ndertimet ne tirane Archives - Albeu.com

Hetimi i Prokurorisë: Si u toleruan katet pa leje të pallateve në Tiranë
Prokuroria e Tiranës u njoftoi zyrtarisht akuzat për ndërtim të paligjshëm drejtuesve dhe inxhinierëve të kompanive Salillari dhe Arb&Trans 2010, që akuzohen se shkelën lejet e ndërtimit me disa mijë metra katrorë në kryeqytet, ndërsa ndërtuesit pretenduan se nuk kishin qenë në dijeni.

Kur u pyet nga prokurori për 2414 metra katrorë shtesë në pallatin që kompania Salillari sh.p.k po ndërtonte në afërsi të Kopshtit Zoologjik, Lulzim Salillari, administrator i kompanisë në kohën e ndërtimit, këmbënguli se nuk kishte qenë në dijeni.

Salillari madje i tha prokurorit se ai mësoi për katet pa leje vetëm kur çështja u bë publike në media.

“Ai ka sqaruar se nuk ka qënë në dijeni të këtij fakti dhe ka ardhur në dijeni kur në objekt ka shkuar ministri i Brendshëm dhe e ka bërë publike,” thuhet në dokumentin e njoftimit të akuzës së Prokurorisë së Tiranës.

Të paditurin për katet pa leje para Prokurorisë e ka bërë edhe Arben Maloku, ish-administratori socialist i njësisë së Zall-Herrit, njëherazi themelues i kompanisë Arb&Trans-2010 që ndërtoi pallatin në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Maloku deklaroi se nuk kishte dijeni që kompania e administruar nga babai i tij të ketë kryer ndërtim pa leje, ndonëse i tha Prokurorisë se të katërta katet pa leje ishin shitur.

Prokuroria e Tiranës i konsideroi megjithatë dëshmitë e tyre të pabesueshme dhe pas një hetimi gati 2-vjeçar ngriti akuzën e “ndërtimit të paligjshëm” për kompaninë Salillari dhe administratorin e saj, Lulzim Sallillari.

Po të mërkurën, Prokuroria e Tiranës njoftoi akuzën edhe për kompaninë Arb&Trans-2010, ortakun e vetëm të saj, Shyqyri Maloku dhe punonjësit Hysni Gjoci, Dritan Gjoni, Edmond Ndoj dhe Orgeta Bardho (Kapllani).  Kjo shoqëri dhe personat përgjegjës të saj akuzohen se shkelën lejen e ndërtimit me rreth 2700 metra.

“Nga analiza e të gjitha rrethanave konkludohet që të gjithë të dyshuarit kanë qenë në dijeni të kryerjes së ndërtimit në shkelje të rëndë të lejes së ndërtimit dhe në këto kushte, kanë vijuar të japë secili kontributin e tij për të vijuar me situatën e paligjshmërisë,” thuhet në aktin e njoftimit të akuzës nga prokurori Arenc Çela, njëkohësisht drejtues i Prokurorisë së Tiranës.

Dokumenti i njoftimit të akuzës nga Prokuroria lë të kuptohet se godinat në shkelje të lejes së ndërtimit u toleruan, pavarësisht se inspektorët e IMT-së së Bashkisë së Tiranës pretenduan të kishin ushtruar kontrolle dhe shkeljet ishin gjobitur.

Pallatet e ndërtuara nga kompania Salillari dhe ajo Arb&Trans 2010 u sekuestruan me bujë përmes një vendimi kontrovers të qeverisë, që u mundësoi atyre më pas që t’i riblenin shtesat pa leje me çmime 10 herë më të ulëta se ato të tregut.

Akuza e ndërtimit të paligjshëm në bashkëpunim me qëllime fitimi parashikon dënime nga 3 deri në 8 vjet burg sipas Kodit Penal. Të akuzuarit nuk qenë të arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Një sy qorr për katet pa leje

Prokuroria e Tiranës i filloi hetimet për pallatet që kishin shkelur lejet e ndërtimit në kryeqytet në vitin 2022, kur katet shtesë të komplekseve u denoncuan publikisht prej anëtarëve të qeverisë dhe më pas u konfiskuan në vendime të KKT-së.

Të dy pallatet për të cilat prokuroria ka përfunduar hetimet i përkasin një grupi prej 25 objektesh – kryesisht në kryeqytet, që u konfiskuan plotësisht ose pjesërisht nga Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave 589/2022, pasi u gjetën se kishin shkelur lejet e ndërtimit.

BIRN gjeti me herët se pas një procesi të diskutueshëm, që për eskpertët dhe opozitën shkel barazinë e qytetarëve para ligjit, pallatet u janë rishitur kompanive Salillari dhe Arb&Trans 2010 me çmime 10 herë më të ulëta se tregu. Në procesin e riblerjes, të dy kompanitë kanë pranuar se kishin shkelur lejet e ndërtimit, duke nënshkruar kontratat përkatëse me Ministrinë e Financave.

Hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranës kanë zbuluar se shkeljet e lejeve të ndërtimit kishin qenë të njohura për zyrtarët lokalë të inspektimit dhe për policinë, por ndërhyrjet për të ndaluar paligjshmërinë ishin të vakëta.

Në hetimet për pallatin e Arb&Trans 2010 në rrugën “Myslym Shyri”, inspektorët e IMT-së pretendojnë se ia kishin referuar policisë gjetjet e tyre në janar 2022, duke e konsideruar këtë veprim të mjaftueshëm si kallëzim penal.

Inspektorët e Bashkisë kanë dëshmuar se gjetën shkelje të lejes në kompaninë e themeluar nga Arben Maloku, atëherë administrator i njësisë së Zall-Herrit, që në janar të vitit 2022. Shkeljet ishin jo vetëm në faktin që ishin shtuar kate, por edhe në ndryshim të projektit.

Por gjatë kontrollit në sheshin e ndërtimit, inspektorët kanë pretenduar se nuk gjetën asnjë person përgjegjës dhe procesverbalin e lanë në kantier.

Lidhur me kompanisë Salillari në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari, prokuroria vë në dukje se shtesa ishte denoncuar nga qytetarë në korrik 2022 dhe hetimet zyrtarisht filluan në shtator të po atij viti.

Nga inspektorët e IMT-së pranë bashkisë së Tiranës, shkeljet ishin konstatuar që në korrik të vitit 2021, kur kompania ishte gjobitur.

“Nga kontrolli është konstatuar mungesë dokumentacioni në kantierin e ndërtimit, shkelje e kushteve teknike të ndërtimit dhe mungesë e vërtetimit të fillimit të punimeve,” citohen zyrtarët e bashkisë në dokumentin e Prokurorisë.

Ndërkohë, përgjegjësja e sektorit juridik pranë Bashkisë së Tiranës pretendoi se kompania ishte gjobitur më herët për shkeljet e gjetura në ndërtim para se pallati të denoncohej publikisht, por i tha prokurorisë nuk kishte dijeni pse nuk ishte bërë kallëzim penal.

Prokuroria gjeti në hetime se për pallatet ishte marrë fillimisht vendim prishje nga IKMT, por që është pezulluar për shkak të futjes së tyre në procesin e konfiskimit dhe riblerjes së shtesave. Gjithashtu, Instituti i Ndërtimit vlerësoi se strukturat e këtyre pallateve nuk do ishin të qëndrueshme nëse shtesat pa leje prisheshin.

Pallate që ngrihen vetë

Njëlloj si ndërtuesit, edhe mbikëqyrësit e punimeve dhe drejtuesit teknikë të kompanive që duhej të ishin të pranishëm gjatë procesit të punës, i kanë thënë prokurorit Çela gjatë marrjes në pyetje se nuk kishin dijeni për katet shtesë.

Skënder Çota, inxhinier i kompanisë Instituti i Konsulencës në Ndërtim “IKN” shpk, e cila po ashtu është nën akuzë, i tha prokurorisë se ai kishte qenë mbikqyrës për punimet në kantierin e kompanisë Salillari vetëm gjatë hapjes së gropës së themelit dhe nuk kishte dijeni për shtesat.

Sipas tij, mbikëqyrja më pas i kaloi me urdhër verbal inxhinierit Ilir Zmalaj, por edhe ky i fundit pretendon se nuk ka pasur dijeni për shtesat dhe se mësoi për to vetëm kur pa deklarimin e ministrit të Brendshëm të kohës Bledi Çuçi. Zmalaj thotë se atëherë ishte me pushime në Suedi. Ai thotë po ashtu se nuk ka ushtruar kontrolle në kantier, pasi kompania Salillari nuk e ka njoftuar. “Nuk janë njoftuar nga kontraktori me shkrim as verbalisht për përgatitjen e kushteve për akt kontrollin e kuotës 0.00”, thotë ai.

Vetë administratori i kompanisë është shfajësuar se ai nuk i ndiqte punimet në kantier dhe nuk kishte qenë i pranishëm. Ai ua ka kaluar përgjegjësinë për shkeljet punonjësve të tij.

“Ai nuk rri në objekt dhe nuk i drejton punimet personalisht në asnjë kantier të shoqërisë “Salillari” shpk dhe punët i drejton nëpërmjet personelit inxhinjero- teknik që i emëron në përputhje me ligjin dhe ata janë përgjegjës për zbatimin e punimeve sipas projektit dhe kushteve teknike të zbatimit”, citohet Salillari nga prokuroria.

Salillari po ashtu ka këmbëngulur se vetë ai s’ka bërë asnjë urdhër për të ndërtuar kate shtesë.

E njëjta situatë del edhe nga dëshmitë e mbledhura prej drejtuesve dhe përfqësuesve të kompanisë Arb&Trans 2010. Administratori i kësaj kompanie nuk rezulton të ketë dhënë dëshmi, por personat e tjerë përgjegjës të gjithë kanë mohuar dijeninë për shkelje të lejes.

Inxhinierët Dritan Gjoni, drejtuesja teknike Orgeta Kapllani, topografi Edmond Ndoj dhe mbikqyrësi i punimeve, Hysni Gjoci kanë pretenduar mungesë përgjegjësie dhe dijenie. Gjoci ka pretenduar se kompania i ka thënë që do ndryshohej projekti për shkak të formave të pamundura dhe se për këtë ishte bërë aplikim.

Kapllani që duhej të ishte në kantier, sipas prokurorisë ka këmbëngulur se nuk e ka vizituar atë dhe nuk ka qenë e përfshirë në ndërtim. Inxhinieri Dritan Gjoni ka pretenduar se përgjegjësia e tij nuk kishte të bënte me zbatimin e lejes, por kontratat me të tretët dhe blerjet që duheshin për ndërtimin.

Prokuroria këmbëngul se këta persona dhe kompanitë që ata përfaqësojnë ishin në fakt në dijeni të shkeljes së ligjit. “Në rastin konkret, rezulton se të pandehurit e cituar më lart janë bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale të ndërtimit të paligjshëm të kryer për qëllim fitimi të parashikuar nga neni 199/a/4 e 25 të K.Penal”, thuhet në dokumentet për njoftim të akuzës.

The post Hetimi i Prokurorisë: Si u toleruan katet pa leje të pallateve në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Kulla në zemër të Tiranës, Blushi: Kryeqyteti po asgjësohet nga babëzia dhe korrupsioni
Sekretari i Pëgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me projektin që do t’I hapë rrugë ndërtimit të një kulle 58 katëshe në qendër të Tiranës.

Ai shkruan se ndërtimi i saj nuk sjellë asnjë të mirë për kryeqytetin, ndërsa thekson se përfituesit kryesorë janë kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe klientët e tij.

Reagimi i Blushit:

Kulla 58 katëshe në zemër të Tiranës, Blushi: Do prishë të vetmin park që kishte mbijetuar në Tiranë, vetëm Veliaj dhe klientët e tij do përfitojnë

Nga Tedi Blushi

Babëzia dhe marrëzia për të shkatërruar çdo hapësirë të gjelbërt të Tiranës, nuk është gjë tjetër veçse korrupsion dhe përfitim personal i Erion Veliaj në kurriz të shëndetit të qytetarëve dhe të vetë kryeqytetit, që armik më të madh se ky Kryetar Bashkie nuk ka njohur kurrë.

Një kullë 58 katshe do ndërtohet në zemër të Tiranës në të vetmin park që kishte mbijetuar derimë tani shumë pranë Bashkisë së Tiranës.

Një tjetër monstër betoni që nuk do të sjellë asgjë për kryeqytetin dhe banorët e tij, vetëm sa do t’i shtojë shëmtinë, do t’i asgjesojë edhe këtë trashëgimi, do të sjellë më pak oksigjen dhe më shumë ndotje të ajrit, më shumë sëmundje për mushkëritë e qytetarëve, një hapësirë publike të gjelbërt dhe një kend shplodhje më pak, dhe pa diskutim më shumë trafik.

Vetëm Erion Veliaj dhe klientët e tij do të përfitojnë më shumë para! Më shumë para në kurriz të jetëve të qytetarëve dhe të vetë Tiranës, që çdo ditë po asgjesohet nga babëzia, korrupsioni dhe paligjshmëria!

Ky është krim dhe autori është Erion Veliaj!

The post Kulla në zemër të Tiranës, Blushi: Kryeqyteti po asgjësohet nga babëzia dhe korrupsioni appeared first on Albeu.com.

Ndërtimet në Tiranë arritën rekord në 2022, por shtesa e popullsisë ishte në minimum historik
Kryeqyteti është kthyer në një kantier ndërtimi vitet e fundit. Që nga viti 2017, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit është rritur ndjeshëm, duke kulmuar në 2022, në 1.8 milionë metra katrorë, që është niveli më i lartë historik i pas viteve ’90.

Krahas kërkesës së shtuar nga të huajt dhe emigrantët, blerjes për arsye investimi, interesit nga çiftet e reja, një nga potencialet më të mëdha ishte shtesa e popullsisë çdo vit në Tiranë. Nga viti 2012 deri në 2018-n, të dhënat e INSTAT tregojnë se popullsia e Tiranës shtohej mesatarisht me 20 mijë persona në vit.

Por, që nga viti 2019, shtesa e popullsisë në Tiranë është zvogëluar ndjeshëm, teksa dhe kryeqyteti nuk i ka shpëtuar tendencës së emigracionit dhe plakjes graduale të popullsisë. Në 2019-2020, kryeqyteti kishte 11 mijë banorë më shumë, shifër që u përgjysmua në vitet në vijim.

Në 2022, (sipas shifrave më të fundit të INSTAT, që raportoi popullsinë e janarit 2023) , popullsia në kryeqytet u shtua me vetëm 5.75 mijë persona, që është shtesa më e ulët historike, të paktën që nga viti 2011, kur INSTAT raporton të dhënat.

INSTAT raportoi se popullsia e Shqipërisë në vitin 2022 ka shënuar rënien më të lartë në tre vjet, që nga periudha e pandemisë, duke u tkurrur me 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak.

Më 1 janar 2023 Tirana zë rreth 33,5% të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,5% dhe 9,8% përkatësisht.

Pavarësisht ngadalësimit kryeqyteti mbetet i vetmi që po sheh rritje vjetore të popullsisë.

Sipas INSTAT, llogaritjet e popullsisë më 1 janar 2023 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënojë rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Rritja u shënua në Tiranë (+ 0,6%).

Vrulli i ndërtimeve pritet të vijojë në Tiranë

Pavarësisht rënies së popullsisë, ndërtimet në kryeqytet pritet të vijojnë.

Vitet e fundit, zëri kryesor i të ardhurave të Bashkisë është “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”, të cilës i nënshtrohen të gjitha subjektet, që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera.

Nga dhënia e lejeve të ndërtimit bashkia arkëton rreth një të tretën e të ardhurave që ajo mbledh në total nga taksat dhe tarifat.

Bazuar në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2013, ky vrull pritet të vijojë. Në vitin 2023, nga ky zë Bashkia parashikon të arkëtojë 5.6 miliardë lekë të ardhura, që përbën 34% të totalit të të ardhurave të veta të Bashkisë, duke e bërë institucionin menaxhues të kryeqytetit tepër të varur nga lejet e ndërtimit, për sigurimin e të ardhurave të veta.

Në krahasim me parashikimin e 2022-it, (që ishte 4.8 miliardë lekë) nga ky zë pritet të arkëtohen rreth 16% të ardhura më shumë, ndërkohë që pritshmëria faktike e 2022-t është 6.5 miliardë lekë, një tregues se këtë vit Bashkia ka dhënë leje përtej parashikimeve.

Edhe në 2024 dhe 2025, vrulli i ndërtimeve pritet të vazhdojë, teksa Bashkia parashikon rreth 6.2 miliardë lekë të ardhura për secilin vit./monitor

The post Ndërtimet në Tiranë arritën rekord në 2022, por shtesa e popullsisë ishte në minimum historik appeared first on Albeu.com.

Antimafia italiane për shqiptarët: “E bardhë” dhe “e kuqe” nga Amerika Latine, 18 mln euro do pastroheshin në një bankë në Tiranë
Foto ilustruese

Mafia shqiptare vijon të zërë faqet e para të mediave të huaja, ku kohët e fundit aktiviteti i tyre është zgjeruar shumë.

Kohët e fundit grupet kriminale shqiptare po sigurojnë kokainë dhe heroinë me çmime konkuruese për tregun italian falë lidhjeve në Amerikën Latine.

Kështu thuhet në raportin e Antimafias në Romë, të dorëzuar në Senatin italian ku theksohet se shqiptarët vazhdojnë të transportojnë edhe marijuanë përmes detit në vendin fqinj.

Në dokument flitet edhe për sekuestrimin e 18 milionë eurove që po pastroheshin në një bankë në Tiranë.

Në raportin e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2021, të cilin Antimafia italiane e ka prezantuar në Dhomën e Senatit, theksohet se grupet kriminale shqiptare kanë marrëdhënie të qëndrueshme me organizatat kriminale mafioze italiane.

Ato, sipas dokumentit, kanë gatishmëri për të ofruar lëndë narkotike me çmime konkurruese.

Vitin e kaluar sipas Antimafias, shqiptarët  janë në gjendje të qarkullojnë sasi të mëdha kokaine dhe heroine falë bashkëpunimit me shqiptarë të tjerë të pranishëm kryesisht në Shqipëri si dhe në Amerikën Latine dhe vende të tjera të Europës.

Por sipas dokumentit italian grupet kriminale shqiptare janë të përfshira edhe në menaxhimin e transportimin përmes detit të ngarkesave të mëdha të marijuanës, vend prodhues i të cilës është Shqipëria.

Në raport evidentohet operacioni i nëntorit 2021 i kapjes së 18 milionë euro për qëllim riciklimi në një bankë shqiptare ne Tiranë e për llogari të sipërmarrësit italian i dënuar për bashkëpunim mafioz.

Francesco Zummo, 90 vjeç, i konsideruar sipërmarrës lokal në dispozicion të mafias siciliane Cosa Nostra qysh në kohën e Totto Riinas dhe Bernardo Provenzanos është akuzuar për riciklim parash në sektorin e ndërtimit.

Në periudhën kohore marrë në analizë, krahas masave të kryera si pjesë e aktiviteteve hetimore të lidhura, vihet re arrestimi dhe sekuestrimi të rreth 31 milionë eurove, 13 prej të cilave të depozituara në një fond banke në Nassau (BHS) dhe 18 në një institucion krediti në Tiranë të paguara nga sipërmarrës i njohur palermitan Zummo dhe kontabilisti i tij Fabio Petruzello.

Të arrestuarit në thelb, siç shkruan ky raport, duke përfituar nga dështimi i procedurave të letërporosive ndërkombëtare, kërkonin të zhvendosnin kapitalin e madh në rastin e fondeve të transferuara në Shqipëri.

Në raport theksohet niveli i lartë i korrupsionit në Shqipëri që ka favorizuar aktivitetin kriminal te grupeve shqiptare.

DIA italiane ka komunikuar gjithashtu se në këtë periudhë kohore ka kapur 177 kriminelë të shpallur në kërkim, ka ekzekutuar 1325 operacione, ka vënë nën arrest 11 478 persona, e i ka sekuestruar grupeve kriminale e mafioze pasuri mbi 7.5 miliardë euro.

The post Antimafia italiane për shqiptarët: “E bardhë” dhe “e kuqe” nga Amerika Latine, 18 mln euro do pastroheshin në një bankë në Tiranë appeared first on Albeu.com.