ndahet Archives - Albeu.com

Skandali në koncertin e Coldplay: Kristin Cabot ndahet nga bashkëshorti pas “kiss cam” me Andy Byron
Ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë Astronomer, Kristin Cabot, ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj Andrew Cabot, vetëm pak javë pasi u filmua në “kiss cam” gjatë koncertit të Coldplay me ish-CEO-n e Astronomer, Andy Byron.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Kristin ka dorëzuar kërkesën për divorc në Portsmouth, New Hampshire, më 13 gusht.

Skandali shpërtheu pasi momenti i tyre u transmetua në ekranin gjigant gjatë koncertit, pasi Chris Martin paralajmëroi fansat se fytyrat e tyre mund të shfaqeshin aty.

Pamjet treguan Kristin dhe Byron, duke u përqafuar dhe më pas duke u larguar me shpejtësi sapo vunë re kamerat. Kjo ndezi menjëherë spekulime për një lidhje jashtëmartesore.

Ish-bashkëshortja e Andrew Cabot, Julia, i tha Daily Mail se ndarja nuk ishte surprizë. Ajo zbuloi se Andrew i kishte dërguar një mesazh menjëherë pas koncertit, duke i shkruar: “Jeta e saj nuk ka të bëjë me mua” dhe se ata tashmë ishin duke u ndarë.

Julia shtoi: “Ai thotë se kjo s’ka të bëjë me të, edhe pse ishin të martuar dhe jetonin bashkë. Por gjëja e vetme që i intereson Andrew është paraja. As Kristin, as Andrew nuk dukeshin të përshtatshëm për martesë”.

Pasuria dhe martesat e mëparshme

Dokumentet e pronës tregojnë se Kristin dhe Andrew kishin blerë së bashku një shtëpi me vlerë 2.2 milionë dollarë në Rye, New Hampshire, në muajin shkurt.

Ky është divorci i dytë për Kristin, e cila më herët ka qenë e martuar me Kenneth Thornby deri në vitin 2022. Për Andrew, CEO i Privateer Rum, kjo do të jetë martesa e tretë e dështuar.

Julia u shpreh gjithashtu se; skandali ishte një lloj “karme” dhe se Andrew, ka qenë më shumë i turpëruar sesa i prekur emocionalisht nga situata.

Nga ana tjetër, Kristin ishte parë pa unazën e martesës që në muajin korrik, duke shtuar thashethemet për probleme martesore përpara se të depozitonte kërkesën për divorc.

Ky divorc ka tërhequr shumë vëmendje mediatike, duke kombinuar intrigën e një skandali publik në një koncert ndërkombëtar me jetën private të një ish-ekzekutive të profilit të lartë dhe bashkëshortit të saj biznesmen.

The post Skandali në koncertin e Coldplay: Kristin Cabot ndahet nga bashkëshorti pas “kiss cam” me Andy Byron appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, Prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan
Mbrëmjen e djeshme, më 19 korrik 2025, në orën 22:00, u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan.

Një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë qytetin e Elbasanit që e njohu nga afër përkushtimin e tij të rrallë, shpirtin e butë dhe urtësinë që e karakterizonte në çdo hap të jetës.

Lindur dhe rritur në Elbasan, At Nikolla, i përkiste atij brezi të klerikëve që e jetuan thirrjen shpirtërore jo si titull, por si mision.

Për dekada me radhë, ai shërbeu me përkushtim dhe përulësi në Kishën “Shën Maria”, në lagjen Kala të Elbasanit, një nga institucionet më të vjetra të besimit ortodoks në vend.

E ktheu këtë kishë jo vetëm në një vend shërbese, por në një qendër të gjallë shpirtërore ku njerëzit gjenin paqe, fjalë të mençura dhe një dorë të hapur për ndihmë.

Gjithë jeta e tij ishte e lidhur me komunitetin në gëzime e në dhimbje, në festa e në periudha të vështira, At Nikolla ishte aty, i thjeshtë, i dashur dhe gjithmonë i gatshëm të dëgjonte, të këshillonte dhe të shërbente me ndershmëri. Me një etikë të lartë shpirtërore dhe morale, ai nuk e ndau asnjëherë fenë nga dashuria për njeriun.

Pritja për ngushëllime po bëhet në Kishën “Shën Maria”, aty ku ai kaloi gjithë jetën në shërbim të Zotit dhe të njerëzve.

Ndërkohë, ceremonia mortore do të mbahet sot, më 20 korrik, në orën 17:00, ku familjarë, miq, bashkëqytetarë dhe besimtarë do t’i japin lamtumirën e fundit një figure të shenjtë të qytetit.

Humbja e At Nikollës lë një boshllëk të madh, por kujtimi i tij do të jetojë gjatë, në historinë e kishës, në kujtesën e komunitetit dhe në çdo zemër që u prek nga fjala dhe shërbesa e tij.

U prehsh në paqe, At Nikolla. Qofsh i përjetshëm në kujtimet e atyre që të deshën dhe të nderuan. Drita dhe mëshira e Zotit qofshin mbi shpirtin tënd.

The post Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, Prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Erion Isai ndahet pas 12 vitesh martesë me bashkëshorten e tij, gjykata finalizon divorcin
Kryebashkiaku i Ersekës, njëkohësisht humoristi Erion Isai, i ka dhënë fund zyrtarisht martesës me bashkëshorten e tij.

Ndonëse fjalët qarkullonin prej kohësh se Isai jetonte i vetëm mes Tiranës dhe Ersekës së bashku me thashetheme të tjera, kjo asnjëherë nuk ishte pranuar prej tij.

Por tashmë duket se ndarja është zyrtarizuar nga Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti, ndërsa kërkesa për divorc ishte paraqitur një vit më parë.

Isai dhe Ajlin Petrela, ishin martuar në vitin 2011 dhe bashkë kanë edhe dy fëmijë.

Në vendimin e gjykatës, ndër të tjera thuhet se nuk ka më afeksion, jetojnë të ndarë dhe se martesa e tyre ka humbur kuptimin.

Disa vite më parë, Ajlin kishte folur hapur për rolin e saj në marrëdhënie gjatë një interviste në një emision mëngjesi, duke lënë të kuptohet për një disbalancë të gjatë në sakrifica.

“Kam sakrifikuar karrierën time për t’i dhënë hapësirë karrierës së Erionit”, kishte rrëfyer ajo.

“Ai ka sakrifikuar vetëm 2 muaj nga 12 vitet tona së bashku”.

Petrela, regjisore me profesion, e kishte cilësuar rritjen e dy vajzave si arritjen më të madhe personale, por kishte lënë të kuptohej se ishte koha të kthehej tek vetja dhe pasioni për artin.

Ndonëse ndarja ka ndodhur larg kamerave, nuk mund të thuhet se ka kaluar pa zë dhe për ata që dyshonin, mesa duket, nuk kishin gabuar.

The post Erion Isai ndahet pas 12 vitesh martesë me bashkëshorten e tij, gjykata finalizon divorcin appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ish-banorja e Big Brother VIP ndahet papritur nga partneri i saj
Viti 2025 ka nisur me lajme të papritura për Juliana Nurën, ish-finalisten e BBVK1, e cila duket se ka përjetuar një ndarje me Gerti Beqirajn, pas disa muajsh romance.

Dyshja, e cila ka ndarë imazhe të shumta së bashku në Zvicër dhe Kosovë, tani kanë hequr të gjitha fotografitë e përbashkëta dhe Gerti nuk e ndjek më Xhulin në rrjetet sociale.

Po ashtu, Xhuli nuk e ndjek më as faqen e parfumeve të Gertit. Nuk dihet ende nëse ndarja është përfundimtare apo nëse janë duke përjetuar një krizë të momentit.

The post FOTO/ Ish-banorja e Big Brother VIP ndahet papritur nga partneri i saj appeared first on Albeu.com.

Merr fund lidhja e shumëpërfolur e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn
Moderatorja e njohur Luana Vjollca, i është rikthyer muzikës. Ajo sapo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Lumi B të titulluar “Atë natë”.

Kënga i dedikohet ndarjes dhe historive të mbyllura e mesa duket, pas saj qëndron edhe diçka tepër personale.

Në të vërtetë, Luana ka ndarë para pak ditësh disa postime, ku e ka konfirmuar diçka të tillë. Më në fund, është zbuluar edhe se çfarë ka nënkuptuar me këtë.

Sipas burimeve ekskluzive për revistën “Who”, moderatorja i ka dhënë fund marrëdhënies me Krenar Çoçajn.

Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë.

Burimet nuk shpjegojnë cila ishte arsyeja që i dha fund lidhjes disavjeçare dhe pak gjasa ka që ta mësojmë nga vetë Luana, që ka qenë gjithnjë shumë hermetike lidhur me jetën private.

The post Merr fund lidhja e shumëpërfolur e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn appeared first on Albeu.com.

E trishtë, ndahet nga jeta shkrimtari Ismail Kadare
Mëngjesin e sotëm, 1 Korrik 2024, është ndarë nga jeta shkrimtari Ismail Kadare. Kolosi i letrave shqipe, mbylli sytë  përgjithmonë  këtë  të  hënë, mëson Albeu.com

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar disa herë për çmimin Nobel.

Ismail Kadare lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Kadare është akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.

Deri më sot, veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996, Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin «Man Booker International» më 2005, çmimin «Princ i Asturias» për Artet më 2009 dhe Çmimin «Jeruzalem» më 2015. Viteve të fundit ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Me emrin e tij lidhet ardhja në letërsi e “brezit të viteve 1960”, që solli një frymë emancipimi të përgjithshëm në kulturën kombëtare.

Vepra e parë e rëndësishme e Kadaresë është romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), që është një pikë kthese në prozën moderne shqiptare.

Në prozën e tij, Kadare e vështron të shkuarën jo vetëm si histori qëndrese heroike, por si histori mbijetese të identitetit shqiptar. Pasojnë romanet: “Prilli i thyer”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha”, “Muzgu i perëndive të stepës”, “Vit i mbrapshtë”, “Shkaba”, “Spiritus”, “Hija”, “Pasardhësi”, ku vihen përballë vlerat e jetës dhe çmimi i vdekjes. Romani “Kush e solli Doruntinën” (1979) u kujtoi bashkëvendësve ringjalljen, rilindjen, atë vlerë që gjendej në baladat e hershme të tyre dhe që mbante shenjën e humanizmit të Rilindjes Europiane.

Ndërkaq, “Kronikë në gur” (1971) është romani i dytë i Kadaresë që trajton temën e luftës antifashiste, e parë me sytë e një fëmije tregohet si një lojë, ku palët shfaqen si në një teatër. Ndërkaq, romani “Kështjella” është quajtur “roman historik”, por dhe “roman i heroit të papranishëm”.

Autori arrin të ngrejë në këtë roman kultin e bashkësisë në vend të kultit të heroit të përveçëm. Romanet e Kadaresë me temë nga historia, të shkuarën e kanë kryesisht si një shkas për të sotmen. Nocioni i kështjellës është i pranishëm edhe te “Prilli i thyer” (kulla e ngujimit); te “Krushqit janë të ngrirë”, te “Ndërtimi i piramidës së Keopsit”, te “Piramida”.

Në të kundërtën, nocioni i urës gjendet tek “Ura me tri harqe”, “Kush e solli Doruntinën”, “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”, “Kushëriri i engjëjve”.

Romani “Dimri i madh” (1977) është varianti i ripunuar i veprës “Dimri i vetmisë së madhe”, që u botua më 1973, në të cilin trajtohet tema e konfliktit me sovjetikët. Romani tjetër “Koncert në fund të dimrit”(1987), trajtoin temën e konfliktit me kinezët.

Romani “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1979) përfaqëson veprën më problematike dhe më mospajtuese të Kadaresë me realizmin socialist Thelbi i romanit është alegoria politike antitotalitariste, duke marrë shkas prej mënyrës së funksionimit të ish-Perandorisë Osmane.

Letërsia e Kadaresë pas vitit 1990, bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Ismail Kadare, është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare./Albeu.com

The post E trishtë, ndahet nga jeta shkrimtari Ismail Kadare appeared first on Albeu.com.

Dashamir Shehi ndahet nga Basha e Berisha: Opozitë e dobët, i ka humbur betejat
I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë lëvizja e Legalitetit për të dalë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të LZHK për parapërgatitjet zgjedhore, Shehi shprehu kritika të forta ndal koalicionit opozitar me PD dhe LSI-në të cilët sipas tij e kanë konsideruar si ndërmarrje për të hallet e veta.

“Kemi konsumuar 2 vjet e gjysmë një herë me gjet kush është i pari në këtë grup pastaj kush është I dyti, pastaj kush është miku I amerikanëve, kush është armiku i rusëve. Kemi dy vjet e gjysmë me këtë punë, se cfarë halli ka Shqipëria, kanë qytetarët, për këtë s’e kanë vrarë mendjen fare.”

Sipas Shehit, rrugëtimi një vjecar deri në zgjedhjet e ardhshme për opozitën do të jetë i vështirë.

“Përcarja, thashethemi, konsumimi, korruptimi deri diku, se të jemi realist, nuk është se kanë qenë të gjithë të pastër në kët gjë”.

Kreu i LZHK sqaroi edhe pse vendosi të ndahet nga aleatët e tij tradicionalë dhe se cfarë e dallon nga ata dhe si pikë të parë renditi detyrimin për një jetë normale parlamentare duke e konsideruar luftën e deritanishme të opozitës të humbur.

“Unë gjykoj që pjesëmarrja në jetën parlamentare, në jetën aktive parlamentare, është aksi I të qenit opozitar. Aq i kemi mbledhur njerëzit, I kemi lodhur, I kemi ftuar për të votuar, për cfarë, që të përfaqësohen pra në parlament”

Kritik ishte edhe për qëndrimin për reformën zgjedhore.

“Këto zotërinjtë duan ta fusin reformën në një negociatë mes grupeve partive,kryetari kësajt, kryetari asajt, muhabete bosh. Deri tani nuk kam dëgju një ide të qartë një ide të vendosur, a duan ta ndryshojnë sistemin apo jo, dhe kam frikë se nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë”.

Dallimin e tij dhe të LZHK me ish aleatët e bëri edhe për qëndrimin ndaj institucioneve te reja të drejtësisë.

“Ka qytete që s’kanë gjykatësa, kanë rrethe që s’kanë prokurori ky është halli që ka qytetari kur del vetëm me hallin e vet përpara. Nuk është halli kë do arrestojë SPAK nesër në mëngjes.”

Pikërisht për këto arsye Shehi tha se rrugëtimi drejt zgjedhjeve të 2025 do të jetë I ndarë nga partitë e tjera të opozitës. Në këshillin kombëtar shehi ritheksoi qëndrimin lidhur me reformën zgjehdore për të cilën tha se LZHK kërkon listat e hapura, votimin elektronik dhe votën e diasporës.

Ndërsa si projeksion të programit zgjedhor të LZHK renditi tre pika kryesore për zhvillimin e ekonomisë duke u ndalur tek industrializimi i vendit, investimet masive në bujqësi dhe sistemin e pensioneve. Me shpresën për të qenë fitues Dashamir Shehi tha se LZHK do të bëjë ndryshimin e Kushtetutës për sistemin politik, për balancat e pushtetit dhe reformën administrative.

The post Dashamir Shehi ndahet nga Basha e Berisha: Opozitë e dobët, i ka humbur betejat appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta regjisori rus i filmit “Gjirokastra”, Juri Arabov
Kineasti i famshëm rus Juri Arabov, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Regjisori i filmit “Gjirokastra”, Juri Arabov, ishte një personalitet botëror në fushën e kinematografisë, i nderuar me çmime ndërkombëtare si skenarist dhe ushtronte detyrën e shefit të katedrës së skenarit në Akademinë e Arteve të Moskës.

Ngjarjet e filmit artistik shqiptaro-rus, xhiruar në Gjirokastër në dhjetor 2019, mbështetur mbi motivet e veprës së Kadaresë, lidhen me fatin e trishtë dhe kalvarin dramatik që kaluan me dhjetëra familje shqiptaro-ruse, pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.

Ai është nderuar nga Bashkia e Gjirokastrës me çelësin e qytetit, në një ceremoni të veçantë që u mbajt në shtëpinë Kadare.

Filmi i parë i xhiruar në Gjirokastër është filmi “Skënderbeu”, bashkëprodhim ruso-shqiptar në muajin mars të vitit 1953 kur aktorët rusë, me në krye aktorin e njohur Akaki Horava u pritën dhe u përshëndetën nga banorët e qytetit.

The post Ndahet nga jeta regjisori rus i filmit “Gjirokastra”, Juri Arabov appeared first on Albeu.com.

Gaz Paja ndahet nga bashkëshortja? Partnerja e tij bën veprimin e papritur
Aktori i njohur i humorit dhe shumë i dashur për publikun, Gaz Paja, siҫ duket i ka dhënë martesës disa vjeçare me bashkëshorten e tij, Ira Seferi, me të cilën ka edhe një djalë.

Aktori është martuar me partneren e tij në Qershor të vitit 2019,  por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Aludimet për ndarjen e çiftit, nisën pasi postimet e aktorit me Iran muajt e fundit kanë qenë të pakta, ndërsa prej kohësh ata nuk janë shfaqur me njëri-tjetrin në publik.

Ajo që nxiti më shumë aludimet e publikut që çifti i kanë dhënë martesës, ishte pasi Gazi u shfaq i vetëm në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj, janë protagonistët kryesorë.

Aktori u shfaq vetëm, i shoqëruar nga disa miq, teksa u vu re mungesa e bashkëshortes së tij.

Nga ana tjetër, përveç postimeve të pakta së bashku, Ira nuk e ndjek aktorin as në rrjetet sociale, megjithëse akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes çiftit.

The post Gaz Paja ndahet nga bashkëshortja? Partnerja e tij bën veprimin e papritur appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta komediani i famshëm (EMRI-FOTO)
Komediani dhe imituesi Mike Yarwood ka vdekur në moshën 82-vjeçare. Ai u bë një emër i njohur në vitet 1960 dhe 1970, duke tërhequr audiencë të madhe televizive për imitimet e tij të politikanëve dhe figurave të tjera publike.

Shoë Mike Yarwood (1977) mban rekordin për audiencën më të madhe të ditës së Krishtlindjes prej 21.4 milionë shikuesish.

Ai i kaloi “vitet e tij të fundit” në shtëpinë e bamirësisë, Brinsëorth House në Twickenham, në jugperëndim të Londrës.

Suksesi i tij fillestar erdhi të dielën në mbrëmje në një nga televizionet e Londrës, në të cilin ai u shfaq për herë të parë në 1964.

Yarwood u spikat shpejt për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të imituar zërat dhe sjelljet e personaliteteve të panumërta dhe figurave publike.

Talenti i tij për imitim solli buzëqeshje në fytyrat e miliona njerëzve dhe aftësia e tij unike për të kapur thelbin e subjekteve të tij e bëri atë një ikonë në botën e komedisë.

The post Ndahet nga jeta komediani i famshëm (EMRI-FOTO) appeared first on Albeu.com.