nazistet Archives - Albeu.com

Të gjithë banorët e këtij qyteti në kërkim të thesarit që fshehën nazistët
Gati 400 banorë të Omeren, një qytezë e vogël në juglindje të Holandës, kanë parë dhjetëra vizitorë të mbërrijnë javën e fundit, të pajisur me detektorë metali në kërkim të një thesari që daton që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Popullariteti i papritur i këtij vendi, i përjetuar me njëfarë bezdie nga banorët, u shkaktua nga publikimi në internet i një harte që daton qënga viti 1945.

Sipas dëshmive të një ushtari gjerman, disa arka municionesh ishin groposur në këtë zonë dhe ato përmbanin ar, diamante, monedha dhe xhevahire të ndryshme. Në hartë, vendi ku ishte varrosur thesari është shënuar me shenjën X. Harta u bë publike javën e kaluar nga Arkivi Kombëtar i Holandës.

Arkivi e kishte marrë në dorëzim 75 vjet më parë, por gjatë gjithë kësaj kohe donatori i sajkishte kërkuar që ajo të mbahej sekret për publikun. Në fakt, nuk është hera e parë që kërkohet një thesar. Në vitet menjëherë pas luftës, ka pasur disa ekspedita të tilla, të cilat nuk kanë arritur të gjejnë asgjë.

Megjithatë kjo nuk i ka penguar kërkuesit që të vazhdojnë kërkimet. Historia u tregua në vitin 1946 nga gjermani Helmur Sonder. Sipas tij në vitin 1944, së bashku me 3 ushtarë të tjerëkishte qenë në një degë të bankës Arnhem, rreth 40 kilometra larg qytezës, të goditur nga një sulm ajror i aleatëve.

Bombat kishin shkatërruar edhe një kasafortë, e cila përmbante ar dhe xhevahire, që sot llogaritet të kenë një vlerë prej 16 milionë eurosh. Të katërt morën aq thesare sa mundën, e fshehën në arka municionesh, të cilat më pas do t’i varrosnin në vitin 1945 kur avancimi i forcave aleate do të çlironte qytetin.

Arkat u varrosën nën një pemë plepi, siç tregohet në hartë, në një thellësi 70-80 centimetra. Kërkimet nisën menjëherë pas luftës. Ishte vetë Sonder ai që ua tregoi hartën autoriteteve lokale dhe mori pjesë personalisht në një gërmim në vitin 1947.

Por nuk u gjet asgjë as atëherë dhe as më vonë, dhe historianët vendas dyshojnë nëse thesari ekziston vërtet, duke qenë se askush në 80 vjet nuk e ka denoncuar ndonjëherë zhdukjen e asaj sasie të madhe ari, bizhuterish dhe gurësh të çmuar. Megjithatë, ka shumë raste të ngjashme:mbi të gjitha vepra arti, të pa pretenduara nga askush, që megjithatë janë zbuluar shumë vite më vonë.

Sonder ishte i bindur se të paktën një nga shokët e tij ishte rikthyer për të marrë thesarin përpara se autoritetet të kishin dijeni për të. Por ekziston edhe mundësia që gjermani të ketëshpikur gjithçka vetë, apo që menjëherë pas luftës nuk e mbante mend se ku ishte fshehur thesari.

Më vonë, dikush që mund të kishte qasje tek ai informacion, ndoshta nga Arkivi Kombëtar, mund ta ketë marrë atë. Kërkuesit e shumtë që kanë mbërritur së fundmi në fshatin holandezjanë të bindur se thesari ekziston dhe është ende aty, i fshehur diku.

Që nga ajo kohë peizazhi ka ndryshuar shumë, plepat janë zhdukur, dhe njohja e vendeve, pavarësisht detajeve që ofron harta, mund të jetë një gjë shumë e vështirë. Zona ishte afër vijës së frontit në fundin  Luftës së Dytë Botërore, ndaj gërmimi apo përdorimi i detektorëve metalikë mund të jetë i rrezikshëm:në zonë mund të ketë ende bomba të pashpërthyera.

Për më tepër, ligjet holandeze në lidhje me trashëgiminë artistike i ndalojnë gërmimet arkeologjike, përveçse nëse ato autorizohen zyrtarisht pas procedurave të gjata. Banorët ankohen se as rreziku i gjobave nuk duket se po i pengon kërkuesit nga veprimtaria e tyre,dhe se ditët e fundit është e zakonshme të hasësh kudo gropa të hapura dhe njerëz që enden natën me pishtarë dhe detektorë metali, madje edhe në oborret e shtëpive.

Thesaret e fshehura të nazistëve, kanë nxitur shumë histori, por edhe shumë kërkime nga periudha e pasluftës e deri më sot. Në shumë raste ato janë legjenda, edhe pse besohet se ushtria naziste ka vjedhur mijëra vepra arti në vendet e pushtuara, si nga muzeumet ashtu edhe nga koleksionet private, veçanërisht nga familjet hebreje.

Në vitin 2020 , ditari i supozuar i një oficeri gjerman, që u publikua pas 75 vitesh, vinte në dukje 11 vende të ndryshme në Poloni, ku nazistët dyshohet se fshehën veprat e artit dhe thesaret e vjedhura gjatë luftës. Edhe ai rast nxiti ​​shumë kërkime, kryesisht nga amatorë,

të cilat nuk sollën asnjë rezultat. Më pas ekspertët e studiuan më me vëmendje ditarin e supozuar, duke arritur në përfundimin se ai ishte i falsifikuar gjatë viteve 1980.  /il post/

The post Të gjithë banorët e këtij qyteti në kërkim të thesarit që fshehën nazistët appeared first on Albeu.com.

Çfarë është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit?
27 Janari është në mbarë botën Dita e Paralajmërimit dhe e Përkujtimit ndaj Viktimave të Holokaustit. Gjermania e aplikon ditën përkujtimore nga viti 1996, në Izrael dita qendrore përkujtimore është Yom HaShoa.

OKB: Paralajmërim nga urrejtja dhe racizmi

Në nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përmes Rezolutës 60/7 shpalli 27 Janarin Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit (International Holocaust Remembrance Day). Ajo deklaron, se “Holokausti, gjatë të cilit u vranë një e treta e popullit hebre si dhe një numër i madh pjesëtarësh të pakicave të tjera, në të gjitha kohërat duhet t’u shërbejë të gjithë njerëzve si paralajmërim nga rreziqet e urrejtjes, intolerancës, racizmit dhe paragjykimit”. Gjermania dhe vende të tjera e kishin aplikuar kohë më parë këtë ditë përkujtimore.

Përse 27 Janari?

Më 27 Januar 1945 forcat e armatosura sovjetike, Ushtria e Kuqe, çliruan Kampin nacoionalsocialist të Përqendrimit dhe Shfarrosjes Auzhvic-Birkenau. Ushtarët hasën pak të mbijetuar, rënojat e dhomave të gazit, kufoma dhe hirin e të vrarëve. Vetëm në Auzhvic janë vrarë rreth 1,1 milionë njerëz, shumica rreth 90 përqind e tyre ishin hebrej – e Auzhvici ishte vetëm një ndër kampet e shumta të përndjekjes dhe varsjeve masive në Europë nga Gjermania nacionalsocialiste.

Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore në Maj 1945 vdiqën mbi gjashtë milion hebrej, qindra mijëra sinti dhe romë, njerëz me aftësi të kufizuara, kundërshtarë politikë, njerëz, që përndiqeshin si homoseksualë, si kriminelë, dëshmitarë të Jehovait dhe shumë njerëz të tjerë, kundër të cilëve drejtohej terrori nacionalsocialist.

Në ditën e parë përkujtimore mbarëbotërore të Holokaustit më 27 Janar 2006 Sekretari i Përgjithshëm asokohe i OKB-së, Kofi Annan, theksoi: “Përkujtimi është edhe një sigurim për të ardhmen. Humnera që u arrit në kampet naziste të vrasjes, nisi me urrejtjen, paragjykimet dhe antisemitizmin. Përkujtimi i këtyre zanafillave mund të na ndërgjegjësojë që vazhdimisht t’i kemi parasysh këto shenja paralajmëruese.”

Parandalim i gjenocideve në të ardhmen

27 Janari është një mandat ndaj të gjitha vendeve anëtare të OKB-së, të kujtojnë burrat, gratë e fëmijët e përndjekur e të vrarë. Rezoluta 60/7 ndalon çdo formë të përgënjeshtrimit të Holokaustit. Ajo mbështet zhvillimin e programeve kualifikuese për përkujtimin e Holokaustit dhe do të kontribuojë për parandalimin e gjenocideve në të ardhmen.

Duke iu referuar Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut rezoluta dënon të gjitha format e “intolerancës fetare, kryengritjes, ngacmimit apo dhunës kundër personave ose bashkësive bazuar në prejardhjen e tyre etnike apo bindjen fetare” në të gjithë botën.

Përkujtimi në Izrael: Yom HaShoa

Në Izrael nuk është 27 Janari dita qendrore përkujtimore, por Yom HaShoa, që shumicën e rasteve është në prill. Dy minuta në mbarë vendin gjëmojnë sirenat: autobusët, makinat e gjithçka ndalon. Njerëzit heshtin, përkujtojnë viktimat. Koncepti që përdoret zakonisht në nivel ndërkombëtar Holokaust vjen nga greqishtja dhe do të thotë “tërësisht i djegur”. Në Izrael bëhet fjalë për Shoa, “katastrofë”.

Për herë të parë u përcaktua “Dita e Përkujtimit ndaj Shoa-së dhe heroizmit hebre” më 1951, ndërsa me ligj kjo ditë u rregullua më 1959. Kjo ditë bie në muajin Nisan të kalendarit hebre. Si orientim u mor kryengritja në geton e Varshavës në prill 1943. Sipas traditës hebreje dita përkujtimore fillon mbrëmjen përpara. Në ditët përkujtimore ndizen gjashtë pishtarë, që simbolizojnë gjashtë milionë viktimat hebreje. Të nesërmen pasojnë veprimtaritë përkujtimore në memorialin Yad Vashem.

Në Yom HaShoa gjithashtu tradicionalisht zhvillohet në Poloni një marshim përkujtimor midis kampit qendror Auzhvic dhe rreth një kilometër më tutje kampit të shfarrosjes Auzhvic-Birkenau, ku u vranë shumica e njerëzve. Në këtë “marshim të të gjallëve” (March of the Living) marrin pjesë mijëra hebrej të reja e të rinj. Gjatë kohës së pandemisë korona përkujtimi u zhvillua në mënyrë virtuale.

Dita përkujtimore e Holokaustit në GjermaniPas fundit të Luftës së Dytë Botërore me fitoren e aleatëve ndaj Gjermanisë së Hitlerit kaloi edhe një gjysmë shekulli: Në vitin 1996 ish-presidenti Roman Herzog shpalli 27 Janarin Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Nacionalsocializmit. Në godinat publike në Gjermani qysh atëherë në këtë ditë flamujt vendosen në gjysmë-shtizë. Shumë shkolla e trajtojnë këtë temë në orët e mësimit.

Që nga viti 1996 gjithashtu organizohet më 27 Janar ose një ditë afër saj një seancë përkujtimore në Bundestag për viktimat e nacionalsocializmit. Ndërsa në vitet e para kryesisht mbanin fjalime përkujtimore politikanë gjermanë, gjithnjë e më shumë në vitet pasuese gjatë kësaj seance mbajnë fjalime shumë të mbijetuar të Holokaustit dhe politikanë nga vende të tjera, të cilët tregojnë për përvojat e tyre si: nga Izraeli, SHBA, Polonia, Franca, Spanja, Holanda, Çekia, Hungaria, Rusia apo Britania e Madhe. Ata rrëfejnë përvoja emocionuese dhe tërheqin vëmendjen. “Kurrë më! Kurrë më!”, apeloi më 2022 presidenti i Parlamentit të Izraelit, Mickey Levy.

Më 2011 për herë të parë me Zoni Weisz mbajti fjalim në Bundestag një pjestar i pakicës sinti dhe rome, më 2017 për herë të parë folën dy të afërm të viktimave të së ashtuquajturës eutanazi – vrasja e planifikuar e njerëzve me sëmundje të rënda ose aftësi të kufizuara.

Në qendër të seancës përkujtimore sivjet më 27 Janar 2023 për herë të parë do të flasin njerëz, që janë përndjekur gjatë nacionalsoclializmit për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor. Rozette Kats nga Holanda do të flasë si e mbijetuar e Holokaustit, e cila angazhohet për pakicat e përndjekura seksuale./DW/

The post Çfarë është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit? appeared first on Albeu.com.

“Rusët vranë dy herë më shumë civilë se nazistët”
Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka deklaruar se qëllimi i Rusisë është të pushtojë sa më shumë territor të jetë e mundur, ndërsa sulmet ruse në lindje janë në rritje.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Mariupol është shprehur se forcat ruse kanë vrarë dy herë më shumë civilë se nazistët.

“Rusët kanë vrarë dy herë më shumë civilë në Mariupol sesa gjermanët nazistë”, ka thënë Vadim Bichenko.

Nga ana tjetër një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës tha se rusët kishin shtuar sulmet e tyre në Ukrainën lindore, duke shtuar forcat e tyre dhe duke shtuar se ata planifikonin të aneksonin sa më shumë territor që të ishte e mundur.

The post “Rusët vranë dy herë më shumë civilë se nazistët” appeared first on Albeu.com.

Putin: Gjoba kush krahason Bashkimin Sovjetik me nazistët
Putin ka paralajmëruar ditën e sotme se kushdo që do të krahasojë ish Bashkimin Sovjetik me Gjermaninë naziste do të gjobitet.

Është kjo urdhëresa që sapo ka nënshkruar presidenti rus Vladimir Putin, sipas la repubblica.

Njerëzit të cilët bëjnë krahasime të tilla do të gjobiten duke filluar nga 2 mijë rubla ose 15 ditë ditë arrest për personat fizikë deri në 50 mijë rubla për personat juridikë.

Do të gjobiten të gjithë ata që mohojnë rolin vendimtar të popullit sovjetik në humbjen e Gjermanisë naziste dhe misionin humanitar të Bashkimit Sovjetik në çlirimin e vendeve të Europës dhe personat që krahasojnë qëllimet, vendimet dhe veprimet e udhëheqjes, komandës dhe personelit ushtarak të BRSS-së me qëllimet, vendimet dhe veprimet e Gjermanisë naziste./albeu.com

The post Putin: Gjoba kush krahason Bashkimin Sovjetik me nazistët appeared first on Albeu.com.