navalny Archives - Albeu.com

Navalnaya i bën thirrje botës të mos e njohë Putinin si lider legjitim
Yulia Navalnaya, e veja e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të refuzojë njohjen e presidentit Vladimir Putin si lider “legjitim” të shtetit, pas zgjedhjeve të fundjavës që “nuk kanë asnjë rëndësi”.

Duke folur për mbështetësit e saj, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, më 19 mars, Navalnaya ka bërë thirrje që të mos ketë dorëzim në të bërit opozitë ndaj Putinit, i cili lehtësisht i ka fituar më shumë se 87 për qind të votave në mungesë të rivalëve pasi ata janë burgosur, ose u është ndaluar gara.

“Rezultatet e këtyre zgjedhjeve nuk kanë asnjë kuptim. Putini dëshiron t’i tregojë botës se ka shumë mbështetje”, ka thënë Navalnaya.

“Këto zgjedhje janë kryer, por asgjë nuk është përfunduar. E kundërta, ne duhet të mbledhim forcën dhe të punojmë më fortë sesa më parë”, ka shtuar ajo.

Putin e ka shpallur fitoren për mandatin e pestë presidencial, pas zgjedhjeve të mbajtura më 15-17 mars, të cilat janë dënuar prej Perëndimit, duke u cilësuar si as të drejta, as të lira.

Presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur para popullit, pas mbylljes së kutive zgjedhore.

Besohet që përmes këtyre zgjedhjeve, Putin ka tentuar të fitojë përkrahje për luftën e nisur në Ukrainë dhe politikat e tij gjithnjë e më shtypëse.

Putin, 71-vjeçar, i cili ka udhëhequr në Rusi, qoftë si president, apo si kryeministër, prej vitit 2000 – pritet të tejkalojë udhëheqësinë 30-vjeçare të Josef Stalinit, nëse do ta përfundojë këtë mandat të ri.

Kështu, ai do të mund të bëhet lideri rus që ka shërbyer më së gjati në dy shekujt e fundit.

Vëzhguesve të pavarur u është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje, për herë të parë në historinë post-sovjetike të Rusisë, kanë thënë ekspertët.

Në video, Navalnaya i ka lavdëruar rusët që kanë marrë pjesë në protestën e 17 marsit, që është organizuar nga ndihmësit e Navalnyt në Rusi dhe vende tjera.

Ajo aktualisht është duke jetuar jashtë Rusisë, mirëpo është zotuar se do ta vazhdojë luftën e burrit të saj “për një Rusi të mrekullueshme në të ardhmen”.

Burri i saj, Aleksei, ka vdekur më 16 shkurt, në një prej burgjeve më famëkeqe të Rusisë, në rrethana të dyshimta.

Navalnaya dhe shumë qeveri perëndimore e fajësojnë Putinin për vdekjen e kritikut të Kremlinit.

The post Navalnaya i bën thirrje botës të mos e njohë Putinin si lider legjitim appeared first on Albeu.com.

“Dy javë para vdekjes” POLITICO zbulon planin e Navalnyt për ta dëmtuar Vladimir Putinin
Vetëm 15 ditë para vdekjes së tij, lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny nisi aksionin e fundit kundër presidentit Vladimir Putin.

Navalny i kaloi javët e fundit të jetës në një burg të rreptë në Rrethin Arktik, ku kushtet janë aq ekstreme sa janë të barasvlershme me torturën, shkruan politico.

Për më shumë se një dekadë, Navalny ka qenë kundërshtari më i shquar dhe kërcënimi më i madh politik i presidentit rus. Vetëm dy javë para vdekjes së tij, Navalny hartoi një plan të ri kundër Putinit.

Më 1 shkurt, llogaria e Navalnyt në platformën X publikoi një ftesë për rusët që janë kundër 71-vjeçarit për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të mbajtura këtë fundjavë.

“Më pëlqen ideja që votuesit anti-Putin të shkojnë së bashku në qendrat e votimit në mesditë. Në mesditë kundër Putinit”, tha Navalny.

Sipas politico, kjo lloj proteste do të ishte e ligjshme dhe relativisht e sigurt.

“Çfarë mund të bënin? A do ti mbyllnin qendrat e votimit në mesditë? A do të organizojnë mitingje në mbështetje të Putinit në orën 10 të mëngjesit? A do t’i regjistrojnë të gjithë ata që erdhën në mesditë dhe do t’i vendosin në listën e njerëzve jo të besueshëm”, pyeti Navalny.

Politico thekson se ka kohë që është e qartë se zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk janë as të drejta dhe as të lira. Putini është, në fakt, i vetmi kandidat dhe të gjithë kundërshtarët e tij politikë ose janë të vdekur, ose të burgosur, ose në mërgim, ose janë penguar të kandidojnë.

Por, thjesht duke u paraqitur në të njëjtën kohë, rusët mund të shprehin protestën e tyre dhe të denoncojnë si mashtrim procesin zgjedhor që Kremlini e nisi pas agresionit kundër Ukrainës.

Vdekja e Alexei Navalny në mesin e muajit të kaluar u dha një shtysë të re rusëve me mendje opozitare. Ndërsa autoritetet zyrtare shtetërore pretendojnë se Navalny vdiq për shkaqe natyrore, familja dhe mbështetësit e opozitarit të ndjerë janë të bindur se Kremlini e ka vrarë. Mijëra rusë dolën në një ditë të ftohtë për të marrë pjesë në funeralin e Navalnyy dhe për të bërë nderimet e tyre.

Gruaja e Alexey Navalny, Yulia u kujtoi bashkatdhetarëve të saj fushatën elektorale të krijuar nga bashkëshorti i saj i ndjerë.

“Alexei i ftoi njerëzit të marrin pjesë në këtë protestë dhe kjo është arsyeja pse ajo është e një rëndësie ekstreme për mua personalisht”, tha Navalnya në një video në të cilën ajo u bëri thirrje rusëve t’i bashkohen protestës “për Navalny”.

Ndryshe, Navalny prehet në varrezat e Borisovo të Moskës, por mbetet kundërshtari më i fuqishëm i Putinit.

The post “Dy javë para vdekjes” POLITICO zbulon planin e Navalnyt për ta dëmtuar Vladimir Putinin appeared first on Albeu.com.

Ekspertja e OKB-së: Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt
Autoritetet ruse thonë se Navalny, kritiku më i shquar i presidentit rus Vladimir Putin, vdiq më 16 shkurt në një burg në Arktik, për shkaqe natyrore.

Por raportuesja e parë speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Rusi, Mariana Katzarova, tha të hënën se vdekja e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, është përgjegjësi e Moskës pasi ai, ose u vra në burg, ose vdiq nga kushtet e paraburgimit që përbënin torturë.

Navalny ka qenë duke vuajtur një dënim me burgim prej 19 vjetësh për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.

“Pra, qeveria ruse është përgjegjëse, në një mënyrë apo tjetër, për vdekjen e tij”, tha Mariana Katzarova për Reuters, në margjinat e një ngjarjeje në Kombet e Bashkuara në Gjenevë për të burgosurit politikë rusë.

Ajo përmendi periudha të gjata të izolimit për të cilat tha se arrinin në rreth 300 ditë, të cilat mund të kishin shkaktuar “një vdekje të ngadaltë gjatë disa viteve”.

Kush janë të burgosurit e tjerë rusë që mund të kenë fatin sikurse të Navalnyt?

Katzarova, e cila u emërua vitin e kaluar dhe nuk i është dhënë ende qasje në vend, tha gjithashtu se të burgosurit e tjerë në Rusi mund të kenë të njëjtin fat si Navalny.

Ajo u shpreh “shumë e shqetësuar” për politikanin opozitar Vladimir Kara-Murza.

“Që nga vdekja e Alexei Navalny, nuk ka kaluar asnjë ditë pa pyetur veten, kush është Navalni i ardhshëm”, tha ajo.

“Dhe do të ketë një Navalny tjetër, me siguri, me këtë nivel represioni”, shtoi ajo.

Katzarova, një ish-hetuese bullgare për Amnesty International, është një nga dhjetëra ekspertët e pavarur të të drejtave të njeriut të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të raportuar mbi tema apo kriza specifike, megjithëse e vetmja që raporton për një nga pesë shtetet anëtare të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Moska kundërshton kritikat për të drejtat e saj të brendshme.

Në fjalimin e saj në takimin e OKB-së më herët, ku foli edhe gazetari rus – fitues i çmimit Nobel – Dmitry Muratov, Katzarova bëri thirrje për më shumë presion ndaj Moskës për të liruar të burgosurit politikë dhe për të hetuar vdekjen e Navalnyt.

“Ne nuk mund të lejojmë që thjesht të fyehemi nga situata e të drejtave të njeriut në Rusi”, tha ajo në dhomën e mbushur plot me diplomatë.

“Ju takon të ndërmerrni hapa, hapa realë për mbrojtjen e këtyre të burgosurve politikë”, shtoi ajo.

The post Ekspertja e OKB-së: Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt appeared first on Albeu.com.

Avokatja zbulon bisedën me Navalny-n disa muaj para vdekjes: Nuk dua të jem paranojak, por mendoj se ata po përpiqen të më helmojnë
Avokatja e Navalny, Olga Mikhailova ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny. Mësohet se Navalny para se të ndërronte jetë i kishte rrëfyer asaj se po tentonin ta helmonin. Avokatja tha se kur ajo e vizitoi atë në prill të vitit 2023 i kishte thënë se po përpiqeshin ta helmonin.

“Dëgjo, nuk dua të jem paranojak, por mendoj se ata po përpiqen të më helmojnë,” i ka thënë Navalny avokates.

Avokatja tha se menjëherë pasi ai i tha këto dyshime ajo e postoi akuzën në “X” dhe bëri disa ankesa zyrtare. Mikhailova tha se ajo dhe pjesa tjetër e ekipit ligjor të Navalny ishin të shqetësuar për shëndetin e tij në paraburgim.

Ajo theksoi se hera e parë që e pa siç duhet atë ballë për ballë pas burgosjes së tij ishte në seancat gjyqësore në vitin 2023 dhe se ishte “tmerruar” nga pamja e tij. Ajo pohoi se gjatë qëndrimit në burg, Navalny nuk ushqehej siç duhet, nuk u lejua të flinte. Për shkak të kushteve të jetesës shëndeti i Navalny u përkeqësua dhe në një moment ai hyri në grevë urie për ankesat se nuk po i jepej trajtim mjekësor.

Kur Shërbimi Federal i Burgjeve të Rusisë njoftoi vdekjen e Navalny u tha se ai u ndje mirë pasi bëri një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen. Më vonë u pretendua se ai vdiq për shkaqe natyrale. Udhëheqësit perëndimorë, përfshirë presidentin Joe Biden, kanë akuzuar Vladimir Putinin se qëndron pas vdekjes së Navalny.

The post Avokatja zbulon bisedën me Navalny-n disa muaj para vdekjes: Nuk dua të jem paranojak, por mendoj se ata po përpiqen të më helmojnë appeared first on Albeu.com.

Dalin pamjet nga funerali i Navalny, policia patrullon me armë rreth kishës (VIDEO)
Varrimi i Alexei Navalny, po zhvillohet në kishën e Ikonës së Nënës së Zotit në lagjen Mariyno të Moskës, dy javë pas vdekjes së tij të papritur në moshën 47-vjeçare, në një koloni burgu në Arktik.

Mijëra qytetarë rusë u rreshtuan në rrugën e trupit të liderit të opozitës ruse dhe jashtë kishës, duke i dhënë lamtumirën Navalny me lot në sy, duke hedhur lule dhe duke brohoritur në mënyrë ritmike emrin e tij.

Forcat e policisë kanë ngritur barrikada metalike rreth kishës dhe po patrullojnë me armë.

Të gjitha mediat ndërkombëtare kishin hapur një transmetim të drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes, por ai u ndërpre.

Kira Jarmis, një zëdhënëse e familjes Navalny, tha më herët se rreth 400,000 njerëz ishin rreshtuar në rrugët përgjatë rrugës për në kishë.

Navalny do të varroset në varrezat e Borisovskoye, e cila ndodhet në bregun tjetër të lumit Moskhova, në jug.

E gjithë rruga mes kishës dhe varrezave është bllokuar me barrikada nga policia.

Qindra oficerë policie janë vendosur në çati pasi autoritetet ruse kanë frikë se funerali mund të shndërrohet në një demonstratë të madhe antiqeveritare.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një telekonferencë me gazetarët paralajmëroi rusët që të mos marrin pjesë në “mbledhje të paautorizuara” dhe se ata që marrin pjesë në to “do të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit në fuqi”.

Aleatët e Navalny, kanë thënë se ceremonia do të jetë e hapur për publikun, pavarësisht presionit nga autoritetet për një funeral privat.

Më herët bashkëpunëtorët e tij, kishin deklaruar se nuk mund të gjejnë makina për të çuar trupin në kishë.

La foule scande #Navalny  pour accompagner son cercueil. Qu'il repose en paix. pic.twitter.com/G7DDK1tZtE

— ODESSA (@LouiseOdessa) March 1, 2024

The post Dalin pamjet nga funerali i Navalny, policia patrullon me armë rreth kishës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nesër varroset Navalny por nuk ka makinë për trupin, agjencitë funerale janë kërcënuar
Edhe pse nuk kanë mbetur shumë orë deri në funeralin e Alexei Navalny, ekipi i tij ka thënë se ata vazhdojnë të përballen me vështirësi në organizimin e ceremonisë së lamtumirës.

Zëdhënësja e tij Kira Yarmysh tha se ata nuk kishin mundur të gjenin një makinë funerali për ta çuar trupin në kishë.

“Njerëz të panjohur po telefonojnë agjenci funerale dhe i kërcënojnë që mos pranojnë të marrin trupin e Alexeit,” tha zonja Yarmysh.

Varrimi është planifikuar të bëhet të premten në Maryino, në periferi të Moskës.

Shërbimi i varrimit do të transmetohet gjithashtu në internet në kanalin e Navalny në YouTube.

Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik.

Është e paqartë se sa njerëz do të marrin pjesë në funeralin në Moskë të premten.

Fëmijët e Navalny, Daria, 23 vjeç dhe Zakhar, 15 vjeç, jetojnë jashtë vendit.

E veja e tij, Yulia, aktualisht mendohet se nuk jeton në Rusi, por mund të rrezikohet të arrestohet nëse kthehet për shkak të punës së saj me ekipin e Navalny dhe deklaratave të saj të fundit publike në të cilat ajo fajësonte presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e burrit të saj.

Yulia tha në një fjalim të mërkurën se nuk e dinte nëse funerali do të ishte paqësor apo nëse policia do të arrestonte ata që erdhën për të thënë lamtumirë.

The post Nesër varroset Navalny por nuk ka makinë për trupin, agjencitë funerale janë kërcënuar appeared first on Albeu.com.

Serbia nuk e mbështet deklaratën e BE-së për vdekjen e Navalnyt
Serbia nuk e ka mbështetur deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navaly, thanë burimet diplomatike në Bruksel.

Këtë deklaratë, në emër të BE-së e ka paraqitur përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Radio Evropa e Lirë mëson se vendet që nuk janë anëtare të BE-së kanë pasur afat deri më 28 shkurt që t’i bashkohen kësaj deklarate. Deri në atë datë, Serbia nuk është shprehur për këtë temë dhe kjo nënkupton që nuk e ka mbështetur të njëjtën. Me deklaratën e BE-së për vdekjen e Navalynt nuk është pajtuar as Turqia.

Burimet në Bruksel konfirmuan se të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor mbështetën deklaratën e bllokut evropian, përmes së cilës presidenti rus, Vladimir Putin, mbahet direkt përgjegjës për vdekjen e Kritikut të Kremlinit.

Serbia edhe në të kaluarën nuk ka përshtatur qëndrimet me politikën e jashtme të BE-së, sidomos me çështjet që kanë të bëjnë me Rusinë. Përkundër thirrjeve nga BE, që secili shtet kandidat i cili synon integrimin në bllok të përshtatet me deklaratat dhe qëndrimet e BE-së, Serbia ka vazhduar t’i injorojë këto thirrje.

Serbia po ashtu nuk u është bashkuar sanksioneve të vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

Ndryshe, Navalny, kritik i ashpër i Kremlinit, vdiq më herët gjatë këtij muaji në një burg në Arktik, ku po vuante një dënim të gjatë nën akuza për ekstremizëm.

Familja e tij, bashkëpunëtorët dhe shumë qeveri perëndimore e kanë fajësuar drejtpërdrejt Putinin për vdekjen e Navalnyt.

The post Serbia nuk e mbështet deklaratën e BE-së për vdekjen e Navalnyt appeared first on Albeu.com.

Avokati i Alexei Navalny arrestohet në Moskë
Një avokat që përfaqësonte politikanin e ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny, është arrestuar në Moskë, kanë raportuar mediat ruse.

Vasily Dubkov gjithashtu ka shoqëruar nënën e Navalny-t teksa ajo u bënte thirrje autoriteteve që të kthenin trupin e djalit të saj, javën e kaluar.

Arrestimi i Dubkov u raportua nga gazeta Novaya Gazeta Europe dhe agjencia e lajmeve SOTA.

The post Avokati i Alexei Navalny arrestohet në Moskë appeared first on Albeu.com.

Cilat shtete kishin hyrë në bisedime për shkëmbimin e Alexei Navalny?
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania po kishin diskutime të hershme për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve me Rusinë që do të përfshinte Alexei Navalny , ka thënë një zyrtar perëndimor i njohur me diskutimet.

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se diskutimet kishin qenë në fazat e hershme kur kritiku i Putinit vdiq në burg më 16 shkurt.

Më herët, Maria Pevchikh, një aleate e Navalny, tha se ai u vra sepse do të shkëmbehej në një shkëmbim të burgosurish.

Ai ishte vendosur të shkëmbehej me një vrasës me pagesë rus të profilit të lartë, tha ajo – duke iu referuar Vadim Krasikov.

Krasikov është në një burg gjerman, duke vuajtur një dënim të përjetshëm për vrasjen e disidentit çeçen të lindur në Gjeorgji, Zelimkhan Khangoshvili në një park të Berlinit në vitin 2019.

The post Cilat shtete kishin hyrë në bisedime për shkëmbimin e Alexei Navalny? appeared first on Albeu.com.

Shefi i inteligjencës së Ukrainës: Vdekja e Alexei Navalny, shkak mpiksja e gjakut
Shefi i inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës, Kyrylo Budanov thotë se është “pak a shumë e konfirmuar” se Alexei Navalny vdiq nga shkaqe natyrore, nga një mpiksje gjaku.

Dhe ky shkak i vdekjes është raportuar më parë nga mediat e kontrolluara nga shteti rus, shkruan Sky News.

Gjatë forumit të së dielës në Kiev, Budanov thuhet se ishte dakord me këtë vlerësim.

Shumë kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e liderit të opozitës në një burg të Arktikut, me thirrjet në rritje për një hetim të pavarur.

Trupi i figurës së opozitës ruse Alexey Navalny i është dhënë nënës së tij më shumë se një javë pasi ai vdiq, tha të shtunën zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh.

Navalny vdiq më 16 shkurt pas hekurave në një burg aty pranë.

Shërbimi rus i burgut tha se ai “u ndje keq pas një shëtitje” dhe “pothuajse menjëherë” humbi vetëdijen.

Familja dhe kolegët e Navalny kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e Navalny, e cila vjen përpara zgjedhjeve presidenciale muajin e ardhshëm në Rusi.

The post Shefi i inteligjencës së Ukrainës: Vdekja e Alexei Navalny, shkak mpiksja e gjakut appeared first on Albeu.com.