ndihma per ukrainen Archives - Albeu.com

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi ndihmën ushtarake për Ukrainën, Zelensky: Faleminderit! Jeni në anën e duhur të historisë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu mirënjohjen e tij për miratimin nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së të projektligjit për të ndihmuar Ukrainën.

“I jam mirënjohës Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të dyja palëve, dhe personalisht Kryetarit Mike Johnson për vendimin për të qëndruar në anën e duhur të historisë”, shkroi Zelensky në X.

Zelensky theksoi se projektligji, i cili do të miratohet nga Senati amerikan, “do të parandalojë zgjerimin e luftës, do të shpëtojë mijëra e mijëra jetë dhe do të ndihmojë të dy kombet tona të bëhen më të forta”.

Dhoma e Përfaqësuesve Kongresit amerikan miratoi të shtunën me mbështetje të gjerë dypartiake ndihmën ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, mes kundërshtimeve të republikanëve të vijës së ashpër.

Legjislacioni tani kalon në Senatin me shumicë demokrate, i cili miratoi një projekt-ligj të ngjashëm më shumë se dy muaj më parë.

Udhëheqësit amerikanë që nga presidenti demokrat Joe Biden e deri tek kreu i republikanëve në Senat Mitch McConnell, i kishin kërkuar prej kohësh kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ta hidhte atë në votim.

Demokratët dhe republikanët bashkuan votat për të mbështetur projekt-ligjin, pas një beteje disamujore lidhur me pjesën e ndihmës ushtarake shtesë për Ukrainën ndërsa ajo vazhdon përpjekjet për të zmbrapsur agresionin rus.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi pjesën e ndihmës për Ukrainën prej 61 miliardë dollarësh, me një mbështetje dërrmuese, në një demonstrim të fortë të mbështetjes amerikane./albeu.com

The post Dhoma e Përfaqësuesve miratoi ndihmën ushtarake për Ukrainën, Zelensky: Faleminderit! Jeni në anën e duhur të historisë appeared first on Albeu.com.

Ndihma për Ukrainën, presidenti i SHBA përmend Ballkanin: Nëse ne ndalemi dhe Rusia vazhdon luftën, çfarë mendoni se mund të ndodhë me…
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përmendur Ballkanin dhe rrezikun që i kanoset në rast se Shtetet e Bashkuara nuk vazhdojnë të dërgojnë ndihmë për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus, prej shkurtit të vitit 2022.

Duke folur pas një konference me kryetarë të shteteve amerikane, më 19 janar, Biden e ka përmendur pozitën e fuqishme të Shteteve të Bashkuara në botë, dhe për sfidat me të cilat po përballen vendet tjera.

“Nëse ne ndalemi, dhe Rusia vazhdon të luftojë dhe mposhtet Ukraina, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit? Çfarë do të ndodhë me Poloninë deri te Hungaria? Seriozisht, mendoni për këtë. E ndryshon dinamikën”, ka thënë Biden, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndihmuar më së shumti Ukrainën, prej nisjes së luftës, aktualisht përballen me bllokadë të disa republikanëve konservatorë, të cilët kanë dalë kundër ndarjes së mëtejshme të ndihmës për këtë shtet.

Në pakon e Bidenit për ndihmë parashihen 50 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 14 miliardë për Izraelin.

Edhe Bashkimi Evropian nuk ka arritur të ndajë fonde në vlerë të 50 miliardë dollarëve për Ukrainën, për shkak të vetos që e ka përdorur Hungaria.

Muajin e kaluar, shefja e Zyrës së SHBA-së për Buxhet, Shalanda Young, ka thënë në një letër dërguar udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson që, nëse ndihma ushtarake përfundon, atëherë Kievi do të gjunjëzohet ndaj pushtimit rus.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 111 miliardë dollarë për Ukrainën, prej nisjes së luftës, përfshirë 67 miliardë dollarë për blerje të pajisjeve ushtarake.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Parandalimi i ndonjë konflikti në Ballkan

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pati përsëritur në nëntor të vitit të kaluar, se gjëja e fundit që do Perëndimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor është rikthimi i konflikteve, teksa e pati përmendur rëndësinë e pranisë së NATO-s.

Pas sulmeve në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar, KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, e ka rritur praninë në këtë vend dhe tani numëron 4.500 pjesëtarë.

Më 24 shtator, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Kosova e ka fajësuar shtetin e Serbisë për sulmin, ndonëse kjo e fundit ka mohuar gjithçka.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) tashmë ka lëshuar fletarrestim për të.

The post Ndihma për Ukrainën, presidenti i SHBA përmend Ballkanin: Nëse ne ndalemi dhe Rusia vazhdon luftën, çfarë mendoni se mund të ndodhë me… appeared first on Albeu.com.

Presidenti Biden do të kërkojë vazhdimësinë e financimit për Ukrainën
Ndërsa është vendosur në rrezik financimi për Ukrainën për shkak të paqëndrueshmërisë në Kongres, Presidenti Joe Biden thotë se do të mbajë një fjalim të rëndësishëm për të bindur popullin amerikan që të vazhdojë mbështetjen për ukrainasit që po mbrohen ndaj sulmit të Rusisë.

“Do të paraqes argumentin se është në të mirë të Shteteve të Bashkuara që Ukraina të dalë me sukses”, tha Presidenti Biden të mërkurën ndërsa po përballej me pyetjet e gazetarëve.

Komentet vijnë pas largimit dramatik të martën të republikanit Kevin McCarthy nga detyra e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe pasi Kongresi nuk përfshiu në buxhet ndihmën për Ukrainën në një marrëveshje të minutës së fundit për të parandaluar një mbyllje të përkohshme të qeverisë amerikane.

Ndërkohë që duhet negociuar deri në mesin e nëntorit një marrëveshje e re për financimin e funksionimit të qeverisë, Presidenti Biden sinjalizoi se është në kërkim të mënyrave alternative për të siguruar vazhdimësinë e ndihmës për Ukrainën.

“Mund ta mbështesim Ukrainën në pjesën e ardhshme të ndihmave që na nevojiten”, tha ai. “Ekziston edhe mënyrë tjetër me të cilën mund të sigurojmë fondet për këtë. Por, nuk do veproj kështu tani”.

Pentagoni paralajmëroi se nëse Kongresi nuk merr masa, fondet mund të mbarojnë brenda disa muajsh, me vetëm 5.4 miliardë dollarë të mbetur nga fondet prej të cilave ka autoritetin të tërheqë presidenti, si dhe 1.6 miliardë dollarë të mbetur nga 25.9 miliardë dollarët e ofruar nga Kongresi për të plotësuar rezervat ushtarake amerikane që janë dërguar në Ukrainë.

“Jam i shqetësuar, por e di se ka një shumicë anëtarësh të Dhomës dhe Senatit, nga të dyja partitë, që kanë thënë se mbështesin financimin e Ukrainës”, tha Presidenti Biden.

Mungesa e financimit do të ndikojë jo vetëm në situatën në luftimet në terren në Ukrainë, teksa ajo vazhdon kundërsulmin e saj dhe ndërsa afrojnë muajt sfidues të dimrit, por gjithashtu mund të inkurajojë Moskën, tha Luke Coffey, studiues për politikën e jashtme në Institutin Hudson.

“Ata i shohin shenjat dhe kanë shumë shpresë që ky kaos i vazhdueshëm të mbetet në Shtetet e Bashkuara dhe se nuk ka ndonjë financim për Ukrainën”, i tha ai Zërit të Amerikës. “Vetëm Rusia mund të përfitojë nga kjo”.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme për fjalimin e presidentit, por pranoi se një pjesë në rritje e publikut amerikan po vë në pikëpyetje nëse duhet të vazhdojë dërgimi i shumave historike të fondeve për të ndihmuar popullin ukrainas.

“I kemi parë anketimet”, tha ajo në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës gjatë konferencës së të mërkurës. “Gjithashtu besojmë se është me rëndësi themelore për sigurinë tonë kombëtare, si dhe për të mbështetur popullin e madh të Ukrainës që të vazhdojë”.

Njëzet muaj nga fillimi i sulmit të forcave ruse, mbështetja publike për ndihmën ushtarake amerikane po pakësohet, sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën nga Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale. Gjashtëdhjetë e tre përqind e amerikanëve mbështesin dërgimin e armëve dhe furnizimeve shtesë në Ukrainë, krahasuar me 72% në korrik 2022. Rënia është më e mprehtë në radhët e republikanëve, të pasuar nga të pavarurit, ndërsa mbështetja e demokratëve mbetet kryesisht e pandryshuar.

Ndërsa po bie mbështetja, Presidenti Biden duhet t’i shpjegojë më mirë popullit amerikan se interesat e tyre jetike janë në rrezik, tha ish-ambasadori në Ukrainë John Herbst, i cili tani është drejtor i Qendrës për Euroazinë të Këshillit Atlantik.

Mesazhi duhet të jetë se objektivat e Presidentit rus Putin kërcënojnë drejtpërdrejt interesat amerikane, tha zoti Herbst për Zërin e Amerikës. “Sepse nëse ai fiton në Ukrainë, ai do të provokojë dhe ndoshta do të bëjë agresion të drejtpërdrejtë kundër aleatëve tanë të NATO-s, gjë që do të kërkojë shpenzime më të mëdha amerikane për mbrojtjen dhe përdorimin e forcave amerikane”.

Që nga fillimi i luftës, administrata e Presidentit Biden dhe Kongresi i Shteteve të Bashkuara kanë miratuar mbi 75 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën, ku përfshihet mbështetje humanitare, financiare dhe ushtarake, sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, një institut gjerman i politikave.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha të hënën se ai mbetet i bindur se mbështetja e Shteteve të Bashkuara nuk është lëkundur, duke e quajtur vendimin e Kongresit për të mos lënë mënjanë fondet për Ukrainën, një “rast individual”.

Pasardhësi i zotit McCarthy

Një kryetar i ri i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili kundërshton ndihmën për Ukrainën, mundet ta anulojë një propozim përpara se të paraqitet për votim. Pra, një marrëveshje në lidhje me Ukrainën mund të varet nga kush do të bëhet Kryetari i ardhshëm i Dhomës së Përfaqësuesve. Kryetari McCarthy u shkarkua të martën pas një mocioni nga kolegu i tij republikan Matt Gaetz, i mbështetur nga gjithsej tetë republikanë dhe 208 demokratë.

Të mërkurën, Jim Jordan u bë i pari që deklaroi publikisht synimin e tij për të kandiduar për kryetar. Kanë qarkulluar edhe emra të tjerë, përfshirë Ligjvënësin Steve Scalise, republikanin numër 2 të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili prej kohësh është shfaqur si favorit për të marrë postin e kryetarit pas zotit McCarthy, si dhe Kevin Hern, kryetar i Komitetit të Studimit Republikan, grupi më i madh republikan në Dhomën e Përfaqësuesve.

Grupi “Defending Democracy Together” ka bërë një renditje të ligjvënësve nga A në F, për nga niveli i mbështetjes së tyre të mëparshme për ndihmën për Ukrainën, me A që nënkupton mbështetjen më të fortë. Ligjvënësit Jordan dhe Hern vlerësohen tek F, ndërsa Ligjvënësi Scalise vlerësohet tek niveli B.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve planifikojnë të mblidhen të martën e ardhshme për një raund të parë votimi të brendshëm partiak.

Shqetësuese për aleatët

Përçarja në Uashington është shqetësuese për evropianët, të cilëve u është thënë për një kohë të gjatë se shumica e republikanëve e mbështesin Ukrainën dhe se nuk ka gjasa për një ndryshim, tha Liana Fix, specialiste për Evropën në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Kjo ngre sërish pikëpyetje për besueshmërinë dhe parashikueshmërinë e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo për Zërin e Amerikës.

Mbështetja evropiane gjithashtu po dëmtohet. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán së fundmi kërcënoi se do të vërë veton ndaj ndihmës së Bashkimit Evropian për Ukrainën, ndërsa Robert Fico, një ish-kryeministër që bëri fushatë me një mesazh pro-rus, sapo ka fituar zgjedhjet parlamentare të Sllovakisë.

Forcat në Evropë që përpiqen të përfitojnë nga pakënaqësia dhe pikëpamjet pro-ruse sigurisht që do ta marrin situatën në Uashington si një konfirmim se nevojitet një ndryshim në përqasje, vuri në dukje zonja Fix. “Pak a shumë në linjën e: “Nëse SHBA-së i mungon mbështetja, përse qytetarët tanë duhet të vazhdojnë të paguajnë për Ukrainën?”, tha ajo.

Ndërsa shqetësimi për angazhimin e Shteteve të Bashkuara rritet mes evropianëve, Presidenti Biden bëri telefonata këtë javë me mbi dymbëdhjetë përfaqësues të vendeve aleate dhe partnere, për t’i siguruar se është i përkushtuar për ndihma ushtarake për Ukrainën për aq kohë sa do të duhet, tha Shtëpia e Bardhë./voa

The post Presidenti Biden do të kërkojë vazhdimësinë e financimit për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Hungaria del kundër ndihmës së mëtejshme për Ukrainën, Orban: Është qesharake
Hungaria kundërshton planet e Komisionit Evropian për t’i ofruar më shumë para Ukrainës dhe nuk ka ndërmend të kontribuojë më tej në rritjen e kostos së Fondit të Rimëkëmbjes, tha sot kryeministri Viktor Orban në radion shtetërore.

Në margjinat e samitit të Brukselit, Orban vuri në dukje se kërkesa e Komisionit për Hungarinë për të kontribuar më shumë para është “qesharake”, ndërsa Budapesti, së bashku me Poloninë, nuk kanë marrë para nga Fondi i tyre i Rimëkëmbjes BE për shkak të mosmarrëveshjes së tyre me Brukselin mbi rregullin.

BE-ja do t’i ofrojë Ukrainës 50 miliardë euro ndihmë midis 2024 dhe 2027, njoftoi më 20 qershor presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Një gjë është e qartë: ne hungarezët nuk do t’i japim më shumë para Ukrainës derisa të na thonë se ku shkuan rreth 70 miliardë euro të mëparshme”, nënvizoi Orbán.

“Dhe ne e shohim krejtësisht qesharake dhe të paarsyeshme që duhet të kontribuojmë më shumë para për të financuar koston e shërbimit të një kredie, nga e cila nuk kemi marrë burimet që na takojnë,” shtoi ai.

Hungaria dhe Polonia janë të vetmet vende të BE-së që nuk kanë marrë fonde nga Fondi i Rimëkëmbjes, pasi Komisioni Evropian ka bllokuar lirimin e tyre, duke akuzuar qeveritë nacionaliste të dy shteteve për minimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë .

Kryeministri hungarez tha se nuk kishte pothuajse asnjë shans që vendet anëtare të BE-së t’i miratonin këto plane ekonomike, ndërsa parashikoi “një betejë të gjatë”.

The post Hungaria del kundër ndihmës së mëtejshme për Ukrainën, Orban: Është qesharake appeared first on Albeu.com.

Arrestohet grupi i spiunëve rus, kishin vendosur kamera për të filmuar ndihmat që dërgoheshin në Ukrainë
Një grup shtetasish të huaj janë arrestuar nën dyshimin se kanë spiunuar për Rusinë, kanë thënë dy zyrtarë të qeverisë polake për BBC.

Stacioni radiofonik RMF FM raportoi se shërbimet polake të sigurisë kishin shkatërruar një rrjet spiunazhi që punonte për Rusinë.

Gjashtë persona u arrestuan me dyshimin se kishin instaluar kamera sekrete për të filmuar infrastrukturën e transportit të përdorur për dërgimin e ndihmave në Ukrainë, raportoi ai.

RMF FM tha se celula kishte përgatitur plane sabotimi.

Konflikti i spiunazhit prej dekadash midis Rusisë dhe Perëndimit është intensifikuar që nga lufta në Ukrainë.

Polonia është një nga aleatët më të fortë të Ukrainës dhe forcat e saj të sigurisë kanë arrestuar disa persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë që nga pushtimi shkurtin e kaluar.

Sipas stacionit të radios, grupi kishte instaluar dhjetëra kamera pranë kryqëzimeve hekurudhore dhe rrugëve të rëndësishme të transportit në provincën Podkarpackie të Polonisë, e cila kufizohet me Ukrainën.

Disa prej tyre u gjetën pranë një aeroporti të vogël rajonal që është shndërruar në një qendër logjistike ndërkombëtare që dërgon ndihma ushtarake dhe humanitare në Ukrainë.

Avionë ushtarakë dhe mallrash nga SHBA-ja dhe nga e gjithë Evropa fluturojnë rregullisht brenda dhe jashtë aeroportit Rzeszow-Jasionka, ku trupat amerikane mund të shihen pranë Humve-ve të tyre, për të ofruar furnizime për kamionët e pritjes që bëjnë udhëtimin 100 km (62 milje) drejt Ukrainës. kufiri.

Vendi konsiderohet kaq i ndjeshëm, saqë Uashingtoni ka vendosur sisteme të mbrojtjes ajrore amerikane Patriot për të mbrojtur aeroportin.

Presidenti i SHBA Joe Biden fluturoi në aeroport në rrugën e tij për vizitën e tij të fundit në Kiev.

Siguria në vendet kritike të infrastrukturës thuhet se është rritur, tha RMF FM.

Ministri i Brendshëm i Polonisë, Mariusz Kaminski, i cili është përgjegjës për Agjencinë Polake të Sigurisë së Brendshme (ABW) – dhe oficerët e të cilit thuhet se kanë kryer arrestimet – do të flasë me mediat në lidhje me raportin e RMF FM të enjten në mëngjes.

Disa persona janë arrestuar për spiunazh gjatë vitit të kaluar. Muajin e kaluar, prokurorët akuzuan një shtetas rus, i cili është një banor afatgjatë në Poloni, për spiunim për Rusinë midis 2015 dhe 2022.

Burri, i cili drejtonte një biznes në Poloni, dyshohet se ishte i përfshirë në grupe të rindërtimit historik, ku ai kishte kontakte me personelin ushtarak polak.

Ai u arrestua në prill të vitit të kaluar pas një hetimi që zbuloi se ai dyshohet se kishte mbledhur informacione mbi strukturën organizative të njësive ushtarake polake në veri-lindje të vendit.

Një shtetas spanjoll me origjinë ruse, i cili u identifikua si agjent i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU) u arrestua në Przemysl, Polonia juglindore, nga ABW vitin e kaluar me dyshimin se kishte spiunuar për Moskën.

Në mars të vitit të kaluar, një punonjës polak i Zyrës së Regjistrimit të Varshavës, i identifikuar si Tomasz L., u arrestua me dyshimin për transferimin e të dhënave të vlefshme operacionale tek shërbimet e inteligjencës ruse./Albeu.com/

The post Arrestohet grupi i spiunëve rus, kishin vendosur kamera për të filmuar ndihmat që dërgoheshin në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

3 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, SHBA miraton vendimin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar ndihmën prej 7 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti amerikan Joe Biden, i cili ka konfirmuar se SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës gati 3 miliardë dollarë, për të trajnuar dhe pajisur forcat ukrainase për të luftuar për disa vite, shkruan BBC.

Është kësti më i madh i ndihmës amerikane që do të dërgohet në Kiev, thuhet në një deklaratë nga Biden. Ai shtoi se paratë do t’i lejojnë Ukrainës të blejë sisteme dhe municione të mbrojtjes ajrore dhe artilerie, si dhe radarë dhe pajisje të tjera.

Në muajin e gjashtë të pushtimit, Biden tha se ukrainasit kanë “frymëzuar botën me guximin dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj lirisë”.

Ukraina do të mbetet një “komb sovran dhe i pavarur”, theksoi ai./albeu.com/

The post 3 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, SHBA miraton vendimin appeared first on Albeu.com.

Perëndimi zotohet se do të ndajë edhe 1.5 miliard euro për Ukrainën
Shtetet perëndimore janë zotuar se do të ndajnë më shumë se 1.5 miliard euro, ashtu që të rrisin kapacitetet e Ukrainës teksa përballet me luftën e Rusisë.

Kjo shumë është premtuar nga 26 shtete, të cilat janë përfaqësuar nga ministrat e Mbrojtjes, në një konferencë të mbajtur në Kopenhagë.

“Të gjithë përfaqësuesit e shteteve që kanë ardhur në Kopenhagë, kanë ardhur me synimin e mbështetjes së Ukrainës”, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Morten Bodskov.

Paratë do të përdoren për të blerë armë, raketa dhe municion, përfshirë rritjen e prodhimit të armëve për Ukrainën.

Një pjesë do të ndahet edhe për trajnim të ushtarëve ukrainas.

Ministrat e Mbrojtjes të Polonisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, kanë shprehur gatishmëri për të zgjeruar prodhimin e sistemeve të artilerisë, municionit dhe pajisjeve tjera ushtarake në Ukrainë, ka thënë ministri danez.

Britania është zotuar se do të ndajë 300 milionë euro shtesë, përfshirë sistemet raketore me precizitet të lartë që mund të godasin shënjestrat në largësi prej 80 kilometrash.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se donacionet janë dëshmi për të kundërtën e asaj që mund të ketë menduar presidenti rus, Vladimir Putin – që qeveritë perëndimore do të lodheshin nga konflikti.

Wallace ka thënë se pushtimi rus në Ukrainë ka “nisur të dështojë në shumë aspekte”.

Ukraina i ka bërë thirrje të vazhdueshme Perëndimit që t’i dërgojë më shumë armë, përfshirë artilerinë me rreze të gjatë.

Moska, në anën tjetër, ka akuzuar shtetet perëndimore se po përfshihen në konflikt duke i dërguar Ukrainës më shumë armë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL

The post Perëndimi zotohet se do të ndajë edhe 1.5 miliard euro për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

270 mln dollarë armatime, SHBA miraton ndihmën e radhës për Ukrainën
Shtetet e Bashkaura të Amerikës kanë nënshkruar ditën e sotme ndihmën ushtarake të radhës prej 270 milionë dollarësh për Ukrainën.

Në këtë paketë ndihme janë përfshirë katër sisteme të reja raketash precize të quajtura Himars.

Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se Rusia “ka nisur sulme vdekjeprurëse në të gjithë vendin, duke goditur qendrat tregtare, shtëpitë, duke vrarë civilë të pafajshëm ukrainas. Përballë këtyre mizorive, presidenti e ka bërë të qartë se ne do të vazhdojmë të mbështesim qeverinë e Ukrainës dhe popullin e saj për aq kohë sa të duhet”, tha ai.

Ndihma përfshin sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë M142 të dërguara në Ukrainë. HIMARS mund të godasë saktësisht objektivat brenda 80 kilometrave.

Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se paketa e re ushtarake do të përfshijë gjithashtu dronë të vegjël dhe shumë të lëvizshëm që shpërthejnë në objektivin si dhe 36,000 fishekë municione artilerie.

Shumica e ndihmës vjen nga një paketë prej 40 miliardë dollarësh që Kongresi miratoi në muajin maj.

Në fillim të kësaj jave, ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksiy Reznikov tha se ai shpresonte që SHBA do të siguronte deri në 100 HIMARS, duke argumentuar se ato mund të ndihmonin të kthenin valën e luftës kundër forcave ruse.

The post 270 mln dollarë armatime, SHBA miraton ndihmën e radhës për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Masakra në Teksas, Trump: SHBA të financojë shkolla të sigurta, më pas të ndihmojë Ukrainën
Shtetet e Bashkuara duhet të kenë prioritet financimin për sigurinë e shkollave sesa ndihmën për Ukrainën, ka thënë ish-presidenti Donald Trump disa ditë pasi u vranë 19 nxënës të fillores në Teksas.

“Nëse SHBA mund të dërgojë miliarda në Ukrainë, ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë gjithçka që duhet për t’i mbajtur fëmijët tanë të sigurt në shtëpi”, tha ai në një konferencë pro armëve.

Takimi i Shoqatës Kombëtare të Pushkave (NRA), grupi më i madh i armëve amerikane, po zhvillohet në Hjuston dhe vjen tre ditë pas një sulmi masiv nga një adoleshent në Uvalde.

“Ne shpenzuam triliona në Irak dhe Afganistan dhe nuk morëm asgjë për këtë”, vazhdoi Trump në fjalimin e së premtes, duke marrë duartrokitje të forta.

“Përpara se të ndërtojmë kombin në pjesën tjetër të botës, ne duhet të ndërtojmë shkolla të sigurta për fëmijët tanë në kombin tonë”.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, Kongresi Amerikan votoi me shumicë dërrmuese për dërgimin e gati 40 miliardë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën. Në total, ligjvënësit amerikanë kanë dërguar rreth 54 miliardë dollarë në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt.

Trump hodhi poshtë thirrjet për kontrolle të forta të armëve, duke thënë se amerikanëve të denjë duhet t’u lejohen armët e zjarrit të mbrohen kundër së keqes.

Në vend të kësaj, ai propozoi një “riparim nga lart-poshtë” të sigurisë së shkollës, me pika të vetme hyrjeje të fortifikuara duke përfshirë detektorë metali dhe të paktën një oficer policie të armatosur në çdo kampus. Ai akuzoi demokratët për pengimin e masave të tilla sigurie.

Ish-presidenti republikan filloi fjalimin e tij duke lexuar emrat e viktimave të të shtënave në Uvalde.

Konferenca vjetore e NRA, e cila mburret me pesë milionë anëtarë, po zhvillohet 280 milje (450 km) nga Uvalde, skena e të shtënave më të rënda në shkollë në SHBA në një dekadë.

Përpara ngjarjes, disa folës konservatorë dhe interpretues muzikorë njoftuan se po tërhiqeshin, duke përfshirë Guvernatorin e Teksasit Greg Abbott, Senatorin John Cornyn dhe prodhuesin e pushkës së përdorur në sulmin Uvalde./albeu.com

The post Masakra në Teksas, Trump: SHBA të financojë shkolla të sigurta, më pas të ndihmojë Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Senati amerikan miraton ndihmën prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën
Senati i SHBA ka miratuar afro 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, paketa më e madhe e ndihmës që nga pushtimi i Rusisë.

Paketa përfshin ndihmën ushtarake, ekonomike dhe humanitare dhe u votua me 86 pro dhe 11 kundër.

Projektligji synon të lirojë një injeksion fondesh të nevojshme urgjentisht. Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kishin paralajmëruar më parë se fondet e autorizuara për dërgimin e armëve në Ukrainë do të mbaronin sot dhe projektligji ishte vonuar në Senat.

Paketa përfshin:

6 miliardë dollarë për ndihmën e sigurisë, duke përfshirë trajnimin, pajisjet, armët dhe mbështetjen

8.7 miliardë dollarë për të rimbushur stoqet e pajisjeve amerikane të dërguara në Ukrainë

3.9 miliardë dollarë për operacionet e Komandës Evropiane

9 miliardë dollarë për një fond mbështetje ekonomike për Ukrainën.

5 miliardë dollarë për të trajtuar pasigurinë ushqimore globale

Ai shkon pranë Presidentit Biden për t’u nënshkruar në ligj./albeu.com

The post Senati amerikan miraton ndihmën prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën appeared first on Albeu.com.