ndaj 17-vjeçares Archives - Albeu.com

Dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Prokuroria jep masat e sigurisë për protagonistet e sherrit
Dhuna mes të miturave e bërë publike në rrjetet sociale, me kërkesë të Prokurorisë Fier, jepen masat e sigurisë ‘Arrest në burg’, ‘Arrest në shtëpi’ dhe ‘Shtrim në spitalin psikiatrik’

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe vendim të gjykatës, u caktuan masat e sigurimit personal ‘Arrest me burg’ për shtetasen L.L., ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen e mitur K.G., dhe ‘Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik’ për shtetasen e mitur në konflikt me ligjin M.R. të gjitha të dyshuara për kryerjen e veprës penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’ e parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të hetimeve, lidhur me procedimin penal nr. 1094, të vitit 2026, i cili ka në objekt hetimin e ngjarjes së dhunës së ushtruar ndaj një të miture, e bërë publike nëpërmjet rrjeteve sociale, deri në këto momente të hetimit, identifikimit të personave të përfshirë në ngjarje dhe veprimeve të kryera prej tyre, janë evidentuar fakte të cilat kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm për ekzistencën e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim. Faktet e evidentuara deri në këtë fazë të hetimit kanë diktuar nevojën për marrjen e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim.

Duke qenë se në këtë procedim janë të përfshirë persona të mitur, Prokuroria u bën thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe subjekteve mediatike që të shmangin publikimin, shpërndarjen dhe ripublikimin e pamjeve filmike apo të të dhënave që mund të çojnë në identifikimin e të miturve të përfshirë në këtë ngjarje, duke respektuar detyrimet ligjore për mbrojtjen e privatësisë, dinjitetit dhe të drejtave të tyre.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithahëm, Fier, do të vijojë të informojë opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm të procedimit penal, në masën që një informim i tillë nuk cenon sekretin hetimor, të drejtat e të miturve dhe garancitë procedurale të parashikuara nga ligji.

The post Dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Prokuroria jep masat e sigurisë për protagonistet e sherrit appeared first on Albeu.com.

“Eja me ne se kemi një surprizë”/ Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier, nëna tregon si e zbuloi ngjarjen: E zunë pritë pas kursit, vajza qante dhe dridhej…
Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shihen tre vajza duke ushtruar dhunë ndaj një adoleshenteje, ka shkaktuar reagim të madh në opinionin publik.

Nëna e 17-vjeçares së dhunuar, ka rrëfyer se si e mori vesh atë që kishte ndodhur, duke treguar me emocione edhe çastet e vështira kur e bija i tregoi gjithçka.

“Prej një muaji kam bërë denoncim, por nuk është zgjidhur asgjë. Prej një muaji nuk po fle nga frika dhe tmerri. Vajzën e çova në një kurs për parukeri. E prisja si çdo ditë, por më telefonuan dhe më thanë se vajza ishte sëmurë, kishte bërë serum, por nuk i kishte thënë askujt asgjë.

Burri më mori dhe më tha: ‘Goca ishte sëmurë.’ Thashë me vete, ndoshta ka kaluar diçka, si të gjitha vajzat e moshës së saj. U nisa ta merrja, sepse nuk doja të priste autobusin e orës 16:00. Ajo erdhi me vrap, e tmerruar. Në dorë mbante serum. I thashë: ‘Çfarë ke, moj të keqen mami, pse je vrarë? Kush të ka vrarë?’ Më tha: ‘Asgjë, thjesht bëra një serum dhe, ngaqë isha vetëm në spital, u çorra.’

“Po syrin pse e ke të nxirë, moj bijë”? – i thashë. “Po mjekrën pse e ke të nxirë”? i thashë. “Pse i ke flokët kështu”?– i thashë.

Sapo hymë në shtëpi, u përpoqa të merrja vesh diçka, por ajo nuk fliste.

Tha fillimisht se e kishin hapur nga rrjetet sociale. Më pas më tregoi: ‘Më dhunuan 3 goca.’“Pse moj bijë? Unë të çoj në kurs dhe të pres të kthehesh në shtëpi. Mos i ke ngacmuar ndonjëherë gocat”?- i thashë. “Jo moj mam, nuk kam asgjë me gocat. Thjesht më thanë: ‘Hajde me mua se kemi një surprizë’”.

Kanë qenë thjesht shoqe të njohura rastësisht. Me sa duket ishin parë një herë, ndoshta dy herë, nëse nuk gaboj. Ato i kishin dalë përpara pasi vajza kishte dalë nga kursi. Aty ajo u trondit. Ishte ora 6 e pasdites. I thashë: “Të ka ndodhur diçka. Mamin e ke pranë”. Atëherë filloi të qante dhe të dridhej. Më pas shkuam në polici, ku bëmë edhe denoncimin”, shprehet ajo.

The post “Eja me ne se kemi një surprizë”/ Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier, nëna tregon si e zbuloi ngjarjen: E zunë pritë pas kursit, vajza qante dhe dridhej… appeared first on Albeu.com.