nderhyrje ne tru Archives - Albeu.com

Për herë të parë në botë, kryhet ndërhyrje në trurin e fetusit ndërsa ishte ende në mitër
Për herë të parë në histori është kryer operacioni i trurit në një fetus që ishte ende në mitër. Ndërhyrja e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të trajtuar një gjendje të rrallë të trurit të njohur si keqformimi aneurizmal i venës së Galenit.

Gazetat amerikane raportojnë se operacioni u zhvillua në javën e 34-të të shtatzënisë, nga një ekip mjekësh nga Brigham and Women’s Hospital dhe Boston Children’s Hospital.

“Dy sfidat e mëdha me të cilat përballen ata me deformim janë dëmtimi i trurit dhe dështimi i menjëhershëm i zemrës pas lindjes,” deklaroi për CNN Dr. Darren Orbach, radiolog në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit dhe ekspert në trajtimin e deformimit aneurizmal të njohur se vena e Galenit.

Sipas ekspertit trajtimi shpesh vjen shumë vonë dhe rreth gjysma e fëmijëve që mbijetojnë përjetojnë probleme të rënda neurologjike dhe njohëse.

“Pavarësisht përparimeve në trajtim, 50-60% e fëmijëve me këtë gjendje sëmuren menjëherë. Dhe mes tyre duket se ka një shkallë vdekshmërie prej 40%. Rreth gjysma e fëmijëve që mbijetojnë përjetojnë probleme të rënda neurologjike dhe njohëse”.

Kjo është shtatzania e katërt për çfitin amerikan Derek dhe Kenyatta Coleman, të cilët u njohën me problemin në javën e 30 të shtatzanisë dhe një muaj më pas u krye ndërhyrja.

“Më 15 mars, saktësisht një muaj pas ekografisë që evidentoi keqformimin, u bë operacioni. Fëmija tregoi menjëherë shenja përmirësimi. Foshnja lindi menjëherë më 17 mars, në 34 javë. E dëgjova të qante për herë të parë dhe nuk mund ta përshkruaj me fjalë se si u ndjeva në atë moment,” kujton nëna e foshnjës.

Tani, gati dy muaj pas lindjes, foshnja vazhdon të jetë mirë dhe e kalon pjesën më të madhe të kohës duke fjetur dhe duke ngrënë dhe nuk duket se ka nevojë për ndonjë ndërhyrje të mëtejshme”, përfundoi nëna.

The post Për herë të parë në botë, kryhet ndërhyrje në trurin e fetusit ndërsa ishte ende në mitër appeared first on Albeu.com.