ndaj babait Archives - Albeu.com

Denoncoi babanë për abuzim s*ksual, 15-vjeçarja mohon akuzën…
Ditën e sotme, gjykata ka lënë në burg  48-vjeçarin e akuzuar nga e bija për incest, kjo e fundit ka deklaruar se këtë akuzë e ka bërë në pamaturi e sipër dhe se nuk ka pasur abuzim.

15 vjeçarja nga Kavaja, denoncoi të atin Bledar Rako, se ka abuzuar s*ksualisht me të për disa vite ka tërhequr denoncimin.

Ajo ka pretendur në polici se e ka bërë këtë veprim se i ka gjetur disa biseda në telefon.

“Nuk është e vërtetë që babai ka abuzuar s*ksualisht me mua. Gënjeva pasi më gjeti disa biseda në telefon me një shok”, ka thënë ajo.

Avokati Ilia Ilia, në një prononcim për mediat, deklaroi:

“Hoqën dorë. Nuk kërkuan urdhër mbrojtjeje. Ka ndodhur në një moment që vajza ka pasur përplasje me të atin, pasi prej ditësh nuk e lejonte të komunikonte me telefon, pasi i kishte gjetur biseda të papërshtatshme me një shoqen e saj.

Kjo ishte e vërteta. Nuk ka abuzim. Kjo ka sjellë reagimin që ka arritur deri në atë veprim që të shpifë për babain e vet. Ka folur me të ëmën dhe pas bisedës, ka komunikuar me psikologen e shkollës. Nuk e lejoi gjyqtarja për të marrë pjesë në sallë. Unë them që u bë në mënyrë të njëanshme, që të mos administroheshin deklarimet si të nënës dhe të vajzës lidhur me të vërtetën e ngjarjes pasi deklarimet ishin marrë nga 4 oficerë të policisë gjyqësore. Njëri ka pyetur babain, tjetri nënën, psikologen.

Janë marrë pjesë që implikonin babanë dhe i shkonin për shtat akuzës, për të sanksionuar dhe kërkuar me cdo kusht arrestin ndaj prindërit. Në seancën e urdhërit të mbrojtjes, nënë e bijë e mohuan. E bija pohoi se ky veprim është mënyrë të pamatur nga ana e saj, në grindje. Duke qenë që në klasë të tretë ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale, ka qenë pak e përkëdhelur nga prindërit dhe kjo ka çuar në atë përshtatshmërinë e saj, në mënyrën e sjelljes, ka sjellë dhe si rrjedhojë arrogancën. I ati nuk e toleroi këtë sjellje dhe reagoi në këtë mënyrë. Pyetet vajza, nuk merr pjesë nëna në deklarime.

Merret juristja, psikologia dhe nëna jo. Kërkuam që seanca të shtyhet dhe të kryhet akti i administrimit mjeko-ligjor, pasi kur është realizuar akti që pardje, ka qenë prezente dhe e ëma dhe e bija dhe ka rezultuar se nuk ka qenë e defloruar. Nuk ka besueshmëri më kallëzimi. Trupi gjykues nuk e merr. Prokuroria thotë që s’ka mbërritur në prokurori. Thuhet që ka dijeni vëllai, nuk u pyet. Është e pyetur, e ka mohuar dhe nuk e marrin këtë provë. Absurditet. Babai është pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore dhe nuk është pyetur nga prokurori i çështjes”, deklaroi avokati.

Gjykata e Durrësit pak më herët, caktoi masën e sigurisë me burg për 48-vjeçarin nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

The post Denoncoi babanë për abuzim  s*ksual, 15-vjeçarja mohon akuzën… appeared first on Albeu.com.