ndarja e 20-vjeçares nga burri fut në sherr dy familjet në Durrës Archives - Albeu.com

Nga krushq në armiq, ndarja e 20-vjeçares nga burri fut në sherr dy familjet në Durrës
Dy familje në fshatin Arapaj të Durrësit janë konfliktuar dhunshëm me njëra-tjetrën.

Unifromat blu bëjnë me dije se familjet që janë konfliktuar janë krushq dhe se shkak i sherrit ka qenë ndarja e çiftit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi Gezim Demiri dhe vajza e tij, shtetasja H. D. kanë shkuar në banesën e shtetasit Korab Uka  në Arapaj, me qëllim prishjen e martesës së shtetasve H. D. dhe K. U.

Në banesë, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime fizike.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Korab dhe Nazmie Uka, si dhe shtetasi Gëzim Demiri.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Korab Uka, gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe 30 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për vajzën 20-vjeçe të Gëzim Demirit, e cila akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.”

Njoftimi policise

Durrës/Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit në një familje. Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe një karikator me 30 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Arapaj po ndodhte një konflikt mes dy familjeve, që mund të përshkallëzohej deri në përdorimin e armës së zjarrit, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. U., 33 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”;

N. U., 59 vjeçe, banues në fshatin Arapaj, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe podhimi i armëve, armëve shperthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna ne familje”;

G. D., 52 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. D., 20 vjeçe, banuese në fshatin Arapaj, Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. U., gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe 30 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi G. D. dhe vajza e tij, shtetasja H. D. kanë shkuar në banesën e shtetasit K. U., në Arapaj, me qëllim prishjen e martesës së shtetasve H. D. dhe K. U. Në banesë, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime fizike.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/

The post Nga krushq në armiq, ndarja e 20-vjeçares nga burri fut në sherr dy familjet  në Durrës appeared first on Albeu.com.