Nazmije Markja Archives - Albeu.com

Krimi në Dibër, flasin të afërmit: Shkuam për ngushëllim, atje e morëm vesh që e kishte vrarë nusja
Një krim i rëndë tronditi zonën e Maqellarës mbrëmjen e shkuar, ku 44 vjeçarja Miranda Markja qëlloi disa herë për vdekje me thikë vjehrrën e saj 74 vjeçe, Nazmije Markja.

Banorët e zonë se kanë shkuar për ngushëllim që prej ditës së djeshme kur iu erdhi lajmi për vdekjen e 74-vjeçares, por nuk e kanë ditur arsyen e vërtetë. Ata shprehen se e kanë marrë vesh nga të afërmit dhe televizori. Për viktimën dhe familjen e saj fjalët janë vetëm të mira. Sa i përket problemeve të shëndetit mendor, për të cilat thuhet se vuante autorja, ata ngrenë supet.

“Nazmija shumë e mirë, e urtë, e sjellshme, ujin nuk e turbullonte. I kam fis të largët. Dy djemtë i ka në Itali nusja, një voc të vogël ka këtu, një gocë e ka martuar në Bulqizë, rri në Angli. Nusja, thonë që ka qenë pak me të meta. Bashkëshorti ishte në Maqellarë duke shitur me një tavolinë, kur e morën në telefon dhe ka ardhur e ka gjetur të vrarë nga ora 4 pasdite dje. Kanë njoftuar policinë, se kush nuk e di dhe erdhi policia”, tha një banor për mikrofonin e News 24.

“Shumë të mirë si familje, punëtorë, në punë të vet, në hall të vet. Se si u bë nuk e di. Njerëz shumë të urtë, të butë. Në televizor e dëgjova. Ne shkuam për ngushëllim, po nuk e dinim që e kishte vrarë. Morëm detyrat si komshi për të marrë pjesë në varrim. Nuk na thanë përse kishte vdekur. Sot e morëm vesh në televizor. Policia ka qenë mbrëmë sipas të dhënave. Nuk dimë gjë që kanë pasur konflikt. Ka katër fëmijë, një vajzë dhe tre djem”, shprehet një tjetër banor.

“Na njoftuan, sollën njeri këtu. Thanë ka vdekur filania. E dimë që ka qenë sëmurë, ka qenë e vjetër, jo shumë, por me astmë. Shkuam aty, takuam njerëzit e afërt të saj, kishin ardhur vëllezërit, ngushëlluam dhe dolëm. Jashtë ishte një polic. Nuk dinim gjë për krimin, absolutisht. Nuk na thanë, sot në mëngjes e kam marrë vesh. Më pyeti një shok në telefon, e kishte dëgjuar tek News24. Nuk dimë gjë që ka qenë e sëmurë nusja. Ne nuk e dimë”, deklaron një tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, teksa sipas hetimeve paraprake, nusja e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen për 6 orë.

The post Krimi në Dibër, flasin të afërmit: Shkuam për ngushëllim,  atje e morëm vesh që e kishte vrarë nusja appeared first on Albeu.com.