ndertimet Archives - Albeu.com

Ndërtimet pa leje në Ranën e Hedhur/ Prokuroria e Lezhës dërgon për gjykim 9 të pandehurit (EMRAT)
Prokuroria e Lezhës, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin.

Për këtë çështje janë marrë të pandehur 9 persona.

Për tre ish-drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malota, Artur Shabaku dhe Admir Maxhani, janë ngritur akuzat për “Shpërdorim detyre”.

Për të njëjtën akuzë do të përballen në gjykatë edhe dy ish-drejtuesit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Kol Malaj dhe Flori Gjini, si dhe polici i zonës së Shëngjinit, Martin Ndoka.

I pandehur është marrë edhe ndërtuesi Pjetër Tuçi, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe dy inxhinierët e ndërtimit, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

The post Ndërtimet pa leje në Ranën e Hedhur/ Prokuroria e Lezhës dërgon për gjykim 9 të pandehurit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ndërtime kudo, por Institucionet “fshehin” lejet, raportohen vetëm bashkitë
INSTAT raportoi se në tremujorin e dytë të vitit 2025, janë miratuar 352 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një ulje prej 0,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ku u miratuan 354 leje.

Po sipas INSTAT, sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet në këtë tremujor, është 278.389 m², duke shënuar një ulje prej 67,0 %, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024 (844.137 m²). Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në  18,4 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 45,5 %, krahasuar me një vit më parë (33,7 miliardë lekë). Qarku i Durrësit mban peshën kryesore me 156 leje ndërtimi të reja dhe sipërfaqe ndërtimi 129.617 m². Ka rritje domethënëse e vlerës së projekteve ndërtimore u regjistrua në qarqet Durrës, Korçë dhe Shkodër.

Megjithatë, të dhënat e INSTAT nuk tregojnë situatën reale. Vetë instituti i statistikave sqaron se Botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve. Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive. Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e dytë bazohen vetëm në burimet bashkiake. Për këtë arsye, publikimi aktual nuk mund të krahasohet plotësisht me periudhat e ardhshme, deri në momentin që të gjitha institucionet përgjegjëse do të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.

Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet. Këto të dhënat duket se mbahen “sekret” dhe do të duhet kohë që të kuptohet situata reale me ndërtimet në vend.

Në vitin 2024, vetëm në kryeqytet u dha për leje ndërtimi një sipërfaqe rekord prej gati 2 milionë metra katror, më i madhi historik për kryeqytetin. Këto leje duan të paktën 1-2 vjet kohë që të reflektohen në punime në terren. Që nga viti 2018, kur ka filluar vala e re e ndërtimeve në kryeqytet janë dhënë mbi 10 milionë metra katror leje ndërtimi. Ndërkohë projekte të tjera pritet të fillonë bazuar në lejet e fundit të dhëna nga Këshillit Kombëtar i Territorit./ Monitor

The post Ndërtime kudo, por Institucionet “fshehin” lejet, raportohen vetëm bashkitë appeared first on Albeu.com.

BSH: Rritja e çmimeve të referencës s’ka ndikuar në sektorin e ndërtimit, ekonomia shihet në rritje
Projekti i Qeverisë për rritjen e çmimeve të referencës nuk ka ndikuar në sektorin e ndërtimit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë treguesi i besimit në këtë fushë në muajin korrik pësoi një rënie me një pikë, por niveli qëndron me mbi 14 pikë % mbi mesataren historike të vendit.

Bizneset duket se janë rezervuar sa i përket ndërtimeve të reja dhe për kontratat e porosive.

Megjithatë Banka raporton një shkurtim të kohës së shitjes së apartamenteve dhe po ashtu çmimin bizneset e parashikojnë sërish në rritje.

Po ashtu, Banka e Shqipërisë shprehet se ekonomia shihet në rritje.

Shërbimet duket tashmë kanë kaluar në krye të ndikimit me një rritje prej 6.2 pikë duke shkuar në më shumë se 17 për qind mbi mesataren historike, kjo edhe për shkak të rritjes së kërkesës.

Po ashtu, lehtësim parashikon dhe industria dhe tregtia duke parashikuar dhe rritje të punësimit.

Sa i përket konsumatorit situata paraqitet thuajse e njëjtë, por me një tkurrje për blerje të mëdha, por me përmirësim të gjendjes financiare.

The post BSH: Rritja e çmimeve të referencës s’ka ndikuar në sektorin e ndërtimit, ekonomia shihet në rritje appeared first on Albeu.com.

Ndërtuesit presin rënie të porosive dhe ulje të çmimeve të apartamenteve
Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, sektori duket se po përjeton një fazë qetësimi. Në anketën e fundit të besimit të bizneseve të Bankës së Shqipërisë, sektori i ndërtimit nuk është optimist për të dytin muaj radhazi.

Sipas Bankës, treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra me 1.9 pikë përqindjeje në muajin tetor, ndonëse qëndron rreth 15 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rënia këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më pak optimiste për aktivitetin aktual ndërtues ashtu edhe për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin janë në rritje dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rënie.

Indeksi i besimit në ndërtim iu kthye në territor negativ në shtator (-9.26), pasi kishte qëndruar pozitiv pothuajse përgjatë gjithë vitit dhe në tetor treguesi u përkeqësua dhe më tej në -11.2, duke treguar se pjesa më e madhe e ndërtuesve janë pesimistë për porositë në të ardhmen. Ky është niveli më negativ që nga tetori i vitit 2022.

Bizneset presin më pak porosi. Balanca e përgjigjeve[1] për pyetjen e kontratave porositëse ishte negative prej -28.5, që tregon se më shumë ndërtues presin që të ketë më pak porosi. Ky është niveli më i ulët që nga tetori 2022.

Bizneseve u bëhet pyetja: Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht? 1.Mëse mjaftueshëm (mbi normalen); 2.Mjaftueshëm (normal për sezonin); 3.Jo mjaftueshëm (nën normalen)

Edhe pritshmëria për çmimet është në rënie, ndonëse balanca mbetet pozitive prej 8, por ky është niveli më i ulët që nga qershori i vitit 2021. Kompanive u bëhet pyetja: Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm? 1. Do të rriten; 2. S’do të ndryshojnë; 3. Do të bien.

Më herët, përfaqësuesit e sektorit pohuan për Monitor se shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve ka filluar të ndikojë në trendin e rënies së kërkesës për prona me çmim shitjeje mbi 1,500 euro/m². Agjentët imobiliarë pohojnë se edhe rritja e normave të interesit të kredive dhe mungesa e një amnistie për të ardhurat e padeklaruara po tkurr numrin e blerësve të pronave.

Drejtuesi i agjencisë imobiliare “Future Home”, Fatjon Hysenbelliu, tha se ka rënë kërkesa për prona me vendndodhje pranë qendrës, me çmim shitjeje mbi 1,500 euro/m².

Ky trend është parë edhe për banesat e tjera në zonat afër qendrës. Në të kundërt, kërkesa për banesa rezidenciale në godinat e ndërtuara 2-3 vitet e fundit dhe në ndërtimet e sapopërfunduara në zonat jashtë Unazës së Vogël në Tiranë është e njëjtë me vitin e kaluar.

Edhe rritja e interesave po ndikon në frenimin e kredive hipotekore. Norma mesatare e interesit të kredive të reja në lekë për blerje shtëpie në muajin korrik 2023 arriti 4,04% nga 3.57% që ishte në muajin shkurt 2022 sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Për kreditë në euro norma mesatare në muajin korrik 2023 arriti 5,32% nga 3,54% që ishte për muajin shkurt 2022. Sipas të dhënave statistikore të Bankës së Shqipërisë, vlera e kredisë së re për shtëpi në muajt janar-gusht 2023 ishte 30,9 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022, kredia e re për shtëpi ra rreth 3%.

Një tjetër arsye e frenimit të kërkesës duket se lidhet me stepjen e blerësve informale Agjentët e shitjes së pasurive të paluajtshme pohojnë se ndërmarrja e një sërë hetimesh nga SPAK kundrejt figurave të fushës politike por edhe të sipërmarrjes, po jep ndikime në tregun e shitblerjes së pasurive të paluajtshme.

Blerjet e pasurive të paluajtshme nga paratë informale (aktivitetet e paligjshme, korrupsioni etj) vlerësohet se kanë qenë një nga burimet kryesore që kanë furnizuar tregun e pasurive të paluajtshme në vite.

[1] Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë treguesi i balancës merr vlera midis -100 dhe +100. Një tregues mbi 0 tregon për një numër më të madh të përgjigjeve pozitive sesa negative, në një tremujor të caktuar.

The post Ndërtuesit presin rënie të porosive dhe ulje të çmimeve të apartamenteve appeared first on Albeu.com.

Te “Tulipani” dhe “Orioni” shmangen taksat, si fshihet deklarimi duke ia “futur” shtetit (neve dmth)
Pak jave me pare ju kemi treguar me ze dhe me figure se si kompanite ndertuese ne Tirane, operojne me shuma te medha CASH duke shmangur detyrimet ndaj shtetit, por njekohesisht edhe duke cuar ne dyshime per pastrim parash ne nivele te frikshme. Blerja e apartamenteve nga keta kompani, behet fare thjeshte, mjafton qe bleresi te drejtohet ne zyrat e shitjes me para kesh.

Sepse, askush ne keto zyra nuk pyet per burimin nga vijne parate.

Nga ajo dite, pavaresisht shkeljes se rende te ligjit nga kjo kompani, asnje organ hetimor nuk ka marre mundimin qe te kerkoje informacion per cfare ka ndodhur ne ate zyre… Por ne kemi vijuar serish punen tone ne terren, duke dokumentuar te tjera akorde, me te tjera kompani, te cilat nuk mendohen dy here per te pranuar leket ne dore.

‘Piranjat’ kanë mbërritur në dyert e kompanisë ‘Tulipan’ dhe pasi arrijnë të marrin vesh çmimet shkojnë në kantier për të parë shtëpinë ‘e ardhshme’ dhe aty, kërkojnë të kuptojnë më shumë për formën me të cilën do të paguajnë. Kështu ‘Piranjat’ në rol duke i shpjeguar: ‘Ne i kemi lekët, nuk është se nuk i kemi, problemi është që ne të gjitha lekët në bankë, nuk i kemi.’ Mjafton kjo fjali, që përfaqësues i kompanisë ‘Tulipan’, të futet menjëherë në negociata. Pas disa tratativash, gjithçka duket e kopsitur. Por, për të qenë në rregull me shtetin, përfaqësuesit e Tulipanit, ulin çmimin për metër katror, nga 1700 euro ne 959 euro.

KOMPANIA TULIPAN

Piranjat-Si je? Si kalon? Ne jemi të interesuar për një apartament?

Tulipan-Çfarë ju duhe4t? Pak a shumë deri në sa metra katrorë?

Piranjat: Mbi 100.

Tulipan- Kjo është rezidenca, këtu kemi hyrjen kryesore. Do kemi vetëm një rrethrrotullim që kemi që lidh krahun e majtë me krahun e djathtë, M2 sa e ka çmimin? Si funksionon? Pagesa? 2 plus 1 te tipologjia C,  është 145.90 m2 ( sipërfaqa) Tju a baëj të gjitha dhe pastaj.. Çmimi është njësoj te të dyja? 1700 euro? 1800 , 1700 do jetë nëse realizohet.

Piranjat- Ok do ta shohim pak?

Tulipan- Hajde tani futemi brenda, do veshim dhe jelekët.

Piranjat- Patjetër.

Tulipan- Pasi kemi marre vesh cmimet, dhe kemi veshur jeleket, njelloj si ne cdo kompani serioze, shkojme ne kantier, per te pare shtepine tone te ardhshme. Dhe aty, kerkojme te kuptojme me shume per formen me te cilen do te paguajme.

Piranjat- Si proçedohet me lëkët?

Tulipan- Pagesa bëhet me tre këste.

Piranjat- Ajo shkonte 300 mijë euro.Unë duhet të jap fillimisht 100 mijë euro? Që ti biem shkurt, edhe ty mos të marrim kohë. Ne i kemi lekët, nuk është se nuk i kemi, problemi është këtu, që ne të gjitha lekët në bankë, nuk i kemi.

Mjafton kjo fjali, qe perfaqesuesi i kompanise Tulipan, te futet menjehere ne negociata me ne.

Ndërkohë, ‘Piranjat’  vijojnë me një tjetër kompani ndërtimi. Ata paraqiten tek kompania ‘Orion’ dhe hyjnë sërish në rol duke shprehur interesin për të blerë një shtëpi. Kështu nis biseda deri sa arrin tek pagesa. Përgjegjësi për shitjet e ‘Orion shpalos alternativat e çmimeve dhe në këtë moment personi që ka hyrë në rol nga ‘Piranjat’ e ndërpret duke i thënë: Ne me thënë të drejtën të gjitha nuk i kemi.

‘Ne mund të bëjmë 30 % të vlerës mund ta bëjmë cash. 70% do ta bëjmë në bankë’ – përgjigjet fillimisht përfaqësuesi i shitjeve. Edhe në kompaninë ‘Orion’, përgjegjesi i  shitjeve ishte fare i qartë. Nëse do blihej një shtëpi, 30% të shumës mund ta jepnim në dorë. Njëlloj si në të gjitha kompanitë ku janë bërë xhirime. Sepse këta kompani duket se e kanë kthyer në normalitet këtë formë bashkëpunimi me klientët, shpesh herë me te kaluar të dyshimtë apo me lekë që nuk i dihet burimi.

Dhe nuk është një gjë e re, pasi prej vitesh kështu operojnë pjesa më e madhe e këtyre kompanive të ndërtimit, të cilat gjoja duke i bërë nder klientëve, shkaktojnë dy shkelje të rënda penale. E para, kryejnë evazion fiskal në nivele tepër të larta. Mjafton të marrim si shembull propozimin që iu bë ‘Piranjave’ në rol tek kompania ‘Tulipan’, në të cilën metri katror u deklarua për shtetin me 950 euro, ndërkohë që 750 euro të tjera pranoheshin në dorë.

Shkelja e dytë, po aq e rëndë sa e para, ka të bëjë me pastrimin e parave. Askush në këto kompani nuk pyet asnjëherë për burimin nga vijnë paratë kesh te klientëve, dhe këtë ‘Piranjat’ e kanë dokumentuar rast pas rasti. Blerësit mund të jenë trafikant, vrasës me pagesë, bashkëpunëtorë të terrorizmit apo edhe zyrtar të korruptuar. Kompanitë nuk kryejnë asnjë verifikim për lekët e blerësve dhe ndoshta me të drejtë dikush pret që këtë ta bejnë organet ligjzbatuese… Ta harrojnë! Ata ka kohë që flenë mbi dafina.

The post Te “Tulipani” dhe “Orioni” shmangen taksat, si fshihet deklarimi duke ia “futur” shtetit (neve dmth) appeared first on Albeu.com.

Shembja e ndërtesave 50 vjeçare? Ide e kopjuar…
Nga Lutfi Dervishi

Nëse do të isha i interesuar për të ndërtuar në Tiranë, problemi më i madh do të ishte gjetja e truallit. Ka pak troje të lira. Shumë pak. Edhe ato pak troje që kanë mbetur kanë një çmim të tillë a thua se po te hapesh një gropë do të dalë naftë!

Një zgjidhje mund të ishte tërmeti. Bie tërmet, godinat marrin disa krisje dhe një komitet ekspertësh e lehtëson punën duke i vënë kryqin godinave. Shpejt e shpejt mbi të “vjetrën” brenda natës lind e “reja”. Rrethim i truallit të ri.

Tabelë dhe njoftim për shitje. Okazion.

Tërmetet ende nuk i komandojmë dot, por dimë që nuk ka hall pa derman.

Zgjidhja është para syve. Është fakt se këto vite më shumë godina ka shembur “qeveria” se tërmeti. Pse të mos bëjmë një “tërmet”?

Dhe ky “tërmet” është i bekuar sepse ti mund të parashikosh jo vetëm vendin ku do të bjerë tërmeti, por edhe kohën. Për shembull mund të bjerë në qendër të Tiranës, por jo në periferi, mund të bjerë në Durrës, Vlorë, Fier, Sarandë, por jo në Librazhd, Çorovodë, Maliq etj etj.

Ku do të bjerë saktësisht ky “tërmet”? Saktësisht aty ku ndërtuesi vendos syrin. Trualli lirohet. Kaq e thjeshtë. Eureka!

Si do të bjerë “tërmeti”?

Tërmeti këtë radhë mund të vijë në formën e një projek-vendimi. Godinat e ndërtuara para 50 viteve do të prishen.

Pse? Për t’i hapur rrugë ndërtimeve të reja? Jo, kurrsesi! Godinat prishen sepse nuk plotësojnë kushtet e sigurisë! Jeta e shqiptarit mbi të gjitha. Qeveria përkujdeset për sigurinë, për modernizimin, për standartet perëndimore.

Ndokush, nga ata që kërkojnë qimen në qull mund të pyesë:

Nëse qeveria e ka hallin te siguria:

1. Sa pallate të reja kanë shkallë anësore emergjente?

2. Sa ashensorë kanë kohë pa u inspektuar apo nuk janë inspektuar fare?

3. Pse në flotat e mjeteve të transportit publik (autobuzë urbanë e interurbanë, furgonë etj) jane mjetet më të vjetra?

4. Pse do të inspektojnë ndërtesat dhe jo urat dhe tunelet që janë ndërtuar para 50 vitesh?

5. Po digat e ujëmbledhësve të ndërtuar para 50 viteve?

A është origjinale ideja e shembjes së godinave 50 vjeçare? Jo. Është ide relativisht e re, por jo origjinale. Origjinali është në Moskë. Por në Moskë (më 2017) janë treguar më të sinqertë. Nuk kanë bërë projek-vendim për sigurinë e godinave. Nuk janë sorollatur me Institutin e Ndërtimit, por thjesht kanë thënë: do t’i prishim godinat 5 katëshe të ndërtuara në kohën e Hrushovit dhe do të ndërtojmë kulla.

Në Moskë nuk thanë që e kemi hallin te siguria e ndërtesave. Aty u bë e qartë se halli ishte te siguria e parave.

Sigurisht te ne halli është te siguria e njerëze jo te siguria e parave (të pista)!

The post Shembja e ndërtesave 50 vjeçare? Ide e kopjuar… appeared first on Albeu.com.

Përse tërmeti ishte kaq vdekjeprurës në Turqi? Ekspertët: Nuk u zbatuan ligjet për ndërtimin, shteti u tregua i dobët
Turqia për vite me radhë ka rrezikuar duke mos zbatuar ligjet moderne të ndërtimit. Vendi ka lejuar dhe në disa raste, edhe ka inkurajuar ndërtime të objekteve në zonat që janë të rrezikuara më shumë nga dridhjet e tokës, thonë ekspertët.

Zbatimi i dobët i ligjeve moderne, për të cilin ekspertët e gjeologjisë dhe inxhinierisë kanë paralajmëruar prej kohësh, po debatohet sërish pas tërmeteve shkatërruese të kësaj jave, të cilët rrafshuan mijëra ndërtesa dhe vranë më shumë se 21,000 njerëz në Turqi dhe Siri.

“Kjo është një katastrofë e shkaktuar nga ndërtime të dobëta, jo nga tërmeti”, tha David Alexander, profesor i planifikimit emergjent në “University College” në Londër.

Është e ditur që shumë ndërtesa në zonat e goditura nga dy tërmetet e kësaj jave u ndërtuan me materiale dhe metoda të dobëta dhe shpesh nuk përputheshin me standardet e qeverisë, tha Eyup Muhcu, president i Dhomës së Arkitektëve të Turqisë.

Ai tha se kjo përfshin shumë ndërtesa të vjetra, por edhe apartamente të ngritura vitet e fundit, gati dy dekada pasi vendi miratoi ligjet e ndërtimit sipas standardeve moderne. “Struktura e ndërtesave në zonë ishte e dobët dhe jo e qëndrueshme, pavarësisht nga fakti se është zonë që përballet me termete”, tha zoti Muhcu.

Problemi kryesisht u shpërfill, thanë ekspertët, sepse trajtimi i tij do të ishte i shtrenjtë, jopopullor dhe do të frenonte një motor kyç të rritjes ekonomike të vendit.

Sigurisht, tërmetet e njëpasnjëshme që shkatërruan ose dëmtuan të paktën 12,000 ndërtesa ishin jashtëzakonisht të fuqishëm dhe forca e tyre u zmadhua nga fakti se ato ndodhën jo shumë në thellësi.

Tërmeti i parë me magnitudë 7.8 ndodhi në orën 4:17 të mëngjesit, duke e bërë edhe më të vështirë për njerëzit që të dilnin nga ndërtesat e tyre pasi toka u trondit me forcë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka pranuar “mangësitë” në reagimin e vendit ndaj termetit.

Por ekspertët thanë se ka një mal me prova dhe shumë rrënoja që tregojnë një realitet të rëndë për arsyet përse tërmetet ishin kaq vdekjeprurës: Edhe pse Turqia ka të miratuara ligje ndërtimi që plotësojnë standardet aktuale të inxhinierisë së tërmeteve, ato shumë rrallë zbatohen, gjë që shpjegon arsyen përse mijëra ndërtesa u shkatërruan.

Në një vend të kryqëzuar nga linjat e çarjeve gjeologjike, njerëzit janë të shqetësuar se kur dhe ku mund të godasë tërmeti tjetër, veçanërisht në Stamboll, një qytet me më shumë se 15 milionë banorë që është i prekshëm nga tërmetet.

Që nga fatkeqësia, ministri i drejtësisë i presidentit Erdogan tha se do të hetojë ndërtesat e shkatërruara. “Ata që kanë qenë të pakujdesshëm, fajtorë dhe përgjegjës për shkatërrimin pas tërmetit do të përgjigjen para drejtësisë”, tha të enjten ministri Bekir Bozdag.

Por disa ekspertë thanë se çdo hetim serioz mbi zbatimin e dobët të ligjeve të ndërtimit duhet të përfshijë një vështrim të ashpër ndaj politikave të vet presidentit Erdogan, si dhe zyrtarëve rajonalë dhe lokalë, të cilët mbikëqyrën dhe promovuan një bum ndërtimi që ndihmoi në rritjen ekonomike.

Pak para zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe parlamentare të Turqisë në vitin 2018, qeveria parashtroi një program gjithëpërfshirës për të dhënë amnisti për kompanitë dhe individët përgjegjës për disa shkelje të kodeve të ndërtimit të vendit. Duke paguar një gjobë, shkelësit mund të shmangnin detyrimin për të rregulluar ndërtesat e tyre. Amnisti të tilla janë përdorur edhe nga qeveritë e mëparshme para zgjedhjeve.

Si pjesë e atij programi amnistie, agjencia qeveritare përgjegjëse për zbatimin e kodeve të ndërtimit pranoi se më shumë se gjysma e të gjitha ndërtesave në Turqi — që përbëjnë rreth 13 milionë apartamente — nuk ishin në përputhje me standardet aktuale.

Llojet e shkeljeve të përmendura në atë raport nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanistikës ishin të shumta, duke përfshirë shtëpitë e ndërtuara pa leje, ndërtesat që lejuan kate shtesë ose zgjeruan ballkone pa autorizim, dhe ekzistenca e stukturave të paqëndrueshme ku jetojnë familjet me të ardhura të ulëta.

Raporti nuk specifikonte se sa ndërtesa ishin në kundërshtim me kodet që lidhen me rezistencën ndaj tërmeteve ose integritetin bazë strukturor, por realiteti ishte i qartë.

“Amnistia e ndërtimit nuk do të thotë se ndërtesa është e qëndrueshme”, tha në vitin 2019 kreu aktual i Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanistikës, Murat Kurum.

Sipas zotit Muhcu, president i Dhomës së Arkitektëve të vendit, ndërtuesit zakonisht përdorin materiale me cilësi më të ulët, punësojnë më pak profesionistë për të mbikëqyrur projektet dhe nuk u përmbahen rregulloreve të ndryshme si një mënyrë për të ulur kostot.

Ai thotë se e ashtuquajtura “amnestia ndërtimore” e qeverisë turke e prezantuar përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2018 si një mënyrë për të siguruar vota, në fakt, ka legalizuar ndërtesat e pasigurta.

“Ne po e paguajmë për këtë me mijëra vdekje, shkatërrim të mijëra ndërtesave, humbje ekonomike,” tha zoti Muhcu.

Edhe ndërtesat e reja të banimit të shpallura si të sigurta, u shkatërruan nga tërmeti.

Shkatërrimi në të gjithë Turqinë vjen në një kohë të ndjeshme për presidentin Erdogan, i cili përballet me zgjedhje të vështira parlamentare dhe presidenciale në maj, mes një rënieje ekonomike dhe inflacionit të lartë.

Zoti Erdogan përmend rregullisht bumin e ndërtimit të vendit gjatë dy dekadave të fundit, që përfshijnë aeroporte, rrugë, ura dhe spitale të reja, si dëshmi e suksesit të tij gjatë më shumë se dy dekadave në pushtet.

Në turneun e tij në zonat e dëmtuara të mërkurën dhe të enjten, zoti Erdogan u zotua të rindërtojë shtëpitë e shkatërruara brenda vitit.

“Ne e dimë këtë biznes”, tha ai. “Ne jemi një qeveri që e kemi dëshmuar veten në këto çështje. Do të rindërtojmë!/VOA/

The post Përse tërmeti ishte kaq vdekjeprurës në Turqi? Ekspertët: Nuk u zbatuan ligjet për ndërtimin, shteti u tregua i dobët appeared first on Albeu.com.

Prishjet në “Prestige Resort”, Rama ironizon opozitën: Urime që jeni tharë pasi u zhytët te pishinat e Irfanit
Gjatë sencës në Parlament ditën e sotme Kryeministri Edi Rama deklaroi ismën që do të ndërmarrin së shpejti për ndërtimet pa leje dhe që do të nisë fillimisht në Tiranë.

Kreu i qeverisë nuk ka lënë pa përmendur edhe prishjet në “Prestige Resort”, ndërsa ironizoi deputetë e opozitës.

Rama u zotua se do të marrë fund brutaliteti i ndërtimeve.

“Urime që jeni tharë pasi u zhytët në pishina e Irfan Hysenbelliut. Kjo tregon që ju punojnë mirë tharëset e flokëve. Për sa i përket ndërtimeve pa leje jemi sot në një kohë kur këto janë shfaqet e fundit të brutalitet kapitalist. Kur e kemi nisur ne punë, ndërtimet pa leje, katet shtesë ishin pa fund. Sot në Tiranë numri i tyre është i vogël, por sigurisht janë aty. Do ta shikoni. Këta ose do ti parablejnë me një çmim real tregu të indeksuar dhe do të paguajnë edhe gjobën. Me ato para ne do të çojmë te fondi i shpronësimit ose do ta dhurojmë ose do të konfiskohen dhe pastaj vazhdojnë me ndjekjen penale”, u shpreh Rama/albeu.com

The post Prishjet në “Prestige Resort”, Rama ironizon opozitën: Urime që jeni tharë pasi u zhytët te pishinat e Irfanit appeared first on Albeu.com.

Nuk ndalen ndërtimet, dyfishohet sipërfaqja e lejeve në Tiranë në tremujorin e parë
Ndërsa viti 2021 shënoi rekordin e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit të hënë në kryeqytet, që pas viteve ’90, viti 2022 duhet se do të sjellë një tjetër rekord, duke sinjalizuar beton të mëtejshëm në Tiranën tashmë të mbingarkuar.

INSTAT raportoi se sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhënë në kryeqytet ishte 800 mijë metra katrorë, duke u dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Sipërfaqja e lejeve të dhëna në kryeqytet vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, është sa gjysma e lejeve të dhëna për gjithë vitin 2021.

Pothuajse të gjitha ndërtimet janë përqendruar në kryeqytet, me sipërfaqen e dhënë në Tiranë, që përbën 77% të totalit të lejeve të dhëna për të gjithë vendin.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në kryeqytet, sipas INSTAT është 28.7 miliardë lekë, ose 235 milionë euro. Vitin e kaluar, vlera totale e sipërfaqes së lejeve ishte 57.3 miliardë lekë, ose 470 milionë euro.

Lejet e ndërtimit në Shqipëri

Sipas INSTAT, Në tremujorin e parë 2022 janë miratuar gjithsej 397 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 251 leje të miratuara në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 58,2 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2022, është 1.031.088 m2, nga 599.446 m2 miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 72,0 %.

Në tremujorin e parë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 39,0 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 46,7 %./monitor

The post Nuk ndalen ndërtimet, dyfishohet sipërfaqja e lejeve në Tiranë në tremujorin e parë appeared first on Albeu.com.

Ndërtimi nuk ndalet në Tiranë, sipërfaqja e lejeve arrin tjetër rekord në 2021
Ndonëse Tirana është kthyer prej disa vitesh në një kantier ndërtimi, ky proces pritet të vijojë sërish, të paktën në të ardhmen afatmesme.

Të dhënat e publikuara sot nga INSTT për lejet e ndërtimit në vend treguan se sipërfaqja e dhënë për lejet ndërtimi në kryeqytet për gjithë vitin 2021 arriti në 1.65 milionë metra katror, duke shënuar nivelin më të lartë të paktën që nga viti 2010, kur raportohen të dhënat.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për leje është rritur me 47% teksa në vitin 2020 u vu re një frenim i lejeve të dhëna për shkak të kufizimeve të krijuara nga pandemia.

Në raport me vitin 2019, kur ishte shënuar rekordi i ri i dekadës së fundit, sipërfaqja e lejeve është rritur me 17%. Ndërsa në raport me 2015-n, viti kur u dhanë më pak leje, sipërfaqja është 7.4 fishuar. Pas 2015-n, Bashkia është treguar “dorëlëshuar” me ndërtuesit, siç duhet dhe në grafikun: “Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në Tiranë (m2), 2010-2021”.

Sipërfaqja e dhënë në Tiranë për vitin 2021 është sa 71% e totalit të dhënë për gjithë Shqipërinë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë sipërfaqen totale të lejeve të dhëna për ndërtim, ndërsa mbi 70% e saj është për banesa. Në 2021 treguesi është ndikuar dhe nga rindërtimi pas tërmetit.

Sipas INSTAT, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në kryeqytet është rreth 470 milionë euro. Një vit më parë, kjo vlerë ishte 327 milionë euro.

Shqipëria

Sipas INSTAT, Tiranë, më 28 Shkurt 2022: Në tremujorin e katërt 2021 janë miratuar gjithsej 356 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 306 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2020, duke shënuar një rritje prej 16,3%.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2021, është 608.870 m2, nga 554.325 m2 miratuar në tremujorin e katërt 2020, duke shënuar një rritje prej 9,8%.

Në tremujorin e katërt 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 27,0 miliardë lekë, nga 28,9 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2020, duke shënuar një rënie prej 6,4%.

Gjatë vitit 2021, janë miratuar gjithsej 1.396 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 961 leje të miratuara në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 45,3%.

Gjatë vitit 2021, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.316.709 m2, nga

1.608.211 m2 miratuar në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 44,1%. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 99,2 miliardë lekë në vitin 2021, nga 76,6 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2020, duke shënuar një rritje prej 29,6%.

The post Ndërtimi nuk ndalet në Tiranë, sipërfaqja e lejeve arrin tjetër rekord në 2021 appeared first on Albeu.com.