ndetime pa leje Archives - Albeu.com

Shemben 35 ndërtime pa leje në bregdet, Çuçi: Ky është vetëm fillimi
Janë bërë 6 ditë nga nisja e aksionit të shembjes së ndërtimeve pa leje, dhe deri më tani janë shembur 35 objekte në Ksamil, Sarandë e Velipojë.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se ky operacioni sapo ka filluar.

“Plot 35 objekte me strukturë betoni dhe metalike të ngritura pa leje janë shembur në Ksamil, Sarandë e Velipojë në vetëm 6 ditët e para të operacionit “Bregdeti Ynë”. Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona, ka shpallur 1 në kërkim dhe disa të tjerë i ka proceduar penalisht që prej nisjes së këtij operacioni, i cili është veçse fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje dhe për të zaptuar territor sipas dëshirës. Lajm i mirë që për 10 objekte kanë qenë vetë ndërtuesit e paligjshëm që i kanë shembur dhe po vetë i kanë hequr inertet. E gjithë vija bregdetare nga Velipoja në Ksamil do të pastrohet njëherë e mirë nga çibanët e ngritur prej babëzisë për të fituar në kurriz të zbatimit të ligjit e mbrojtjes së mjedisit. IKMT dhe Policia e Shtetit do ta shtrijnë këtë operacion edhe në zona të tjera për ta çliruar përfundimisht bregdetin nga shkelësit e ligjit, të cilët kurrsesi nuk do t’i ikin përgjegjësisë për këto ndërtime”, tha Çuçi./albeu.com

The post Shemben 35 ndërtime pa leje në bregdet, Çuçi: Ky është vetëm fillimi appeared first on Albeu.com.