ndeshjet e futbollit Archives - Albeu.com

FIFA merr vendimin final për Botërorin “Katar 2022”
As provat shtesë nuk kanë bërë efekt që Ekuadori të mbetet jashtë Botërorit “Katar 2022”.

Para pak ditësh “Daily Mail” raportoi se kishte edhe audio ku provohej për falsifikimet e Byron Castillo dhe çështja shkoi në Komisionin e Apelit të FIFA-s.

Gjithsesi mbeti në fuqi vendimi i Komisionit Disiplinor dhe Ekuadori do të jetë në “Katar 2022”, pavarësisht pretendimeve të Kilit se kishin aktivizuar Castillo, i cili u tha se kishte falsifikuar dokumentacionet dhe ishte kthyer nga kolumbian në ekuadorian.

Beteja ligjore mund të vijojë në CAS, por FIFA e njeh si mbajtës të shtetësisë ekuadoriane Castillo dhe nuk ka shkelje./albeu.com/

The post FIFA merr vendimin final për Botërorin “Katar 2022” appeared first on Albeu.com.

Nga dhuratat luksoze te krimi i organizuar, kush i trukon ndeshjet e futbollit?
Nëse duhen dy veta për të kërcyer tango, për të trukuar një ndeshje nevojiten shumë më shumë. Ata, që fiksojnë rezultatet e ndeshjeve, janë kryesisht presidentët e klubeve: kumarxhinjtë, krimi i organizuar dhe vetë lojtarët. Nëse ata arrijnë që t’i mbyllin gojën medias dhe autoriteteve përgjegjëse në futboll, atëherë e kanë dorën e lirë për të shkelur ligjin dhe të përfitojnë shuma të mëdha parash.

“Nëse mendoni se ajo që shihni është ajo që merrni, mendohuni përsëri”. Kjo është një ndër frazat e përdorura nga shkrimtarët David Goldblatt-i dhe Johnny Acton-i në librin e tyre “The Football Book”. Që nga viti 2000, në mbi 30 shtete janë raportuar trukime ndeshjesh në futboll. Nga Kina në Afrikën e Jugut, Itali, Portugali, Brazil, Angli etj. ka prova që vërtetojnë se disa lojëra janë trukuar.

KUSH I TRUKON NDESHJET? Nëse duhen dy veta për të kërcyer tango, për të trukuar një ndeshje nevojiten shumë më shumë. Ata, që fiksojnë rezultatet e ndeshjeve, janë kryesisht presidentët e klubeve: kumarxhinjtë, krimi i organizuar dhe vetë lojtarët. Nëse ata arrijnë që t’i mbyllin gojën medias dhe autoriteteve përgjegjëse në futboll, atëherë e kanë dorën e lirë për të shkelur ligjin dhe të përfitojnë shuma të mëdha parash.

Drejtorët e ekipeve: Nëse ata nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në skemën e trukimit të ndeshjeve, kanë mënyra të tjera përfshirjeje, duke pasur shumë arsye se përse trukojnë një ndeshje. Ata mund të trukojnë ndeshjen nëpërmjet dhënies së ryshfeteve për ekipet e tjera, që atë të humbin ndeshjen, në mënyrë që ekipet e tyre, të shmangin rënien nga kategoria ose dhe fitimin e saj. Nëpërmjet kësaj metode, ekipi kundërshtar kursen energjitë në fushën e lojës, duke qenë i pranishëm në fushë sa për të “respektuar” ndeshjen.

Kumarxhinjtë: Janë ndër njerëzit më të përmendur në skemat e trukimit të ndeshjeve, që bëhen për përfitime ekonomike. Tregjet globale të basteve në futboll po rriten me shpejtësi, veçanërisht në Azinë Lindore dhe Juglindore.

Krimi i Organizuar: Të dy, si kumarxhinjtë edhe kompanitë e basteve, janë të lidhura me rrjetet e krimit të organizuar, duke e çuar në rritje numrin e ndeshjeve të trukuara. Kjo lloj metode e trukimit të ndeshjeve, ku përfshihet krimi i organizuar, nuk merret vetëm me trukim të tipit humbje ose fitim ndeshje, por edhe me numrin e goditjeve nga këndi, i gjuajtjeve të lira dhe kohën se kur do të shënohet goli. Por, si veprojnë tre grupet e mësipërme për të trukuar ndeshje?

Dhurata: Paraja është mjeti më i zakonshëm për të arritur këtë qëllim, por gjithashtu jepen edhe dhurata të shtrenjta, makina, pushime etj.

Shantazhe: Ata thjesht prodhojnë disa prova inkriminuese për një zyrtar kryesor të një klubi dhe më pas e shantazhojnë atë.

The post Nga dhuratat luksoze te krimi i organizuar, kush i trukon ndeshjet e futbollit? appeared first on Albeu.com.