nazarko Archives - Albeu.com

Menaxhimi i Butrintit, Margariti: Nuk do ndërtohen disko dhe kazino
Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka dhënë në emisionin “Log” më Abc Neës arsyet se pse mazhoranca rrëzoi dekretin e presidentit për marrëveshjen për menaxhimin e Butrintit.

Ajo tha se argumentet e Metës nuk kishin bazë ligjore dhe shtoi se pas konsultimeve u arrit në përfundimin se forma e zgejdhur për administrim është më e mira.

“E hodhëm poshtë (dekretin) sepse argumengat e sjella nga presidenti ishin pa bazë ligjore. Ka  një keqinterpretim të konventave, ku shprehet se shtetet anëtare mbrojnë interesin e trashëgimisë kulturore dhe nuk shprehen nëse fondacioni duhet të jetë shtetëror apo privat. Konventat dhe rekomandimet janë të repspektuara, forma e zgjedhur e menaxhimit nuk bie ndesh me konventat. Presidenti thotë që ligji që ai e ka miratuar në voton 2018 nuk është i mirë për të përcaktuar mënyrën e menaxhimit.

Kemi dalë në përfundimin se forma më e mirë për menaxhimin e Butrintit është me fondacion. Kemi pasur negociim shumë të gjatë për të arritur në këtë mënyrë të administrimit”, tha Margariti.

Ndërkohë, analisti Mentor Nazarko vuri në dukje se qeveria duhet të kishte bërë më shumë konsultime publike.

“Unë e kuptoj që presidenti për ta kthyer duhet të gjente argumente kushtetues dhe natyrisht duhet ta pranonte që argumentet e tij ishin të sforcuara. Ashtu siç ngjante i sforcuar edhe ai për këtë modelin e zgjedhur. Megjithatë ka diçka që rezonon për këtë rolin e presidentin në këtë temë me ndjeshmëri të lartë publike. Ka reznonancë mes tij dhe disa grupeve të shkencëtareve që mund të kenë interesa që të përfshiheshin në menaxhim. Shteti nuk ka fuqi ta menaxhojë. A mund të kishte më shumë dëgjesa publike? Kjo pjesë duket që ndoshta i çalon këtij procesi. A kishte mundësi që brenda këtyre strukturave të përfshiheshin disa figura të rëndësishme?” Për një site si ky që ka teza botërore, arkeologët, presidenti e përmendin edhe shqetësimin për mospërfshirjen e këtyre figurave të shquara gjë që mund të cenojnë identitetin kombëtar”, tha Nazarko.

Më tej, ministrja Margariti tha se ka pasur konsultime dhe shtoi se tema ka gjetur hapësira për t’u futur në debate politike.

“Është një çështje që prek një komunitet të gjerë. Është temë që gjen hapësira për t’u futur në debate politike sepse është një temë populiste. Pjesëmarrja ka qenë pjesë e konsultimeve.  Për mua ka qenë e rëndësishme që kemi pasur ndërpveprim të vazhdueshëm me institutin e arkeologjisë”, tha ministrja.

Margariti mohoi edhe se në Butrint do të ndërtohen kulla apo disko e kazino, duke iu përgjigjur arkeologut Apollon Baçe për deklaratat e tij në protestën e sotme para Kuvendit.

“Nuk ka asnjë disko në Butrint dhe nuk ka asnjë kazino në Butrint”, tha ajo. /abcnews.al

The post Menaxhimi i Butrintit, Margariti: Nuk do ndërtohen disko dhe kazino appeared first on Albeu.com.

Protesta për çmimet, Nazarko krahason Flor Binajn me komedianin që u bë president në Ukrainë
Nga rritja e çmimeve, protesta, dhe debatet në parlament mes opozitës dhe maxhorancës. Për të “skanuar” të gjitha këtu zhvillime në “Radarin Informativ” me gazetaren Jonida Shehu ishte i ftuar analisti Mentor Nazarko. Diskursin e Bashës ai e cilësoi të ndryshëm nga atë të Berishës, duke theksuar se ky i fundit do të përdorte emra dhe do cekte edhe familjarët e tyre.

“Fokusimi tek oligarkët, është term i përdorur nga opozita. Këtu Basha dallon nga Berisha sepse Berisha do vinte gishtin në emra dhe në familjarët e tyre”, u shpreh Nazarko.

Ai tha se debati në parlament po sfumon “Foltoren” e Berishës, megjithatë kritikoi diskursin e Bashës, cili ndryshon nga ai i vitit 2004 duke kaluar në fyerje për gratë në parlament. “Unë dua të besoj që kjo fazë e re e të bërit opozitë nga zoti Basha, nënkupton dhe cilësi të re të ideve, dhe ekspertizave që i ofrohet atij. Vura re me gjithë prirjen e Bashës për të ruajtur fokusin, vura re varfërinë te ligjërimi. Duke parë me simpati Bashën që në 2004, unë pres që ai ta “qethë”, këtë komunikim i cili fyen gratë. Kam parasysh Bashën e vitit 2004 që ishte i orientuar nga e ardhmja.

Foltorja me aktivizimin e parlamentit e humb rëndësinë e saj si element. Foltorja e ka energjizuar mendimin politik. Basha po mendon për gabimet e veta dhe ato që duhet të korrigjojë. Bashën e ka vendosur në pozita pune. Një makineri e fuqishme si Rama, nuk përballet. Duhet të kesh dy ekipe të mëdha. Basha nuk shquhet ose të paktën nuk e reflekton. Rama e ka arritur atë sukses edhe në pikturimin e rivalit të tij politik me ngjyrat e dembelit. Kjo është pikëpyetja më e madhe që nuk duhet të shqetësojë vetëm politikën”, u shpreh ai.

Në lidhje me rritjen e çmimeve, Nazarko deklaroi se qeveria nuk ka arritur të ndryshojë modelin ekonomik në këto 8 vite duke nënvizuar se ekonomia në vend është mbi 90% e privatizuar.

“8 vite janë mjaft që të ndryshosh kahun e anijes ekonomike. Kjo qeveri ka dështuar që të ndryshojë modelin ekonomik. Pse ikin qytetarët nga vendi? Sepse pagat janë të ulëta, dhe çmimet po rriten. Jemi një ekonomi e privatizuar mbi 90%, shteti është porositësi. Është paradoksale që një qeverisje e majtë të ketë krijuar një prirje që paraja të shkojë te një grusht njerëzish dhe të varfërohet pjesa më e madhe e popullsisë.

Kriza me të cilën ne po përballemi, mendohet se do të jetë e kufizuar në kohë në ndikimet e veta. Ka një natyrë globale që lidhet me faktin që industritë perëndimore kanë vendosur mekanizmat e saj në Kinë. Ndikimi i Rusisë gjithashtu. Ka dhe komponent të brendshëm që lidhet me faktin që ekonomia lidhet me një grup njerëzish dhe goditja e tyre do të dëmtonte bankat”, tha Nazarko.

Protestën, Nazarko e sheh me nota pozitive, duke portretizuar edhe një prej figurave kryesore të saj Flor Binaj si një kryeministër të denjë, teksa e paralelizoi me presidentin e sotëm të Ukrainës i cili dikur ishte komedian dhe imitonte presidentin e vendit.

“E pashë me simpati protestën e djeshme. Gati gati po mendoja për skenarin ukrainas. Protestat qytetare mund të ushtrojnë një ndikim më të madh. Kur u shfaqën deputetët e opozitës u dekurajova pak. Pashë një opinionist si Pano Soko që ka një emision që merret me problemet reale të vendit. Është shumë ndikues. Pashë Flor Binajn.

Pse thashë skenarin ukrainas. Sot Ukraina ka një president që ka qenë komedian. Ishte dikush që imitonte presidentin dhe u bë vetë president. Binaj imiton Ramën dhe nesër mund të bëhet nesër kryeministër. Vendi ka nevojë për lëvizje të tilla. Këto lëvizje diskreditojnë opozitën politike”, u shpreh ai. Për shembull protesta e studentëve shfaqi figura të reja. Arriti të gjente një emërues të përbashkët. Një figurë si Binaj mund të ndikojë nëse mbështet nga grupe. Unë shoh shkëndija”, deklaroi ai./Abcnews.al

The post Protesta për çmimet, Nazarko krahason Flor Binajn me komedianin që u bë president në Ukrainë appeared first on Albeu.com.