Ndalimi i studentëve nga policia maqedonase Archives - Albeu.com

Ndalimi i studentëve nga policia maqedonase/ Bardhi: Skandaloze që të rinjtë shqiptarë trajtohen si kriminelë
Me anë të një postimi në “Facebook”, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas ndalimit të 40 të rinjve nga policia maqedonase, të cilët u mbajtën për afro 9 orë.

Bardhi thekson se është skandaloze që studentë shqiptarë dhe shumë prej tyre vajza, të trajtohen si kriminelë vetëm sepse po udhëtonin për të mbështetur protestat në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Bardhi thekson s,e skandaloze është edhe heshtja e Tiranës zyrtare dhe e qeverisë.

Sipas tij, nuk pati asnjë reagim edhe pse, shteti shqiptar u vu në dijeni se policia e Maqedonisë së Veriut i ka lëvizur 40 të rinjtë shqiptarë nga kufiri me Shqipërinë, në Kumanovë, deri pranë kufirit me Serbinë.

Reagimi i Bardhit:

Dënoj me forcë ndalimin arbitrar dhe trajtimin çnjerëzor që policia e Maqedonisë së Veriut u bëri rreth 40 të rinjve shqiptarë, të cilët për afro 9 orë u mbajtën praktikisht peng në pikat kufitare, pa asnjë akuzë, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë të drejtë minimale njerëzore.

Është skandaloze që studentë shqiptarë, shumica 18-20 vjeç dhe shumë prej tyre vajza, të trajtohen si kriminelë vetëm sepse po udhëtonin për të mbështetur protestat në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata të rinjë meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje për guximin dhe sakrificën.

Por po aq skandaloze është heshtja e e Tiranës zyrtare. Asnjë reagim nga Qeveria Shqiptare. Asnjë reagim nga Ministria e Jashtme. Asnjë mbrojtje për qytetarët shqiptarë të poshtëruar dhe të keqtrajtuar në kufi. Asnjë reagim edhe pse, shteti shqiptar u vu në dijeni se policia e Maqedonisë së Veriut i ka lëvizur 40 të rinjtë shqiptarë nga kufiri me Shqipërinë, në Kumanovë, deri pranë kufirit me Serbinë, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë procedurë normale. Ky nuk është kontroll kufitar. Kjo është pengmarrje shtetërore.

Kur bëhet fjalë për propagandë boshe mbi “stabilitetin rajonal”, për rolin e “liderit global” që Edi Rama ka aq qejf t’ia përsërisin autokratët e Ballkanit apo për foto e samite para kamerave, Tirana zyrtare nuk lë vend pa u mburrur. Por kur policia e Maqedonisë së Veriut merr praktikisht peng të rinjtë shqiptarë, i ndalon për orë të tëra pa asnjë akuzë, i trajton si kriminelë vetëm pse mbështesin protestat për gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtar, Edi Rama dhe qeveria e tij zhduken.

Asnjë reagim. Asnjë dënim. Asnjë mbrojtje për qytetarët shqiptarë. Kjo nuk është diplomaci. Është kapitullim dhe braktisje e turpshme e qytetarëve shqiptarë.

The post Ndalimi i studentëve nga policia maqedonase/ Bardhi: Skandaloze që të rinjtë shqiptarë trajtohen si kriminelë appeared first on Albeu.com.