ndihma ushtarake Archives - Albeu.com

A po rrezikohet mbështetja e SHBA-së për Ukrainën nga përkrahja për Izraelin?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se do ta rrisë mbështetjen ushtarake për Izraelin, pasi militantët e Hamasit  vranë më shumë se 1.200 izraelitë gjatë një sulmi të paparë dhe befasues, i cili nxiti një hakmarrje të madhe ndaj Rripit të Gazës së kontrolluar nga palestinezët.

Premtimi i tij ka ngritur pikëpyetje nëse Uashingtoni mund t’i dërgojë ndihma ushtarake Izraelit pa i rrezikuar ndihmat ushtarake për Ukrainën, posaçërisht duke e ditur se Kevin McCarthy është shkarkuar si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe askush nuk është emëruar ende në vend të tij.

Zyrtarët e administratës së Bidenit ngulin këmbë se Uashingtoni mund t’i bëjë të dyja patjetër, megjithëse e pranojnë se do të ketë sfida.

Pse ka rëndësi mungesa e kryetarit të Dhomë së Përfaqësuesve?

Kongresi amerikan i kontrollon shpenzimet, prandaj Bidenit i duhet patjetër ta bindë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve për ta kaluar legjislacionin që mundëson financimin shtesë. Këto ligje për shpenzimet zakonisht burojnë nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku kryetari, lideri i zgjedhur nga partia që ka shumicën, e ka në dorë se çfarë ligjesh mund të dalin në votim.

Republikanët kanë një shumicë të ngushtë prej 221-212 në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila ua mundësoi një numri të vogël të anëtarëve të saj ta shkarkojnë McCharthyn javën e kaluar. Kjo ndodhi për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Për shkak se shkarkimi i McCarthyt ishte i paparë, nuk është e qartë nëse përfaqësuesi Patrick McHenry, i cili është emëruar kryetar i përkohshëm, mund të kërkojë ligjërisht hedhjen në votim të ndonjë legjislacioni për ndihma.

Për ta koklavitur edhe më shumë këtë çështje, shumë prej anëtarëve të ekstremit të djathtë që e rrëzuan McCarthyn, e kundërshtojnë mbështetjen financiare të Ukrainës, përfshirë përfaqësuesin Jim Jordan, i cili është lider në garë për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk pranuan ta përfshinin mbështetjen financiare për Ukrainën në legjislacionin për shpenzime që u miratua në çastin e fundit për ta shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane.

Mbështetja për Izraelin është dukshëm më e fortë, sepse republikanët janë të lidhur më ngushtë me kryeministrin konservator të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ndërsa administrata e Bidenit po mendon ta lidhë kërkesën për mbështetjen e Ukrainës me dërgimin e më shumë parave Izraelit.

Cilat janë nevojat e Izraelit dhe Ukrainës?

Izraeli është përfitues afatgjatë i ndihmave ushtarake amerikane dhe gëzon mbështetje të qëndrueshme amerikane. Izraeli dhe SHBA-ja u pajtuan më 2016 për një marrëveshje 10-vjeçare në vlerë 38 miliardë dollarë për grante vjetore për blerjen e pajisjeve ushtarake, si dhe 5 miliardë dollarë për sisteme mbrojtëse raketore.

Në fazën e tanishme të konfliktit, nevojat kryesore të Izraelit janë armë të vogla për njësi këmbësorie dhe për sistemin mbrojtës ajror, në mënyrë që ta mbrojë infrastrukturën civile dhe qendrat ushtarake.

Ka shumë pak gjasa që Izraeli ta ketë harxhuar municionin e armëve të vogla kaq herët në konflikt.

Sa i përket sistemit mbrojtës ajror, Izraeli e përdor sistemin Iron Dome, i cili u ndërtua me ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të ofruar mbrojtje ajrore. Iron Dome nuk është i dizajnuar për të shkrepur interceptorë të ngjashëm që i shkrep sistemi mbrojtës ajrore i SHBA-së, Patriot, dhe sistemet tjera mbrojtëse të zhvendosura në Ukrainë.

Nevojat më të mëdha të Ukrainës janë municioni, sistemet mbrojtëse ajrore dhe automjete tokësore, pasi ushtria e saj ka nisur në verë një kundërofensivë për ta çliruar territorin e vet nga forcat ruse, pasi Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Shtetet e Bashkuara ia kanë dërguar Ukrainës 44 miliardë dollarë si mbështetje për sigurinë qëkur nisi pushtimi nga Rusia.

Të dy vendet, dhe përfituesit e tjerë të armëve si Tajvani, mund të përfitojnë nëse Kongresi e miraton financimin për ta rritur kapacitetin e përhershëm prodhues të kontraktorëve amerikanë të mbrojtjes. Kjo, po ashtu, do t’i zbuste shqetësimet se dërgimi i armëve amerikane jashtë vendit po i shteron stoqet amerikane duke rrezikuar sigurinë kombëtare.

Çfarë do të ndodhë tani?

Biden tha të martën se administrata e tij ka filluar tashmë t’i dërgojë Izraelit ndihma shtesë ushtarake, përfshirë interceptorë për Iron Dome, sistemin mbrojtës ajror. Ai tha se kur ta rifillojë punën Kongresi, administrata e tij do t’iu kërkojë ligjvënësve të ndërmarrin “veprime urgjente për kërkesat e sigurisë kombëtare të partnerëve tanë”.

Ka disa mënyra që mundësojnë dërgimin e ndihmave shtesë për Ukrainën, dhe Izraelin, përmes ligjit.

Kongresi mund ta konsiderojë një legjislacion të veçantë për të dy vendet, ngjashëm si kërkesa që Bideni e bëri në gusht për shpenzimet kur kërkoi të futeshin shpenzimet për Ukrainën, fatkeqësisht dhe sigurinë kufitare në të njëjtin legjislacion.

Financimi i të dy vendeve mund përfshihet në një legjislacion më të gjerë të shpenzimeve, të cilin Kongresi duhet ta miratojë patjetër në fund të këtij viti për ta mbajtur të hapur Qeverinë, kur të përfundojë masa e përkohshme e shpenzimeve në nëntor./rel

The post A po rrezikohet mbështetja e SHBA-së për Ukrainën nga përkrahja për Izraelin? appeared first on Albeu.com.

SHBA vendos sërish sanksione ndaj Rusisë, njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën
SHBA ka njoftuar sanksione të reja ndaj dhjetëra njerëzve dhe subjekteve lidhur me abuzimin e dyshuar të të drejtave të njeriut ose korrupsionin në nëntë vende, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Lista e fundit e sanksioneve përfshin Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë, të cilin Uashingtoni e akuzoi se ka ndihmuar për të mbikëqyrur dhe monitoruar referendume të rreme të mbajtura në zonat e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës.

Departamenti amerikan i thesarit ndërmori gjithashtu masa kundër katër personave që i akuzoi se ishin të përfshirë drejtpërdrejt në operacionet e filtrimit të Rusisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit sanksionoi gjithashtu dy shtetas rusë për shkelje të dyshuar të të drejtave të njeriut kundër civilëve ukrainas.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden ka autorizuar 275 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

The post SHBA vendos sërish sanksione ndaj Rusisë, njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Finlanda përgatit paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Finlanda po përfundon përgatitjet për dërgimin e grupit të nëntë të ndihmës ushtarake në Ukrainë.

Lajmi u njoftua nga Ministri finlandez i Mbrojtjes Antti Kaikkonen gjatë një fjalimi para parlamentit.

“Kjo [paketa e re e ndihmës] nuk ka gjasa të jetë e fundit. Ne duhet të jemi gati të mbështesim Ukrainën për një kohë të gjatë,” tha Kaikkonen.

Sipas tij, vendimi për dërgimin e një grupi të ri ndihme do të merret në të ardhmen e afërt.

Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, Finlanda ka ofruar tetë pako ndihme ushtarake për Ukrainën, me vlerën e tyre totale të vlerësuar në 92.3 milionë euro.

The post Finlanda përgatit paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

SHBA i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë
Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë dhënë 17 milionë dollarë për të fuqizuar kapacitetet e ushtrisë e Shqipërisë, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjeneral Begaj tha se gjatë takimit që ka mbajtur këtë javë me shefin e ushtrisë amerikane, gjeneralin Mark Milley, kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy shteteve, por edhe për luftën në Ukrainë.

“Shteti amerikan ka akorduar një buxhet grant prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse të forcave të armatosura dhe për të rritur kapacitetet mbrojtëse. E theksoj që çdo buxhet i modernizimit të forcave të armatosura shqiptare, shkon për të rritur aftësitë tona mbrojtëse. Ne nuk kemi asnjë synim për agresion apo për t’i shpallur luftë dikujt. Ne jemi thjesht në atë çfarë kërkonte NATO si aleancë, që të bëjmë mbrojtje dhe shkurajim për çdo armik apo për çdo kundërshtar”, tha Begaj.

Më herët gjatë javës u bë e ditur që Shqipëria ka blerë sisteme raketash Javelin nga kompania amerikane, Lockheed Martin. Gjenerali Begaj nuk bëri të ditur sesa raketa kundërajrore ka blerë Shqipëria, por tha se këto armë “do të rrisin fuqinë tonë mbrojtëse kundërajrore”.

Ndërkaq, Begaj po ashtu foli edhe për planet e Shqipërisë për të blerë helikopterë Black Hawk.

“Në rritjen e kapaciteteve të forcës ajrore [të Shqipërisë] futet jo vetëm radari, por edhe pajisja me mjete luftarake, siç janë Black Hawk. Besoj se vitin tjetër Shqipëria do t’i ketë dy Black Hawk-ët e parë në vend”, tha ai duke shtuar se rritja e kapaciteteve të forcës ajrore nuk do të blhet vetëm me fondet e SHBA-së, por edhe përmes buxhetit të Shqipërisë.

Shqipëria, shtet anëtar i NATO-s, po ashtu është një nga shtetet ku është vendosur një shtab i forcave speciale amerikane në Evropë.

Gjenerali Begaj tha se prania e forcave speciale amerikane do të ndihmojë në këshillimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë./rel

The post SHBA i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë appeared first on Albeu.com.

SHBA paralajmëron Kinën: Do të përballesh me pasoja nëse ndihmon Rusinë
SHBA ka paralajmëruar Kinën se nëse ndihmë Rusinë në pushtimin e  saj në Ukrainë, do të përballet me pasoja, raporton BBC.

Mësohet se këto deklarata i kanë bërë zyrtarë të shumtë amerikanë, pasi Rusia i kërkoi ndihmë ushtarake Kinës. Nga ana tjetër, ambasada kineze në Uashington tha se nuk ishte në dijeni të kësaj kërkese.

Që nga fillimi i krizës, Pekini ka shprehur mbështetje të fortë retorike për aleaten e gjatë të Moskës, por nuk dihet publikisht se ka ofruar ndonjë mbështetje ushtarake apo ekonomike.

Megjithatë, mediat lokale duke cituar zyrtarë amerikanë, thonë se Rusia ditët e fundit i ka kërkuar në mënyrë specifike Kinës pajisje ushtarake, përfshirë dronët. Përgjigja e Kinës ndaj kësaj kërkese nuk dihet./albeu.com

The post SHBA paralajmëron Kinën: Do të përballesh me pasoja nëse ndihmon Rusinë appeared first on Albeu.com.

Si dhe kur do të arrijë ndihma ushtarake ndërkombëtare?
Si dhe kur do të arrijë ndihma ushtarake ndërkombëtare? BBC përgjigjet:

Disa ndihma ushtarake tashmë janë dërguar. Polonia ka dërguar municion përtej kufirit, SHBA ka dërguar tashmë rreth 90 ton ndihmë ushtarake, Suedia po thyen traditën e saj për të mos dërguar armë në vendet e përfshira në konflikt të armatosur dhe tani BE-ja, për herë të parë ndonjëherë, ranë dakord të financojnë blerjen dhe dërgimin e armëve në një vend të sulmuar.

Për sa i përket mënyrës se si do të përshpejtohet, Polonia ka ofruar të jetë një qendër logjistike për vendosjen. Vendet perëndimore janë plotësisht të vetëdijshme për nevojën për ta përshpejtuar këtë, me Ukrainën e shqetësuar se po i mbarojnë municionet.

The post Si dhe kur do të arrijë ndihma ushtarake ndërkombëtare? appeared first on Albeu.com.

SHBA pezullon ndihmën ushtarake 200 mln $ për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë ndihmën ushtarake prej 200 milion dollarësh për Ukrainën.

Lajmin e bën të ditur rrjeti vendas NBC News. Zhvillimi vjen mes një jave të zhurmshme diplomacie trans-Atlantike për çështjen.

Shtëpia e Bardhë kishte përgatitur një paketë shtesë ndihme ushtarake prej 200 milionë $ për fqinjin rival të Rusisë, e cila tashmë është lënë pezull, raprotonte sot rrjeti amerikan duke cituar burimet e zakonshme anonime “të brendshme të çështjes.”

NBC shtonte më tej se SHBA do të zgjedhë opsione të tjera për të ndihmuar Ukrainën, siç është një paketë më e madhe ndihme që mund të aprovohet “në rast të një inkursioni të mundshëm nga Rusia.”

Rrjeti shtonte se burimet e tij sinjalizonin se Shtëpia e Bardhë kishte shtyrë dërgesën e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake drejt Ukrainës në kuadër të përpjekjeve për shuarjen e tensioneve aktuale dhe ruajtjen e influencës në rast të një sulmi konkret rus ndaj Ukrainës.

Moska vazhdimisht ka mohuar raportimet se kërkon të sulmojë duke thënë se manovrat e saj janë të një natyre difensive, por shton se mund të nisë veprim ushtarak nëse Kievi bën “provokime”.

Presidenti amerikan Joe Biden foli dje në telefon me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky ku përsëriti mbështetjen e Uashingtonit për sovranitetin e Ukrainës.

Moska akuzon Kievin për rrezikim të sigurisë detare në Detin Azov pranë Krimesë. Ukraina mohon akuzat dhe akuzon Rusinë për “dezinformacion.”/albeu.com/

The post SHBA pezullon ndihmën ushtarake 200 mln $ për Ukrainën appeared first on Albeu.com.