të Iranit për të forcuar arsenalin e saj të armëve sulmuese. Pakoja e re amerikane e ndihmës ushtarake për Ukrainën, përfshinë edhe armë dhe mbështetje më të menjëhershme ushtarake, si sisteme për rrëzimin e dronëve.

The post SHBA, pako të re ndihme prej 1.2 miliardë dollarësh për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Estonia prezanton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Qeveria e Estonisë njoftoi të enjten dërgimin e ndihmës së re ushtarake për Ukrainën, përpara takimit të sotëm në bazën amerikane Ramstein në Gjermani për t’i ofruar mbështetje të mëtejshme Kievit nga Perëndimi.

Paketa e re përfshin predha për elementë artilerie me kalibër 155 milimetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Talin.

Ky është kontributi i Estonisë në projektin e BE-së për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predha për artilerinë e saj.

Estonia do të dërgojë gjithashtu pajisje për për të parë natën dhe municione për armatimin personal të ushtarëve./Albeu.com/

The post Estonia prezanton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Aleatët perëndimorë i kanë dërguar rreth 64 miliardë euro ndihmë ushtarake
Aleatët perëndimorë i kanë dërguar Ukrainës rreth 64 miliardë euro ndihmë ushtarake, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Dhe me negociatat e paqes që duken të pamundura, aleanca ushtarake po planifikon të dërgojë ndihmë të mëtejshme, shtoi Stoltenberg.

“Ne nuk mund të lejojmë Rusinë të vazhdojë të shkatërrojë sigurinë evropiane”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

“Nuk ka shenja se (Vladimir) Putin po përgatitet për paqe. Ai po përgatitet për më shumë luftë”, shtoi ai.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen në Bruksel të martën dhe do të diskutojnë se si mund të shtojnë mbështetjen , duke përfshirë vazhdimin e furnizimit të forcave të armatosura të Ukrainës.

Gjithashtu Finlanda do të anëtarësohet zyrtarisht në NATO të martën. /albeu.com

The post Aleatët perëndimorë i kanë dërguar rreth 64 miliardë euro ndihmë ushtarake appeared first on Albeu.com.

BE-ja bie dakord për t-i dërguar një milion predha Ukrainës
Ministrat e BE-së kanë rënë dakord të dërgojnë një milion predha artilerie në Ukrainë, sipas ministrit estonez të Mbrojtjes Hanno Pevkur.

Predhat pritet të arrijnë në vijat e frontit brenda vitit të ardhshëm: furnizimet janë gjithnjë e më kritike për një periudhë të gjatë gërryerjeje në vijat e frontit.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina po gjuajnë mijëra raketa në ditë dhe Kievi ka identifikuar predha 155 mm si një nevojë kritike.

Ministri gjerman i mbrojtjes tha se do ta nënshkruajnë marrëveshjen sot./albeu.com

The post BE-ja bie dakord për t-i dërguar një milion predha Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Aleatët e NATO-s i kanë dhënë Ukrainës 133 miliardë paund ndihmë
Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut i kanë ofruar Ukrainës mbi 133 miliardë paund ndihmë që nga lufta me Rusinë që shpërtheu një vit më parë, tha sot shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kjo përfshin rreth 57 miliardë paund vetëm në ndihmë ushtarake, shtoi ai.

Stoltenberg theksoi sot nevojën që aleatët të rrisin prodhimin e municioneve, në një përpjekje për të rimbushur rezervat e varfëruara nga kjo ndihmë.

“Aleatët e NATO-s kanë nënshkruar kontrata… me industrinë e mbrojtjes për të rritur prodhimin duke pasur parasysh sinjalet e kërkesës afatgjatë, dhe disa aleatë të NATO-s gjithashtu kanë hyrë në projekte të përbashkëta ose prokurime të llojeve të ndryshme të municioneve, por edhe magazinimin e municioneve,” tha ai.

Më herët, ne raportuam se Stoltenberg kishte paralajmëruar se Bakhmut mund të bjerë “në ditët në vijim”, pavarësisht se forcat ruse pësuan humbje të mëdha.

Duke folur me gazetarët përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së sot në Stokholm, Stoltenberg tha se “ajo që Rusisë i mungon në cilësi, ata po përpiqen ta plotësojnë në sasi”.

“Ata kanë pësuar humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë, nuk mund të përjashtojmë që Bakhmut të bjerë përfundimisht në ditët në vijim”./albeu.com

The post Aleatët e NATO-s i kanë dhënë Ukrainës 133 miliardë paund ndihmë appeared first on Albeu.com.