ndaj Erion Veliajt Archives - Albeu.com

Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt
Shtyhet sërish seanca paraprake ndaj Erion Veliajt dhe të tjerëve, shkak bojkoti i avokatëve. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 28 tetor ora 10:00.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet për përfshirje në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.

Edhe seanca e kaluar e parashikuar të mbahej më 10 tetor, u shty për shkak të avokatëve, të cilët gjendeshin në bojkot, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Në sallë mungoi edhe vetë Erion Veliaj.

The post Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja
Për herë të dytë është shtyrë seanca paraprake për ish kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se shkak është bërë mosparaqitje e avokatëve, pasi vazhdon ende bojkoti pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja.

Seanca e radhës u caktua më datë 21 tetor në orën 09:00, ku edhe do të vendoset nëse dosja ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë, do te kalojë apo jo për gjykim.

Të enjten e 2 tetorit Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të butë.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, ish kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Megjithëse Veliaj ka kërkuar që të lihet i lirë, sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit, ai së bashku me Xoxën, kanë tentuar të ‘helmojnë’ dhe prishin provat e çështjes, duke kërcënuar dëshmitarët dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Dosja e Veliajt

Prokuroria thotë se hetimet provuan marrjen e rryshfeteve nga Veliaj dhe Xoxa në 9 raste. “Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme nga subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë”, thuhet në njoftimin për shtyp. Veliaj dhe Xoxa i mohojnë akuzat.

Sipas SPAK, nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete “të cilat provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve”.

Prokuroria rendit në kërkesën për gjykim 13 akuza ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Tiranës: 9 raste të korrupsionit pasiv, si dhe akuzat për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, “fshehje pasurie” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Veliaj akuzohet gjithashtu, se gjatë qëndrimit në qeli ka shkelur disa herë ligjin dhe se ka konsumuar elementët e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë.

Edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion në të njëjtat raste ku përfshihet Veliaj, si dhe për pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim të aseteve.

Prokuroria ka evidentuar blerje online të kryera prej saj në një vlerë prej 86.7 milionë lekësh, si dhe përdorim të shumave të mëdha cash jashtë sistemit bankar për pagesa qirash, pagash dhe aktivitete private.

“Provat e grumbulluara dëshmojnë qartë për disponimin dhe qarkullimin e të hollave në cash, jashtë sistemit bankar, në shuma të konsiderueshme dhe në prerje të mëdha, nga e pandehura Ajola Xoxa, bashkëshortja e të zgjedhurit vendor, Erion Veliaj. Këto shuma, të cilat vijnë si rezultat i përfitimeve të parregullta të siguruara për shkak të funksionit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, janë përdorur për të ushqyer ndër të tjera edhe aktivitetet private tregtare të subjekteve që kontrollohen nga bashkëshortja e këtij të fundit”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Nën akuzë janë edhe biznesmenët apo bashkëpunëtorët e çiftit: Elman Abule, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu, Mirton Lika, Linda Kazani, Erald Simixhiu, Ina Goxhaj, Frosina Bollo, Valmir Xoxa, Adela Kondakçiu, Flutur Xhani dhe Fatjon Baci. Përveç tyre, ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

The post Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Hetimi ndaj Erion Veliajt/ Sali Berisha: Ajola Xoxa dhe “Harabeli” i saj, kanë marrë dhjetëra mijëra euro nga SHBA dhe BE
Në një deklaratë për mediat, kreu demokrat Sali Berisha, ka risjellë në vëmendje dhe njëherë hetimet për transaksionet me OJF-të e Ajola Xoxës.

Berisha u shpreh se Xoxa me OJF e saj “Harabeli”, ka marrë dhjetëra mijëra euro nga ambasada e SHBA dhe BE për aktivitete që nuk i ka organizuar fare.

Gjithashtu, kryedemokrati Berisha i ka bërë thirrje FBI, që të nisë një hetim për të gjitha abuzimet qeveritare që janë bërë në Shqipëri dhe shpërdorimi i parave të taksapaguesve.

“Velica me Harabelin e saj merr dhjetëra mijëra euro nga ambasada e SHBA dhe dhjetëra mijëra euro nga BE për ngjarje që nuk i bën fare.

Pra, ata të cilët i angazhojnë gratë e tyre për të vjedhur dhe shpërdoruar fondet, ata janë hajdutët më amoralë mbi tokë.

Ndaj dhe, duke dënuar censurën që po aplikohet në Shqipëri nga mediat e qeverisë, në një kohë kur Shqipëria nxin në mediat e SHBA dhe në deklaratat e zyrtarëve të lartë citohet e para, se ku kanë shkuar.Dhe nuk po ndalem këtu se e këtij sekti është edhe Milva. Po janë shumë.

Thirrje FBI të ndërmarrë hetim me përparësi në Shqipëri për të nxjerrë të gjitha shpërdorimet e mëdha në nivelin më të lartë qeveritar me paratë e taksapaguesve amerikanë.

Ftoj Ramën, që ka shkalluar dhe nga mëngjesi në darkë në një llogare të pakontrolluar flet përçart, t’u thotë shqiptarëve për akuzat ndërkombëtare që e nxijnë”, deklaroi Berisha.

The post Hetimi ndaj Erion Veliajt/ Sali Berisha: Ajola Xoxa dhe “Harabeli” i saj, kanë marrë dhjetëra mijëra euro nga SHBA dhe BE appeared first on Albeu.com.