ndalon Archives - Albeu.com

Ligji i ri/ Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16-vjeç
Qeveria australiane, po përgatitet të zbatojë një nga masat më të rrepta në botë kundër përdorimit të mediave sociale nga të miturit.

Duke filluar nga 10 dhjetori 2025, fëmijëve nën moshën 16-vjeç do t’u ndalohet të hapin ose të kenë llogari në platforma të mëdha si “Facebook”, “Instagram”, “TikTok”, “Snapchat”, X dhe “YouTube”.

Kjo do të jetë hera e parë që një vend ndërmerr një ndalim të tillë, në shkallë kombëtare për këtë grupmoshë.

Ligji i ri detyron kompanitë e mediave sociale të marrin “masa të arsyeshme” për të verifikuar moshën e përdoruesve dhe për të parandaluar qasjen e fëmijëve nën 16-vjeç.

Nëse kompanitë nuk e respektojnë ligjin, ato mund të përballen me gjoba deri në 50 milionë dollarë australianë (rreth 28 milionë euro).

Qeveria australiane, ka nisur një fushatë informuese për të përgatitur prindërit dhe fëmijët para hyrjes në fuqi të rregullave të reja.

Ministrja australiane e Komunikimeve, Anika Wells, deklaroi se qëllimi kryesor është t’u rikthehet fëmijëve një fëmijëri më e shëndetshme dhe të sigurohen që të rinjtë të kenë kohë të zhvillojnë identitetin e tyre pa ndërhyrje nga platformat digjitale.

Ajo theksoi se; “duam që fëmijët të kenë fëmijëri” dhe “prindërit të kenë qetësi shpirtërore”.

Vendimi i Australisë po ndiqet me vëmendje nga vende të tjera që shqetësohen për ndikimin e mediave sociale tek fëmijët.

Ambasadorja e Danimarkës në Australi, Ingrid Dahl-Madsen, tha se vendi i saj po e vëzhgon me interes qasjen australiane dhe planifikon ta përdorë presidencën e saj aktuale në Këshillin e Bashkimit Evropian për të shtyrë përpara agjendën e mbrojtjes së fëmijëve në nivel evropian.

Danimarka ka propozuar kufirin e moshës 15-vjeç dhe po shqyrton përjashtime tatimore për prindërit që ndihmojnë fëmijët e tyre 13–14 vjeç të qëndrojnë larg mediave sociale.

Megjithatë, ligji australian nuk është pritur pa kundërshti. Mbi 140 akademikë australianë dhe ndërkombëtarë nënshkruan një letër të hapur kundër kufizimeve të moshës, duke i quajtur ato një “instrument shumë i dobët” për adresimin efektiv të rreziqeve të mediave sociale. Ata argumentojnë se një ndalim i tillë mund të ketë pasoja të padëshiruara, përfshirë izolimin social dhe kufizimin e qasjes në përmbajtje edukative.

Pavarësisht kritikave, ligji është miratuar me mbështetje të gjerë politike dhe publike, dhe platformat kanë pasur një vit në dispozicion për të zhvilluar mjete të përshtatshme për verifikimin e moshës, edhe pse aktualisht nuk ekziston një teknologji 100% e saktë për këtë qëllim.

Komisionerja e Sigurisë Elektronike të Australisë, Julie Inman Grant, e përshkroi këtë lëvizje si “një ngjarje monumentale” që do të ndikojë thellësisht tek të rinjtë.

Ajo theksoi nevojën për tranzicion të kujdesshëm dhe mbështetës, duke i ndihmuar fëmijët të arkivojnë kujtimet digjitale, të ruajnë kontaktin me miqtë dhe të kenë akses në ndihmë për shëndetin mendor nëse ndihen të izoluar.

Qeveria dhe agjencitë përkatëse kanë ofruar udhëzime praktike për prindërit, përfshirë mënyra alternative për të ndjekur përmbajtje online jashtë mediave sociale, në përpjekje për të minimizuar ndikimet negative të ndryshimeve të pritshme.

Në fund, kjo nismë e Australisë mund të shërbejë si një eksperiment global për mënyrën se si vendet mund të mbrojnë të rinjtë në një epokë digjitale gjithnjë e më dominuese dhe komplekse.

The post Ligji i ri/ Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16-vjeç appeared first on Albeu.com.

Norvegjia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16-vjeç
Qeveria norvegjeze, ka bërë të ditur se nga 1 janari do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën moshën 16-vjeç, duke përmendur shqetësimet në rritje për rreziqet shëndetësore të lidhura me konsumin e tepërt.

Ministri norvegjez i Shëndetësisë, Jan Christian Vestre, tha se vendimi ka për qëllim mbrojtjen e të rinjve.

“E dimë që konsumi i tepërt i pijeve energjike çon në shqetësim, probleme me gjumin dhe vështirësi në përqendrim. Mund të çojë gjithashtu në dëmtime të sistemit kardiovaskular dhe sistemit nervor qendror”, tha ai.

Qeveria e paraqiti propozimin për herë të parë në pranverë, duke e nxjerrë atë për konsultim. Drejtoria e Shëndetësisë mbështeti planin, ndërsa Shoqata Mjekësore Norvegjeze dhe Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik kërkuan një kufi moshe më të rreptë prej 18-vjeç.

Kreu i bordit profesional të Shoqatës Mjekësore, Stale Onsgard Sagabraten, tha se është zhgënjyese që “qeveria zgjedh të injorojë këshillat e qarta profesionale dhe zgjedh një kufi moshe prej 16-vjeç”.

“Ne prisnim një politikë më ambicioze të shëndetit publik, në përputhje me parimin paraprak”, tha ai.

Ministri Vestre e mbrojti këtë veprim, duke theksuar se qeveria bëri një “vlerësim gjithëpërfshirës”.

“Ka argumente për vendosjen e kufirit të moshës në 18-vjeç. Por ne besojmë se shumë 16-vjeçar janë mjaftueshëm të pjekur për të bërë zgjedhje të informuara dhe të mira. Kjo është arsyeja pse e kemi vendosur kufirin në 16-vjeç”, tha ai.

Vendimi ka tërhequr kritika edhe nga industria e pijeve. Erlend Vagnild Fuglum, drejtor i Shoqatës Norvegjeze të Birrave dhe Pijeve, tha se masa ishte e panevojshme.

“Ne pajtohemi me Autoritetin Norvegjez të Sigurisë Ushqimore, i cili beson se një kufizim moshe nuk është as i nevojshëm dhe as proporcional”, tha Fuglum.

Ai argumentoi se qeveria duhet të kishte pritur për të parë ndikimin e një ndalimi të ri për marketingun e ushqimeve dhe pijeve të pashëndetshme për fëmijët, i cili mbulon edhe pijet energjike.

The post Norvegjia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16-vjeç appeared first on Albeu.com.

DW: Republika Çeke ndalon propagandën komuniste, e barazon me nazizmin
Për armiqtë e betuar të komunizmit në Republikën Çeke, kjo shënon fundin e një rruge të gjatë: më shumë se 30 vjet pas “revolucionit të kadifenjtë” demokratik të nëntorit 1989, ata kërkuan që komunistët të barazoheshin me nacionalsocialistët (nazistët) dhe ideologji të ngjashme autoritare, dhe si pasojë të ndaloheshin.

Kështu ndodhi: në gjysmën e dytë të korrikut, Presidenti Petr Pavel nënshkroi një ndryshim në Kodin Penal që barazon qartë nacionalsocializmin dhe komunizmin në Republikën Çeke. Me nënshkrimin e Presidentit, procesi legjislativ përfundon. Ligji i ri do të hyjë në fuqi në 1 janar 2026.

Ndryshimi në ligj u iniciua nga lëvizja qytetare “Nëntori nuk ka mbaruar ende”. Udhëheqësi i saj është Martin Mejstrik, një drejtues studentësh nga epoka e Revolucionit të Kadifenjtë dhe më vonë senator.

Historianët e Institutit Çek për Studimin e Regjimeve Totalitare (USTR) gjithashtu iu bashkuan iniciativës.

Në pranverën e këtij viti, ai u miratua në Dhomën e Deputetëve dhe në Senat nga një grup deputetësh dhe politikanësh të koalicionit qeveritar proevropian të kryeministrit Petr Fiala.

“Kushdo që themelon, mbështet ose përhap një lëvizje nacionalsocialiste, komuniste ose lëvizje tjetër që ka si objektiv të provuar shtypjen e të drejtave dhe lirive të njeriut ose që përhap armiqësi racore, etnike, kombëtare, fetare ose klasore ose armiqësi ndaj një grupi tjetër njerëzish, do të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, shkruhet në tekstin e ri të Nenit 403 të Kodit Penal Çek.

Mbrojtja e sundimit demokratik të ligjit

“Qëllimi i projektligjit ishte të eliminonte dallimin dukshëm të padrejtë midis dy ideologjive totalitare kriminale të shekullit të 20-të”, deklaroi Kamil Nedvedicky, zëvendësdrejtor i parë i USTR, në fund të majit, pasi ligji u miratua nga Dhoma e Deputetëve.

“Të dyja – nacionalsocializmi dhe komunizmi – kanë një qëllim të provuar për të shtypur të drejtat dhe liritë themelore, dhe është logjike dhe e drejtë që ligji penal çek ta pasqyrojë qartë këtë”, shtoi Nedvedicky. “Kjo nuk ka të bëjë me ideologjinë, por me mbrojtjen e sundimit demokratik të ligjit”.

Në mënyrë paradoksale, Republika Çeke, me dhjetë milionë banorët e saj, është sot një nga vendet e pakta në Bashkimin Evropian ku një parti komuniste, Partia Komuniste e Bohemisë dhe Moravisë (KSCM), ka vepruar me sukses për më shumë se tre dekada.

Deri në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura pothuajse katër vjet më parë, KSCM jo vetëm që kishte deputetë në Parlament, por mbante edhe disa pozicione zëvendëspresidentësh në Asamblenë Kombëtare.

Babis: “Për mua, ata nuk janë komunistë”

Partia pasardhëse e Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste të Çekosllovakisë (KSC), e cila e sundoi vendin në mënyrë diktatoriale deri në vitin 1989, ende ka disa dhjetëra mijëra anëtarë dhe është futur si forca kryesore në koalicionin zgjedhor “Stacilo!” (Mjaft!) pas zgjedhjeve evropiane të vitit 2024, në Parlamentin Evropian. Aktualisht, shumica e sondazheve tregojnë se “Stacilo!” do të kalojë pragun prej 5% në zgjedhjet e planifikuara për tetor 2025.

Dhe ndoshta jo vetëm kaq. Favoriti në zgjedhjet parlamentare çeke në tetor, kryetari i lëvizjes populiste ANO, ish-kryeministri dhe oligarku Andrej Babis, nuk e ka përjashtuar formimin e një qeverie të re me Stacilo-n! “Për mua, ata nuk janë komunistë”, tha Babisi në një intervistë me faqen e lajmeve tn.cz.

Kandidatja kryesore e koalicionit zgjedhor është kryetarja e PK dhe eurodeputetja Katerina Konecna.

Përpjekje për të heshtur opozitën?

Në fakt, ligji i ri mund të çojë në ndalimin e vetë KSCM-së, siç ndodhi me Partinë e Punës Çeke, e cila u ndalua dhe u shpërbë në vitin 2010 për ideologjinë e saj të provuar nacionalsocialiste. Udhëheqësja e KSCM-së Katerina Konecna i tha DW se amendimi aktual i ligjit që u zbatua në atë kohë është një sulm politik nga koalicioni qeverisës kundër partisë së saj./DW

The post DW: Republika Çeke ndalon propagandën komuniste, e barazon me nazizmin appeared first on Albeu.com.

Ndërhyri në të dhënat e institucioneve shtetërore/ Policia identifikon “hacker”-in 15-vjeçar nga Vlora
Pavarësisht se harxhohen miliona euro, sërish mungon siguria e faqeve online të institucioneve shtetërore dhe email-et e zyrtarëve të lartë, dhe këtë gjë e tregojnë hakerimit e dhjetra rasteve.

Gjithsesi, rasti i fundit nuk bën fjalë për një hakerim nga një grup i mirëfilltë hakerash, por nga një 15-vjeçar nga Vlora.

Policia thotë se e ka goditur rastin pas një hetimi 1-mujor nga Krimi Kibernetik dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë të miturin, në kuadër të operacionit të koduuar “The Accountant”.

“Si rezultat i hetimeve, u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e një shtetasi të mitur 15 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore. Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar vjedhje të të dhënave apo dokumenteve konfidenciale nga këto sisteme”, – thuhet në njoftimin e bluve të qytetit bregdetar.

Autoritetet raportojnë se kanë sekuestruar disa pajisje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara teknike, konkretisht: 5 kompjuterë laptop, 6 aparate celularë dhe 1 dron.

Policia thotë se vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie.

The post Ndërhyri në të dhënat e institucioneve shtetërore/ Policia identifikon “hacker”-in 15-vjeçar nga Vlora appeared first on Albeu.com.

Tensionet në zyrën Ovale/ Shtëpia e Bardhë: Presidenti ndalon ndihmën ushtarake për Ukrainën
Shtëpia e Bardhë,  ka njoftuar se SHBA do të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

“Presidenti ka qenë i qartë se ai është i fokusuar në paqe. Ne kemi nevojë që edhe partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi. Ne po ndalojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për t’u siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Të gjitha pajisjet ushtarake amerikane që nuk janë aktualisht në Ukrainë, nuk do të lejohen të dërgohen në Ukrainë, duke përfshirë armët në tranzit dhe në depot në Poloni.

Ky lajm vjen pas takimit të tensionuar të javës së kaluar midis Donald Trump dhe presidentit ukrainas, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington.

Vizita duhej të kishte të bënte me përfundimin e luftës në Ukrainë dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje për mineralet.

Ajo që ndodhi në vend të kësaj ishte një “përleshje publike” në Zyrën Ovale që ccoi që presidenti ukrainas Zelensky të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Ndihma ushtarake amerikane ishte miratuar nga administrata e mëparshme e presidentit demokrat Joe Biden.

Sipas shifrave të Departamentit të Shtetit, SHBA ofroi “ndihmë ushtarake (me vlerë) 65.9 miliardë dollarë” për Ukrainën nga 24 shkurt 2022 deri më 20 janar 2025.

The post Tensionet në zyrën Ovale/ Shtëpia e Bardhë: Presidenti ndalon ndihmën ushtarake për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ ndalon ambasadorin shqiptar të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Donald Trump
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati, të shkojë të hënën në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të Presidentit Donald Trump.

Ministria jonë e Jashtme, e ka deklaruar këtë aktivitet pranë KQZ-së, sipas detyrimit që ka çdo institucion që nga 11 janari në 11 maj, në mënyrë që asnjë të mos i përdorë postet publike për avantazhe elektorale, informon Report TV.

Por KQZ e ka kategorizuar si të “ndaluar” këtë aktivitet të ambasadorit Bushati, sepse raportimi nuk është bërë përpara 5 ditëve siç e kërkon ligji, por vetëm 3 ditë para.

Ngelet për t`u parë nëse ambasadori shqiptar në SHBA do ta respektojë apo jo këtë urdhëresë të KQZ-së.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ ndalon ambasadorin shqiptar të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Donald Trump appeared first on Albeu.com.

Përjashtimi i deputetëve, Garda ndalon opozitën të futet në Komisionin e Sterilizimit
Këtë të mërkurë, në kryesinë e Kuvendit ka pasur tensione, pasi deputetët e opozitës nuk janë lejuar nga garda që të futen në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Komisioni Hetimor që po drejtohet nga Albana Vokshi, pa praninë e opozitës kishte filluar punimet.

“Me urdhër politik ndaloni deputetët ju”, tha Albana Vokshi, e cila u përplas me Plarent Ndrecën.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, ka arritur të futet në sallë dhe i ka fikur mikrofonin Plarent Ndrecës, që kishte nisur mbledhjen pa deputetët e opozitës.

“Kush je ti që…”, i drejtohet deputetja demokrate dhe më pas i fik mikrofonin Ndrecës.

The post Përjashtimi i deputetëve, Garda ndalon opozitën të futet në Komisionin e Sterilizimit appeared first on Albeu.com.

Ky është shteti i parë në SHBA që do e ndalojë me ligj përdorimin e Tik-Tok
Montana pritet të jetë shteti i parë amerikan që do të bllokojë plotësisht platformën e Tik-Tok. Ligjvënësit në Montana janë shumë pranë miratimit të një projekt-ligji për ndalimin e funksionimit të TikTok në shtet, një lëvizje që do të përballet me sfida ligjore, por gjithashtu do të shërbejë si një terren testimi për Amerikën pa TikTok që shumë ligjvënës kombëtarë kanë parashikuar.

Propozimi i Montanës, i cili ka mbështetje nga legjislatura e kontrolluar nga GOP e shtetit, është më gjithëpërfshirës sesa ndalimet e vendosura në pothuajse gjysmën e shteteve dhe në qeverinë federale të SHBA që ndalojnë TikTok në pajisjet qeveritare.

Dhoma e miratoi projektligjin 60-39 të enjten pas një leximi të dytë.  TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze të teknologjisë ByteDance, ka qenë nën një vëzhgim intensiv për shqetësimet se mund t’i dorëzojë të dhënat e përdoruesve qeverisë kineze ose të shtyjë propagandën dhe dezinformimin pro-Pekinit në platformë.

The post Ky është shteti i parë në SHBA që do e ndalojë me ligj përdorimin e Tik-Tok appeared first on Albeu.com.

NATO i ndalon stafit të shkarkojë TikTok-un
NATO ka ndaluar zyrtarisht stafin që të shkarkojnë aplikacionin e mediave sociale TikTok në pajisjet e tyre të ofruara nga NATO, duke përmendur shqetësimet e sigurisë, sipas dy zyrtarëve të NATO-s të njohur me këtë çështje.

Zyrtarët e NATO-s i dërguan një notë stafit të premten në mëngjes duke njoftuar ndalimin, thanë zyrtarët. Shënimi e bëri zyrtarisht ndalimin, por TikTok nuk ishte vërtet i përdorshëm në pajisjet e lëshuara nga NATO më parë, gjithsesi, thanë zyrtarët, për shkak të kufizimeve të brendshme të teknologjisë.

“Siguria kibernetike është një prioritet kryesor për NATO-n. NATO ka kërkesa të forta për përcaktimin e aplikacioneve për përdorim zyrtar të biznesit. TikTok nuk është i aksesueshëm në pajisjet e NATO-s”, tha një zyrtar i lartë i NATO-s për CNN.

NATO është organi më i fundit qeveritar që ndalon aplikacionin për shqetësimet se qeveria kineze mund të ketë akses në të dhënat e përdoruesve të TikTok përmes kompanisë së saj mëmë kineze, Bytedance. SHBA, Britania e Madhe, Norvegjia, Parlamenti Evropian dhe vende të tjera e kanë ndaluar tashmë aplikacionin nga pajisjet e lëshuara nga qeveria.

Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Cheë, u theksoi ligjvënësve amerikanë në fillim të këtij muaji se kompania është plotësisht e pavarur nga Pekini dhe tha se ai “nuk ka parë asnjë provë që qeveria kineze ka akses në ato të dhëna; asnjëherë nuk na kanë kërkuar, nuk e kemi dhënë”.

Ai shtoi se TikTok po zhvendos të dhënat e tij në SHBA, për t’u ruajtur në tokën amerikane nga kompania amerikane Oracle.”Pra, rreziku do të ishte i ngjashëm me çdo qeveri që shkon në një kompani amerikane, duke kërkuar të dhëna,” tha ai.

Megjithatë, qeveritë perëndimore mbeten skeptike.

TikTok duhet të “mbarojë në një mënyrë ose në një tjetër”, i tha Kongresit Sekretari i Shtetit Antony Blinken në fillim të këtij muaji në një seancë të veçantë, në të njëjtën ditë që Cheë po dëshmonte. “Është e qartë se ne, administrata dhe të tjerët jemi kapur nga sfida që ajo paraqet dhe po ndërmarrim veprime për ta trajtuar atë.”

The post NATO i ndalon stafit të shkarkojë TikTok-un appeared first on Albeu.com.

Gjermania do të ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të vitit
Gjermania ka thënë se do ta ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të vitit.

“Do ta përgjysmojmë naftën deri në verë dhe do të jemi në zero në fund të vitit, dhe më pas do të vijë gazi”, ka thënë ministrja gjermane e Jashtme, Annalena Baerbock, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Gjermania aktualisht blen 1/4 e vajit të saj dhe 40% të gazit nga Rusia dhe ka paralajmëruar se do të përballet me recesion nëse furnizimet ndalojnë papritur.

SHBA-ja tashmë ka ndaluar importet ruse të naftës, kurse Britania planifikon t’i largojë deri në fund të vitit.

Bashkimi Evropian ka thënë se do të kalojë në furnizime alternative dhe se do ta bëjë Evropën të pavarur nga energjia ruse “përpara vitit 2030”.

Gjermania ka ndaluar fillimin e një gazsjellësi të madh rus, Nord Stream 2, për shkak të fillimit të luftës nga Rusia në Ukrainë.

The post Gjermania do të ndalojë importin e naftës nga Rusia deri në fund të vitit appeared first on Albeu.com.