ndertime Archives - Albeu.com

Tatimet “zbresin” në ndërtim, nga tetori nis plani i madh i kontrolleve! Në fokus, kleringu, risqet fiskale apo borxhet
Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit, me qëllim intensifikimin e kontrolleve dhe monitorimin e praktikave financiare në këtë sektor, përfshirë edhe përdorimin e kleringut.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mësohet se Plani Operacional, që pritet të fillojë në tetor 2025, do të zbatohet pas një faze informimi prej rreth 30 ditësh dhe do të përqendrohet në adresimin e risqeve fiskale specifike të sektorit të ndërtimit.

Administrata Tatimore do të bëjë publike objektivat dhe qasjen e këtij plani përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Plani operacional për sektorin e ndërtimit do të nisë pas përfundimit të kontrollit për sektorin e turizmit.

Sipas dokumentit të publikuar nga Tatimet, Plani Operacional në sektorin e turizmit synoi rritjen e të ardhurave dhe formalizimin e sektorit, përmes disa objektivave kyçe, si:

Rritje e TVSH-së së paguar në sektorin e turizmit, me normë tatimore 6% ku objektivi është 20% rritje e të ardhurave nga sektori i turizmit.  Rritje në numrin e tatimpaguesve deklarues TVSH në turizëm (Akomodim, Bar-restorante) që kanë normë standarde TVSH-je ku objektivi është 10%. Monitorimi i pagesave me qëllim parandalimin e krijimit të borxhit të ri tatimor, përfshirë detyrimet për TVSH dhe tatimet e tjera të lidhura me aktivitetin ekonomik. Formalizimi i sektorit të turizmit, përmes reduktimit të numrit të subjekteve të paregjistruara apo të regjistruara dhe janë pasivë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në mënyrë të parregullt; Formalizimi i aktivitetit të stacioneve të plazhit (çadra, shezllone, etj.) pa kontratë të lidhur me autoritetet përkatëse etj.

Monitorimi u krye me bazë risku nëpërmjet analizave të statusit të tatimpaguesve, analiza e tatimpaguesve me sjellje devijonte, si p.sh me dorëzimin e deklaratave me vlerë zero, rënie e theksuar e xhiros krahasuar me periudhën e mëparshme, përsëritje e vonesave për shlyerjen e detyrimeve etj. Analiza e riskut përfshinte edhe krahasimin e xhirove dhe krahasimin e numrit të punonjësve të deklaruar deri në 2 vitet e fundit.

Po ashtu tatimet miratuan në muajin qershor nivelet e pagave referuese për profesion në sektorin turizëm, me qëllim  identifikimin e tatimpaguesve me risk.

The post Tatimet “zbresin” në ndërtim, nga tetori nis plani i madh i kontrolleve! Në fokus, kleringu, risqet fiskale apo borxhet appeared first on Albeu.com.

Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024
Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë pas referencave, vijojnë t’i sigurojnë nga kjo taksë arkëtime rekord Bashkisë së Tiranës.

Në total, për 2024, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rezultojnë se janë arkëtuar 14,3 miliardë lekë apo rreth 147 milionë euro të ardhura, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia.

Krahasuar me planin fillestar prej 6,3 miliardë lekë të planifikuar, arkëtimet janë rritur 226%.

Për Tiranën, taksa e ndikikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat prej muajt korrik 2023 (zbatimi nis nga muaji gusht) u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.

Arkëtimi prej 14.3 miliardë lekë për këtë taksë prej 8% do të thotë që Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një vlerë totale prej 179 miliardë lekë, ose rreth 1.8 miliardë euro, një rekord historik ky.

Për arkëtimet nga kjo taksë me rreth 2 herë rritje nga plani, Bashkia e Tiranës shprehet në relacionin e projektvendimit “Për miratimin e raportit të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë për 12-mujorin e vitit 2024”, dërguar për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme Këshillit Bashkiak.

“Viti 2024 rezulton përsëri vit i suksesshëm për arkëtimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, duke arritur vlerën më të lartë të arkëtuar ndër vite me një tejkalim prej 226%”, thuhet në relacion.

Mesatarisht për çdo 4 mujor të 2024-s Bashkia e Tiranës, ka arkëtuar rreth 49 mln euro prej taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.

Arkëtimet nga kjo taksë janë jo vetëm 2 -fish më të lartë se plani, por edhe më të lartat historike të realizuara nga bashkia e Tiranës.

Arkëtimet e 2024-s tejkalojnë edhe parashikimet për 2025 dhe 2026, ku bashkia pret të arkëtojë për secilin vit nga 6,5 miliardë lekë të ardhura.

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, zunë rreth 54% të totalit të të ardhurave tatimore dhe jotatimore të realizuara për 2024.

Në total të ardhurat tatimore dhe jotatimore të arkëtuara për 2024, ishin 26,6 miliardë lekë apo 146% më shumë se plani.

Rritja e arkëtimeve vijon të ndikohet prej shtimit të detyrimeve prej taksës së ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës nga muaji gushti 2023, si dhe rritja e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Në muajin shtator 2024, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizim të pjesshëm të VKM që rriti çmimet e referencës për apartamentet, pasi ishte joproporcional, cenonte lirinë ekonomike, të drejtën e pronës private, parimin e sigurisë juridike.

Nga konkluzionet e prezantuara në Gjykatën Kushtetuese prej përfaqësuesve të Shoqatës së Ndërtuesve, pohuan se mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës rrit 80% barrën fiskale te ndërtuesit.

Sipas tyre, kjo do të rrisë çmimet e apartamenteve 200 deri 300 euro për metër katror. Pas shqyrtimit të padisë Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për shfuqizimin e vendimit, duke e cilësuar pretendimin e tyre të pabazuar.

Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për ndërtimin në 2024-n u rrit me rreth 36%, ndërkohë që është dhe rreth 7% më e lartë se në 2022, kur shënohej rekordi i deritanishëm me 1.8 milionë metra katror./ Monitor

The post Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024 appeared first on Albeu.com.

Ndërtime, trafik e vështirësi në parkim, një në dy banorë ka tashmë një makinë në Tiranë
Trafiku në rrugët e Tiranës sa vjen e po rëndohet nga dita në ditë, ndërsa gjetja e një parkimi është bërë më e vështirë dhe pa dyshim më e kushtueshme se asnjëherë.

Krahas ndërtimeve të shumta, të cilave nuk po u përgjigjet zhvillimi i infrastrukturës, ka dhe një tjetër arsye të kësaj situate. Numri i personave që zotërojnë një makinë në kryeqytet është rritur ndjeshëm.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në fund të vitit 2024, në Tiranë kishte të regjistruar 340 mijë automjete, ose një e treta e mjeteve të regjistruara në vend.

Në raport me popullsinë e bashkisë Tiranë, që sipas censit të ri të INSTAT ishte rreth 750 mijë banorë si prefekturë dhe 600 mijë si Bashki, rezulton se tashmë çdo dy banorë ka një automjet në Tiranë, me rreth 500-550 mjete për 1 mijë banorë.

Kjo shifër është shumë më e lartë se mesatarja e vendit prej rreth 300 automjete për 1 mijë banorë (ndër më të ulëta në Europë pas Turqisë e Maqedonisë së Veriut) dhe në linjë me mesataren e Bashkimit Europian, që sipas Eurostat është 550 automjete për 1 mijë banorë.

Vetëm në vitin 2024, sipas DPSHTRR në Tiranë u regjistruan për herë të parë 41.1 mijë automjete, ose 41% e të gjitha automjeteve të regjistruara në vend (99.4 mijë gjithsej).

Krahas mjeteve të regjistruara në Tiranë, në kryeqytet hyjnë dhe makinat e rretheve, duke rënduar trafikun çdo ditë.

Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura).

Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik.

Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

Shumë ndërtime e makina, por pak zgjidhje në infrastrukturë

Që nga viti 2018, kur filloi bumi i ndërtimeve në kryeqytet deri në 2024-n, Bashkia e Tiranës ka dhënë mesatarisht 1.25 milionë metra katror ndërtime për banesa në vit.

Në vitin 2024 u shënua një rekord i ri, me 1.8 milionë metra katror, ndërtime për rezidenca këto që do të lartësohen në vitet në vijim.

Për të njëjtën periudhë (2018-2024,) Bashkia ka arkëtuar një shumë prej 500 milionë eurosh nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.

Lulëzimit të ndërtimeve që ka shtuar dendësinë në Tiranë, trafikun, numrin e automjeteve në qarkullim, dhe zvogëlimit të hapësirave për parkim, pak i është përgjigjur përmirësimi i infrastrukturës, zgjerimi i rrugëve të brendshme të qytetit dhe sidomos transporti publik.

Në mungesë të një transporti eficient publik, shumë banorë detyrohen që të lëvizin çdo ditë me makinë.

Një sondazh i mëparshëm i Monitor gjeti se 84% e të anketuarve nga kryeqyteti u përgjigjën se mendojnë se infrastruktura e transportit publik në qytetin e tyre është e dobët apo shumë e dobët.

Përmirësimi i transportit publik është dhe sugjerimi kryesor i të anketuarve nga Monitor, që do të ndikonte në reduktimin e trafikut në kryeqytet, i ndjekur nga zgjerimi i rrugëve e ndërtimi i parkingjeve në periferi./MONITOR

The post Ndërtime, trafik e vështirësi në parkim, një në dy banorë ka tashmë një makinë në Tiranë appeared first on Albeu.com.

LISTA+DOKUMENTET/ Zhupa: 10 zona të mbrojtura po hapen për ndërtime si kurban për orekset e pushtetit. Në shtator padia
Në një reagim në rrjetet sociale deputetja Ina Zhupa zbardh 10 projektvendime për ti hapur rrugën ndërtime në 10 zona të mbrojtura.

Zhupa ka kundërshtuar ligjin dhe në bashkërendim me ekspertët mjedisor ka organizuar edhe disa tryeza për kundërshtimin e këtin ligji. Deputetja e PD paralajmëron se po përfundon padinë kundër ligjit të Zonave të Mbrojtura dhe në shtator ajo do e dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetja Zhupa nenvizon që tashmë organi që vendos për ndërtimet në zonat e mbrojtura është i njëjti që vendos edhe për ato të pambrojtura, një organ politik në drejtimin e Ramës sic është KKRT (Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit)

Reagimi i plotë:

Kurbani i rradhës për t’u shkatërruar janë plot 10 zona të mbrojtura, të përgatitura nga ministria e “ndërtimin” Mirela Kumbaro.

Këto ditë në konsultim publik janë hedhur plotë 10 projekt vendime që i hapin rrugën ndërtimit në zonat e mbrojtura edhe falë ligjit skandaloz që kaluan në kuvend. Kumbaro e garanton vendin e saj si ministre jetëgjatë e qeverisë Rama pikërisht duke shërbyer si kamikaze në shkelje të konventave, kushtetutës dhe interesit publik.

Këto zona humbasin paprekshmërinë dhe sistemin e zonimit të brendshëm sipas rregulloreve ndërkombëtare dhe ligjit të vjetër dhe kalojnë lehtësisht në ndërtime ku autoriteti që vendos ështe KKRT. Shkalla e mbrojtjes ulet për secilin prej tyre.

KKRT, është pikërisht organi që jep lejet për kullat e Tiranës dhe për resortet e investimet strategjike, tërësisht politike dhe e drejtuar nga Rama dhe ministrat e drejtorët e tij ku tashmë do vendosin se ku do jenë “pikat e vogla” në këto zona të mbrojtura.

Zonat që nisin si kurban për orekset e klientëve të pushtetit dhe që kanë gati projekt vendimet janë:

1-Bredhi i Drenovës

2-Rrushkull

3-Bunë Velipojë

4-Pishë-Poro-Nartë

5-Liqeni i Pogradecit

6-Kuturman-Qafë Bush

7- Kratsë

8-Guri i Nikës Valamarë

9- Bjeshkët e Oroshit

10-BishtKamëz.

Me forcë kundërshtoj këto veprime që konfirmojnë atë që thamë kur miratohej ligji se qëllimi është pikërisht përdorimi i zonave të mbrojtura me fokus ndërtimin dhe do jetë shkatërrimi përfundimtar i tyre.

Padia e parë në Gjykatën Kushtetutese në shtator, do jetë ajo kundër ndryshimeve të njëanshme dhe shkatërrimtare të ligjit të Zonave të Mbrojtura.

Beteja do vazhdoi deri në fund në mbrojtje të interesit publik, trashëgimisë për brezat e ardhshëm dhe kushtetutës.

The post LISTA+DOKUMENTET/ Zhupa: 10 zona të mbrojtura po hapen për ndërtime si kurban për orekset e pushtetit. Në shtator padia appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Nga shiu në breshër, qeveria i hap rrugë ndërtimeve nëpërmjet investimeve strategjike në zonat e mbrojtura
Pak ditë më parë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, denoncoi ligjin për investimet strategjike, që sipas saj, me këtë qeveria i hap rruge ndërtimeve në zonat e mbrojtura.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se emrat e përfituesve strategjikë janë publik për të gjithë shqiptarët.

Por deputetja demokratike thekson se “rreziku tanimë është që kjo pakicë që ka përfituar në kurriz të shumicës, do të nisë të marrë edhe pjesë të zonave të mbrojtura duke ia ulur vlerën Shqipërisë”.

Deputetja demokrate ngre fort zërin, duke u shpreh se ky ligj nuk duhet lejuar të kalojë.

Postimi i Tabakut:

“Pak dite më parë në një takim me shoqatat ambientaliste lidha shtyrjen e afatit për Ligjin e Investimeve Strategjike me kërkesat e sjella për Ligjin e Zonave të Mbrojtura.

Duke qenë e kursyer me fjalën pa parë faktet nuk mbireagova sepse drafti i Qeverisë mgjs ka një javë që është miratuar akoma se kish parë ende askush.

Tanimë që drafti u bë publik dhe meraqet më të mëdha u kthyen në të vërteta. Mund të flasim qartësisht për lidhjen e qartë mes dy kërkesave, pasi vetë qeveria haptazi deklaron se investimet strategjike do të mund të ndërtohen në mes të zonave të mbrojtura që janë mrekulli e trashëgimisë sonë natyrore.

Se cilat janë investime strategjike sipas qeverisë shqiptare nuk do shumë mend ta kuptojmë; emrat e përfituesve strategjikë janë publik për të gjithë shqiptarët. Rreziku tanimë është që kjo pakicë që ka përfituar në kurriz të shumicës, do të nisë të marrë edhe pjesë të zonave të mbrojtura duke ia ulur vlerën Shqipërisë.

Prandaj dhe pak kohë më parë, propozova që Ligji i Investimeve Strategjike të pezullohej pasi jo vetëm është në shkelje të MSA por sepse ka shkatërruar realisht konceptin e konkurencës dhe tregut.

Ndërsa sot, paturpësia e shkatërrimit të ambientit që deri dje fshihej pas raporteve fiktive del në pah duke dëshmuar fytyrën e vërtetë të qeverisë që nga një anë e deklaron Vjosën si Park Kombëtar dhe me dorën tjetër nënshkruan masakrën e zonave të mbrojtura si Lumi Vjosës.

Ky ligj nuk duhet lejuar të kalojë”, shkruan ajo.

The post Jorida Tabaku: Nga shiu në breshër, qeveria i hap rrugë ndërtimeve nëpërmjet investimeve strategjike në zonat e mbrojtura appeared first on Albeu.com.

Shifrat/ A po shembet piramida e ndërtimeve në Tiranë?
A është industria e ndërtimit në Tiranë përballë një flluske që mund të shpërthejë nga çasti në çast? Kjo pyetje është shtruar shumë herë, kurdo që kanë dalë milionat e metrave katrorë të lejeve të ndërtimit, rritja e pandalshme e çmimeve dhe qerave, apo edhe denoncimet e orgaanizmave ndërkombëtarë për shplarjen e parave përmes kullave të reja.

Në fakt gjithnjë është ngritur një dilemë. Si spjegohet kjo rritje e pandalshme çmimesh deri në 3-4 mijë euro metri2, kur shumë apartamente janë bosh. Si arsyetohet kjo thyerje e ligjësisë mes kërkesës dhe ofertës? Pikërisht në këtë drejtim ka investiguar gazetarja ekonomike Ola Xama, në emisionin e saj “Kronos”. Duke qenë se nuk ekziston një shifër tjetër zyrtare e banesave që qëndrojnë të pabanuara në kryeqytet, emisioni është rekur të zbulojë numrin e tyre sipas dokumentave të OSHEE. Aty rezulton se në vitin 2023 janë 51,129 klientë që kanë konsumuar zero energji elektrike. Këto janë vetëm shifrat e banesave që kanë një kontratë me OSHEE, pa llogaritur ato që kanë përfunduar por nuk kanë lidhur ende kontratë dhe ato që janë në proçes ndërtimi.

Numri i apartamenteve të pabanuara është rritur 3.4 herë gjatë 5-vjeçarit të fundit, nga 14,991 në vitin 2018, në 51,129 në vitin 2023. Ritmi i rritjes së banesave bosh në Tiranë është disa herë më i lartë se kapacitetet me konsum energjie 0 në gjithë vendin, të cilat janë rritur me ritëm normal, 0.87%.

Nga 292 mijë shtëpi që kanë një kontratë me OSHEE në Tiranë, afërsisht 51 mijë nuk janë të banuara.

Por pavarësisht ofertës së lartë dhe faktit që një e pesta e shtëpive janë të pabanuara, çmimet e apartamenteve rriten dhe biznesi gjithnjë e më shumë kërkon investimin në këtë industri, duke mos u shpjeguar dot me asnjë faktor formal të ekonomisë.

Mundësia e vetme që të justifikojë investimin në ndërtim dhe mbajtjen e apartamenteve bosh, janë paratë e pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit!

Këtë skanim i ka bërë situatës në emisionin Kronos Ola Xama. Dhe pasi ka bërë këtë radiografi ka ngritur një shqetësim: Nëse vazhdohet me këto rritme a mos po shkodet drejt një fllukse në çmimet e banesave për shkak të rritjes së kapaciteteve bosh me një marzh të pazakontë!

The post Shifrat/ A po shembet piramida e ndërtimeve në Tiranë? appeared first on Albeu.com.

Sinjalet e fluskës së ndërtimit janë aty. A do të ndodhë?
Nga Klodian Tomorri

Bumi i ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet, ka ngritur shqetësimet për një fluskë të mundshme në sektorin e pasurive të paluajtshme. Ndonëse fluskat e ndërtimit janë të vështira për t’u parashikuar, ekonomistët përdorin disa indikatorë udhëheqës që sinjalizojnë nëse tregu i banesave po shkon në mbiofertë. Njëri prej tyre është ai i rritjes së sipërfaqes së ndërtuar në raport me rritjen e popullsisë. Çfarë po ndodh në Tiranë?

Nga 1 janari i vitit 2016 deri në fund të vitit të kaluar në Tiranë janë dhënë gjithsej leje ndërtimi për 6 milionë e 485 mijë metër katrorë banesa. Mesatarisht 925 mijë metër katrorë në vit. Këto janë vetëm lejet e ndërtimit për qëllime banimi, pa përfshirë ato për ndërtesat tregtare të biznesit apo hotelet.

Grafiku në foto ilustron dy tregues. Kurba me ngjyrën blu tregon sipërfaqen e miratuar për ndërtim në raport me shtesën e popullsisë së Tiranës sipas viteve. Me pak fjalë, sipërfaqen në metra katrorë të lejeve të miratuara për çdo banor të ri që i shtohet Tiranës.

Në vitin 2016, popullsia e Tiranës u rrit sipas INSTAT me 14 mijë e 100 banorë. Për të njëjtin vit KKT dhe Bashkia e Tiranës dhanë leje ndërtimi për 141 mijë metër katrorë banesa. Që do të thotë 10 metër katrorë për çdo banorë të shtuar.

Në vitin 2022, popullsia e Tiranës u shtua me 6500 banorë. Për të njëjtin vit KKT dhe Bashkia dhanë leje për 1 milionë e 808 mijë metër katrorë ndërtim, ose 278.1 metër katrorë për çdo banor të shtuar.

Kurba e dytë me ngjyrë portokalli tregon mesataren e metrave katrorë të bainimit që ka sot një qytetar i Bashkimit Europian. Pra sot në Europë, çdo banorë ka mesatarisht 30 metër katrorë sipërfaqe banimi ku jeton.

Ashtu siç tregohet qartë nga grafiku, pas vitit 2018 Tirana po ndërton shumë me tepër se sa ka fluks popullsie. Dhe hendeku po zgjerohet vit pas viti duke arritur rekordin vitin e kaluar, ku për çdo banorë që iu shtua kryeqytetit u dha 278.1 metër katrorë leje ndërtimi për banim. Nëse do t’i referoheshim sipërfaqes mesatare në BE, kjo rezulton 9 herë më shumë se nevoja. Ky tregues është një paralajmërues fluske.

Megjithatë ai ka dy kufizime të forta. E para për mungesë statistikash nuk merr parasysh stokun ekzistues të sipërfaqes së banimit për person. Sa metër katrorë të ndërtuar ka aktualisht Tirana për banor? Kjo e dhënë nuk është disponibël.

Nëse stoku ekzistues i sipërfaqes së banimit është i vogël, për shembull 15 metra katorë për banor, atëherë rritja e ofertës së ndërtimit thjesht do të akomodonte nevojat e banorëve ekzistues pa çuar domosdoshmërisht në fluskë.

Kufizimi i dytë është përdorimi i banesave si investim. Nëse Tirana përballet me fluks të lartë turistësh që përdorin AirBnb, një pjesë e banesave do të përdoreshin si investim nga pronarët duke gjeneruar të ardhura pa çuar në mbiofertë të tregut.

Indikatori i dytë që përdoret për të sinjalizuar një fluskë të mundshme në ndërtim është ai i rritjes së sektorit të ndërtimit në raport me PBB. Ky është një indikator që përdoret gjerësisht nga FMN për të parlajmëruar fluskat.

Nga studimet empirike të FMN ka rezultuar se nëse diferenca mes rritjes së ndërtimit dhe asaj të ekonomisë në tërësi qëndron mbi 5 pikë përqindje për më shumë se 5 vjet, atëherë rreziku për fluksë rritet në mënyrë eksponenciale. Pra nëse ekonomia rritet me 2 për qind, ndërsa ndërtimi me 7 apo 8 për qind për 5 vjet rresht rreziku për fluskë është i lartë. Çfarë po ndodh në Shqipëri?

Në vitin 2020, sektori i ndërtimit u rrit me 1.21 për qind. Për të njëjtin vit ekonomia ra me 3.3 për qind. Diferenca në rritje rezulton 4.5 oër qind. Por në vitin 2021 diferenca mes rritjes së ndërtimit dhe asaj të ekonomisë kërceu në 9.1 për qind, ndërsa vitin e kaluar arriti në rekordin 10.9 për qind.

Pra në tre vitet e fundit ndërtimi po rritet shumë më shpejt se ekonomia në tërësi. Grafikisht kjo do të paraqitej në formën e një sfere që zmadhohet brenda rrethit të ngushtë të ekonomisë. Nëse kjo situatë do të vazhdojë edhe për disa vite të tjera, rreziku që fluska të pëlcasë rritet eksponencialisht.

Indikatori i tretë është edhe më i thjeshtë. Ai është ideuar nga Joseph Stieglitz, një nga ekonomistët më të njohur të botës. Stieglitz thotë se nëse çmimi i një aseti është më i lartë se sa sugjerojnë fondamentet e ekonomisë dhe njerëzit vazhdojnë ta blejnë atë thjesht dhe vetëm të shtyrë nga idea se çmimi i tij do të rritet edhe më shumë, atëherë fluska është afër.

Diskutimet se çmimet e banesave në Shqipëri janë shumë më të shtrenjta se sa sugjeron forca e ekonomisë shqiptare janë të shumta. Kjo mbështetet edhe nga të dhënat e forta. Praktikisht Tirana është një nga qytetet me çmimin më të lartë të banesave në Europë në raport me fuqinë blerëse. Dhe çmimi vazhdon të rritet sepse shumë qytetarë vazhdojnë të blejnë me idenë se çmimi do të rritet edhe më shumë.

Pra, te gjithe indikatoret spiune sugjerojne se rreziqet per fluske ne ndertim po rriten eksponencialisht. A do te ndodhe? Kete nuk mund ta thote askush. Shkenca mbaron pune ketu. Me tej jane punet e Zotit.

The post Sinjalet e fluskës së ndërtimit janë aty. A do të ndodhë? appeared first on Albeu.com.

Plazhi i Manastirit, “pika e voçkël e Kumbaros” u shndërrua në masiv betoni e vilash
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e quajti një “pikëz të vogël” atë pjesë që do të shkëputej nga Parku i Butrintit, për t’u kthyer në resort privat nëpërmjet një “investimi strategjik”.

Tashmë, Plazhi i Manastirit, pra ajo “pikëz e vogël” është shndërruar në një masiv vilash prej betoni, të cilat kanë bllokuar tërësisht aksesin e pushuesve në një prej gjireve më të bukura të Rivierës Shqiptare.

Në këto momente, Plazhin e Manastirit, në periferinë perëndimore të Sarandës, mund ta shijosh vetëm duke kaluar në rrugë detare, pasi kantieri i ndërtimit e ka bllokuar tërësisht aksesin nga toka.

Pasi “investimi strategjik” të përfundojë, aksesi në atë plazh do të jetë vetëm i atyre fatlumëve, të cilët do të blejnë vila me një çmim më së paku 4 mijë euro metrin katrorë, siç u shprehën punonjësit e kantierit, në mungesë të dijenisë se po flisnin me gazetarë të “Boldnews.al”. Megjithatë, shifra nuk është e konfirmuar.

Askush tjetër nuk do të lejohet të shijojë brigjet që kanë qenë të hapura ndër shekuj për banorët e zonës, por edhe për turistët që u shtuan pas viteve ’90. Pjesë e parkut të Butrintit, ajo do të jetë një “zonë private”, pasi kështu vendosi ta shpallë Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Shkatërrohet parku për beton

Në 2 Dhjetor 2021, komiteti KIS miratoi statusin e investitorit strategjik për projektin “Manastiri Resort”, me subjekt aplikues “Albstar” shpk, në pronësi të biznesmenit Sadik Ismailaj.

Subjekti aplikues propozon zhvillimin e një investimi i cili synon ndërtimin e një resorti, që do të ketë në përbërje hotel dhe struktura akomoduese me rreth 33 njësi të ndara me kapacitet total që variojnë nga 83-100 shtretër, restorant, bar, pishinë e jashtme etj.

Projekti zë një sipërfaqe zhvillimi prej 53,467 m², pronë private, në Ksamil, Bashkia Sarandë.

Vlera e investimit të projektit të investimit “Manastir Resort – Resort Turistik 2, 3 dhe 4 kate me parkime nëntokë” parashikohet të jetë 28.000.000 (njëzet e tetë milion) Euro.

Vendimi për ndërtimin e Resortit në territorin e Parkut Kombëtar të Butrintit ishte i njëkohshëm me vendimin e qeverisë për të dorëzuar menaxhimin e tij në duart e një fondacioni privat, si edhe i parapriu një tjetër vendimi qeveritar që zvogëloi hartën e Parkut.

Jashtë Parkut mbeti “kjo pikëz e vogël”, siç e konsideroi Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, zonën ku do të ndërtohej grupi i vilave, gjatë një seance parlamentare në Korrik 2022.

Këto vendime në seri të qeverisë nxitën reagimin e fortë të opozitës. Dy prej deputetëve të saj, Agron Shehaj dhe Ina Zhupa, që ngritën zërin më shumë për këtë çështje, e konsideruan si “aferë 28 milionë euro” për të prishur Parkun e Butrintit dhe për t’ia dhënë klientëve qeveritarë e njerëzve pranë saj.

Këtu, deputetët e opozitës i referoheshin kompanisë “Albstar”, e cila rezulton se ka fituar miliona euro nga tendera publikë të qeverisë (rreth 50 mln euro vetëm në periudhën 2019-2023, sipas “spending.data.al”, shën.red) , si edhe kompanisë “Andi” shpk të Andi Gjiknurit, një familjar i deputetit dhe ish-ministrit socialist, Damian Gjiknuri.

Zvogëlimi i Parkut

Në 26 Janar të vitit 2022, Këshilli i Ministave miratoi vendimin për të zvogëluar me rreth 800 hektarë Parkun e Butrintit. Në këtë hapësirë të shkëputur nga Parku përfshihet edhe territori ku u vendos të ndërtohej investimi strategjik “Manastiri Resort”.

Për zbatimin e këtij projekti, u krijua shoqëria “Manastiri Resort”, i përbërë nga bashkimi i “Finman” shpk, një kompani në pronësi të Sadik e Idajet Ismailaj dhe “Andi” shpk, në pronësi të Andi Gjiknurit.

Shoqëria “Manastiri Resort” u krijua me një marrëveshje që mban datën 16 nëntor 2021, pra vetëm dy javë para se Komiteti i Investimeve Strategjike të miratonte statusin e “investitorit strategjik” për këtë projekt.

Rreth një vit pas këtij bashkimi, kompania e Gjiknurit vendosë të largohet nga investimi, duke i shitur aksionet e saj tek “Finman”. Vlera e këtij transaksioni nuk është publikuar në kontratat e depozituara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

Ndërtimet e resorteve turistike apo zhvillimet ndërtimore masive në zonat bregdetare ishin paralajmëruar nga 25 organizata mjedisore dhe 4 profesorë të shkencave të natyrës që kur u rishikua harta e zonave të mbrojtura për disa parqe në janar të vitit 2022.

Përmes një reagimi të përbashkët organizatat më të mëdha mjedisore në vend dhe profesorët e shkencave të natyrës pohuan se “me rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura ‘fshihen’ zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale”.

Sipas tyre, “Hapja e rrugës për këto projekte do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme këto zona”.

E, megjithatë, përtej shqetësimit të ambjentalistëve, projekti për betonizimin e Plazhit të Manastirit po vazhdon pa ndalur./boldnews

The post Plazhi i Manastirit, “pika e voçkël e Kumbaros” u shndërrua në masiv betoni e vilash appeared first on Albeu.com.

Kush janë ish-zyrtarët e tjerë të arrestuar pas Dakos, mes tyre edhe ndërtuesi i pallatit pa leje (EMRAT)
SPAK ka lëshuar ditën e sotme disa urdhër arreste për arresimin e ish-zyrtarëve të Bashkisë së Durrësit, të akuzuar për korrupsion.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit vangjush Dako ndodhej në kryeqytet në momentin që ëhstë njohur me urdhër-arrestin, dhe ëhstë vetëdorëzuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë që të arrestuarit e tjerë janë:

Adhurim Qehajaj

Adlei Likmeta

Roza Kovaci

Edlira Kertusha

Adnand Toçila

Adhurim Qehajaj

Gjithashtu urdhërarresti është arrestuar edhe për ndërtuesin Fiqiri Faruk, pasi ky i fundit ëhstë edhe pronari i pallatit për të cilin të arrestuarit akuzohen për korruppsion.

Pallati i ndërtuar pa leje nga Farurku u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019-të.

Urdhër-arresti gjithashtu është lëshuar edhe për inxhinierin e firmës.

The post Kush janë ish-zyrtarët e tjerë të arrestuar pas Dakos, mes tyre edhe ndërtuesi i pallatit pa leje (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Thika me dy presa e ekonomisë në vitin 2023! A do të ketë shfryrje të ndërtimit?!
Europa pritet që të përjetojë recesion në pjesën e parë të vitit 2023, ashtu siç parashikohet tendenca për një të tretën e globit. Institucionet ndërkombëtare presin ngadalësim të ekonomisë shqiptare në rreth 2% këtë vit. Inflacioni ende i lartë, rreziqet e një flluske në ndërtim, lëvizjet e interesave, që reflektojnë shtrëngimin e politikës monetare, konsumi i dobët i ndikuar nga emigracioni dhe shtrenjtimi i çmimeve do të ushtrojnë presion për rritje të dobët ekonomike. Por, përvoja e viteve të fundit ka treguar se realiteti ka rezultuar gjithnjë më optimist se parashikimet, teksa sipërmarrja vendase shfaq gjithmonë elasticitet të lartë për t’u rikuperuar ndaj të papriturave dhe vështirësive. Megjithatë, një pengesë e fortë, që nuk është lehtësisht e kapërcyeshme, pritet të “minojë” vitin 2023: mungesa e fuqisë punëtore…

Nga Ornela Liperi

Tre vitet e fundit na kanë mësuar vetëm një gjë: që parashikimi më i saktë është që asgjë nuk mund të parashikohet!

Askush nuk e priste Covid-19, që në vitin 2020 e në pjesën e parë të vitit 2021 e çoi gjithë globin në recesion, teksa vendet u munduan të frenonin pasojat e virusit vdekjeprurës. Në vitin 2022, rikuperimi ishte i shpejtë, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës shkaktoi një valë të fortë të rritjes së çmimeve, duke frenuar rimëkëmbjen.

Tashmë në vitin 2023, të gjithë janë bërë më të kujdesshëm, si një formë e mekanizmit vetëmbrojtës ndaj të papriturave. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikoi së fundmi se, një e treta e vendeve të botës do të hyjnë në recesion në vitin 2023.

Komisioni Europian pret që Bashkimi Europian të hyjë në recesion në tremujorin e parë të këtij viti.

Për Shqipërinë, FMN pret që rritja të ngadalësohet në 2%, nga 3.7% që vlerësohet viti 2022.

Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun, thotë në një intervistë për “Monitor” se kjo pritshmëri reflekton kushtet më të shtrënguara financiare, ngadalësimin në Europë dhe tërheqjen e politikave mbështetëse, së bashku me çmimet e shtrenjta.

“Inflacioni total pritet të arrijë kulmin në muajt e ardhshëm dhe duhet të fillojë të ulet në vitin 2023”, tha shefja e FMN-së.

Në vitin 2022, inflacioni kulmoi në 8.3% në tetor, niveli më i lartë në 24 vjet, që pas krizës së piramidave, e ndikuar kryesisht nga karburantet dhe ushqimet, por gjithsesi më i ulët se në BE dhe vendet e tjera të rajonit, ku i kaloi 10% (pozitivisht ndikoi mosrritja e çmimeve për konsumatorët familjarë).

Shtrenjtimi i çmimeve u lehtësua në nëntor, duke ndalur trajektoren rritëse të 12 muajve radhazi dhe zbriti më tej në dhjetor, në 7.4%.

Nga marsi 2023, inflacioni pritet të ulet ndjeshëm, pas kërcimit të fortë në të njëjtin muaj të një viti më parë, kur u shfaqën pasojat e luftës.

Ndryshe nga viti 2022, kur importet e zarzavateve u rritën me mbi 40%, – duke kompensuar prodhimin vendas që u tkurr nga kostot e larta, gjë që shtoi ndikimin e inflacionit të importuar, – këtë vit fermerët janë më optimistë për produktet e fushës dhe serrave.

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të ulet progresivisht në vitin 2023 dhe të afrohet pranë objektivit prej 3% në gjysmën e parë të vitit 2024.

Edhe në tregjet globale po arrihet një ekuilibër i ri i kërkesë-ofertës në produktet kryesore si energjia, gazi, produktet bazë ushqimore, duke lehtësuar presionet inflacioniste, por çmimet sërish pritet të mbeten më të larta se përpara krizës.

Energjia pritet të jetë faktori tjetër që do të vijojë të ndikojë edhe në ecurinë e vitit 2023, por lajmet janë më të mira këtë vit.

Procesi i liberalizimit, që do të nxirrte në treg të lirë rreth 7400 biznese të linjës 20 kv, që nga qershori i vitit 2022, është shtyrë sërish dhe bizneset në tension të mesëm 20, 10 dhe 6 kv do të mbahen me çmime preferenciale.

Ato do të vijojnë të blejnë energjinë me tarifa të rregulluara prej 18.2-19.6 lekë/kv deri në momentin që vendi nuk do të konsiderohet në emergjencë të furnizimit me energji.

Për bizneset në tension 35 kilovolt, që e blejnë energjinë në tregun e lirë dhe në vitin 2022 u përballën me çmime tepër të larta prej 50-60 lekë/kvh, Ministria e Energjisë ka premtuar t’i mbrojë indirekt, duke bërë KESH si ndërmjetës në tregun e lirë, çka do të rezultojë me çmime më të ulëta se tregu.

Në vitin 2022, disa prodhues të mëdhenj si “Kurum”, “Albchrome” dhe fabrika të çimentos e ndërprenë përkohësisht prodhimin, pasi kosto e energjisë arriti në nivele të papërballueshme.

Situata pritet të vijojë të jetë e vështirë për operatorët shtetërorë të energjisë, si për operatorin e shpërndarjes, ashtu dhe atë të prodhimit, që mund të detyrojë qeverinë të garantojë këtë sektor, në rast se do të përsëritet e njëjta situatë, kur do të duhet të blihet energji e shtrenjtë nga importi.

Ekaterina Solovova, drejtuese e zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shqipëri, pohon në një intervistë për “Monitor” se kriza thekson nevojën për të adresuar dobësitë në prodhimin vendas të energjisë elektrike, pasi kostoja për të mos e bërë këtë është e lartë.

Pavarësisht vështirësive, përvoja e viteve të fundit ka treguar se realiteti ka rezultuar gjithnjë më optimist se parashikimet, teksa sipërmarrja vendase shfaq gjithmonë elasticitet të lartë për t’u rikuperuar ndaj të papriturave dhe vështirësive.

Në 2020-n, kur vendi vuajti pasojat e pandemisë, rënia e ekonomisë ishte shumë më e ulët se parashikimet e institucioneve ndërkombëtare (në -3.5%, nga -8-9% që ishin vlerësimet fillestare). Vendi i rezistoi më mirë sesa pritej edhe krizës së çmimeve, duke përshpejtuar ritmet e rritjes në tremujorin e tretë, pas ngadalësimit në të dytin.

“Më bën gjithmonë shumë përshtypje kur shikoj ecurinë e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë.

Së pari, ndikimi i pandemisë në ekonomi ishte dukshëm më i ulët se ai i vendeve të tjera të rajonit dhe më pas, ringritja ka qenë shumë e fortë”, thotë Emanuel Salinas, menaxher i zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë, në një intervistë për “Monitor”.

Ai shton se ka një qëndrueshmëri mbresëlënëse të sektorit privat, që lidhet me shpirtin sipërmarrës të shqiptarëve.

Teksa ndikimi i inflacionit dhe energjisë mund të jetë pak më i zbutur këtë vit, zhvillimet demografike, emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore, po kthehen në një problem sistemik të ekonomisë: Për të tretin vit radhazi, sipërmarrësit shfaqin si një nga problemet kryesore jo vetëm mungesën e fuqisë punëtore, por dhe ndikimin që emigracioni po jep në konsum.

Për tre dekada, avantazhi kryesor konkurrues i ekonomisë vendase ka qenë kostoja e lirë e fuqisë punëtore, që ka nxitur sektorë me vlerë të shtuar të ulët dhe paga minimale. Tashmë, ky model nuk po funksionon më.

Emigrimi ka krijuar ngërç të vërtetë në tregun e punës. Të gjithë sektorët raportojnë se po vuajnë që të gjejnë punonjës dhe po detyrohen të rrisin pagat, në pjesën më të madhe pa e shoqëruar me përmirësim të produktivitetit, duke ndikuar në uljen e konkurrueshmërisë në raport me fqinjët.

Diana Leka, Drejtore e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve (KI), thotë se nga anketimet e vazhdueshme që ka bërë KI me sipërmarrjet, mungesa e fuqisë punëtore dhe sidomos largimi i punonjësve të trajnuar (mungesa e aftësive) do të vazhdojë të ndikojë negativisht në maksimizimin e potencialit të ekonomisë.

Në një zhvillim pozitiv, ajo shton se kjo situatë “do të përshpejtojë orientimin e biznesit drejt automatizimit apo edhe konsolidimit të kërkimit të fuqisë punëtore në vende të reja, e cila sigurisht vjen me kostot e saj. Rritja e pagës minimale dhe asaj reale do të ndikojë në ekuilibrat midis ofertës dhe kërkesës për punë në vend”.

Por, ndryshe nga çmimet dhe problematikat e tjera afatshkurtra që kërkesë-oferta i rregullon me shpejtësi, rigjetja e ekuilibrave në tregun e punës do të jetë proces afatgjatë dhe do të kërkojë kohë dhe do të jetë më i dhimbshëm, duke u bërë një faktor pengues në ekonomi për shumë kohë.

Ambienti me interesa të larta nuk pritet të jetë shumë favorizues. Banka e Shqipërisë rriti 4 herë normën bazë në vitin 2022, duke e çuar në 2.75%, niveli më i lartë nga viti 2014, në funksion të objektivit të saj kryesor për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Shtrëngimi i politikës monetare është transmetuar më shumë në koston e borxhit të qeverisë dhe interesat e kredive, duke ngadalësuar huamarrjen nga bizneset dhe individët në muajt e fundit të vitit.

Ndonëse politika monetare pritet të jetë më e moderuar në vitin 2023, për shkak të stabilizimit të çmimeve, interesat pritet të jenë të larta, duke frenuar huadhënien. Një tjetër rrezik është rritja e kredive me probleme, si reflektim i shtrenjtimit të kësteve, ashtu dhe ngadalësimit të ekonomisë.

Politika monetare pritet të vijojë të jetë e shtrënguar, ndonëse intensiteti i rritjes së normës bazë mund të jetë minimal, nëse inflacioni mbahet nën kontroll. Politikat fiskale do të kenë prioritet konsolidimin dhe uljen e borxhit, por sërish 6 mujori i parë mund të shohë rritje të stimujve, në prag të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen në maj.

Ndryshimet klimatike janë një tjetër faktor pengues afatgjatë. Ngrohja globale po nxit një seri ngjarjesh jo normale, të cilat ndonëse priteshin, ishin abstrakte, deri kur arritën në një pikë që filluan të ishin të dukshme nga bujqësia, të cilat po ndikohen negativisht nga përmbytjet tek energjia.

Edhe sektorë të tjerë po i ndiejnë pasojat, si fasoni (për shkak të motit të ngrohtë ka ndryshuar kërkesa për veshje, duke krijuar stok për veshjet e dimrit), prodhimi i verës etj. Vendi nuk është ende i përgatitur për t’u përballur me këtë proces.

“Shqipëria është një nga vendet më të cenueshme në Europë ndaj ndryshimeve klimatike, por shkalla e ndikimit në të gjithë ekonominë është ende e papërcaktuar”, thotë z. Salinas i Bankës Botërore.

Nga do të vijë rritja

Ndërtimi dhe sidomos turizmi ishin dy sektorët që udhëhoqën rritjen në vitin 2022. Bujqësia ishte e vetmja me ecuri negative, teksa rritja e kostove ndikoi negativisht në sektorin që kontribuon në rreth 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vetë qeveria presin ngadalësim të ritmeve të rritjes së ekonomisë këtë vit, në rreth 2-3%, duke reflektuar situatën e paqëndrueshme globale, çmimet ende të larta që çojnë në frenimin e kërkesës, shtimin e kostove për bizneset, pasigurinë në furnizimin me energji.

Shpejtësia e rritjes pritet të jetë e ndryshme, në varësi të sektorëve dhe faktorëve specifikë që mund të ndikojnë pozitivisht, apo negativisht.

-Bujqësia, e cila vijon të ketë peshën kryesore në aktivitetin ekonomik, do të vazhdojë të përballet me shumë të papritura, si kapriçot e motit, apo shtimi i kostove.

Ndryshe nga viti i kaluar, fermerët këtë vit janë më optimistë, për shkak të ndryshimit të politikave subvencionuese të Ministrisë së Bujqësisë, që po subvencionojnë direkt mbjelljet në serra. Për blegtorinë, situata është krejt e kundërt.

Sektori i blegtorisë do të vijojë trendin rënës në numrin e krerëve, nëse nuk sigurohet një çmim më i lartë për qumështin e fermerëve, thotë Ervin Resuli, i cili zotëron një fermë gjedhi dhe njëkohësisht është një njohës i mirë i sektorit.

-Tregtia, turizmi: Tregtia dhe shërbimet pritet të vijojnë të jenë sektorët kryesorë që do të nxisin rritjen. Tregtia me pakicë është optimiste, pavarësisht presionit që çmimet e larta po ushtrojnë në konsum.

“Pritshmëritë edhe për vitin 2023 janë pozitive. Në tregun e shitjes me pakicë pritet të hyjnë marka të reja ndërkombëtare, si e shumëpritura ‘H&M’, thotë Stela Dhami, menaxhere ekzekutive e “Colliers International Albania”.

“Fillimi i vitit parashikohet me vështirësitë e përhershme, por më pas besoj te një ritëm i kënaqshëm i shitjeve, për arsye të mbarimit të muajve të ftohtë dhe uljes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike dhe naftës”, thotë Julian Mane, zv.president i Grupit BALFIN, operatorit më të madh të tregut të pakicës në vend.

Në të kundërt, ka më pak optimizëm për turizmin këtë vit. Potencialet e tij po zbehen nga paaftësia e qeverisë për të ndjekur ritmin e investimeve të bizneseve, në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës, por edhe frenimit të shpenzimeve nga turistët, si rrjedhojë e krizës globale.

Këtyre u shtohen dhe problemet me gjetjen e fuqisë punëtore, që po ndikojnë negativisht cilësinë e shërbimit.

“Nga ajo që ne shohim ka një rënie të review (përshtypjeve) që ka ardhur nga mungesa e shërbimit apo rënia e cilësisë së tij në strukturat akomoduese.

Mendoj se infrastruktura është një tjetër element që ka ndikuar”, – pohon Rrahman Kasa, kryetar i Unioni Turistik Shqiptar. P.sh., nordikët, të cilët prej disa vitesh kanë qenë me kontrata të parapaguara, në vitin 2023, për herë të parë nuk do të japin garanci, por do të paguajnë për aq turistë sa sjellin.

Nuk janë shumë optimistë as operatorët e bareve dhe restoranteve, një sektor i rëndësishëm me rreth 15% të ndërmarrjeve në total. Emigracioni, që ka ulur konsumin, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore pritet të ndikojnë negativisht.

–Industria pritet të vuajë pasojat e rritjes së kostove të lëndëve të para dhe energjisë, që nga njëra anë mund ta bëjnë industrinë jokonkurruese dhe, nga ana tjetër, mund të nxisin importet. Industria e çimentos, përpunimit të metaleve, përpunimi i qumështit, fasoni, të gjitha raportojnë se po vuajnë si rritjen e kostove, ashtu dhe mosgjetjen e fuqisë punëtore.

-Ndërtimi është një nga sektorët që ka pasur ecurinë më të mirë vitet e fundit dhe pritet të vijojë rritjen, ndonëse kjo është një thikë me dy presa (shiko nënndarjen në vijim).

-Real Estate. Ashtu si ndërtimi, ky është një nga aktivitetet me rritjen më të shpejtë në vend.

-Aktivitetet profesionale pritet të kenë ecuri pozitive, e nxitur nga rritja e konsumit dhe kërkesës për shërbime. Shtyrja e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, që parashikonte rritjen e taksimit për këtë kategori, pritet t’u japë frymëmarrje profesionistëve, të paktën për këtë vit.

-Informacioni dhe Komunikacioni: Tregu i telekomunikacioneve është përqendruar, pas hyrjes së hungarezëve të 4iG, të cilët kanë bashkuar ONE dhe ALBtelecom në një të vetme, në funksion nga 1 janari.

Teknologjia e informacionit pritet të vijojë rritjen, duke u kthyer në një burim punësimi për të rinjtë, pas interesit të lartë të sipërmarrjeve të huaja për të kryer një pjesë të shërbimeve në Shqipëri.

-Arte, argëtim do të vazhdojë tendencën pozitive, por e ndikuar nga frenimi i konsumit pas rritjes së çmimeve.

-Aktivitetet financiare u rritën me shpejtësi në vitin 2021 dhe në pjesën e parë të 2022, por në gjysmën e dytë u prekën nga politika monetare shtrënguese e Bankës së Shqipërisë, duke u bërë më të kujdesshme në drejtim të huadhënies.

“Sektori bankar po ndjek me vëmendje ecurinë e portofolit të huasë. Ne nuk duam një pas 2010 të dytë, ku kreditë me probleme arritën gati në 25%. Tani, kujdesi duhet për të mos lejuar që individë, apo shoqëri tregtare, të kalojnë në pamundësi pagese.

Prandaj po bëhet përpjekje për të njohur sa më mirë situatën e huamarrësve dhe, nëse do të përkeqësohet, një plan rezervë duhet të jetë i paramenduar”, thotë Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

A do të shfryhet ndërtimi

Vitet e fundit, ndërtimi, sidomos ai rezidencial, po merr rol parësor në ekonomi, teksa sipërfaqet e lejeve janë shtuar ndjeshëm dhe tregu i pasurive të paluajtshme është zgjeruar, sidomos në kryeqytet.

Sipas INSTAT, në vitin 2021, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqytet ishte 1.6 milionë metra katrorë, nivel rekord të paktën që nga viti 2010, kur raportohen të dhënat, nga të cilat gati 80% ishin për ndërtime rezidenciale.

E njëjta tendencë vijoi dhe në 9-mujorin e 2022, kur në kryeqytet u dha gati 1.5 milionë m² sipërfaqe leje ndërtimi, me rritje 17% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tirana mori 70% të të gjithë sipërfaqeve të lejeve të dhëna në vend në periudhën përkatëse.

Ndonëse oferta është rritur me shpejtësi, të njëjtën linjë kanë pasur dhe çmimet, duke reflektuar si shtrenjtimin e kostove të ndërtimit ashtu dhe ofertën e lartë që është nxitur si nga kreditimi (për apartamentet mesatare që blihen nga shtresa e mesme) ashtu dhe paratë informale, që kanalizohen kryesisht në banesat e shtrenjta që shiten kryesisht me cash.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se vetëm në vitin 2022, çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me ritme rekord prej gati 40% në raport me një vit më parë. Mesatarisht, një apartament në Tiranë kushton nga 800-900 euro/m² në periferi, 1500-2500 në zonat afër qendrës, deri në 5000 euro në zonat elitare dhe kullat që po lartësohen në qendër të Tiranës.

FMN, në deklaratën e fundit për Shqipërinë, i kushtoi për herë të parë vëmendje të veçantë këtij sektori dhe këshilloi që të tregohet kujdes për ndikimin që mund të ketë vrulli i ndërtimeve dhe zgjerimi i tregut të pasurive të paluajtshme në stabilitetin e sektorit financiar.

“Ne bëjmë thirrje për monitorim nga afër dhe menaxhim të rreziqeve të mundshme nga rritja e lartë e kreditimit në vitet e fundit, përfshirë huadhënien e rritur në monedhë të huaj”, tha FMN.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për dhënien e banesave është ngadalësuar në muajt e fundit pas shtrenjtimit të interesave, që po u afrohen nivelit prej 5%, ose 1.5 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.

Në tetor, kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme kishte vlerën e 2.95 miliardë lekëve, vlera më e ulët që prej janarit 2022 dhe 8.6% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Agjentët e pasurive të paluajtshme presin që të ketë më pak kërkesë për apartamente nga familjet e reja, si rrjedhojë e inflacionit, shtrenjtimit të interesave dhe nivelit të lartë që kanë arritur çmimet e apartamenteve.

Ndonëse ndërtuesit janë goditur nga rritja e kostove dhe oferta është e lartë, shpresa e tyre është se një Amnisti Fiskale do të mbajë kërkesën e lartë.

Ylli Sula, drejtuesi i indeksit “Keydata”, parashikon se në rast se nuk miratohet Amnistia Fiskale në vitin 2023, flluska e ndërtimit do të shfryhet dhe çmimet e pronave do të bien, pasi ajo pjesë e blerësve që paguajnë me cash do të tërhiqen”.

Stela Dhami, nga “Colliers International”, pohon se indikacionet e marra nga tregu, aktualisht të çojnë të mendosh për një flluskë të mundshme në periudhën afatmesme.

“Gjithsesi, nëse ekonomia shqiptare do të vazhdojë të ndikohet nga faktorë, të cilët nuk përllogariten në statistikat kombëtare, atëherë efekti flluskë mund të shtyhet deri në një tronditje ‘external shok’ që ekonomia mund të marrë nga faktorë të jashtëm, si pjesë e ekonomisë gri”.

Një faktor tepër ndikues, nëse do të ketë dhe kur do të ndodhë një flluskë e pasurive të paluajtshme, luan “thesi i parave të pista” dhe për këtë duket se janë dakord të gjithë. Por, askush nuk mund të thotë se sa është madhësia e tij dhe nëse ai do të zbrazet ndonjëherë. Nëse ai zbrazet, një gjë është e sigurt: Flluska do të ndodhë në çast!

Shtëpitë shiten, por nuk po mobilohen?!

Industritë e lidhura me ndërtimin janë më pak optimiste, në një tregues se shitja e apartamenteve nuk po ndodh si rrjedhojë e kërkesës reale, por më shumë si një vendosje e parave që janë fituar nga aktivitete informale (parkimi i parasë).

P.sh., importet e kapitullit “Mobilieritë, krevate, dyshekët, llambat dhe pajisjet e ndriçimit etj.” ranë në sasi me 5% për 11-mujorin 2022, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe prodhuesit e mobilieve raportojnë për rënie të kërkesës, pasi një pjesë e madhe e apartamenteve po mbahen bosh.

Eksportuesit, nën presionin e kostove dhe mungesës së fuqisë punëtore

Eksportet u rritën me shpejtësi në gjysmën e parë të vitit 2022, por u ngadalësuan ndjeshëm në pjesën e dytë të vitit, pasi sipërmarrjet u goditën nga rritja e kostove, sidomos shtrenjtimi i energjisë, që çoi në mbylljen e përkohshme të aktivitetit të disa prej eksportuesve të mëdhenj.

Për 11-mujorin 2022, shitjet jashtë vendit u rritën me 32% në raport me janar-nëntor 2021. Zgjerimi u udhëhoq nga të tre grupet kryesore “Tekstile dhe këpucë”, “Materiale ndërtimi, metale” dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji”.

“Tekstile dhe këpucë”, grupi më i madh i eksporteve në vend, me rreth 28% të totalit. Industria fason nuk është entuziaste për vitin 2023, për shkak se kriza ekonomike do të frenojë konsumin dhe porositë, kurse moti i ngrohtë këtë dimër ka krijuar stoqe në magazina, gjë që do të ndikojë në kërkesa më të pakta për dimrin e ardhshëm.

Sektori, krahas rritjes së kostove, po vuan mungesën e fuqisë punëtore, duke bërë që të mos arrijnë të përfitojë nga rritja e kërkesës nga Ukraina, pas zhvendosjes së prodhimit nga lufta.

Zhvlerësimi i euros ul të ardhurat dhe fitimet, pasi arkëtohen më pak në lekë. Gjergj Leqejza, i cili zotëron fabrikën e prodhimit tekstil “Madish” në Shkodër, thotë se kostot e prodhimit janë rritur njëzëri, duke filluar nga 25 deri mbi 100%.

“Materialet e ndërtimit dhe metalet”, grupi i dytë më i madh, me 22% të totalit, janë pesimistë.

“Në vijim priten rënie të bursave dhe tregjeve të metaleve, ndërkohë që çmimet e energjisë parashikohen të mbeten të larta, duke lënë shumë pak hapësira për industrinë vendase të përballojë kostot dhe të dalë në tregje”, thotë Arif Shkalla, drejtor ekonomik i “Kurum”, që është eksportuesi më i madh në vend dhe sipërmarrja e katërt për të ardhurat.

Kompania, e cila mbylli përkohësisht prodhimin në fabrikën e çelikut dhe petëzimit në vitin 2022, nga energjia e shtrenjtë, parashikon që në vitin 2023 të ketë rënie me të paktën 10-15%, si në volum, edhe në xhiro.

Parashikimet janë të zymta edhe për industrinë e materialeve të ndërtimit. “Në vitin 2023, kostot e larta të ndërtimit me çmimet e paqëndrueshme të lëndëve të para, energjisë elektrike, lëndëve djegëse etj., parashikohet që do të zvogëlojnë likuiditetin e tregut dhe do të ngadalësojnë investimet”, – pohojnë nga “Antea Cement”.

Nga rreth 15 fabrika në aktivitet, vetëm katër prej tyre, më të mëdha dhe më të konsoliduara në treg janë funksionale.

Grupi i tretë më i madh i eksporteve “minerale, lëndë djegëse dhe energji”, me 22% të totalit, luhatet mes optimizmit e pesimizmit. “Bankers Petroleum”, eksportuesi i dytë më i madh në vend, pas “Kurum”, pret ecuri konstante të aktivitetit për sa kohë që çmimet e naftës do të vijojnë të jenë të larta.

Më pesimist është sektori minerar. “Albchrome” ndërpreu aktivitetin në gjysmën e dytë të 2022, si rrjedhojë e energjisë së shtrenjtë dhe rënies së çmimit të mineraleve në bursa. Ndërsa ecuria e energjisë, si gjithnjë është e varur nga reshjet e shiut.

“Ushqimet, pijet dhe duhani”, që kontribuojnë në 10% të eksporteve, kanë shënuar rritje të qëndrueshme vit pas viti. Sektori është optimist për vitin 2023, për zgjerim me të paktën 10%.

Pozitivisht pritet të ndikojë rritja e sipërfaqeve të serrave, por edhe shtimi i prodhimit të disa pemëve frutore, sidomos e mandarinës klementinë që po bëhet një frutë interesante, e cila po kërkohet nga tregjet europiane, sipas Ruzhdi Konit, eksportues.

Pë bimët mjekësore, produkt që ka një peshë të rëndësishme në eksportet bujqësore, Kryetarit i Shoqatës, Filip Gjoka, thotë se kërkesa është rritur për shumë artikuj. P.sh., për dëllinjën e zezë, nga e cila prodhohet xhini, porositë janë shtuar me 30%.

Në të kundërt, operatorët e përpunimit të peshkut parashikojnë vijimin e kolapsit të sektorit në vitin 2023 për shkak të përfundimit të kuotave që në muajin gusht të vitit të kaluar.

“Makineritë, pajisjet e pjesët e këmbimit” ishin një ndër grupet me rritjen më të shpejtë vitet e fundit, pas hapjes së disa fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive.

Në Shqipëri janë aktive kompani si “Forschner Albania”, “Delmon Group Albania”, “PSZ Albania”, “Yura Corporation” dhe “SEWS Cabind Albania”, të cilat prodhojnë tela, kabllo, gomina apo pjesë të thjeshta për kompani ndërkombëtare si “Mercedez Benz”, KIA, “Hyundai”, “Peugot”, “Renault”, “Fiat Group”, apo të tjera si “Sumitomo Electric Industries”.

Përfaqësuesit e këtyre kompanive janë optimistë për vitin 2023, si pasojë edhe të zhvendosjes së prodhimit në fabrikat shqiptare nga ato që ndodheshin në zonën e konfliktit Rusi-Ukrainë./monitor

The post Thika me dy presa e ekonomisë në vitin 2023! A do të ketë shfryrje të ndërtimit?! appeared first on Albeu.com.