Ndihma në gaza Archives - Albeu.com

Komuniteti global po synon të rrisë përpjekjet për të ndihmuar palestinezët në Gazë
Kushtet në Gazë po vazhdojnë të përkeqësohen, ndaj komuniteti global po synon të rrisë përpjekjet e ndihmës, me një anije evropiane të ndihmës që po përgatitet të niset nga Qiproja e mbushur me furnizime për banorët e enklavës të goditur nga lufta.

Komisioni Evropian tha ditën e sotme se një korridor detar nga Qiproja për në Gazë mund të nisë operimin gjatë kësaj fundjave. Ky korridor është pjesë e një pilot-projekti që udhëhiqet nga organizata bamirëse World Central Kitchen, me seli në Shtetet e Bashkuara dhe që financohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qiproja, që është shteti i Bashkimit Evropian që gjendet më afër me Gazën, është afër 15 orë lundrim nga enklava palestineze.

Izraeli tha më 8 mars se mirëpret korridorin detar, por shtoi se duhet të ketë kontrolle të sigurisë.

“Nisma qipriote do të mundësojë rritjen e ndihmës humanitare për në Rripin e Gazës, pas një kontrolli të sigurisë, sipas standardeve të Izraelit”, tha Lior Haiat, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Ndërkaq, shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, tha se është optimist që disa donatorë do të rinisin financimin e agjencisë pas disa javësh.

Fondet për këtë agjenci u pezulluan nga shumë donatorë pasi disa anëtarë të stafit morën pjesë në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit të kryer nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në prill, raporti final lidhur me një hetim i pavarur për UNRWA-në, që u lansua nga ish-ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, pritet të bëhet publik.

Izraeli ka akuzuar 12 nga 13.000 pjesëtarët e stafit të UNRWA-së në Gazë për përfshirje në sulmin që nxiti luftën. Kjo agjenci ofron ndihmë dhe shërbime thelbësore për refugjatët palestinezë në Gazë, Bregun Perëndimor dhe në pjesë të tjera të rajonit.

Ndaraz, SHBA-ja ka deklaruar se planifikon të ndërtojë një port të përkohshëm për të dërguar ndihmë në Gazë.

Situata në Gazë është përkeqësuar dhe OKB-ja ka paralajmëruar se banorët janë pa furnizime esenciale dhe po përballen me uri.

Nga sulmi i Hamasit në Izrael u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore izraelite, në enklavën palestineze janë vrarë mbi 30.000 persona.

Sipas Ministrisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë./REL

The post Komuniteti global po synon të rrisë përpjekjet për të ndihmuar palestinezët në Gazë appeared first on Albeu.com.

SHBA kryen dërgimin e parë të ndihmave nga ajri në Gaza
Ushtria amerikane kreu sot dërgimin e saj të parë të ndihmës ajrore në Gaza. Kjo lëvizje vjen pas vdekjes së shumëpalestinezëve në radhë për ushqim pak ditë më parë. Vende të tjera, përfshirë Jordaninë dhe Francën, kanë kryer tashmë ndihma ajrore në Gaza. Dorëzimi i ndihmave të SHBA-së u krye tre avionë transporti C-130, thanë dy nga zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti, shkruan Reuters. Një nga zyrtarët tha se ndihma përfshinte më shumë se 38,000 vakte në 66 paleta.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se lëshimet ajrore do të jenë një përpjekje e qëndrueshme dhe se Izraeli e mbështeti masën. Nën presionin brenda dhe jashtë vendit, administrata Biden po shqyrton gjithashtu dërgimin e ndihmës detare nga Qiproja, rreth 210 milje detare nga brigjet e Mesdheut të Gazës, sipas një zyrtari amerikan. SHBA prej muajsh i ka bërë thirrje Izraelit që të lejojë më shumë ndihmë në Gaza, diçka për të cilën Izraeli ka hezituar.

The post SHBA kryen dërgimin e parë të ndihmave nga ajri në Gaza appeared first on Albeu.com.