Ndalim Archives - Albeu.com

Dogana në Kullë ndalon pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak
<html><head></head><body>

Gjatë verifikimit të automjeteve që po hynin përmes pikëkalimit kufitar në Kullë, doganierët veçuan për kontroll një veturë me targa të huaja, e cila drejtohej nga një shtetas i Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, udhëtari u intervistua dhe u pyet nëse transportonte mallra ose mjete që kërkonin deklarim, por ai nuk deklaroi asgjë.

Dyshimet e ngritura gjatë kontrollit i shtynë zyrtarët doganorë ta inspektonin automjetin në mënyrë të hollësishme. Brenda tij u zbulua një dylbi e paraparë për përdorim me pushkë snajper, pa dokumentet ose autorizimet përkatëse.

Dogana e ka ndaluar mallin, ndërsa ndaj personit janë zbatuar masat përkatëse. Gjithashtu, është hapur procedurë kundërvajtëse, së bashku me procedura të tjera administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kodi Nr. 08/L-247 Doganor dhe i Akcizave përcakton se mallrat që futen në territorin doganor të Republikës së Kosovës janë subjekt i mbikëqyrjes dhe kontrolleve nga Dogana. Kur parashihet, ndaj tyre zbatohen edhe ndalesa e kufizime që lidhen, ndër të tjera, me sigurinë publike.

<cpa_done></cpa_done></body></html>

The post Dogana në Kullë ndalon pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak appeared first on Albeu.com.

Defekti teknik nxjerr përkohësisht jashtë pune Njësinë A3 të KEK-ut
<html><head></head><body>

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK-u) ka ndalur në mënyrë të kontrolluar Njësinë A3, pasi në të është konstatuar një defekt teknik.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ndalimi u krye në ora 22:17, si masë parandaluese për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të pajisjeve.

“Ndalimi është ndërmarrë si masë parandaluese, me qëllim të ruajtjes së gjendjes teknike të pajisjeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për ndërhyrjen dhe sanimin e defektit”, thuhet në njoftim.

Ekipet profesionale të KEK-ut kanë nisur punën për menaxhimin e situatës dhe rregullimin e defektit.

Njësia A3 do të rikthehet në operim pasi të përfundojnë ndërhyrjet e nevojshme dhe të verifikohen kushtet e sigurta për punë.

</body></html>

The post Defekti teknik nxjerr përkohësisht jashtë pune Njësinë A3 të KEK-ut appeared first on Albeu.com.

Koci njofton për ndalimin e një tjetër shtetasi të Kosovës në Serbi
<html><head></head><body>

Autoritetet serbe kanë ndaluar një tjetër qytetar të Kosovës teksa po kalonte kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, ka njoftuar avokati Arianit Koci.

Personi i ndaluar është Dukagjin Maxhuni nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979, sipas të dhënave të bëra publike nga Koci.

Maxhuni fillimisht është mbajtur për verifikim. Disa orë më vonë, familjarët janë informuar se ai ishte dërguar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdonin.

Koci ka deklaruar se ende nuk dihen rrethanat dhe mbështetja ligjore e këtij ndalimi. Ai ka shtuar se po kontrollon informacionet dhe po e ndjek rastin nga afër.

“Ndërkohë që politika jonë merret me fajësime e përplasje të pafundme, Serbia po vazhdon me arrestimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Koci.

Avokati u ka kërkuar institucioneve që të tregojnë kujdes ndaj qytetarëve të Kosovës, ndërsa ka bërë të ditur se opinioni do të informohet për çdo zhvillim të ri në këtë rast.

</body></html>

The post Koci njofton për ndalimin e një tjetër shtetasi të Kosovës në Serbi appeared first on Albeu.com.

Autoritetet serbe ndalojnë një shtetas të Kosovës, avokati Arianit Koci tregon hollësitë
<html><head></head><body>

Një tjetër shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe, bëri të ditur avokati Arianit Koci.

Bëhet fjalë për Mentor Mustafën, 44 vjeç, nga fshati Jasenovik i Komunës së Novobërdës. Ai u ndalua të shtunën në mbrëmje, rreth orës 22:30, në pikëkalimin kufitar mes Hungarisë dhe Serbisë, ndërsa po udhëtonte me autobus nga Stuttgarti për në Kosovë.

Fejzullah Mustafa, vëllai i tij, ka deklaruar se autoritetet serbe e kanë arsyetuar ndalimin me një letërnjoftim të dëmtuar.

Koci tha se informacionin për rastin e kishte marrë pas mesnate. Sipas tij, menjëherë pas njoftimit ka nisur përpjekjet për të sqaruar rrethanat e ndalimit dhe për t’i siguruar Mustafës ndihmën e nevojshme juridike. Avokati theksoi se do të përdorë të gjitha mundësitë dhe kompetencat e tij që çështja të zgjidhet sa më shpejt.

Postimi i plotë:

Një tjetër qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet e Serbisë.

INFORMATË PËR PUBLIKUN

Autoritetet kufitare serbe ndaluan mbrëmë, rreth orës 22:30, shtetasin e Republikës së Kosovës Mentor Mustafa, 44 vjeç, nga fshati Jasenovik i Komunës së Novobërdës. Ndalimi ndodhi në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.

Kur u ndalua, Mustafa po udhëtonte me autobus nga Stuttgarti në drejtim të Kosovës, i shoqëruar nga vëllai i tij, Fejzullah Mustafa.

Vëllai i tij, i cili ishte i pranishëm gjatë ndalimit, ka deklaruar se autoritetet serbe i kishin thënë se masa lidhej me një letërnjoftim të dëmtuar.

Për këtë ngjarje jam informuar pas mesnate.

Sapo mora njoftimin, nisa angazhimin për të hedhur dritë mbi rrethanat e ndalimit dhe për t’i ofruar ndihmën juridike që i nevojitet. Do të vijoj të ndërmarr çdo hap që është brenda kompetencave dhe mundësive të mia, me synimin që ky rast të marrë zgjidhje sa më shpejt.

Asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet ta ndiejë veten të braktisur kur has vështirësi jashtë vendit. Brenda mundësive të mia, do të qëndroj pranë qytetarëve tanë dhe do të punoj që ata të marrin ndihmën e nevojshme.

</body></html>

The post Autoritetet serbe ndalojnë një shtetas të Kosovës, avokati Arianit Koci tregon hollësitë appeared first on Albeu.com.

Dy qytetarë të Serbisë ndalohen në veri pas hyrjes së paligjshme në territorin kosovar
<html><head></head><body>

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me shtetësi serbe në dy ngjarje të veçanta në zonën veriore të vendit, pasi kishin hyrë pa leje përmes kufirit me Serbinë.

Njëri prej incidenteve u regjistrua rreth mesditës së të martës në pikën kufitare të Jarinjes.

Nga njoftimi i autoriteteve bëhet e ditur se i dyshuari, një mashkull nga Serbia, u kap teksa kalonte ilegalisht vijën kufitare. Pas përfundimit të intervistimit, prokurori urdhëroi lirimin e tij dhe çështja tani po ndiqet përmes kanaleve të zakonshme procedurale.

Rasti i dytë ndodhi po atë ditë, por në orët e mbrëmjes, në fshatin Koshuticë që i përket komunës së Leposaviqit. Edhe ky person, i identifikuar si shtetas kosovar, u lirua pas marrjes në pyetje dhe materialet e hetimit kaluan në procedurë të rregullt.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyja ngjarjet janë cilësuar si vepër penale e “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

</body></html>

The post Dy qytetarë të Serbisë ndalohen në veri pas hyrjes së paligjshme në territorin kosovar appeared first on Albeu.com.

SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht
Anijet luftarake amerikane kanë bllokuar në mënyrë efektive tregtinë iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).

“Një bllokadë e porteve iraniane është zbatuar plotësisht, ndërsa forcat amerikane ruajnë epërsinë detare në Lindjen e Mesme”, tha komandanti i CENTCOM-it, admirali Brad Cooper, në një deklaratë të martën në mbrëmje.

“Në më pak se 36 orë që nga zbatimi i bllokadës, forcat amerikane kanë ndaluar plotësisht tregtinë ekonomike që hyn dhe del nga Irani nëpërmjet detit”, shtoi Cooper.

Wall Street Journal (WSJ), duke cituar dy zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, raportoi më parë se më shumë se 20 anije tregtare, përfshirë anije cisternë, kishin kaluar nëpër ngushticë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas AFP-së, të paktën dy anije të sanksionuara nga SHBA-të lundruan nëpër Hormuz të hënën: transportuesi i kontejnerëve Kashan me flamur iranian dhe anije cisternë Elpis me flamur të Komoros.

WSJ raportoi gjithashtu se, SHBA-të kanë kapur tetë cisterna që nga fillimi i bllokadës të hënën në mëngjes.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi bllokadën e kësaj rruge ujore jetësore të dielën, pasi bisedimet e ndërmjetësuara nga Pakistani dështuan të prodhonin një marrëveshje paqeje me Iranin.

Trump më parë nuk kishte arritur të bindte anëtarët evropianë të NATO-s për të ndihmuar në sigurimin e Hormuzit, të cilin Irani e kishte mbyllur për “anijet armike” në përgjigje të fushatës së bombardimeve SHBA-Izrael të nisur më 28 shkurt.

Që atëherë, Irani ka kërkuar njohjen e “sovranitetit” të tij mbi rrugën ujore dhe të drejtën për të vendosur taksa.

Më 8 prill, SHBA-të dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor, duke rritur optimizmin për përfundimin e konfliktit, i cili ka ndërprerë tregtinë globale dhe ka rritur çmimet e energjisë.

Megjithatë, të dyja palët që atëherë kanë akuzuar njëra-tjetrën për paraqitjen e kushteve të papranueshme.

The post SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Lartë rrëzon Belinda Ballukun, ish-zv/kryeministres nuk i lejohet dalja jashtë shtetit
Gjykata e Lartë, nuk ka pranuar rekursin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për masën e caktuar ndaj saj “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Gjyqtari Ilir Panda, vendosi për të mos kthyer pasaportën e Ballukut, e cila është bllokuar prej 19 nëntorit me vendim të GJKKO.

Ballukut iu komunikua akuza akuza e shkeljes së barazisë në tenderë. Balluku është person nën hetim edhe për 7 lotet e Uanzës së Madhe dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.

The post Gjykata e Lartë rrëzon Belinda Ballukun, ish-zv/kryeministres nuk i lejohet dalja jashtë shtetit appeared first on Albeu.com.

Një tjetër shtet kërkon ndalimin e rrjetit TikTok
Edhe në Egjipt flitet që të mbyllet TikTok. Deputeti egjiptian Essam Diab, argumenton gjithashtu se rrjeti TikTok është kërcënim identitetin dhe etikën në shoqërinë egjiptiane.

Diab i kërkoi zyrtarisht kryeministrit Mostafa Madbouly dhe ministrit të informacionit e komunikimeve Amr Talaat të ndalojnë TikTok në vend, për shkelje të vlerave të shoqërisë e familjes, duke rihapur këtë debat në vendin arab me popullsinë më të madhe.

Në një shkrim Diab njoftonte se kishte dorëzuar kërkesat te Madbouly e Talaat, duke nxitur bllokimin e pakufizuar të programit, për përhapje të “të shthurjes e lakuriqësisë mes të rinjve të fëmijëve”.

Egjipti është aktualisht vendi me numrin e 11-të më të madh në botë të përdoruesve, teksa në aplikacion janë regjistruar 37 milionë prej tyre, sipas monitoruesve ‘We Are Social’.

Në një sondazh të vitit 2023 në vend, rrjeti TikTok ishte i treti më i përdorur pas platformave Facebook e Instagram. Parlamentari shpjegonte se TikTok duhet të ndalohet në Egjipt “deri në qartësimin e legalizimin e rregullave të ruajtjes së traditave dhe kulturës” nga qytetarët egjiptianë.

Diab shprehte gjithashtu shqetësime për sigurinë kombëtare si dhe fitimet e publikuesve të TikTok nga milionat e shikimeve në Egjipt. Qeveria egjiptiane ka vendosur rregulla të ashpra në përdorimin e rrjeteve sociale dhe shpesh femrat egjiptiane në rrjetin TikTok, janë ndaluar dhe akuzuar për “shkelje të vlerave familjare, sipas një ligji vendas për internetin të miratuar në 2018, për monitorimin e përmbajtjeve, shkruan rrjeti The newarab.

TikTok, i krijuar nga kompania kineze ByteDance në 2016, ka shkaktuar shqetësime sigurie në disa vende dhe është ndaluar në 19 prej tyre, pasi algoritmat që kontrollojnë shpërndarjen e përmbajtjeve janë me dy standarte, mes Kinës dhe vendeve të tjera, sipas ankesave. TikTok është ndalaur pjesërisht ose tërësisht në Indi, Iran, Korenë e Veriut, dhe i kufizuar në Britani, Francë, Kanada e Australi.

The post Një tjetër shtet kërkon ndalimin e rrjetit TikTok appeared first on Albeu.com.

Vendet ku Halloween është plotësisht i ndaluar
Arabia Saudite

Në Arabinë Saudite, Halloween nuk është thjesht i dekurajuar; është e ndaluar plotësisht. Qeveria e konsideron atë si “haram” ose të ndaluar sipas ligjit islam. Kushdo që kapet duke festuar mund të përballet me dënime të rënda, duke përfshirë gjoba dhe burgim.

Irani

Në mënyrë të ngjashme, në Iran, Halloween-i shihet si një pushtim kulturor perëndimor që bie ndesh me mësimet islame. Qeveria ka lëshuar paralajmërime kundër festimit të Halloween dhe shkollave u ndalohet të organizojnë çdo aktivitet të lidhur.

Malajzia

Në Malajzi, Halloween-i shpesh është i neveritshëm, veçanërisht në mesin e shumicës myslimane. Qeveria ka paralajmëruar kundër festimit të Halloween-it, duke deklaruar se kjo mund të çojë në “aktivitete devijuese”, të cilat nuk janë në përputhje me besimet islame.

Indonezia

Është interesante se Indonezia, e cila mban dallimin si vendi më i madh në botë me shumicë myslimane, ka një qasje të kujdesshme ndaj Halloween. Ndërsa qeveria nuk ka shkuar aq larg sa të ndalojë zyrtarisht festën, megjithatë ka shprehur shqetësime. Në mënyrë të veçantë, autoritetet shqetësohen se festimet e Halloween-it mund të përplasen me festimet kulturore dhe fetare.

Indi

Në Indi, Halloween nuk është zyrtarisht i ndaluar, por as nuk festohet gjerësisht. Vendi ka bollëkun e vet të festivaleve dhe Halloween shpesh shihet si një mospërputhje kulturore. Disa grupe konservatore kanë shprehur shqetësime se festimi i Halloween mund të zbehë traditat lokale.

Pakistani

Në Pakistan, Halloween përgjithësisht konsiderohet të jetë kundër parimeve islame. Ndërsa nuk ka asnjë ndalim zyrtar, shumë shkolla dhe institucione publike dekurajojnë pjesëmarrjen në aktivitetet e Halloween.

Mongolia

Në Mongoli, Halloween pati një moment të shkurtër pranimi. Megjithatë, qeveria, e kujdesshme ndaj dobësimit kulturor mes modernizimit të shpejtë, e ka ndaluar festën në shkolla. Ndalimi pasqyron një shqetësim më të gjerë për ndikimin perëndimor që ka lënë në hije traditat mongole.

Kinë

Në Kinë, Halloween është lënë në hije nga Festivali i Fantazmave të Urisë, një traditë e rrënjosur thellë ku nderohen shpirtrat stërgjyshorë. Qeveria kineze gjithashtu dekurajon festimet e Halloween si pjesë e politikës së saj për të promovuar festivalet tradicionale kineze.

Kosta Rika

31 Tetori i Kosta Rikës është një ditë për të festuar kulturën indigjene, veçanërisht përmes Ditës Kombëtare të Maskaradave. Kjo është një formë e ruajtjes kulturore dhe një qëndrim kundër kolonizimit të traditave të tyre nga festat e huaja si Halloween.

Brazili

Në mënyrë intriguese, Brazili veçohet me folklorin e tij të gjallë dhe traditat e rrënjosura thellë. Konkretisht, Dia das Bruxas shfaqet si një kundërvënie nacionaliste, duke sfiduar në mënyrë efektive narrativën amerikanocentrike të Halloween-it. Në vend që të përqafojë fantazmat dhe goblinat, kjo ditë unike i kushtohet festimit të miteve dhe legjendave lokale të Brazilit. Për shembull, festa paraqet dukshëm figurën mitike të Sacit, një gur themeli i folklorit brazilian.

Rusia

Në Rusi, Halloween është bërë një temë e debatit të nxehtë. Kisha Ortodokse dhe qeveria kanë shprehur shqetësimin se festa mund të çojë në përhapjen e praktikave okulte, duke paraqitur kështu një kërcënim për identitetin kulturor dhe fetar rus.

Portugalia

Në Portugali, Halloween është lënë në hije nga Dia de Todos los Santos më 1 nëntor. Kjo traditë përfshin familjet që vizitojnë varrezat për të pastruar varret e të dashurve të tyre, një ritual që është i rrënjosur thellë në kulturën portugeze.

The post Vendet ku Halloween është plotësisht i ndaluar appeared first on Albeu.com.

“Dëmton shëndetin mendor të fëmijëve”, mbi 12 shtete amerikane ngrejnë padi kundër TikTok
Më shumë se 12 shtete amerikane dhe Distrikti i Kolumbias ngritën padi kundër TikTok të martën, duke pretenduar se aplikacioni i njohur po dëmton shëndetin mendor të të rinjve.

Paditë rrjedhin nga një hetim kombëtar për TikTok, i cili u nis në mars 2022 nga një koalicion dypartiak i prokurorëve të përgjithshëm nga shumë shtete, me ankesa të paraqitura në gjykatat shtetërore.

Në zemër të çdo padie është algoritmi TikTok , i cili fuqizon atë që përdoruesit shohin në platformë duke mbushur faqen kryesore të aplikacionit me përmbajtje të përshtatur për interesat e njerëzve.

Paditë theksojnë gjithashtu veçoritë e dizajnit që ata thonë se i bëjnë fëmijët të varur nga platforma, të tilla si aftësia për të lëvizur pafund nëpër përmbajtje, njoftimet shtytëse që vijnë me “zhurmat” e integruara dhe filtrat e fytyrës që krijojnë pamje tërheqëse për përdoruesit.

Në dosjet e tij, District of Columbia e quajti algoritmin “nxitës dopamine” dhe tha se ishte krijuar për të qenë qëllimisht “varësues” në mënyrë që kompania të mund të bllokonte shumë përdorues të rinj në përdorim të tepruar dhe t’i mbante ata në aplikacionin e saj për orë të tëra.

TikTok e bën këtë pavarësisht se e di se këto sjellje do të çojnë në “dëmtime të thella psikologjike dhe fiziologjike”, të tilla si ankthi, depresioni, dismorfia e trupit dhe probleme të tjera afatgjata, thuhet në ankesë.

The post “Dëmton shëndetin mendor të fëmijëve”, mbi 12 shtete amerikane ngrejnë padi kundër TikTok appeared first on Albeu.com.