Ndihmat e SHBA Archives - Albeu.com

SHBA do t’i ofrojë Ukrainës armatime me vlerë 250 milionë dollarë
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihma për Ukrainën që kapin vlerën deri në 250 milionë dollarë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se kjo do të jetë paketa e fundit e ndihmës ushtarake për Ukrainën për këtë vit, ndërsa në Kongres vazhdon ngërçi që ka bllokuar miratimin e një pakete ndihme të propozuar nga Presidenti Joe Biden.

Ndihma e fundit përfshin një sërë municionesh për mbrojtjen ajrore dhe sisteme të raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, municione artilerie dhe sisteme kundër blindave, mbi 15 milionë fishekë, pajisje mjekësore dhe të tjera.

Ndihma është siguruar përmes një autoriteti presidencial që mundëson realizimin me shpejtësi të ndihmës përmes tërheqjes nga rezervat e Pentagonit.

Në një deklaratë, nënkoloneli i Marinës Garron Garn, tha se Pentagoni nuk ka fonde të tjera për të zëvendësuar armët e marra nga rezervat e Departamentit të Mbrojtjes. Po ashtu, Nisma për Sigurinë e Ukrainës, e cila merret me financimet afatgjata, ka ngelur pa fonde.

Si rezultat, zoti Garn tha të mërkurën se “pa financim shtesë, do të ketë mungesë në rezervat ushtarake të Shteteve të Bashkuara, duke ndikuar në gatishmërinë ushtarake amerikane”.

Presidenti Joe Biden po i kërkon Kongresit miratimin e një pakete ndihme prej 110 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe nevoja të tjera të sigurisë kombëtare. Kjo paketë përfshin 61.4 miliardë dollarë për Ukrainën, gjysma e së cilave për të rimbushur rezervat e Pentagonit.

Paketa përfshin gjithashtu rreth 14 miliardë dollarë për Izraelin dhe luftën e saj kundër Hamasit, ndërsa 14 miliardë janë për sigurinë kufitare të Shteteve të Bashkuara. Fondet e tjera do të shkojnë për nevojat e sigurisë në Azi-Paqësor.

Ky projektligj po kushtëzohet nga republikanët, të cilët kërkojnë miratimin e fondeve për të forcuar sigurinë përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se pa miratimin e fondeve shtesë, ndihma amerikane për Kievin do të mbarojë deri në fund të vitit. Shtetet e Bashkuara kanë miratuar disa paketa ndihme për Ukrainën në luftën e saj për të rimarrë territoret e pushtuar nga forcat ruse që nga fillimi i agresionit të Kremlinit në shkurt 2022.

Kongresi ka miratuar më shumë se 110 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën që pas sulmit të Rusisë, por nuk ka miratuar asnjë fond që kur republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në janar të vitit 2023.

Ndihma e fundit amerikane vjen ndërsa lufta në Ukrainë po futet në maujin e 22-të. Ndërkohë, Rusia ka sulmuar me pothuajse 50 dronë Shahed në objektiva të ndryshme në Ukrainë dhe bombardoi një stacion treni në qytetin jugor të Khersonit, ku mbi 100 civilë po prisnin një tren që shkonte drejt Kievit. Ditë më parë, avionët luftarakë ukrainas dëmtuan një luftanije ruse në Detin e Zi pranë Krimesë, ndërsa ushtarët e të dyjave palëve po përpiqen të përparojnë përgjatë vijave të frontit.

The post SHBA do t’i ofrojë Ukrainës armatime me vlerë 250 milionë dollarë appeared first on Albeu.com.

Zelensky para Kongresit: Ndihma e SHBA-së për Ukrainën është vendimtare
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të SHBA-së që të vazhdojnë ta mbështesin vendin e tij me ndihmë ushtarake dhe financiare, derisa lufton për ekzistencë kundër një Rusie revanshiste.

Çdo gjë tjetër, përveç fitores së Ukrainës, do të kërcënonte botën e lirë, përfshirë SHBA-në, tha Zelensky.

Ai i bëri komentet gjatë një fjalimi 25-minutësh para Kongresit amerikan, në Uashington.

Ai tha se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër një ushtrie ruse të armatosur më mirë, por shtoi se ndihma ushtarake dhe financiare e SHBA-së është “vendimtare” për të arritur fitoren përfundimtare.

Mbrojtja e Ukrainës “nuk është vetëm për jetën, lirinë dhe sigurinë e ukrainasve. Ajo do të përcaktojë nëse [do të ketë] demokraci për ukrainasit dhe amerikanët”, tha Zelensky.

Lufta “nuk mund të ngrihet ose shtyhet, nuk mund të injorohet, duke shpresuar se oqeani ose diçka tjetër do të sigurojë mbrojtje”, tha ai.

Udhëtimi i Zelenskyt në SHBA u bë në kohën kur Kongresi po përgatitet të votojë një projekt-ligj gjithëpërfshirës të shpenzimeve, që përfshin edhe një dispozitë për ndarjen e rreth 45 miliardë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Projektligji pritet të miratohet, por mbështetja e SHBA-së për Ukrainën është zbehur, derisa lufta 10-muajshe vazhdon të zvarritet dhe amerikanët ndjejnë barrën e inflacionit të lartë.

Shumë anëtarë të Partisë Republikane, e cila do të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në janar, kanë kritikuar ndihmën masive për Ukrainën, në kohën kur ekonomia e SHBA-së vuan. Ata, gjithashtu, kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si po përdoret ndihma.

Disa anëtarë të Partisë Demokratike, në anën tjetër, kanë shprehur shqetësim se ndihma ushtarake do ta provokojë Rusinë.

Zelensky bëri përpjekje t’i adresojë këto shqetësime, duke thënë se ndihma e SHBA-së nuk është “bamirësi”, por “një investim në sigurinë globale dhe demokracinë që ne e trajtojmë në mënyrën më të përgjegjshme”.

Duke thënë se Ukraina është aleate e SHBA-së në luftën për demokracinë globale, ai vuri në dukje se Irani – të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë etiketuar si shtet terrorist – është bërë aleat me Rusinë në luftën e saj kundër vendit të tij, duke i shitur qindra dronë kamikazë vdekjeprurës.

“Kështu një terrorist e ka gjetur tjetrin”, tha ai, duke iu referuar gjithashtu etiketimit të Rusisë nga Ukraina si shtet terrorist.

“Është vetëm çështje kohe kur ata do t’i godasin aleatët tuaj tjerë, nëse ne nuk i ndalojmë tani”, tha Zelensky.

Zelensky “u foli amerikanëve në disa mënyra” gjatë fjalimit të tij, tha për Radion Evropa e Lirë Elise Giuliano, profesoreshë e shkencave politike në Institutin Harriman të Universitetit të Kolumbisë për Studime Ruse, Euroaziatike dhe të Evropës Lindore.

“Ai i bëri thirrje interesit tonë për të mbrojtur demokracinë, por edhe sigurinë tonë”, tha ajo.

Giuliano tha se Zelensky, në mënyrë të zgjuar, ka përmendur mbështetjen e Iranit për Rusinë, sepse shumë amerikanë e identifikojnë Teheranin si një aktor “të keq” dhe “agresiv”, të cilit SHBA-ja “duhet t’i kundërvihet”.

Vizita e Zelenskyt në SHBA ishte e para pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt.

Në Shtëpinë e Bardhë, ai zhvilloi një takim me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, me të cilin diskutoi ndihmën dhe rrjedhën e luftës. Ai, po ashtu, zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Kongresit nga të dyja partitë.

“Dua që i gjithë populli i Ukrainës ta dijë se populli amerikan është me ju në çdo hap dhe ne do të qëndrojmë me ju”, tha Biden.

Ai shpalli një paketë të re ndihme për Ukrainën – në vlerë prej 1.85 miliardë dollarësh – e cila përfshin edhe një bateri të sistemit mbrojtës raketor, Patriot.

Zelensky tha se sistemi Patriot është pjesa më e fuqishme e paketës së re.

Megjithatë, ky sistem nuk do të pozicionohet menjëherë, sepse trupat amerikane fillimisht duhet t’i trajnojnë forcat ukrainase se si ta përdorin dhe mirëmbajnë atë.

Patrioti konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore amerikane dhe ofron mbrojtje kundër avionëve, raketave lundruese dhe atyre balistike./REL

The post Zelensky para Kongresit: Ndihma e SHBA-së për Ukrainën është vendimtare appeared first on Albeu.com.