Ndërtesë pa leje Archives - Albeu.com

Drejtori i shtetit ndërton pa leje në mes të Tiranës, IMT premton zgjidhje për qytetarët
Ndërtimet pa leje në Tiranë janë kthyer në një fenomen që nuk ka të ndalur. Me një rast të tillë janë përballur edhe banorët e Bllokut 1 Maji, në kryeqytet.

‘Në datën 7 shkurt erdhën dhe u vendosën skelat në pallatin numër 10, pallatin ngjitur me mua. Këtu në bazë të lejes, që është varur ndërton Moisi Lazaj, por ne kemi dy muaj, këtë Moisiun nuk e njohim fare dhe këtu vjen Kujtim Llapi, me të cilin jemi përplasur gjithmonë për këto punime që po bëhen.’

Pra, sipas banorëve personi që fshihet pas këtyre punimeve është Kujtim Llapi. Një emër jo i panjohur në fakt, pasi ai mban postin e drejtorit rajonal Tiranë, pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Një drejtor që fshihet pas një personi tjetër, të quajtur Mojsi Lazaj.

Në lejen, që shtetasi Mojsi Lazaj ka siguruar, thuhet se punimet konsistojnë vetëm në riparime, por përtej kësaj ai ka prishur edhe çatinë, që është pronë e përbashkët, pa miratimin e askujt prej banorëve.

Të gjendur përballë kësaj situate, ata duket se e kanë humbur shpresën edhe nga IMT, e cila në procesverbalin e mbajtur në datën 27 mars konstaton kundërvajtje për këto punime, duke shtuar më pas se janë në vazhdim të procedurës duke ndjekur afatet kohore.

‘Kur erdhi IMT nuk ishte kjo gjendje e çatisë. Sapo ishin vendosur vetëm trarët, kurse këta vazhduan duke i mbuluar çatinë dhe ne u detyruam, njoftuam policinë. Kur erdhi policia i zbriti poshtë, shoqëroi dhe një makinë në komisariat, e cila ishte me materiale po për çatinë. Ne kërkojmë kthimin e çatisë në ato përmasa siç ishte të ulet, brezi i betonit, dhe të vendosen tjegullat aty ku ishin. Unë kam dritaren e tualetit, unë kur kam blerë shtëpinë nuk e kam patur ashtu. Diellzimi ka ikur komplet aty, sepse më ka ardhur mu në rrëzë të dritares.

Kurse banorët e tjerë kërkojnë t’u kthehet baxhaja kryesore e shkallës në vend.

Lidhur me këtë problem, drejtori juridik pranë IMT-së premtoi se deri në fund të muajit maj, ky ndërtim pa leje do të prishet dhe ndërtesa do të kthehet në gjendjen e mëparshme./Syritv

The post Drejtori i shtetit ndërton pa leje në mes të Tiranës, IMT premton zgjidhje për qytetarët appeared first on Albeu.com.