ndeshkim Archives - Albeu.com

Thirrjet nacionaliste kundër Kosovës, UEFA dënon ashpër Serbinë
UEFA ka dënuar me 52,500 euro Federatën e Futbollit të Serbisë, këtë të premte, për shkak të sjelljeve të tifozëve, që nuk respektuan himnin e Zvicrës, përhapen thirrje Anti-Kosovë dhe përçuan mesazhe me sjellje raciste apo diskriminuese.

Zvicra pësoi humbje në përballjen ndaj Serbisë në muajin tetor në kuadër të Ligës së Kombeve, por ndeshja në Leskovac mori vëmendje për shkak të sjelljeve jo të mira të ti.

Në përballjen e 12 tetorit prezent ishte edhe Aleksandar Vuçiç, aty ku u shfaqën parulla kundër Kosovës, u ofendua himni i Zvicrës dhe pati gjatë gjithë kohës thirrje raciste.

Ndeshjet mes Serbisë dhe Zvicres ndër vite janë karakterizuar me probleme, kjo më shumë për shkak të prezencës së lojtarëve me prejardhje nga Kosova, si rasti i fundit, Granit Xhaka.

Federata e Serbisë do të jenë në mbikëqyrje që nëse raste të njëjta përsëriten gjatë dy viteve të ardhshme, atyre do t’u mbyllet një pjesë e stadiumit.

Dënimet nga UEFA-s:

1. Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 25,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili do të përbëhet nga të paktën 4,000 ulëse, gjatë një (1) ndeshjes së radhës të garës së UEFA-s në të cilën luan Federata e Futbollit të Serbisë. si shoqatë pritëse, për sjelljen diskriminuese të mbështetësve të saj. Mbyllja e pjesshme e stadiumit pezullohet për një periudhë provuese prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.

2.Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 10 mijë euro për shkak të trazirave gjatë intonimit të himneve kombëtare.

3.Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 17,500 euro për transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive.

The post Thirrjet nacionaliste kundër Kosovës, UEFA dënon ashpër Serbinë appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Kuvend/ Bardhi, Noka dhe Nallbati përjashtohen për 60 ditë, ndëshkimi për 21 deputetët e tjerë
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 60 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbati.

Po ashtu për shkak të tensioneve dhe protestës së shkaktuar nga opozita në seancën e 30 shtatorit, është përjashtuar për 10 ditë Edi Paloka.

Gjithashtu janë përjashtuar për 40 ditë 20 deputetët Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Çfarë ndodhi në seancën e 30 shtatorit?

Burgosja e deputetit Ervin Salianji ka risjell kaos në jetën parlamentare dhe politike në vendin tonë. Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës. Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

The post Tensionet në Kuvend/ Bardhi, Noka dhe Nallbati përjashtohen për 60 ditë, ndëshkimi për 21 deputetët e tjerë appeared first on Albeu.com.

LUFTA/ Kina paralajmëron Izraelin: Ndalo ndëshkimin kolektiv
Ministri i jashtëm kinez Wang Yi, ka thënë se qeveria izraelite duhet të ndalojë “ndëshkimin kolektiv” të banorëve.

Udhëheqja izraelite duhet të ndalojë “dënimin kolektiv të popullit të Gazës”, u shpreh Wang Yi në bisedimet me homologun e tij saudit Faisal bin Farhan të shtunën, sipas një deklarate të lëshuar sot nga ministria kineze.

Të dyja palët “nuk duhet të tentojnë asnjë veprim që do të shkaktonte një përshkallëzim të situatës,” vazhdoi ai, duke bërë thirrje për fillimin e “negociatat”.

Përveç kësaj, duke folur sot me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, ministri kinez tha se Pekini mbështet “luftën e drejtë të popullit palestinez për të mbrojtur të drejtat e tij”.

“Rrënja më e thellë e situatës midis Palestinës dhe Izraelit është se e drejta e popullit palestinez për sovranitet kombëtar është lënë mënjanë për një kohë të gjatë,” tha Wang në një telefonatë me Amir-Abdollahian.

Më herët, transmetuesi shtetëror i Kinës CCTV raportoi se i dërguari i Kinës në Lindjen e Mesme Zhai Jun do të udhëtojë në rajon javën e ardhshme për të promovuar bisedimet e paqes dhe një armëpushim.

Të shtunën, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken i bëri thirrje Pekinit të ushtrojë ndikimin e tij për të de-përshkallëzuar situatën.

The post LUFTA/ Kina paralajmëron Izraelin: Ndalo ndëshkimin kolektiv appeared first on Albeu.com.

FIFA trondit Serbinë, sjellja ndaj Xhakës do t’u kushtojë shumë
Gjërat nuk shkuan mirë mes Serbisë dhe Zvicrës, dhe FIFA tani po heton palën serbe.

Siç njoftoi FIFA të hënën pasdite, do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit. Kjo pasi mund të ketë pasur “shkelje të mundshme” të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.

Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në lojëra.

Sipas informacioneve të Blick, nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka./ h.ll/albeu.com

The post FIFA trondit Serbinë, sjellja ndaj Xhakës do t’u kushtojë shumë appeared first on Albeu.com.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ndëshkon klubin e Llapit
Pas ndëshkimit të Buducnostit, Komisioni Disiplinor i UEFA-s vendosi sanksione edhe ndaj Llapit të Kosovës, për shkak të incidenteve në ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të kualifikimeve për Conference League, e cila u luajt në Prishtinë më 14 korrik.

Dhe dënimi është më i rëndë se për klubin nga Podgorica.

Llapi ndeshjen e radhës europiane do ta luajë përballë tribunave të zbrazëta dhe do të luajë një tjetër ndeshje pa publik nëse incidentet do të përsëriten në dy vitet e ardhshme.

Edhe klubi nga Podujeva është dënuar me 50 mijë euro gjobë.

Në shpjegimin e dënimit thuhet se ai është sanksionuar për shkak të “sjelljes raciste të tifozëve, hyrjes së tifozëve në fushë, hedhjes së sendeve dhe pishtarëve dhe mesazheve provokuese”.

Gjatë ndeshjes, tifozët e Llapit mbanin një pankartë në të cilën ishte ndarë harta e Malit të Zi, me mesazhin: “Ti je i radhës”.

Javën e kaluar, Buducnost u gjobit me mbylljen e tribunës veriore dhe një shumë prej 35.375 euro, për shkak të “sjelljes raciste të tifozëve dhe hedhjes së sendeve në fushë” në ndeshjen e parë me Llapin.

Në duelin me skuadrën nga Kosova, “Barbarët” kanë shfaqur një pankartë fyese ndaj mysafirëve, si dhe janë raportuar edhe ofendime për baza kombëtare dhe racore.

Buducnost kaloi në raundin tjetër, fitoi 2:0 në Podgoricë, ndërsa ndeshja e dytë përfundoi 2:2./ h.ll/albeu.com

The post Komisioni Disiplinor i UEFA-s ndëshkon klubin e Llapit appeared first on Albeu.com.

Si mund të ndëshkohet një armik i pajisur me armë bërthamore?
Nga Ana Palacio “Project Syndicate”

Skenat e frikshme të lëna pas tërheqjes nga Bucha, për të cilat Ukraina akuzon trupat ruse për torturimin dhe vrasjen e civilëve, e kanë intensifikuar presionin ndaj Perëndimit për të ofruar më shumë armë sulmuese për Ukrainën, dhe që Evropa të ndalë importet e energjisë ruse.

Por përtej debatit legjitim mbi gatishmërinë e Evropës për të paguar një kosto kaq të lartë në emër të Ukrainës, qëndron realiteti i zymtë se sanksionet nuk janë një formulë magjike. Për 40 vite, Shtetet e Bashkuara nuk janë shprehur qartë nëse do ta mbronin Tajvanin në rastin e një pushtimi kinez.

E megjithatë kjo qasje e mjegullt rezultoi shumë efektive në parandalimin e veprimeve të nxituara nga Kina apo nga tajvanezët që janë shumë pro-pavarësisë. Por tani që kanë ndryshuar rrethanat, duhet të ndryshojë edhe strategjia e Amerikës.

Thirrjet për sanksione ndaj Rusisë nisën që shumë kohë përpara pushtimit. Kur Rusia po grumbullonte trupa pranë kufirit të Ukrainës, qeveria ukrainase dhe disa ligjvënës amerikanë i kërkuan Shteteve të Bashkuara dhe Evropës që të vendosin sanksione parandaluese, dhe t’i ofrojnë Ukrainës garanci më të forta për sigurinë.

Por udhëheqësit perëndimorë kundërshtuan, duke pretenduar se sanksionet do të pengonin aftësinë e tyre për të arritur një zgjidhje diplomatike. Tani e dimë se ato përpjekje diplomatike ishin të kota. Po ajo që nuk dimë, është nëse sanksionet parandaluese do ta kishin motivuar presidentin rus Vladimir Putin të ri-mendonte planet e tij, sidomos duke pasur parasysh se sanksionet parandaluese nuk do të ishin dhe aq të rënda sa paketa e masave që u vendosën pasi Kremlini e nisi pushtimin.

Tek e fundit, paketa aktuale e sanksioneve është veprimi ndëshkues më gjithëpërfshirës dhe më i koordinuar i ndërmarrë kundër një fuqie të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Duke kapërcyer rezervat fillestare, Bashkimi Evropian iu bashkua SHBA-së në përjashtimin brenda pak ditësh të bankave ruse nga sistemi financiar global.

Perëndimi ngriu gjithashtu një pjesë të madhe të rezervave valutore të Bankës Qendrore të Rusisë – një akt ky i paprecedentë, që me siguri alarmoi Kinën, rezervat zyrtare të së cilës janë 3.25 trilionë dollarë. Në fillim, u duk sikur sanksionet dhanë efektin e synuar. Brenda një jave, rubla u zhvlerësua një të tretën kundrejt dollarit amerikan. Rënia e çmimeve të aksioneve i detyroi autoritetet të pezullonin për gati 1 muaj aktivitetin në bursën e Moskës. PBB-ja e Rusisë pritet të tkurret këtë vit me 10-15 për qind.

Por edhe pse sanksionet vazhdojnë të shtohen, tregjet ruse duket se po stabilizohen. Falë ndërhyrjes së fuqishme të autoriteteve ruse, rubla po tregtohet tani afër niveleve të paraluftës, ndërsa bursa e Moskës ka rikuperuar disa humbje.

Ndërsa konflikti nuk po tregon asnjë shenjë zbutjeje, qeveritë perëndimore duhet të jenë të qarta se çfarë mund të arrijnë dhe çfarë jo sanksionet, dhe mbi të gjitha sa sakrifica është e pranueshme. Sanksionet, të përdorura për herë të parë në luftërat e Peloponezit në Greqinë e lashtë, kanë qenë një instrument i politikës së jashtme për rreth 2500 vjet.

Ndërsa sofistikimi dhe kompleksiteti i tyre është rritur me kalimin e kohës, mekanizmi bazë ka mbetur i njëjtë: t’i shkaktojë aq dhimbje ekonomike kundërshtarit, sa ta detyrojë atë të ndryshojë sjelljen e tij. Por analiza më gjithëpërfshirëse e përdorimit të sanksioneve, e kryer nga studiuesit në Universitetin Dreksel, zbuloi se synimet e sanksioneve janë përmbushur plotësisht vetëm në 35 për qind të rasteve.

Aty ku sanksionet kanë pasur ndikim, si në Afrikën e Jugut gjatë Aparteidit, ato janë kombinuar me masa të tjera, për të çuar përpara një objektiv specifik të politikës së jashtme.

Për më tepër, edhe sanksionet e mirë-shënjestruara dhe ngrirja e aseteve kanë një efikasitet të kufizuar kundër autokracive.

Nga Koreja e Veriut në Iran, regjimet diktatoriale e mbrojnë veten dhe miqtë e tyre nga dëmet ekonomike nëpërmjet skemave të ndërlikuara që synojnë të shmangin sanksionet. Regjimi i Putinit – përfshirë miqtë e tij – është treguar i aftë që të sigurojë mos-prekjen nga sanksionet.

Në vend të tyre, janë rusët e zakonshëm, ata që do të paguajnë çmimin për sanksionet aktuale. Dhe në dallim nga shpresat e disave në Perëndim, kjo qasje nuk ka gjasa të sjellë rrëzimin e Putinit nga pushteti . Diktatorët nuk janë dhe aq të prekshëm nga ndryshimet e opinionit publik.

Dhe një revolucion nuk duket se do të ndodhë, jo vetëm për shkak të rritjes së shtypjes nga ana e Kremlinit por edhe të makinerisë së fuqishme propagandistike. Narrativa e Kremlinit thotë se duke “anuluar” kulturën ruse dhe duke ngritur sulme “të paprovokuara ” mbi ekonominë e vendit, Perëndimi po përpiqet ta shkatërrojë Rusinë, ashtu siç e kishte paralajmëruar prej kohësh Putin.

Cilido në Rusi që e kundërshton “operacionin ushtarak special” në Ukrainë është një “tradhtar”, “mushkonjë”, dhe një njeri i gatshëm të “shesë edhe nënën e tij”. Pa asnjë media të pavarur për t’i hedhur poshtë këto narrativa, rusët duket se janë kryesisht të bindur me këtë propagandë.

Një sondazh i fundit nga Levada Center, tregon se 83 për qind e rusëve i miratojnë veprimet e Putinit në Ukrainë, krahasuar me 69 për qind në janar, një e dhënë kjo domethënëse, pavarësisht realiteteve komplekse në Rusi.

Ndërsa regjimi i Putinit u izolua për shkak të sanksioneve, Evropa po përballet me kostot e tyre të larta. Në botën e sotme të ndërvarur ekonomikisht, sanksionet nënkuptojnë shpesh kosto të mëdha për të dyja palët. Megjithëse ekonomitë perëndimore nuk janë shumë të varura nga Rusia në përgjithësi, Evropa mbështetet tek kjo fundit për një pjesë të madhe të energjisë që konsumon.

Prandaj ndërsa Kongresi Amerikan ka votuar për të ndalur të gjitha importet ruse të energjisë, liderët e BE-së kanë shënjestruar vetëm qymyrin, dhe jo naftën apo gazin. Një ndalim gjithëpërfshirës i importeve ruse të energjisë në Evropë, do të shtonte padyshim presionin mbi Kremlinin. Por një vendim i tillë duhet trajtuar me shumë kujdes. Siç paralajmëroi së fundmi kancelari gjerman Olaf Scholz, kostot ekonomike dhe sociale të një embargoje të papritur do të ishin të mëdha.

Do të duhet kohë që Evropa të heqë plotësisht dorë nga gazi natyror rus, duke ruajtur gjithashtu stabilitetin social dhe ekonomik evropian. Po aq e rëndësishme: sanksionet janë një pjesë integrale e një strategjie më të gjerë negociuese.

Sapo Perëndimi të përdorë të gjitha armët e tij më të mëdha ekonomike, atëherë nuk do të ketë më në dispozicion asnjë mekanizëm shtesë. Ndaj mendoj se duhet të ketë hapësirë ​​për të përshkallëzuar masat në kundërpërgjigje të veprimeve të Putinit, veçanërisht vendosjes në gatishmëri të armëve bërthamore, atyre kimike apo taktike.

Arsenali i mjeteve që mund të përdorë Perëndimi në Ukrainë është qartësisht i kufizuar. Sanksionet janë një armë e rëndësishme dhe e fuqishme, dhe ato po ushtrojnë presion mbi Kremlinin. Por duke pasur parasysh kufizimet e tyre – dhe kostot që duhet të përballojë si Perëndimi po ashtu edhe rusët e zakonshëm – ato duhet të përdoren me maturi.

Përndryshe Putin, që duket se i beson propagandës së tij paranojake dhe zotëron arsenalin më të madh bërthamor në botë, mund të arrijë në përfundimin se nuk ka asgjë për të humbur.

The post Si mund të ndëshkohet një armik i pajisur me armë bërthamore? appeared first on Albeu.com.

SPAK s’ka vlerë për ndëshkim, por për vizatim
Vala e re e arrestimeve të SPAK, që mund ti hajë kokën edhe deputetit të dytë socialist, është thjeshtë një procedurë në raport me të vërtetën që tani e dinë të gjithë: atë se në krye të piramidës së kësaj mega grabitjeje qëndron një njeri i vetëm, Edi Rama.

Edhe vetë kryeministri e ka kuptuar se kjo tani nuk është më një sekret. Po të kthehesh pak ditë pas në kohë dhe të rishikosh dëshminë që ai dha në komisionin hetimor për inceneratorët, mbrojtja e vetme që i bëri vetes konsistonte në faktin se “nën hundën time është vjedhur, por unë nuk kam ditur gjë”.

Nga ai dialog i gjatë mbetën të skalitura në memorje shprehjet e Ramës se “mishi është i dobët”, “Jeta politike nuk është hapsirë ëngjëjsh”, “ka dhe njerëz që korruptohen”, se “kryeministri nuk merr dot vesh se ç’mund të bëjë Lefter Koka pas shpinës së tij”, se ai nuk ishte “supervizor”, se vartësit nuk e kishin informuar që “koncesionari nuk i dispononte kapitalet e nevojshme”.

Po a ka njeri që e beson këtë përrallë, aq më tepër kur njëh sëmundjen e drejtimit të Ramës për të kontrolluar deri në detaje dhe sistemin piramidal të ngritur prej tij, ku urdhri nga lart mbivendoset mbi ligjin? Natyrisht që jo.

Këtë dëshmon edhe historia e deputetit Aliqi Bllako, për të cilin SPAK ka kërkuar lejen e kuvendit për arrestim. Vallë rastësisht e vuri Rama në listat e PS në Tiranë, këtë anonim, madje në një vend më të sigurtë se Pandi Majko, Fatmir Xhafaj apo Mimi Kodheli që i kishte pasur ministra? Jo, përgjigjja është e qartë: sepse ai duhej ti shpenzonte një pjesë të milionave për fushatën e partisë. Vetëm kjo gjë shpjegon katapultimin e tij në një vend më të sigurtë se elefantët e PS-së. E njëjta logjikë u ndoq edhe me Lefter Kokën në Durrës. Ndonëse dihej se SPAK ia kishte bërë gati letrat, Rama e futi në të njëjtën listë ku gjendej dhe vetë dhe vetm pasi ai siguroi votat që i kërkoheshin, u detyrua të jepte dorëheqjen pasi akuzohej se kishte përvetësuar 3.5 milionë euro pagesa nga inceneratorët.

Por, këto dy raste nuk janë të vetmet.

Fakti se e gjithë hierarkia shtetërore u detyrua të frimosë kundër ligjit, të shmangë tenderimet ndërkombëtare, të prodhojë 9 procedura brenda një dite të vetme, të dërgojë mbi 20 milionë euro në Fier ende pa u vënë asnjë tullë për ngritjen e inceneratorit, dëshmojë se ky nuk është një nga ato skandale ku ca çapaçuë i’a punojnë shefit pas shpine.

Edi Rama është që kërthizën e kësaj afere dhe këtë e dëshmoi edhe me qëndrimin që mbajti, kur në kulmin e akuzave dhe bërjes publike të dokumentave sakandalozë të vjedhjeve, ai zhvilloi një mbledhje PS-je, në barkun e inceneratorit të Elbasanit, pikërisht për të treguar se njësoi si ai ishin të tërë pis, madje edhe ata që nuk patën firmosur apo urdhëruar.

Ai është pjesë e saj sepse vazhdon edhe sot e kësaj dite, me gjithë krizën e madhe energjitike dhe atë të çmimeve, ti dërgojë pagesa të arrestuarve Zoto dhe Mërtiri, që përmes një sistemi kompanish guacka, fshihen pas inceneratorit të Tiranës.

Po atëherë shtrohet pyetja: pse po ia dorëzon kryeministri drejtësisë bashkpuntorët e vet në këtë skemë? Pse ai nuk bëri asnjë rezistencë për mbrojtjen e Bllakos duke deklaruar se është i gatshëm ta hedhë në duart e SPAK-ut?

Përgjigjja është e thjeshtë: Sepse ndonëse pa dëshirë dhe pa qef, falë presionit ndërkombëtar, ai është detyruar të bëjë disa koka turku. Në rastet Koka dhe Bllako nuk duhet pasur asnjë iluzion se kemi të bëjmë me drejtësi reale, ato flasin për një drejtësi të negociuar. Edi Rama e dinte me kohë që SPAK doi vepronte mbi ish ministrin e mjedisit dhe ai e ‘dorëhoqi” me kohë duke i mbikqyrur vetë dhe tekstin e largimit. Edhe për Bllakon nuk ishte një sekret, kur thuhej se ai ishte caku i fundit ku do të arrinte Prokuroria e Posatçme. Pra ende shefi i qeverisë vigjëlon mbi procesin dhe e kontrollon atë. Por pavarësisht nga fakti se kjo nuk është, as një drejtësi e vërtetë dhe as e pavarur, efekti që ajo po prodhon e ka një të mirë. Ndonëse SPAK nuk do të ketë kurrë fuqi, jo për të shkuar tek Lefteri, por tek koka reale e kësaj mega vjedhjeje, fakti që po merret, dalja në shesh e disa të vërtetave edhe ashtu gjysmake, po i shërbejnë disi publikut. Edhe me pafuqinë e tyre “heronjtë e fëmijëve tanë” po na bëjnë një nder, sepse edhe duke mos pasur këllqe për ti ndëshkuar grabitësit e mëdhenj, sëpaku ata po na ndihmojnë për ti njohur më mirë ata./ Nga Andi Bushati

The post SPAK s’ka vlerë për ndëshkim, por për vizatim appeared first on Albeu.com.

I mohuan penallti Torinos ndaj Interit, pritet një muaj ndëshkim ndaj gjyqtarëve
Pas penalltisë së bujshme që iu mohua Torinos ndaj Interit, momenti i llogarisë po afron për Marco Guidën dhe Davide Massa.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pritet një dënim prej të paktën 3 ose 4 ndeshjesh, që do të thotë 1 muaj jashtë arbitrimit. Ky dënim do të shkojë për gjyqtarin kryesor dhe për gjyqtarin e VAR-it pasi asnjëri prej tyre nuk e shqyrtoi atë penallti të dukshme nga Ranocchia ndaj Belottit.

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por përshtypja është se po shkojmë drejt një qëndrimi të prerë për gabimin e arbitrit dhe nënpunësit të VAR gjatë ndeshje Torino-Inter.

Nisur nga polemikat dhe qartësia e imazheve që kanë të bëjnë me faullin e Ranocchia ndaj Belottit, në fund të fundit, për Guidën dhe Massën nuk duket se ka vend për justifikime./ h.ll/albeu.com

The post I mohuan penallti Torinos ndaj Interit, pritet një muaj ndëshkim ndaj gjyqtarëve appeared first on Albeu.com.

Everton nuk respekton fair-play financiar, rrezikon zbritje pikësh nga tabela
Everton mund të jetë klubi i parë që shkel rregullat e qendrueshmërisë të vendosura nga Premier League dhe rrezikon zbritje pikësh në tabelë.

Sipas “Daily Mail”, Everton ka shënuar humbje prej 260 milionë paund nga viti 2016 deri në vitin 2020, të cilave duhet t’i shtohet edhe një humbje prej 100 milionë paund në lidhje me sezonin 2020/2021.

Everton duhet të kishte publikuar të dhënat e buxhetit për sezonin e kaluar në dhjetor, por ka vonuar duke kërkuar sqarime nga Premier League për shifrën maksimale që mund t’i atribuohet ndikimit të pandemisë.

Kjo situatë për klubin e teknikut Lampard nuk do të ishte aspak e këndshme./ h.ll/albeu.com

The post Everton nuk respekton fair-play financiar, rrezikon zbritje pikësh nga tabela appeared first on Albeu.com.

Manchester City pritet të ndëshkohet, shkak janë tifozët ndaj Southampton (FOTO LAJM)
Manchester City do të përballet me një ndëshkim të FA pas skenave të shëmtuara në fund të barazimit të tyre në Southampton.

Tre ‘pushtues’ të fushës duhej të tërhiqeshin në tokë nga stjuardët e Saints, ndërsa tifozët u kapën gjithashtu duke u përballur me sigurinë dhe policinë në tribuna.

Klubi i Shën Marisë do të hetojë raportet për të paktën një objekt që është hedhur dhe një flakë është ndezur në fund.

Shenjtorët do të shqyrtojnë pamjet CCTV dhe do të vendosin se çfarë veprimesh të mëtejshme duhet të ndërmerren.

Të paktën një nga ‘pushtuesit’ e fushës u kap nga stjuardët dhe më pas me sa duket iu dorëzua policisë.

Ishte një fund i pakëndshëm për një barazim imponues 1-1, dhe nuk ishin vetëm tifozët ata që u përfshinë në përballjet pas ndeshjes.

Sulmuesi i Cityt, Jack Grealish dhe asi i Saints, Oriol Romeu, patën atë që shefi i shtëpisë Ralph Hasenhuttl e përshkroi si “një bisedë” në tunel në kohë të plotë.

Grealish me zemërim e shtyu Romeun në pjesën e parë të lojës kur spanjolli i tha të ngrihej pas një faulli të keq nga mbrojtësi i Southampton, Jan Bednarek.

Premier League nuk pranoi të komentojë mbi telashet e turmës.

Përgjegjësia fillestare për trajtimin e sjelljes së tifozëve i takon klubeve dhe autoriteteve lokale, përfshirë policinë.

FA do të merret me çdo çështje disiplinore, por City mund të përballet me një ndëshkim për dështimin e kontrollit të tifozëve të tyre.

Mbrojtësi i Cityt, Aymeric Laporte, postoi një foto në Twitter të kofshës së tij të plagosur pas një sfide të “dhunshme” me goditje nga mesfushori i Saints, Stuart Armstrong./ h.ll/albeu.com

The post Manchester City pritet të ndëshkohet, shkak janë tifozët ndaj Southampton (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.